Save

Transcription

Save
CMYK
nacional
BOTIM
1/ E Diel,
I “NACIONAL GRUP”
VITI II BOTIMIT,
NR. 63
19 - 26 SHTATOR
ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO
nacional
Gazetë javore, letrare, kulturore, politike
19 shtator 2010
Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë
E-mail: [email protected], [email protected]
Deshmi për masakrat greke në Çamëri
Si i analizonte CIA zhvillimet në
Shqipëri, në rast të një grushti shteti
Masakra në Çamëri në dritën
e dokumenteve
Si lindi CIA, platforma e saj
antikomuniste
Dossier nga Kastriot Dervishi
Dossier nga Robert Papa
faqe 16
faqe 10-11
E D I T O R I AL Intervistë me poetin Gjekë Marinaj, me rastin e 20-vjetorit të largimit nga Shqipëria
Kur të vegjlit luajnë
rolin e të mëdhenjëve
Nga Nazmi Lukaj
Njerëzit e mëdhenj
të kombit e të
penës janë bërë të
tillë jo pse Zoti i ka
krijuar të mëdhenj,
por ata të tillë janë
bërë me punën e
tyre.
Ata,
madhështinë e vet, veç me punën e tyre,
e kanë arritur edhe për një vyrtyt tjetër:
kurrë nuk janë marrë me njerëzit e vegjël,
të cilët, duke iu penguar madhështia e të
mëdhenjve, gjithmonë kanë bërë përpjekje
që madhështisë së tyre t’i dalin në pritë
me vogëlsinë e vet njerëzore dhe
shpirtërore. Duke vuajtur që janë të vegjël përballë të mëdhenjve...
Marinaj: “Si i kapërceva
telat me gjëmba”
Në
Në foto: Gjekë Marinaj
BRENDËSI
Gjakësi
Tregim nga Anton Papleka
faqe
20-21
Proza e Shahbaze Vishajt
Faqe 9
Kritikë nga Prend Buzhala
faqe
8
Ekzekutimi i
martirëve të Plavës!
Një varr për qenin
Tregim nga Bahri Myftari
Nga Gani Tërshnjaku
faqe
6
faqe
9
“Aneksimi
i
tokave shqiptare
nga Serbia dhe
Mali i Zi u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër,
me shtypje dhe terror ndaj shqiptarëve.
Me masa të ndryshme të represionit, organet ushtarake serbe, shqiptarëve të
kësaj ane ua mbyllën rrugët e tregjeve,
sikurse në qytetin e Prizrenit, Tetovës,
Dibrës, duke krijuar një situatë
kërcënuese të mijërave jetëve nga uria.”
Faqe 9
faqe 2-3
Intervistoi: Mujë Buçpapaj
Toponimia shqiptare në
Ballkan
Kritikë nga Dr. Ledi Shamku - Shkreli
“Nuk kam dyshuar kurrë
tek poezia”
faqe
14
Intervistë me poetin Jak Përpali
Studiuesi Miftar Spahia
Dossier nga Dr. Shefqet Hoxha
faqe
22
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
12345678901234567890123456789012123456789012345678
faqe
5-15
Poezi nga: Haviz Shirazi,
Hekuran Meçe, Tonin Alimhilli,
Gëzim Llojdia, Myrvete Mehmeti,
Sokrat Kotherja
Nobelisti Uinston Çërçill
Nga Egla Kokalari
faqe
12
faqe
21
“Nacional” promovon
librin “Piskamë e heshtur”
të Tahir Bezhanit
nacional
INTERVISTË
Intervistë me poetin Gjekë Marinaj, me rastin e 20-vjetorit të largimit nga Shqipëria
2/ E Diel,
19 shtator 2010
Marinaj: “Ju tregoj si i kapërceva
telat me gjemba”
Marinaj: “Fati më i madh i poezisë “Kuajt” ka qenë fakti se populli shqiptar pat shumë nevojë për një poezi të tillë dhe se ajo vinte nga unë; një malësor i
panjohur dhe i papërlyer në privilegjet e kohës. Ngaqë nuk kishte arsye objektive të dyshonte tek unë, lexuesi gjeti durim ta interpretonte poezinë sipas dhimbjeve
shpirtërore e fizike që ndiente. Ajo që gjendej përtej durimit të tyre për ta kuptuar ishte fakti se botimi i poezisë “Kuajt” nuk do të ishte i mundur pa guximin e
Rudolf Markut, Skënder Buçpapajt, Ndoc Gjetos, Nasi Lerës etj. Unë e kam shkruar atë poezi i shtyrë kryesisht nga rebelimi shpirtëror. Ata e botuan te “Drita” të
shtyrë edhe nga rebelimi intelektual. Rebelimi intelektual dënohej shumë më rëndë në atë kohë. Kështu, një meritë e madhe u takon atyre që e botuan atë.”
fat të cilin nuk e gëzuan asnjë nga ata që kufiri
shtetëror u kthye në kufi vendimtar të jetëndërprerjes së tyre.
