Tesi i D`Erbervilëve

Transcription

Tesi i D`Erbervilëve
TESI I D’ERBERVILËVE
.. Emër i shkretë, i poshtëruar!
Zemra ime, si një shtrat,
Ty gjithnjë ka pë t’strehuar.
3
TESI I D’ERBERVILËVE
I
Një mbrëmje, në gjysmën e dytë të muajit maj, një burrë
me moshë mesatare po kthehej në shtëpi nga Shestoni për në
fshatin Marlot, që ndodhej aty afër në luginën Blekmor, ose
Blekmur. Këmbët e tij rakitike e kthenin gjithnjë nga e majta,
duke e shmangur kështu nga rruga e drejtë. Herë-herë tundte
kokën fort, sikur të deshte të vërtetonte ndonjë mendim, sido
që nuk ishte duke menduar asgjë. Një shportë e zbrazët vezësh i
varej në krah; pushi i kapeles që kishte në kokë ishte shpupurishur
dhe strehët e saj ishin ngrënë nga fërkimi në ato vende ku i
prekte gishti i madh kur burri hiqte kapelen. Pas pak hasi rrugës
një prift të moshuar, që po udhëtonte me një pelë kërre dhe që
po këndonte me vete një këngë.
- Mirëmbrëma, - tha burri me shportë.
- Mirëmbrëma, sër Xhon, - u përgjigj prifti.
Këmbësori, pasi hodhi dhe nja dy-tre hapa, u ndal dhe ktheu
kokën.
- Më falni, sër; javën e kaluar, kur qe ditë pazari, ne u takuam
bashkë po në këtë rrugë, po në këtë orë, dhe unë thashë:
“Mirëmbrëma” dhe ju u përgjigjët, si tani, “Mirëmbrëma, sër
Xhon
7
Tomas HARDI
- Mundet.
- Desha të di pse më keni quajtur këto herë “sër Xhon”,
kurse unë jam thjesht Xhek Darbejfildi, me profesion
çikrimashitës?
Prifti iu afrua nja dy hapa.
- Ja që ashtu desha, - tha ai dhe, pasi u mendua një çast,
shtoi: - Kjo shpjegohet me këtë, që para pak kohësh jam marrë
me studimin e gjenealogjive, duke dashur të shkruaj një histori
të re të kontesë1 sonë, dhe atëherë papritmas bëra një zbulim.
Unë jam prifti Tringhem, antikuari2 i Stegfut Lejnit. A nuk e
dini, o Darbejfild, se ju rridhni në vijë të drejtë nga familja e
vjetër dhe kalorsiake e d’Erbervilëve, që janë pasardhës të sër
Pegan d’Erbervilit, atij kalorësi famëmadh, që erdhi në Angli
nga Normandia së bashku me Vilhelm Pushtuesin, sikundër
shihet në Shënimet gjenealogjike të regjistrave, që ruhen në
abacinë e Betlit?3
- Këtë për herë të parë po e dëgjoj, sër.
- Por ja që kështu është. Pa ngrijeni pak kokën, që unë të
mund të dalloj më mirë profilin tuaj. Po, kjo është hunda dhe
mjekra e dë Erbervilëve, që disi e kanë humbur fisnikërinë e
dikurshme. Stërgjyshi juaj ka qenë njëri nga ata dymbëdhjetë
kalorës që e ndihmuan lordin Estremavil në Normandi gjatë
pushtimit të Glemorganshirit. Degë të ndryshme të fisit tuaj
kanë pasur çifligje në tërë këtë pjesë të Anglisë; emrat e tyre
figurojnë në regjistrat e arkëtarit mbretëror në kohën e mbretit
1
Njësi administrativo-territoriale në Angli.
Njeri që merret me kërkimin dhe zbulimin e sendeve të vjetra me vlerë.
3
Kështu quhej një abaci e ndërtuar prej Vilhelm Pushtuesit për kujtim të
betejës (battle
betejë)
2
8
TESI I D’ERBERVILËVE
Stefan.1 Në kohën e mbretit Xhon, njëri nga ata ka qenë aq i
pasur, saqë u ka falur një çiflig kalorësve të urdhrit të
hospitalierëve, dhe, në kohën e sundimit të mbretit Eduard II,
stërgjyshi juaj, Brajani, u ftua në Uestminster për të marrë pjesë
në Këshillin e Madh. Fisi juaj filloi të binte nga vakti në kohën
e Oliver Kromuellit, dhe gjatë sundimit të Karlit II gjyshërit
tuaj u bënë kalorës të Lisit Mbretëror për hir të besnikërisë së
tyre ndaj mbretit. Në secilën brezni të fisit tuaj ka pasur nga një
sër Xhon, dhe sikur titulli i kalorësit të ishte i trashëgueshëm siç
është titulli i baronetit, sepse kështu ka qenë qëmoti, kur ai
kalonte nga babai te i biri, ju tanido të quheshit sër Xhon me
plot gojën.
- Bah,ç’thoni kështu!
- Me pak fjalë, - përfundoi prifti, duke i rënë këmbës së tij
me shufër, - zor se mund të gjendet një fis tjetër kaq i shquar në
Angli.
- Më plaçin sytë! Vërtet kështu qenka! - tha Darbejfildi. Dhe unë këtu sillem kot poshtë e përpjetë, sikur të isha njeriu
më i rëndomtë, më i parëndësishëm në tërë famullinë!... Po a ka
kohë që janë zbuluar këto të dhëna mbi prejardhjen time, o
uratë?
Prifti Tringhem shpjegoi se, me sa dinte ai, këto të dhëna
kishin humbur qëkuri dhe se tani zor se mund ta dinte kush
këtë histori. Ai vetë i kishte nisur hulumtimet në pranverën e
kaluar, kur, duke u marrë me studimin e fatit të fisit të dë
Erbervilëve, kishte parë një herë emrin Darbejfild në karrocën e
tij dhe kjo i kishte dhënë shkas të mblidhte fakte rreth
gjenealogjisë së këtij njeriu deri sa i ishte zhdukur më në fund
çdo dyshim.
1
Stefani, konti dë Blua (1097-1154), mbret i Anglisë.
9
Tomas HARDI
- Në fillim nuk desha t’ju shqetësoja me të tilla lajme të
padobishme, - tha ai. - Por halli se nganjëherë arsyeja nuk u bën
dot ballë dëshirave tona dhe mendova se ndoshta edhe ju vetë
do të dinit diçka për këtë çështje.