Nacional: Zoti Marinaj, njëzet vjet më parë,
kapërcyet kufirin e telave me gjemba dhe shkuat në tokën e premtuar; në Amerikë. Si i
kujtoni ato çaste, si e morët atë vendim?
Nacional: Poezia “Kuajt” e botuar nga Ju në
gazetën e shkrimtarëve “Drita”, që bërë e famshme për frymën disidente dhe nënkuptimet e
drejtpërdrejta që përcillte, njëkohësisht duke
ju afishuar ju si një kundërshtar të regjimit
komunist, apo jo?
Marinaj: Vërtet u bënë dy dekada nga origjina
kohore e zgjatjes time nga Shqipëria për në
Amerikë. Them “zgjatjes,” sepse duke u nisur
nga një pikë simingle referimi, besoj se i kam
qëndruar elastik kohës. Edhe kur ka ndodhur të
epem, të tërhiqem apo të përkulem para ndonjë
momenti të vështirë në jetë—gjithmonë kam gjetur forca në vetvete, të kthehem përsëri në gjendjen e mëparshme shpirtërore. Ato çaste mbeten
sektorë informacioni në kujtesën time dhe kur u
referohem më bindin se kushtet social-dinamike
nëpër të cilat kam kaluar nuk më kanë shpërbërë, por ndërtuar si njeri.
Ndërsa arsyetimi i marrjes së këtij vendimi mund
të kërkohet tek ai kushtëzim i caktuar psikologjik
që e aktivizon njeriun të harrojë ato që ka dhe të
pushtohet nga një fiksim entimirist i cili të shtynë të mendosh se nuk ke asgjë të mirë për të
humbur. Ndonëse jam protonist nga natyra dhe
logjika, ky ka qenë një qëndrim pragmatik nga
ana ime, sepse u përqendrova në rezultatet praktike dhe jo në praktikën e rezultateve të atyre që
kisha. Po të mos kishin ndodhur ato që ndodhen, nuk do të isha sot në Amerikë. Larg saj, do
të ishte e pamundur të jetoja këtë jetë që jetoj
sot.
Marinaj: Po. Fati më i madh i poezisë “Kuajt”
ka qenë fakti se populli shqiptar pat shumë
nevojë për një poezi të tillë dhe se ajo vinte nga
unë; një malësor i panjohur dhe i papërlyer në
privilegjet e kohës. Ngaqë nuk kishte arsye objektive të dyshonte tek unë, lexuesi gjeti durim
ta interpretonte poezinë sipas dhimbjeve
shpirtërore e fizike që ndiente. Ajo që gjendej
përtej durimit të tyre për ta kuptuar ishte fakti se
botimi i poezisë “Kuajt” nuk do të ishte i mundur pa guximin e Rudolf Markut, Skënder Buçpapajt, Ndoc Gjetos, Nasi Lerës etj. Unë e kam
shkruar atë poezi i shtyrë kryesisht nga rebelimi
shpirtëror. Ata e botuan te “Drita” të shtyrë edhe
nga rebelimi intelektual. Rebelimi intelektual
dënohej shumë më rëndë në atë kohë. Kështu,
një meritë e madhe u takon atyre që e botuan
atë.
Nacional: Sidoqoftë, pas botimit të saj, veglat e
diktaturës filluan gjuetinë e shtrigave ndaj
jush. Si e kujtoni atë periudhë, përfshirë edhe
klimën politike të kohës, dredhat politike të
udhëheqësit komunist të kohës, si dhe padurimin e të rinjve si Ju për të prekur sa më
parë lirinë?
Nacional: Cilat ishin emocionet e lënies pas të
një diktature komuniste e cila gjatë periudhës
janar-shtator 1990 kishte pushkatuar në kufij
rreth 150 shqiptarë të rinj, ashtu si Ju, në
përpjekje për të dalë jashtë shtetit?