- Po, kam dëgjuar nja dy herë se familja ime kishte qenë në
gjendje më të mirë para se të shpërngulej në Blekmur. Por nuk i
dhashë rëndësi, duke pandehur se njëherë e një kohë ne kishim
rrojtur më mirë, sepse kishim pasur dy kuaj, kurse tani kemi
vetëm një. Në shtëpi kam një lugë të vjetër argjendi dhe një
vulë të vjetër të skalitur bukur, po ku mund ta dija unë i shkreti
se ç’vleftë kishte ajo vulë!... Ku mund ta dija se unë dhe këto
d’Erbervilë fisnikë qenkemi të një mishi dhe të një gjaku! Njerëzit
thoshin se stërgjyshi im dinte disa të fshehta dhe se nuk ia kishte
ënda të tregonte prej ç’vendi kishte ardhur në Blekmur… Dhe
tani, o uratë, po marr guximin t’ju pyes: ku del tym mbi oxhakun
tonë, dua të them, ku jetojmë sot ne, d’Erbervilët?
- Ju nuk jetoni asgjëkund. Fisi juaj është shuar.
- Sa keq!
- Po… Sikundër thonë disa kronika familjare të rreme, fisi
mori fund në vijë mashkullore – domethënë, u shua krejt.
- Po ku prehemi, atëhere?
- Në Kingsbir-sub-Grinhill, shumë prej jush prehen në një
varrezë familjare,1 dhe shtatoret tuaja gjenden nën kubera prej
mermeri të Purbekut.
- Po ku i kemi shtëpitë dhe çifligjet?
- Nuk keni fare.
- Ah? As tokë nuk paskemi?
- Nuk keni; sido që tokë, siç thashë, dikur keni pasur shumë,
1
Vend varrimi nën dhé, në trajtën e një lokali të mbuluar ku vendosen
qivuret me të vdekurit.
10
TESI I D’ERBERVILËVE
sepse fisi juaj ndahej në degë të shumta. Në këtë konte keni
pasur një çiflig në Kingsbir dhe një tjetër në Sherton, po kështu
edhe në Milpond, në Lulsted dhe në Uellbrixh.
- Po a do të na kthehen ndonjëherë pronat që kishim?
- Atë s’e di.
- Po ç’më këshilloni të bëj, sër? – pyeti Darbejfildi, pasi
heshti një grimë.
- Asgjë, asgjë, përpiquni vetëm të ngushëlloheni duke vrarë
mendjen se si “bien nga vakti familjet e mëdha”. Ky fakt paraqet
njëfarë interesi për historianin vendas dhe për njeriun që merret
me çështje gjenealogjike, vetëm kaq. Në këtë konte ka ndërmjet
vendasve mjaft familje që nuk qëndrojnë më poshtë se ju në
pikëpamje të fisit. Tani, mbetshi me Shëndet!
- A dëshironi, o uratë, të ktheheni që të pimë bashkë me
këtë rast nga një krikëll birrë? Ka birrë shumë të mirë në kabarenë
“Cirka e pastër”, sido që, doemos, jo aq të mirë sa ajo që gjendet
te Roliveri.
- Jo, ju faleminderit, o Darbejfild; jo sonte, sepse e shoh që
paskeni pirë mjaft.
Me këto fjalë në gojë, prifti u nda dhe vazhdoi rrugën e
vet, duke vrarë mendjen nëse kishte bërë mirë që i njoftoi
Darbejfildit të dhëna të tilla interesante.
Kur u largua prifti Tringhem, Darbejfildi eci disa hapa i
kredhur në mendime të thella dhe pastaj u ul anës së rrugës,
mbi një ledh të mbuluar me bar, ku lëshoi edhe shportën që
kishte me vete. Pas disa minutash u duk së largu një djalosh, të
cilit i binte rruga andej nga ishte nisur të shkonte Darbejfildi.
Ky, posa e pa, ngriti dorën; atëherë djaloshi e shpejtoi hapin
dhe iu qas pranë.
- Merre një çikë këtë shportë, or djalë! Unë dua të të jap një
11
Tomas HARDI
porosi.
Djaloshi, i gjatë si stërhell, u vrenjt në fytyrë.
- Ç’e pandehni veten ju, o Xhon Darbejfild, që më jepni
urdhëra dhe më thërrisni “or djalë”? Ju e dini emrin tim, ashtu
siç e di edhe unë tuajin.
- Ku di ti gjë, more! Ti s’merr erë fare nga këto punë! Por
hapi mirë veshët dhe përmbushe porosinë që do të të jap... Tani,
o Fred, do të ta tregoj se si është puna: puna është se unë rrjedh
nga një familje fisnike, këtë e zbulova pak më parë, sot pasdite.
Dhe, duke dhënë këtë lajm, Darbejfildi, që kishte ndenjur
shesh mbi ledhin, u shtri tërë kënaqësi në bar, midis
luleshqerrave. Djaloshi kishte qëndruar përballë Darbejfildit dhe
po e këqyrte nga koka te këmbët.
- Jam sër Xhon d’Erbervili po deshe ta dish! - vazhdoi ai,
duke ndenjur shtrirë. – Domethënë, do të isha i tillë sikur tani
kalorësit të ishin baronetë, siç kanë qenë më parë... Për fisin tim
shkruan historia. A e ke dëgjuar ti, djalë, një vend që quhet
Kingsbir-sub-Grinhill?
- Po. Kam qenë atje me rastin e panairit të Grinhillit.
- Përfund kishës se atij qyteti prehen...
- S’është qytet vendi, për të cilin e kam fjalën unë. Të paktën,
nuk ishte qytet kur kam qenë atje, është një vend i vogël, i
humbur.
- Nuk ka rëndësi, or djalë, se çfarë vendi është ai; s’është
fjala aty. Por nën kishën e asaj famullie prehen gjyshërit e mi;
ata janë me qindra – që të gjithë të veshur e të ngjeshur me armë
dhe të stolisur me gurë të çmuar; prehen në qivure të mëdha
plumbi, që peshojnë kushedi sa tonelata. Në kontenë e SauthUeseksit nuk mund të gjesh asnjë njeri që të ketë në fisin e vet
skelete më fisnike dhe më aristokratike se unë.
12
TESI I D’ERBERVILËVE
- Ashtu?
- Tani, dëgjo këtu. Merr këtë shportë dhe nisu për në Marlot;
kur të arrish në pijetoren “Cirka e Pastër”, hyr brenda dhe thuaju
të dërgojnë këtu menjëherë një kalë dhe një karrocë për të më
çuar mua në shtëpi. Dhe brenda në karrocë le të vënë një shishe
me rum dhe le ta Shënojnë atë në llogarinë time. Pasi ta kryesh
këtë porosi, shko me shportën në shtëpinë time dhe thuaji sime
shoqeje që t’i lërë të larat e të shplarat, se nuk është nevoja t’i
mbarojë, dhe le të presë sa të vete unë, sepse kam për t’i dhënë
lajme me rëndësi.
Meqenëse djaloshi po rrinte ndërdyzash, Darbejfildi futi
dorën në xhep dhe nxori një shiling – një nga ato pak shilinga
që ai kishte.
- Na, merre këtë, or djalë, për mundimin që do të bësh.
Atëherë djaloshi filloi ta shikonte me sy tjetër këtë punë.
- Mirë, sër Xhon. Ju faleminderit. Keni tjetër porosi?
- Thuaju atyre në shtëpi që sonte dua për darkë ca mish
qengji të pjekur, në qoftë se do të mund të gjejnë; po nuk gjetën
dot, le të fërgojnë ca kurmagjak; po s’bënë dot as kurmagjak,
atëherë do të ha gjellë me mullëzë.
- Mirë, sër Xhon.
Djaloshi mori shportën dhe u mat të nisej, kur befas nga
ajo anë ku ndodhej fshati u dëgjua zhurma e një orkestre.
- Ç’është kjo? – pyeti Darbejfildi. – Mos po u bien mu zikave për nderin tim?
- Jo, sër Xhon; tani ka dalë për shëtitje klubi i femrave.
Edhe vajza juaj është anëtare e klubit.
- Vërtet, vërtet, e kisha harruar fare; isha duke vrarë mendjen
për gjëra më me rëndësi! Nejse, nisu tani për në Marlot dhe
porosit për mua një karrocë: po të më mbushet mendja, do të
13
Tomas HARDI
shkoj ta shoh vetë atë klub.
Djaloshi u largua, kurse Darbejfildi zuri të priste, i shtrirë
mbi barin dhe mbi luleshqerrat, në rrezet e diellit që po
perëndonte. Kaloi një kohë e gjatë pa u dukur askush aty pari
dhe vetëm tingujt e lehtë të orkestrës tregonin se ishin mbledhur
plot njerëz në atë luginë, që rrethohej nga bregore të kaltra.
II
Fshati Marlot gjendet midis disa kodrinave, në veriperëndim të një lugine të bukur, e cila, siç u tha më lart, quhet
Blekmor ose Blekmur – luginë e veçuar, e rrethuar nga një varg
malesh dhe ende e panjohur nga turistët dhe nga piktorët e
peizazheve, ndonëse nuk ndodhet më shumë se katër orë larg
Londrës.
Kjo luginë mund të shihet më së miri nga maja e kodrave
që e rrethojnë – me përjashtim ndoshta të stinës së thatë të verës.
Një shëtitje përmes kësaj humbëtire në mot të keq, pa pasur
ndonjë shoqërues me vete, mund të mos kënaqë, nga shkaku i
monopateve të ngushta, gjarpëruese dhe të mbushura me baltë.
Kjo krahinë pjellore dhe e mbrojtur mirë, ku fushat nuk
digjen kurrë nga dielli dhe krojet nuk thahen asnjëherë, kufizohet
nga jugu prej një kreshte të thepisur malore, që rrethon bregoret
Hembldou-Hill, Ballgerrou, Netlkom-Taut, Dogberi, Haj Stoj
dhe Bab Daun. Udhëtari që vjen nga bregdeti dhe që bën nja
njëzet milje rrugë drejt veriut, duke kaluar kodrina gëlqerore e
ara me grurë, dhe arrin në një nga këto rrafshnalta, sodit plot
habi dhe kënaqësi vendin që ndehet te këmbët e tij si ndonjë
hartë gjeografike dhe që ndryshon si nata me ditën prej viseve
14
TESI I D’ERBERVILËVE
që ka përshkuar më parë. Ai ka lënë prapa kodrina të hapëta,
fusha të rrahura nga dielli dhe aq të mëdha, saqë peizazhi duket
i pakufizuar; rrugët atje janë të bardha, gjerdhet të ulëta e të
mpleksura me bisqe drurësh, dhe atmosfera krejt pa ngjyrë. Kurse
poshtë në luginë, bota duket sikur është ndërtuar ndryshe –
sipas përpjesëtimesh më të vogla dhe më të hijshme; fushat janë
të vogla si vathë bagëtish dhe ndodhen aq larg asaj maje, saqë
gjerdhet duken si një gërshetim penjësh të blertë, të errët, që
përshkojnë sfondin e gjelbër të çelët të barit. Ajri përposh është
i palëvizshëm dhe ka një ngjyrë aq të kaltër, saqë largësia mesatare,
siç e quajnë piktorët, merr edhe ajo një nuancë të kaltëreme,
kurse horizonti rreth e rrotull ka një ngjyrë mavi të thellë. Tokat
e punueshme janë të pakta, dhe pothuajse kudo shtrihet njëfarë
qilimi i gjërë e i harlisur prej bari dhe drurësh, me të cilin vishen
çuka e lugina më të ulëta, që rrethohen prej kodrash të larta. E
tillë është lugina e Blekmurit.
Ky vend paraqet jo vetëm interes topografik, po edhe
historik. Qëmoti lugina njihej me emrin “Pylli i Drerit të
Bardhë”, sepse me të lidhet një legjendë interesante, sipas së
cilës, në kohën e mbretërimit të Henrikut III, njëfarë Tomas dë
La Lind vrau një dre të bardhë shumë të bukur, të cilin mbreti e
kishte ndjekur në pyll, por pastaj e kishte lënë të lirë dhe kjo
vrasje kishte dhënë shkas që Tomasi to gjobitej rëndë. Asohere
dhe pothuaj deri në këto kohët e fundit, këtu ka pasur pyje të
dendura. Edhe sot e kësaj dite janë ruajtur gjurmë të tyre: korije
të vogla prej dushku dhe tek-tuk breza të çrregullt drurësh të
lartë, që veshin shpatet e luginës, si dhe pemë me trungje të
zgavërt, që u bëjnë hije kullotave.
Pyjet janë zhdukur, por kanë mbetur disa zakone të vjetra,
të krijuara në hijen e pemëve; vetëm se shumë prej tyre vazhdojnë
15
Tomas HARDI
të ruhen në një trajtë të ndryshuar ose të maskuar. Vallja e Ditës
së Majit, fjala vjen, mund të organizohej pasdite në formën e
një feste klubi, ose të një “shëtitjeje klubi”, sikundër quhej në
këto vise.
Kjo ngjarje u ngjallte kureshtje banorëve të Marlotit – atyre
që ishin të rinj nga mosha – megjithëqë kuptimi i saj i vërtetë
nuk ishte aspak i qartë për pjesëmarrësit e ceremonisë. Veçantia
e saj qëndronte jo aq në ruajtjen e një zakoni, që kërkonte të
organizoheshin vit për vit shëtitje dhe valle, sesa në këtë që
pjesëmarrësit e procesionit ishin vetëm gra. Në klubet e burrave,
festa të tilla organizoheshin më dendur, me- gjithëse po u ikte
moda; por, qoftë drojtja e natyrshme e seksit delikat, ose
qëndrimi sarkastik i meshkujve, u kishte hequr këtyre klubeve
femërore, që ekzistonin ende (në qoftë se kishte klube të tjera
përveç atij të Marlotit), shkëlqimin dhe harenë e tyre të
dikurshme. Tani kishte mbetur vetëm klubi i Marlotit, që
organizonte festa për nder të Cererës1 vendase. Për shekuj me
radhë ai kishte organizuar procesione dhe vazhdon të organizojë
edhe sot e kësaj dite.