Marinaj: Emocionet e asaj periudhe i kam projektuar brenda dy vizioneve të ndryshme të kohës. Pikëpamja ime e parë u bazua në preçizonin
matematik dhe objektivitetin e realitetit, si një
segment i pandalshëm që fillon tek pika zero
dhe nuk ka kthim prapa. Kjo përkufizon përqendrimin tim intelektual dhe njerëzor tek ideja se e
shkuara i përket së kaluarës dhe vetëm e tanishmja ka ekzistencë me parametra domethënës.
Njeriu mund të ndryshojnë vetëm të tanishmen
dhe të orvatet të projektojë të ardhmen. E kaluara është histori dhe duhet trajtuar si e tillë. Po
të ecim me kokën të kthyer prapa forca e gravitetit dhe ligjet e orientimit do ndikonin në ekuilibrin tonë fizik, shpirtëror dhe intelektual. E kaluara na ofron privilegjin e mësimit të arsyeve,
zhvillimeve dhe rezultateve të aksioneve të mëparshme. Detyra jonë është studimi i këtyre të
dhënave dhe ndërmarrja e veprimeve në akord
Marinaj: Regjimi i asaj kohe u zu i papërgatitur,
natyrisht, për ta pranuar forcën shpresëdhënëse
të poezisë “Kuajt” tek njerëzit dhe burimin e
panjohur të autorësisë së saj. Të ndërgjegjshëm
se, zakonisht, çdo ngacmim sjell një reagim, regjimi e pa poezinë time si një katalizator që mund ta
shpejtonte revoltën e popullit kundër tyre dhe,
që andej, edhe rrjedhën politike. Dënimi im ishte
i pashmangshëm.
me interesat humane—parandalimi i metodave
që sjellin negativitet dhe përsëritja dhe avancimi i ideve që rezultojnë te vlershme.
Kurse vizioni i dytë ka pasë një natyrë më subjektive për mua. Koha ecën me hapin e saj, por
incidentet nuk qëndrojnë të distancuara në
kujtesë. Përjetimet dhe observimet ekzistojnë të
pashpërfytyruara, të gjalla dhe aktive, duke e
injoruar filozofinë kohore dhe ndryshimet që
mund të pësojnë fenomenet jetësore brenda saj.
Edhe kur ndodh të ndjehem i montuar tek e tanishmja fizikisht, e kaluara luan rolin e saj dinamik
në vetëdijen time, gjë që shpjegon edhe vendimin tim të vitit 1990 për ta ndryshuar formën,
por jo esencën, e lidhjeve të mia me Shqipërinë,
Nacional: Fiks dy dekada më vonë, Universiteti
i Dallasit e përkujtoi arratisjen tuaj nga diktatura, në një mënyrë domethënëse, me një
video të bazuar në poezinë tuaj “Kuajt.” Çfarë
ishte kjo veprimtari?
Marinaj: Pranë Universitetit të Teksasit në Dallas jam diplomuar me Bachelor of Arts in LiteraryStudies (Magna Cum Laude), me Master of
3/ E Diel,
19 shtator 2010
INTERVISTË
Nacional: Nga Brruti i Malsisë së Madhe, pedagog në kolegjin elitar të Richland-it në Dallas, SHBA. Si ka rrjedhur jeta e Gjekë Marinajt gjatë këtyre 20 vjetëve?
Jetë e lumtur! Padyshim e lumtur, por dhe e
lodhshme, njëkohësisht. I jam nënshtruar një
jetë tërësisht epistemologjike. Të fitosh njohuri
dhe t’i vësh në funksion ato është një proçes i
padukshëm që kthehet në adaptim. Gjithmonë
jam përpjekur t’i aplikoj njohuritë e fituara në
situata konkrete. Pastaj rezultatet e secilës përvojë, të dëshirueshme apo jo deri në fund të
tilla, i kam trajtuar si njohuri të reja me implementim të mundshëm gjatë marrëdhënieve me
situatën tjetër apo ambientin e ri në të cilin jam
gjetur. Jam munduar seriozisht të mos i hipotekoj
njohuritë si fenomene emblematike as në tekstet që kam lexuar as në ato që kam shkruar.
Nacional: Prej disa vitesh jeni kthyer në një
ambasador të kulturës dhe letërsisë shqiptare
në SHBA, me përkthime, botime dhe prezantime të shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë
në këtë metropol të kulturës botërore. Sa kohë
ju kushton kjo ndërmarrje pasionate, disi idealiste apo patriotike?
Marinaj: Të gjithë shkrimtarët janë ambasadorë
të kulturës. Dashuria për atdheun dhe kulturën
tënde është një privilegj që kërkon investime të
mëdha në disa drejtime. Injorimi i vlerave kombëtare është investim i humbur jo vetëm për
ne shkrimtarët por edhe për vendet në të cilat
jetojmë.