Të gjitha pjesëmarrëset e një procesioni të tillë ishin veshur
me fustane të bardha – mbeturinë gazmore e kohës së shkuar,
kur hareja dhe muaji i majit ishin, si të thuash, fjalë sinonime,
kohë në të cilën njerëzve nuk u ishte bërë ende zakon të shikonin
larg në të ardhmen, zakon që, ç’është e vërteta, e ka zhdukur
freskinë dhe gjallërinë e emocioneve. Në fillim, procesioni, ku
gratë ishin rreshtuar dy nga dy, erdhi rrotull famullisë. Ideja dhe
realiteti u puqën pothuaj plotësisht kur dielli ndriçoi korteun
dhe figurat spikatën në sfondin e gjerdheve të blerta dhe të
1
Sipas mitologjisë së vjëtër, Cerera ishte perëndesha e pjellorisë së
tokës.
16
TESI I D’ERBERVILËVE
shtëpive të stolisura me bimë kacavjerrëse, sepse, sido që të gjitha
pjesëmarrëset e procesionit ishin veshur me të bardha, nuk kishte
këtu dy ngjyra të bardha krejtësisht të njëjta. Disa fustane i
afroheshin një të bardhe ideale, të tjera kishin një bardhësi të
kaltëreme; kishte edhe nga ato fustane që, të mbajtura nga gra
në moshë të thyer (dhe që ndoshta ishin lënë për shumë vjet të
palosura nëpër sëndyqe) kishin marrë një ngjyrë të zverdheme
prej kufome dhe që ishin të prera sipas modës së kohës së dinastisë
së Gjergjëve.
Veçori dalluese ishte fustani i bardhë; veç kësaj, çdo grua
ose vajzë mbante në dorën e djathtë një purtekë shelgu, së cilës
i ishte hequr lëvorja, kurse në të majtën një tufë me lule të bardha.
Dhe secila duhej t’ia hiqte vetë lëvoren purtekës dhe t’i zgjidhte
lulet me dorën e saj.
Në korteun kishte disa gra në moshë të mesme e, madje,
në moshë të thyer; flokët e tyre të ashpër e në ngjyrë argjendi, si
dhe fytyrat e rrudhosura, të fshikulluara nga koha dhe nga hallet,
merrnin një pamje pothuajse groteske dhe mjaft patetike midis
atij procesioni gazmor. Ç’është e vërteta, më shumë se sa për
shoqet e tyre të reja, do të mund të mësoheshin hollësira dhe të
flitej për secilën nga këto gra, që kishin vuajtur të zitë e ullirit
dhe kishin fituar përvojë, për secilën grua, vjetët e së cilës po i
afroheshin asaj moshe, në të cilën ajo do të mund të thoshte:
“Kjo moshë s’më jep më gëzim”. Por le t’i lëmë mënjanë gratë e
moshuara për hir të atyre, në dejtë e të cilave gjaku rridhte i
shpejtë dhe i valë.
Me të vërtetë, këtu kishte më shumë vajza të reja, dhe flokët
e tyre të harlisur merrinin në rrezet e diellit gjithfarë stërngjyrash:
të praruara, të zeza e të murrme. Disa nga ato kishin sy të bukur,
të tjera një hundë të bukur, të tjera një gojë ose shtat të bukur;
17
Tomas HARDI
por vetëm pak prej tyre i kishin që të gjitha këto. Dukej qartë se
tani që po kalonin para turmës së popullit, ato i shtrëngonin
qëllimisht buzët, nuk dinin ta mbanin kokën drejt dhe s’mund
ta fshihnin përshtypjen që u bënte vështrimi i publikut; ishin
vajza të vërteta fshatarake, që turbulloheshin kur të tjerët i
shikonin me vërejtje.
Që të gjitha ato i ngrohte dielli njësoj, por secila kishte
edhe një diell të vetin, të vogël, në rrezet e të cilit ngrohej shpirti:
ndonjë ëndërr, ndonjë pasion, ndonjë tekë ose, të paktën, ndonjë
shpresë të largët, të vagëlluar, e cila, duke mos gjetur ushqim,
ndoshta ishte venitur, por jo aq sa të shuhej fare, dhe ajo
vazhdonte të rronte, siç rrojnë zakonisht shpresat. E prandaj
ishin që të gjitha të shkujdesura, dhe shumë prej tyre dukeshin
shend e verë.
Ato kaluan para pijetores “Cirka e pastër” dhe po linin
xhadenë për të hyrë te një derë kopshti që të nxirrte në një
lëndinë, kur befas njëra nga gratë thirri:
- Çudi! Pa shiko, Tes Dajberfild, mos është ky yt atë, që po
kthehet në shtëpi me karrocë?
Një vajzë e korteut ktheu kokën kur dëgjoi këto fjalë. Ajo
ishte një vajzë e pashme, ndoshta jo më e pashme se disa të tjera,
por buzët e saj të kuqe si bozhure dhe sytë e mëdhenj të
padjallëzuar ia shtonin edhe më tepër hijeshinë. I kishte flokët
të lidhur me një kordele të kuqe dhe midis grave të veshura me
të bardha ishte e vetmja që mund të lëvdohej për një stoli të tillë
të rrallë. Kur ajo ktheu kokën të shikonte, Darbejfildi po kalonte
xhadesë me një llandon të “Cirkës së pastër”, të cilin e ngiste një
vajzë e Shëndoshë dhe flokëdredhur, me mëngë të përveshura
përmbi bërrylë. Ajo ishte një shërbëtore fytyrëqeshur e pijetores,
e cila kryente nganjëherë edhe detyrën e kujdestarit të kuajve
18
TESI I D’ERBERVILËVE
dhe atë të sejmenit. Darbejfildi, i mbështetur te shpinëza e
llandonit dhe me sy të mbyllur nga kënaqësia, po bënte shenja
me dorë dhe po këndonte menga- dalë në formë recitali:
- Kam – në Kingsbir – një varrezë – të madhe – familjare
dhe – kalorës – stërgjyshë – prehen – atje – në qivure – plumbi!
Anëtaret e klubit ja plasën gazit – që të gjitha me përjashtim
të Tesit, së cilës dukej se i vinte rëndë që i ati po bëhej qesharak
në sy të botës.
- Është i lodhur, s’ka asgjë të keqe, - tha ajo me të shpejtë,
- dhe po shkon në shtëpi me karrocë, sepse kali ynë sot bën
pushim.
- Sa e padjallëzuar që je, moj Tes! – thanë shoqet e saj. - Ai
sot ka pirë e është bërë tapë në Pazar. Ha-ha!
- Dëgjoni këtu, unë kërcas e iki po vazhduat të qeshni me
të! – klithi Tesi, dhe të kuqtë, që vërehej në faqet e saj, i mbuloi
fytyrën dhe qafën. Për një çast, sytë iu mbuShën me lot dhe ajo
uli kokën. Shoqet, pasi e vunë re që i kishin shkaktuar brengë,
nuk thanë më asnjë fjalë, dhe rregulli zotëroi përsëri. Kryelartësia
nuk e la Tesin të kthente kokën edhe një herë për të parë se ç’do
të bënte i ati dhe vazhdoi rrugën bashkë me shoqet deri te një
vend i rrethuar me gardh, ku do të vallëzonin. Kur arritën atje,
ajo e kishte mbledhur veten dhe, duke i rënë fqinjës me shufër
në kurriz, po fliste e po qeshte si gjithnjë.
Në këtë periudhë të jetës së saj, Tes Darbejfildi nuk ishte, si
të thuash, veçse një enë ndjenjash dhe emocionesh, të pa prekura ende nga përvoja. Megjithëse kishte kryer shkollën e
fshatit, nuk kishte hequr dorë nga shqiptimi vendas, dhe për
dialektin e kësaj krahine ishte karakteristik përdorimi i tepruar i
tingullit “e” - tingull jo më pak ekspresiv se cilido tjetër në të
folmen njerëzore. Buzët e trasha e të kuqe, nga të cilat dilte aq
19
Tomas HARDI
shpesh ky tingull, nuk kishin marrë ende trajtën e tyre të prerë;
kur vajza mbyllte gojën, pasi pushonte së foluri, buza e poshtme
e ngrinte pakëz lart atë të sipërmen.
Në fytyrën e saj fshihej ende diçka foshnjarake. Tek po ecte
sot – ashtu e qeshur, e bukur, tërheqëse - faqet e saj e tregonin
herë-herë si ndonjë vajzë dymbëdhjetë vjeçe, sytë e shkëlqyer si
nëntë vjeçe dhe përvijat e gojës si pesë vjeçe.
Mirëpo, pakkush e vinte re këtë dhe pothuaj askush nuk e
mendonte. Të panjohurit – këta ishin të paktë - e vështronin
një copëherë duke kaluar rrugës dhe, të magjepsur nga freskia e
saj, vrisnin mendjen nëse do të kishin rast ta shihnin edhe herë
tjetër. Por gati për të gjithë ajo ishte një vajzë e bukur fshati dhe
vetëm kaq.
Askush nuk e pa dhe nuk e dëgjoi më Darbejfildin në qerren
e tij triumfale, që e ngiste një kujdestare kuajsh, dhe kur
procesioni mbërriti në vendin e rrethuar me gardh, filluan vallet.
Meqenëse nuk kishte burra në mesin e tyre, në krye vajzat kërcyen
me njëra-tjetrën, por më pas, kur mbaroi dita e punës, banorët
meshkuj të fshatit, së bashku me disa kureshtarë, u mblodhën te
gardhi dhe dukej se kishin shumë dëshirë të kërcenin me to.
Midis këtyre spektatorëve ndodheshin tre djelmosha, që
zinin një vend disi më të lartë në shkallën shoqërore; ata kishin
nga një trastë të vogël në shpinë dhe në duar mbanin shkopinj
të fortë. Ngjashmëria dhe mosha e tyre tregonin se ata mund të
ishin vëllezër, dhe të tillë ishin me të vërtetë. Më i madhi kishte
veshur rroba vikari1 - një kravatë të bardhë, një jelek të mbyllur,
një kapele strehëngushtë; i dyti ishte student; pamja e të tretit,
që ishte më i vogli, nuk lejonte t’i bëhej ndonjë karakterizim; në
sytë dhe në veshjen e tij vërehej njëfarë shkujdesjeje, që tregonte
1
Prift, ndihmës famullitar
20
TESI I D’ERBERVILËVE
se zor që ai ta kishte gjetur ende rrugën e tij të jetës; ngelej për
t’u menduar se ndoshta ai ishte i gatshëm të merrej me çdo lloj
pune apo mjeshtërie mjaft që ajo t’i tërhiqte vëmendjen.
Këta tre vëllezër u thanë disa të njohurve të atyshëm se ata
po i kalonin pushimet e pashkëve duke bërë një shëtitje nëpër
luginën e Blekmurit dhe se, pasi kishin dalë nga qyteti Sheston,
po shkonin prej verilindjes në jugperëndim.
Ata u mbështetën me shpinë te dera e kopshtit që ishte
anës së rrugicës dhe pyetën ç’ishte ajo valle dhe pse ishin veshur
vajzat me rroba të bardha. Shihej se dy vëllezërit e mëdhenj nuk
kishin ndër mend të ndaleshin gjatë këtu, por të tretin dukej se
e tërhiqte pamja e atij grupi vajzash që po kërcenin, pa kavalierë,
dhe ai nuk donte të largohej së andejmi. Ai hoqi trastën e udhës,
e lëshoi bashkë me stapin mbi disa kaçube që ishin anës rrugës
dhe hapi derën.
- Ç’kërkon të bësh, Enxhel? – pyeti i madhi.
- Kam qejf të hyj brenda e të kërcej me to. Pse të mos
qëndrojmë nja dy minuta këtu, s’kemi për t’u vonuar shumë.
- Jo, jo, s’bën! – ia preu i pari. – Të kërcejmë faqe botës me
një turmë fshatarkash! Po sikur të na shihte kush? Eja të nisemi,
se përndryshe do të erret para se të arrijmë në Stourkesëll, dhe
më afër se atje nuk kemi ku ta kalojme natën; veç kësaj, para se
të biem për të fjetur, lipset të lexojmë edhe një kapitull nga
“Përgjigjja ndaj agnosticizmit”, gjersa mora mundimin dhe e
futa biblën në trastë.
- Mirë, unë do të të arrij ty me Kathbertin pas pesë
minutash. Ju mos qëndroni; unë jap fjalën se do t’ju arrij, Feliks.
Dy të mëdhenjtë u larguan si me pahir dhe vazhduan
rrugën, pasi morën me vete çantën e të vëllait, në mënyrë që ky
të mund t’i arrinte më lehtë, ndërsa i vogli hyri në lëndinë.
21
Tomas HARDI
- Sa keq kështu, moj shpirte! – iu drejtua ai me mirë - sjellje
gjatë ndërprerjes së valles nja dy a tri vajzave që ishin më afër. –
Po ku i kini kavalierët?
- S’kanë dalë ende nga puna, - u përgjigj ajo që ishte më e
hedhur e më e gjallë. - Së shpejti do të vijnë. Deri atëherë, a
dëshironi të jeni kavalieri ynë, sër?