Nacional: Si një kundërshtar i diktaturës, cilat
do të ishin këshillat tuaja për demokracinë shqiptare?
Arts in Humanities—Studies in Literature, dhe
jam aktualisht duke përfunduar Doktoraturën,
pra ku jam kandidat për Ph.D (Doktor i Filozofisë) që së bashku do të thotë mbi dhjetë vjet
jetë akademike në këtë institucion. Falë kësaj
atmosfere, lindi edhe ideja e kthimit të poezisë
“Kuajt” në këngë. Kur drejtoresha e departamentit të muzikës Prof. Kathryn Evans më tregoi rreth këtij projekti, iu luta të përdornin muzikën e shkruar nga i ndjeri Gjon Kapedani, që ma
kishte dhenë si dhuratë në 2006 kur isha në Shqipëri. Aq u desh. Vargjet u adaptuan për këngën
nga kandidati për çmimin Nobël në Letërsi Frederick Turner. Ato u kënduar nga tenori i njohur
Prof. Hoyt Neal. Në piano luajti pianisti i famshëm Prof. Michael McVay. Kënga, që ka për
mision celebrimin e 20 vjetorit të largimit tim nga
Shqipëria për në Amerikë, është ilustruar me fotografi filmike që deri diku shpjegojnë historinë
time gjatë kësaj kohe dhe arsyeve që më çuan
deri në këtë vendim. Këtë pjesë të projektit e
mbuloi mjeshtri i efekteve vizuale Robert L Williams. Producente e gjithë projektit është sopranoja e mirënjohur amerikane Prof. Kathryn
Evans. Projekti është inçizuar në sallat e inçizimit dhe filmimit pranë Universitetit të Dallasit,
në fillim të shtatorit, dhe mund të shikohet dhe
dëgjohet në www.youtube.com, në faqen time
elektronike të sponsoruar nga universiteti,
www.marinaj.info ,si dhe në faqen elektronike të
universitetit www.udt.edu .
Nacional: A ju preki fakti që kolegët tuaj amerikanë kishin zgjedhur këtë mënyrë simbolike
për të kremtuar rilindjen tuaj të dytë, siç mund
të konsiderohet; 11 shtatori 1990?
nacional
Sepse demokracinë dhe komunizmin i ndanë një
vijë shumë e hollë. Në parim, komunizmi nuk
ishte asgjë tjetër veçse një skemë e dhunshme
piramidale. Vetë komunistët e shihnin ardhjen e
shembjes së sistemit të tyre. Ata vunë në
qarkullim një diktaturë të jashtëzakonshme si
“shpresë” për të blerë sa më shumë kohë në
pushtet. Duke e bërë këtë shkatërruan, ose të
paktën shfytyruan, gati gjithçka të rëndësishme
në jetën e popullit shqiptar.
Pas rënies së komunizmit erdhi Partia Demokratike. Deri në ’97, falë demokracisë, demokracia
në Shqipëri u kthye në një skeme “demokratike”
piramidale. Edhe demokratët duhet të kenë qenë
të ndërgjegjshëm për shembjen e “fitimeve” të
piramidave. Ata përdorën jo dhunën, por heshtjen, si “shpresë” për të blerë kohë në pushtet.
Duke e bërë këtë, edhe ata shkatërruan, ose të
paktën shfytyruan, gati gjithçka të rëndësishme
në jetën e popullit shqiptar, përfshi këtu edhe
shtëpitë e tyre, shumicën prej të cilave i kishin
ndërtuar me gjak dhe djersë gjatë sistemit diktatorial komunist.
Thënë ndryshe, demokracia është fati më i madh
për popullin shqiptar. Por nëse ajo i trajton ish
komunistët apo pasardhësit e tyre socialistë
ndryshe nga ç’trajtohen demokratët apo mbështetësit e tyre, ai sistem, në opinionin tim, do të
mbetet më afër komunizmit sesa demokracisë.
Vuajtjet që kemi kaluar nën atë regjim nuk do ja
dëshiroja as armikut më të madh e jo më
vëllezërve e motrave shqiptarë. Demokraci do
të thotë ta kuptosh, vlerësosh e nderosh secilin
anëtar të shoqërisë për atë që bën sot jo patjetër
për atë që ka bërë, apo mendohet të ketë bërë,
para 20 apo 50 vjetësh....