- Po si jo! Vetëm se unë jam një, kurse ju qenki shumë.
- Më mirë një se asnjë. Është gjë fort e mërzitshme të rrish
e të numërosh kështu në vend. Askush s’të përqafon, askush s’të
shtrëngon. Tani, zgjidhni e merrni.
- Shsh... mos e zgjat kaq! – tha një nga vajzat më të
turpshme.
Djaloshi, i ftuar në këtë mënyrë, u hodhi atyre një vështrim
dhe u mundua të zgjidhte ndonjërën; por meqenëse ato vajza
po i shihte për herë të parë; zgjedhja dukej një punë e vështirë.
Ai mori të parën që i ra në sy, e cila nuk qe vajza që kishte folur
me të, sado dëshirë që kishte pasur ajo, dhe as Tes Darbejfildi.
Në betejën e jetës, druri gjenealogjik, stërgjyshërit – skelete, arkivi
monumental dhe tiparet e dë Erbevilëve nuk i ndihmuan hëpërhë
Tesit dhe as që po tërhiqnin për të kavalierë në dëm të fshatarkave
të thjeshta. S’vlen shumë gjaku normand kur mungon pasuria
viktoriane.1
Emri i vajzës, që doli më e fituar se të tjera, nuk është
ruajtur për breznitë e ardhshme, por asaj i patën smirë, sepse atë
mbrëmje ajo qe e para që pati fatin të kërcente me një kavalier.
Sidoqoftë, aq e madhe është forca e shembullit, saqë të rinjtë e
fshatit, të cilët zakonisht nuk nguteshin të shkonin në lëndinë
kur s’kishte ndonjë të huaj, u derdhën tani atje, dhe pas një
1
Domethënë, që i përket periudhës kur ishte në fron mbretëresha Vik toria (1837-1901)
22
TESI I D’ERBERVILËVE
grime u formuan plot çifte me vajza dhe me djelmosha fshati.
Pas pak, edhe femra më e humbur e klubit gjeti me kë të
vallëzonte.
Trokëlliti sahati i kishës, dhe befas studenti tha se duhej të
ikte... kishte harruar fare... duhej të arrinte shokët... Tek po
largohej nga valltarët, vështrimi i tij ra mbi Tes Darbejfildin,
dhe, ç’është e vërteta, sytë e saj të mëdhenj shprehnin njëfarë
qortimi që ai nuk kishte zgjedhuar atë. Edhe atij i erdhi keq që
nuk e pat vënë re (fajin për këtë e kishte ndrojtja e saj e tepruar)
dhe me këtë mendim në kokë ai u largua nga lëndina.
Nga shkaku i vonesës, djaloshi u lëshua me vrap tatëpjetë
monopatit, që binte nga perëndimi, kaloi me të shpejtë një grykë
të ngushtë dhe u ngjit në një bregore. Vëllezërit ende s’i kishte
arritur, por u ndal që të merrte frymë dhe vështroi prapa. Atje,
në lëndinën e gjelbëruar, ai shquante figurat e bardha të vajzave,
që silleshin qark, siç ishin sjellë kur ai kishte qenë ndërmjet tyre.
Ato dukej se e kishin harruar fare atë.
Që të gjitha e kishin harruar – me përjashtim mbase të
njërës. Ajo figurë e bardhë qëndronte mënjanë, pranë gardhit.
Së largu djaloshi e njohu përnjëherësh – ishte vajza e hijshme,
me të cilën ai nuk kishte kërcyer. Sido që ishte gjë pa rëndësi,
prapëseprapë ai ndjeu instinktivisht se vajza kishte mbetur e fyer
nga mospërfillja e tij. Djalit i erdhi keq që s’e kishte ftuar të
kërcente, i erdhi keq që nuk e kishte pyetur për emrin e saj. Ajo
ishte aq e thjeshtë, aq e këndshme; dukej aq e ëmbël me atë
fustanin e saj të bardhë e të hollë, saqë ai e kuptoi se kishte
vepruar si ndonjë budallë.
Sidoqoftë, tani nuk kishte ç’të bënte; prandaj, duke kthyer
krahët, shpejtoi hapin dhe pas pak e harroi vajzën pothuajse
fare.
23
Tomas HARDI
III
Tes Darbejfildit nuk i doli shpejt nga mendja kjo ngjarje.
Ajo ndenji një copëherë të gjatë pa kërcyer, megjithëse kavalierë
kishte plot, por – ah! – ata nuk flisnin aq ëmbël sa kishte folur ai
djalosh i panjohur. Dhe vetëm kur rrezet e diellit përpinë figurën
e djaloshit, që po zhdukej përtej kodrës, ajo e mposhti atë brengë
të çastit dhe pranoi të vallëzonte me të parin kavalier që i doli
përpara.
Ajo ndenji me shoqet derisa u ngrys dhe gjente njëfarë
kënaqësie në vallet, por lëvizjet trupore sipas ritmit të muzikës
ajo i shijonte vetëm si lëvizje, sepse zemra e saj ende nuk ishte
prekur prej askujt; megjithëse shihte “brengat e ëmbla, gëzi- met
e hidhura, vuajtjet e dhemshura dhe dëshpërimin e këndshëm”
të atyre vajzave, të cilave u vinin rrotull djel- moshat dhe ua
fitonin zemrat, Tesit as që i shkonte ndër mend se ç’do të mund
të bënte ajo vetë. Lufta dhe zënka që bënin djemtë për të kërcyer
me të gjatë xhigës1 , ishin për të vetëm njëfarë argëtimi, dhe kur
kavalierët e tepronin me sjelljen e tyre, ajo i qortonte.
Mbase do të kishte ndenjur edhe më gjatë sikur të mos i
qe kujtuar plot shqetësim sjellja e çuditshme e të atit; duke mos
kuptuar ç’i kishte ngjarë, u largua nga valltarët dhe shkoi në
fund të fshatit, ku e kishte shtëpinë.
Pak para se të arrinte në shtëpi, i zuri veshi disa tinguj
ritmikë, krejt të ndryshëm nga ata që kishte lënë në çastin e
largimit nga lëndina dhe që ajo i njihte mirë, fort mirë. Kjo
ishte një trokëllitje, që dëgjohej nga shtëpia dhe që shkaktohej
nga përkundja e fortë e një djepi të vendosur mbi një dysheme
1
Një lloj valleje.
24
TESI I D’ERBERVILËVE
prej plloçash; atë trokëllitje e shoqëronte një zë gruaje, që ishte
duke kënduar me një ritëm të rrëmbyeshëm vargjet e preferuar
të këngës “Lopa laragane”:
E pashë tek rrinte shtrirë n’atë korije të gjelbëruar.
Eja shpejt me mua, shpirt, se kam për të ta treguar.
Për një çast pushonin në të njëjtën kohë edhe trokëllitja e
djepit, edhe kënga; melodia ia linte vendin një zëri të lartë gruaje,
që thërriste:
- Zoti t’i bekoftë syçkat e tua si inxhi! Dhe faqet e tua si
kurabi! Dhe gojën e vogël si qershi! Dhe këmbkat e tua të ëmbla!
Dhe çdo pjesë të trupit tënd!
Pas këtyre bekimeve fillonin prapë trokëllitja e kënga, dhe
“Lopa laragane” dilte përsëri në skenë. Kjo vazhdoi edhe kur
Tesi hapi derën, hyri brenda dhe u ndal mbi rrogozin, duke
këqyrur pamjen që i doli para syve.
Me gjithë këngën, ajo dhomë i ngjalli vajzës një brengë të
patreguar. Pas një dite feste e plot hare – fustanet e bardha, tufat
me lule, shufrat prej shelgu, vallëzimet në lëndinën e bleruar,
lindja e një ndjenje simpatie ndaj të panjohurit – ja, tani, kjo
brengë e hidhur, kjo dhomë e ndriçuar nga një qiri i vetëm...
çfarë ndryshimi i madh! Përveç kontrastit të menjë- hershëm,
atë e vriste ndërgjegjja që nuk ishte kthyer më parë, për t’i
ndihmuar nënës në punët shtëpiake, në vend që të zdërhallej
jashtë me shoqet.
Aty ishte e ëma, e rrethuar nga fëmijët, ashtu siç e kishte
lënë Tesi - e kërrusur mbi govatë, ajo po lante teshat, punë kjo
që zakonisht zgjaste nga e hëna deri në fund të javës. Nga ajo
govatë ishte nxjerrë një ditë më parë, Tesit i theri në zemër kur e
mendoi këtë, fustani i bardhë, cepin e të cilit ajo e kishte ndragur
padashur duke u hedhur mbi barin e njomë – fustan i shtrydhur
25
Tomas HARDI
dhe i hekurosur nga duart e së ëmës.
Si zakonisht, misis Darbejfilldi kishte qëndruar vetëm me
njërën këmbë pranë govatës, kurse me këmbën tjetër po tundte
djepin e foshnjës. Këmbëzat e djepit binin mbi dyshemenë e
gurtë, siç kishin rënë gjatë shumë vjetësh nga pesha e fëmijëve
të shumtë, dhe ato këmbëza ishin bërë pothuajse të sheshta,
keshtu që djepi, kur përkundej, hidhej përpjetë dhe, si ai meqiku
i endësit, e troshiste foshnjën nga një anë në tjetrën. Dhe misis
Darbejfildi, e nxitur nga vetë kënga e saj, e përkundte djepin
me këmbë me atë pak fuqi që i kishte mbetur pas një dite të
gjatë pune të lodhshme mbi govatë.
Tuk-tuk, tuk-tuk – kërciste djepi; flaka e qiririt ishte zgjatur
dhe tani kishte filluar të ngrihej e të ulej; ujët i kullonte nënës
nga bërrylet, dhe kënga po arrinte në fund të strofës, kur misis
Darbejfildi ngriti sytë dhe pa të bijën. Edhe tani që kishte një
tufë me fëmijë, Xhoana Darbejfild kishte mbetur një amatore e
flaktë e këngëve. Çfarëdo këngë e re që të përhapej në luginënë
e Blekmurit, nëna e Tesit e mësonte brenda një jave.
Në fytyrën e kësaj gruaje dukej ende freskia dhe, madje,
hijeshia e moshës së rinisë, dhe ishte e qartë se bukuria, me të
cilën mund të krenohej Tesi, ishte kryesisht një dhunti e nënës
dhe rrjedhimisht ishte një trashëgim joaristokratik, johistorik.
- Ma lër djepin ta tund unë, nënë, - tha vajza me të butë. –
Apo të heq fustanin dhe të të ndihmoj për të shtrydhur plaçkat?
Unë pandehja se ti do të kishe mbaruar punë me kohë.
Nëna nuk dukej aspak e zemëruar që Tesi ishte vonuar
jashtë dhe ia kishte lënë në kurriz të gjitha punët e shtëpisë; fort
rrallë e qortonte të bijën për këtë, duke mos pasur pothuaj aspak
nevojë për ndihmën e Tesit, sepse ajo e kishte zakon ta lehtësonte
punën e ditës duke e lënë gjithnjë për të nesërmen. Por sonte
26
TESI I D’ERBERVILËVE
ajo ishte edhe më me qejf se zakonisht. Vajza s’po merrte vesh
pse e shikonte e ëma ashtu – me një pamje ëndërruese, të
shqetësuar dhe entuziaste.
- Bëre mirë që erdhe, - tha nëna, që posa kishte mbaruar së
kënduari notën e fundit. – Unë dua të shkoj të marr babin, por,
veç kësaj, dua të të dëftej edhe ç’ka ngjarë. Ti, shpirtja ime, do
të çuditesh kur ta dëgjosh! (Misis Darbejfildi fliste zakonisht në
dialektin e vendit; bija e saj që kishte kryer shkollën gjashtëvjeçare
me një mësuese londineze, fliste në dy gjuhë: në shtëpi përdorte
më të shumtën e herës të folmen e vendit, kurse larg fshatit dhe
me njerëz më të kulturuar – anglishten e zakonshme.)
- Ka ndodhur kur unë s’isha në shtëpi? – pyeti Tesi.
- Po!
- Mos ka të bëjë me këtë që babi ishte kapardisur sot si
ndonjë lord në karrocë? Ç’kishte që bënte ashtu? Mua, nga turpi,
më vinte të futesha në fund të dheut!
- Kapardisja e tij ishte me vend. Tani po marrim vesh se ne
qenkemi soji më fisnik në tërë kontenë... stërgjyshërit tanë paskan
qenë të njohur qysh përpara Oliver Kromuelllit, qysh në kohën
e turqve paganë, dhe ne paskemi përmendore, varreza familjare,
shqyte, stema e plot gjëra të tjera. Në kohën e mbretit Karl u
bëmë kalorës të Lisit Mbretëror, dhe emri ynë i vërtetë është
d’Erbervil!... A nuk të gufon zemra nga gëzimi? Ky qe shkak që
yt atë erdhi në shtëpi me llandon dhe jo ngaqë ishte i pirë, siç
kanë kujtuar disa.
- Gëzohem shumë. Po a do të kemi ndonjë dobi nga kjo,
moj nënë?
- Posi jo! Ta merr mendja që ne do të bëjmë ndryshime të
mëdha. Dhe posa të merret vesh kjo, njerëzit që janë të një sëre
e radhe me ne do të na vijnë këtu me llandonë. Babi e mësoi
27
Tomas HARDI
këtë kur po kthehej në shtëpi nga Shestoni dhe ma tregoi tërë
punën fije e për pe.
- E ku është babi tani? – pyeti Tesi.