Intervistoi: Mujë Buçpapaj
Marinaj: Demokracia është shumë delikate. Ajo
mbetet vetëm një emër nëse
nuk është e drejtë se secilit qytetar për ta jetuar
atë. Mungesa e sensivitetit ndaj konditave aktuale në intervenimet personale dhe sociale të
njerëzve mund të sjellë
rezultate kolatike për vendin tonë. Mendoj se
demokracia e re shqiptare duhet të mësojë nga historia
luhatëse e saj.
Marinaj: Vërtet po. Amerika mund të jetë rilindja e dytë e të gjithë njerëzve që i pranojnë me
ndershmëri oportunitetet që ajo të ofron dhe me
dëshirën që të punosh, po me ndershmëri, për
t’i bërë këto oportunitete të mundshme për të
tjerët kurdo që të jetë e mundur. Kolegët dhe
profesorët e mi janë indikativ i këtij realiteti të
shenjtë. Në këtë pikë, fjalët e mia nuk mund të
jenë kurrë të njëtrajtshme me atë që ndjej.
Nacional: Ke bërë studime vërtet intensive.
Nëse do të ishe i detyruar t’i përmbledhësh në
më pak se njëzet fjalë mësimet më të çmueshme
që ka fituar nga jeta juaj akademike, si do i
përshkruheshe ato?
Marinaj: Kam mësuar se si t’i identifikoj idetë e
mira nga të këqijat dhe njerëzit e mirë nga ata të
këqij.
Karikatura: Prizëren Buçpapaj
nacional
4/ E Diel,
REPORTAZH
19 shtator 2010
Mbahet Festivali Ndërkombëtar i Shkrimtarëve, 8-12 shtator në Mantova të Italisë
Gjigandët në Festivalin letrar të Mantovës
“Rreth 300 personalitete, shkrimtarë, intelektualë dhe artistë i dhane jetë 270 takimeve, bisedave, dëgjimeve.,Nga data 8 deri 12 shtator në Mantova të Italisë u
mblodhën rreth sofrës, pikërisht shkrimtarët që janë pararoja e mendimit estetik e letrar dhe që sot në botë ngjallin debate e diskutime të shumta në qarqet
letrare.”
Nga Arjan Th. Kallço
Pak kohë më parë në një artikull të shkruar gjatë
përiudhës kur mendja kërkon çlodhjen, relaksin
dhe largimin nga zhurma e jetës së përditshme
në qytet, jepja edhe disa sugjerime rreth preferencave për librat që duhen marrë me vete nëpër
valixhet e rënda të pushimeve. Edhe tash që
jemi rikthyer në punë, në monotoninë e punës
së përditshme, mjerë ai që nuk arrin të gjejë
mënyra të tjera për ta mundur monotoninë, sidomos të provincave, i qëndroj edhe më fort
idesë për të lexuar Nobelistët dhe gjigandët e
letërsisë botërore, pasi një lajm i jashtëzakonshëm e përforcoi atë ide, një Festival në Itali ku
u mblodhën rreth sofrës, pikërisht shkrimtarët
që janë pararoja e mendimit estetik e letrar dhe
që sot në botë ngjallin debate e diskutime të
shumta në qarqet letrare. Mendoni sikur debate
të tilla të gëlojnë edhe tek ne për veprat e shumta letrare që dalin çdo ditë tek ne, për natyrën e
poezisë shqiptare të kohëve të fundit, me disa
miq poetë si Spahiu, Çela, Leka patëm mundësi
të këmbenim ndonjë mendim për to, për ndonjë
mundësi takimi me gjigandët botërorë në Tiranë,
tek ndonjë event si Poeteka apo ndonjë tjetër,
për shterpësinë e kritikës së mirëfilltë letrare
shqiptare të dy dekadave të fundit etj. Natyrisht evente më përmasa si të Mantovës nuk organizojmë dot, por nuk do të ishte keq që edhe
shkrimtarë shqiptarë të merrnin pjesë në të,
ndoshta ndonjë ftesë edhe mund të kishin trokitur diku tek adresa e ndonjërit prej tyre. Por
duke lexuar për fatin tragjik të poetit Marko, që
u nda nga jeta pak ditë më parë, ku pandjeshmëria e shtetit dhe e shoqërisë treguan një fytyrë të shpifur, besoj se edhe sikur ftesa të kishte mbërritur, do të refuzohej, për vetë kostot e
larta të udhëtimit dhe qëndrimit për xhepat e
tyre. Tjetër trajtim kishin më parë krofejtë e artit
shqiptar që në gati 5 dekada na dhuruan perla të
vërteta që edhe sot shkëlqejnë në galaktikën e
madhe të kulturës sonë, sepse sot lakmia e
shfrenuar për pushtet dhe para, e ka denigruar
këtë kujdes. Më poshtë po sjell disa nga emrat
e pjesëmarrësve në Mantova dhe më pas gjykoni edhe një herë për sugjerimet e mia verore dhe
madhështinë e artit të quajtur letërsi, për rolin
dhe natyrën e kulturës në shoqëri, për njerëzit
që e krijojnë atë dhe për dashurinë e madhe që
njerëzit duhet të tregojnë ndaj tyre. Jeta është
peshorja e vërtetë e vlerësimit se kush e mëriton
respektin dhe mirënjohjen.