Nëna, në vend që të përgjigjej, vijoi:
- Sot vajti te doktori në Sheston. Duket se nuk vuan fare
nga mushkëritë. Doktori thotë se i ka zënë zemra dhjamë. Ja se
si është puna. – Duke thënë kështu, Xhoana Darbejfildi përkuli
gishtin e madh dhe gishtin tregues, të mbuluar me shkumë
sapuni, në formën e shkronjës C, kurse gishtin tregues të dorës
tjetër e përdori si shkop dëftues. “Tani, - i tha ai babait, - zemra
juaj është e mbuluar me dhjamë këtu dhe këtu, kurse ky vendi
këtu ka mbetur ende i hapët. Kur të vishet edhe ai me dhjamë,
- tha misis Darbejfildi duke bashkuar majat e gishtave, - do të
largoheni nga kjo botë si ndonjë hije, o mister Darbejfild. Ju
mund ta shtyni, tha, nja dhjetë vjet, por mund edhe të vdisni
pas dhjetë muajsh ose pas dhjetë ditësh.”
Tesi u shqetësua. I ati kishte arritur papritmas kulmin e
madhështisë dhe, megjithëkëtë, mund të ikte kaq shpejt në atë
botë!
- Po ku është babi? – pyeti ajo përsëri.
Nëna i hodhi një vështrim lutës.
- Vetëm mos m’u zemëro! I gjori, e ndiente veten aq të
këputur pas këtyre lajmeve, saqë vajti për ndonjë gjysmë ore në
pijetoren e Roliverit. Kërkon të marrë veten, sepse nesër duhet
të niset për të çuar këto koshere, sido që ne rrjedhim nga një
familje fisnike. Duhet të niset që sonte, pas mesnate, se ka shumë
rrugë për të bërë.
- Kërkon të marrë veten! – u nxeh Tesi dhe iu mbuShën
sytë me lot. – Hej, çudi! Të shkosh në pijetore për të marrë
veten! Dhe ti ia pëlqen këtë mendje, moj nënë!
28
TESI I D’ERBERVILËVE
Zemërimi i saj dukej sikur mbushi tërë dhomën dhe sikur
u dha një pamje të frikësuar orendive, qiririt, fëmijëve, që po
loznin, si edhe nënës.
- Jo, - tha kjo, e fyer, - unë nuk ia pëlqej. Unë po të prisja
ty të ruash shtëpinë, kurse unë do të vete ta marr.
- Shkoj unë.
- Jo, Tes. Ti e kupton vetë: s’bën të vesh.
Tesi nuk kundërshtoi. Ajo e dinte pse s’donte e ëma. Xhaketa
dhe kapela e misis Darbejfildit ishin varur mbi një fron, pasi ajo
ishte bërë gati për këtë shëtitje të menduar qysh më parë.
- Dhe “Treguesin e fatit” shpjere në plevicë, - vazhdoi nëna,
duke fshirë me të shpejtë duart dhe duke u veshur.
“Treguesi i plotë i fatit” ishte një libër i trashë, i vjetër, që
ishte vënë mbi një tryezë afër saj; atë e kishin futur aq dendur në
xhep, saqë i ishin ngrënë anët krejt, deri aty ku fillonin shkronjat.
Tesi e mori librin, kurse e ëma u nis për udhë.
Kjo vajtje në pijetore për të kërkuar burrin që s’mblidhej
në shtëpi, ishte për misis Darbejfildin njëfarë argëtimi pas
andrallave të mërzitshme me fëmijët. Gjetja e të shoqit te
Roliveri, qëndrimi atje pranë tij një apo dy orë dhe harrimi për
një hop i halleve të shtëpisë, ishte për të një lumturi e vërtetë.
Një dritë, një shkëlqim i papritur hijeshonte atëherë jetën e saj.
Telashet dhe ngjarjet e tjera të njimendëta fitonin një dukje
metafizike, pushonin së qeni fakte të vërteta, që pezmatonin
trupin e shpirtin, dhe ato shndërroheshin në fenomene
spekulative më pak të rëndësishme, që mund të soditeshin me
mendje të qetë. Fëmijët, kur nëna nuk i kishte para syve, i
dukeshin më tepër si atribute metafizike të këndshme e të
dëshirueshme; ndodhitë e jetës së përditshme paraqiteshin në
një dritë gazmore dhe tërheqëse. Deri diku e ndjente veten si
29
Tomas HARDI
njëherë e një kohë kur rrinte si nuse e re pranë të shoqit, që
bënte çmos për t’i fituar asaj zemrën sa më shumë, dhe ajo,
duke mbyllur sytë para ceneve të karakterit të tij, shihte te ai
vetëm një dashnor ideal.
Tesi, pasi mbeti me fëmijët, shkoi para së gjithash në plevicë
dhe e futi librin e falleve në kashtë. Si grua me bestytni, e ëma
ndjente një frikë të çuditshme kur shihte atë libër dhe nuk lejonte
kurrë që ky të mbahej natën në shtëpi; prandaj, pasi e hapnin
librin për të zbuluar ndonjë gjë, e shpinin gjithnjë në plevicë.
Ndërmjet nënës, që e kishte kokën të mbushur plot me besime
fetare, me gojëdhana, proverba popullore, ballada të mësuara
përmendësh nga një brez në tjetrin, dhe së bijës, që kishte kryer
në bazë të programeve të reja gjashtë klasë të shkollës kombëtare,
hapej një hendek prej nja dyqind vjetësh. Kur rrinin bashkë,
epoka e Jakut puqej me epokën e Viktories.
Duke u kthyer nëpër rruginën e kopshtit, Tesi po vriste
mendjen të gjente përse i qe dashur së ëmës atë ditë libri i falleve.
Mendoi se ndoshta kjo kishte lidhje me zbulimin e prejardhjes
familjare, por nuk besoi se kjo kishte të bënte vetëm me të, me
Tesin. Duke i larguar me pahir këto mendime, ajo filloi të
spërkaste me ujë teshat, që ishin tharë gjatë ditës, e ndihmuar
në këtë punë nga i vëllai nëntëvjeçar, Abrahami, dhe nga e motra
dymbëdhjetëvjeçare, Eliza-Luiza, të cilën njerëzit e shtëpisë e
thërrisnin Liza-Lu; fëmijët e tjerë kishin rënë të flinin. Ndërmjet
Tesit dhe pjesëtarit të mëpasëm të familjes kishte një ndryshim
moshe prej katër vjetësh, sepse dy fëmijë të ndërmjetshëm kishin
vdekur qysh në vegjëli, dhe prandaj Tesi, kur mbetej me të
vegjëlit, zinte për ta vendin e nënës. Pas Abrahamit vinin edhe
dy vajza, Hopi dhe Modesti1 , mandej një djalë tre vjeç dhe së
1
Shpresa dhe Urtia.
30

Documents pareils