Ishin 300 personalitete mes shkrimtarëve, intelektualëve, artistëve që i dhane jetë 270 takimeve,
bisedave, dëgjimeve që nga data 8-12 shtator
në Mantova të Italisë, në edicionin e tij të 14-të,
që është eventi kuturor ndoshta më i rëndësishmi i gadishullit. Vitin e kaluar morrën pjesë rreth
90 mijë qytetarë që dëgjuan shkrimtarë, poetë,
studiues duke treguar se cilësia gjithmonë të
shpërblen. Nëse revista Time i dedikon kopertinën një shkrimtari jo të lehtë, Jonathan Franzen , do të thotë se letërsia nuk është vetëm një
joshëse e ditur, por një lëndë me aktualitet mbërthyes.
Amos Oz
Kur flet duket një gjysh që tregon histori. Ky
është haraçi i një shkrimi të një romancieri, mes
më të mëdhenjve të botës në dekadat e fundit
që do të jetë ylli i vërtetë i Festivalit. Rithemeloi
letërsinë izrailiane, por ndikoi mbi dy breza shkrimtarësh që kur botoi në vitin 1967 Majkëlli
Im, një roman ku në dukje ka pak histori, si tek
librat e Çehovit, në realitet përshkruhet me
ndjeshmëri shkatërruese shpirti i një gruaje të re
në Jeruzalem, që duke kërkuar kuptimin e jetës
dhe emocioneve, prish martesën, ndërsa burri i
saj është i paaftë të kuptojë palumturinë e tij. Jo
rastësisht Oz e përcakton dashurinë si forma më
radikale e egoizmit. Qysh atëherë tregon vetminë, ëndrrat dhe kamzhikimin e individit në
qytetet e vogla të shkretëtirës.
Azar Nafisi
Lindi në Iran dhe që prej 13 vjetësh jeton në
Amerikë, shkruan në anglisht. Libri i saj Të lexosh Lolitën në Teheran, u shit në 1.5 milionë
kopje në botë. Libri bazohet tek përvoja si profesore në Iran dhe është një lloj himni ndaj forcës
subversive të letërsisë që e bën të pamundur
imagjinatën e një bote ndryshe. Vajzat me perçe
lexojnë për Lolitën, Madam Bovarinë dhe për
heroina të tjera në libra plot me eros, sikur të
ishin në Paris apo Londër. Tek libri Gjërat që nuk
thashë flet për një nënë të bezdisshme dhe totalitare. E zgjuar, shakaxheshë si pak shkrimtarë,
kap lidhjen mes jetës së vërtetë, tregimtarisë
imagjinare dhe politikës. Duke folur para publikut flet për një Iran kozmopolitan të dominuar
nga femrat e forta.
Frederick Forsyth
Për lexuesit e librave me krime është një mit, për
të tjerët është vetëm autori i librit Dita e Çakallit
dhe Dosja Odessa ku vihet re një stil gazetaresk
dhe pasion personal qysh kur një hetim në Biafra e detyroi të braktisë Bbc-në e deri tek libri
më i fundit Afgani, analizë e pamëshirshme e
dështimeve në luftën ndaj Al-Qaedas.
V.S.Naipaul
Një prej shkrimtarëve të mëdhenj të gjuhës angleze, Nobel 2001, me prindër indianë, jeton në
Angli. Romancier, eseist, njeri antikonformist.
Autor i kryeveprave si Një shtëpi për zotin Biswas dhe Besnikë deri në tepëri, shpesh thotë se
nuk ka më shkrimtarë të mëdhenj. Edhe për Prustin thotë se është i mirë për europianët, por atë
nuk e tërheq. Debatoi me një nobelist tjetër Derek
Walcott, një poet që dikur e admironte. I akuzuar në një biografi se kishte keqtrajtuar gruan e
parë dhe se kishte frekuentuar shtëpi tolerance,
në publik thotë shpesh dhe me qejf gjëra çorientuese, politikisht jokorrekte, që të prishin
qetësinë, por kurajoze.
Dy vjet më parë e quajti Hay-on-Wye-in, nënën
e të gjitha festivaleve të letërsisë një ngjarje të
padobishme. Por me librin e ri Maska e Afrikës
është në qendër të polemikave, i akuzuar për
racizëm dhe se e sheh Afrikën si kosh plehrash.
Zadie Smith
Gjatë jetës si shkrimtare shumë e bukur sesa e
zonja. Prej kohës së librit Dhëmbë të bardhë që
autorja lufton rrezikun e getos, e përcaktuar si
dive e librarive dhe jo autore e mirëfilltë. Megjithatë romanet e kësaj angloxhamajkjaneje që shkoi në Amerikë, epope të përditshme të heronjve dhe antiheronjve të një shoqërie e lodhur
ndërraciale, flasin për botën e sotme si pak sociologë që ia kanë dalë mbanë. I pëlqejnë lexuesit, protagonistët e një pune që nëse bëhet si
duhet, është po aq e vështirë sa të shkruarit.
leximin e tij në heshtje.
Kader Abdolah
Shruan në holandisht, sepse e braktisi Iranin
kur revolucioni i ’79 e transformoi në Republikë
islamike. Mërgimtar i përhershëm në Vendin
lakuriq, siç thotë ai, i rritur në një botë të kamufluar, në papastërtinë sensuale të grave të
vendlindjes. Ka shkruar romane të jashtëzakonshëm : Shtëpia e xhamisë, Udhëtimi i shisheve,
Portrete dhe një ëndërr të vjetër, Lajmësi etj. Sipas tij islamizmi është tridimensional me thellësinë, sensualitetin, zgjuarsinë dhe bukurinë, që
fondamentalistët e kanë errësuar. Nuk e preferon fjalën Iran, por Persi.
John Berger
Romancier dhe eseist, poet dhe polemist, anglezi Berger filloi si kritik arti. Ka botuar Librin
Dhoma e çiftit të Mantenjës, një rast për të takuar
një autor kulti, fitues i shumë çmimeve që dhuron mrekulli në takimet e drejtpërdrejta.
Laitmotivi i tij : sa thelbësor është “storytelling” që t’i japë një kuptim botës dhe jetës.
Niccolò Ammaniti
Prej 15 vjetësh si shkrimtar i ri, e braktisi llojin
letrar, duke sjellë atë noir në nivelet e çmimeve.
Është autor i shumë prej tyre, ka mbushur libraritë dhe kinematë, pasi subjektet e tij janë
konkretizuar nga Rizi, Salvatores me filmat Festa e fundit e fundvitit, Unë nuk kam frikë apo
çmimin Strega me librin Siç thotë Zoti.
Donald Sassoon
Anglez dhe italishtfolës i jashtëzakonshëm. Ka
shkruar Kultura europiane, një ese’ e domosdoshme për faktin se romani ishte bazë e identitetit europian, një intuitë që e ndan edhe me
sociologun e madh Zygmunt Bauman. Duke folur
për evolucionin dhe bashkëjetesën të forma të
ndryshme të shprehjes artistike, shpjegon sesi
Kontinenti i vjetër është një ndërtim kulturor
dhe jo etnik dhe fetar.
Seamus Heaney
Imagjinoni një mit të gjallë. I ulur aty, në skenë
me të cilin do të mbyllet festivali. Poeti që fitoi
Nobelin në vitin 1995, njeriun e aftë ta shndërrojë në poezi çdo ndjenjë, moment të jetës së
përditshme dhe mbi të gjitha çdo tingull. Sepse
poezia është si lentja e dylbisë që të ndihmon të
fokalizosh botën. Por bota ndryshon, pasi të
dëgjosh një poet të tillë, pasi të kesh dëgjuar
Ne foto: (nga lart poshte)Shejmus Hini, Amos
Oz, Frederick Forsyth, Azar Nafisi
5/ E Diel,
nacional
POEZI
19 shtator 2010
JETA
Në rrugë të madhe
Nga Hekuran Meçe
Nga Tonin Alimhilli
Ne lajmin e vdekjes
Mos me shenoni vitet
Ato pelegrin asket
Me lodhen shume
Gjith jeten i pata ne kurriz
Tundimi njehere s’me tha
-Hidhi n’ lum.
s’qëndrojnë në yje
janë motra me jetën.
I mburrem moshës
e gazit tim,
kryelartë mes andrrash
s’nalem
deri n’amshim.
TISI MASHTRUES
PËR PAVDEKËSI
Hana ende pa dorzu rruzullimin
Te dita e re
Gjithe naten nje siluete
Mori n’pyetje fatin
Tash len mrapa fshatin
Epo ndalon hapin ?.te bregu.
Shtjella te bardha
Pezull mbi lum
Vegim biblik
Joshje misteresh n’amshim
Krejt ja lehtesojne vendimin
Ndaj vue nje shenje nen gure
Pa medyshje n’mashtri u leshu
Rrjella
Fantazem me çarçafin e tisit mbulu
Tinzisht shpejton vrapin
Largohet ?.humbet
Me vashen shtrengu
Ne parzmen e vet.
STOICIZEM
Në parajsë,ferr a purgator
Djaj,engjëj a perendi
Nga e forta xhelozi
Do më hudhin rreke hidhërimin
Me ty terri as ferri
S’do me ndjellin kah pendimi
FSHATI I HARRUM
Në fshatin e harrum
Mes drizash,afer liqenit
Fanar ish nje vashe
Perendeshesë e bukurisë
Djemët të paudhë
At kand e pagëzuen
Qëndra e gjithësisë
OPTIMIZËM
Shpend të hjedhun, të zgjuat
mes lulesh, vallzor.
Magjiplotë andrrat e mia
më bajnë qiellor.
Andrrat e mia
të reja,të pastra
fëmijë shëndetplotë
ujë i kulluet
në çdo stinë si sot.
I prek, me to flas
askush s’çuditet
askënd s’gergas.
Nuk fiken
s’vyshken, as treten
andrrat e mia
Koha len gjurmë te ne,
si akulli mbi shkambij
dinakja na bren pa u ndie
mblidhemi gëzojmë.
Jo pak, ç’ka shkoi
marrëzi.
Vite nji grusht
kjo jetë e jonë
të vjen me plasë,
si na skllavërojnë,
tallen me ne
përsëri i festojmë.
VRASJET NË LUM
Zgjimi i trandun
pas andrrave zhurmë
la motrat naive.
Shpresën, pritjen ngule,
N’breg të të mallkimit lum
Pyesin e pyesin
ai rend në punë të vet.
Ah, predhat në ujë
S’bajnë vrimë
S’lanë gjurmë
Krismat atë natë
E gjama u ndi,
Gjaku falas peshqve
Po shpirtrat përse i fsheh
ZHGËNJIMI
Ne ishim miq,
Disa u bënë “zotrinj”
Tani presim në paradhomat e tyre
Me frikën e mospërfilljes
Dhe me dyshime.
Ata fluturojnë kontinenteve, ne presim këtu.
Imazhi i mollës së ndaluar
Na përcillet në tru
U bënë “zotrinj”, pra,
Ne anonim mbetëm
Tani shohim qiellin
Ku ëndrrat tona
Si flluska shumëngjyrëshe
U tretën…..
KOKË E RËNDË PËR TË DITURIT
Të papunë, miqtë
Më lanë në rrugë të madhe.
Me sa duket dituria nuk vlen
Ata që dje të paditur, të palarë e pa çorape,
Sot si “sarahaçanë” shesin mend.
Po nesër, nesër më thuaj çdo të ndodhë
Në shpresë dhe alarm mendja më rri ngritur
Shqipëria ime plot me”sarahaçanë”.
ZINXHIR DRITE
Atdhe!
Shpell përshënditëse në kraharorin tim
Dëshira marramëndëse….
Të kujtoj ty dhe bebëzat më zvogëlohen
Tëmthat më rrahin deri në dhimbje
Me zinxhirë prej drite
Lidhur pas teje
As unë nuk të iki dot,
As ti nuk largohesh prej meje……
DITË NATA IME
ZANËS
Fantazi është lugina
nga rrezet andrrimtare
që i falë hana.
Por ma e bukur stina,
Kur te na vjen zana.
Dhe lisat e vjetër
Shitue nga rrufete
Tinës tundohen
Nga hapi i saj i lehtë.
Ah kjo drenushe
Flokët ngjyrë ari
I zbresin nën gushë
Shtati i derdhun
Nën basmen e hollë
Na tërboi krejt
Ne djemve malsorë.
Kur ikën zana n’vjeshtë
nebulon vetmia
Dimni kthetron bjeshkën
Zemrat tona nostalgjia.
Po s’erdh përsëri zana
Këtu nuk kthehet as vera.
Kështu mendojmë ne djemt,
Psherëtimat tona
Na i firon era.
Në atë kohë dikush më tha:
-I burgosur politik keni qënë ju?
Të gjithë kemi qënë të burgosur
Politikë-ia prita….!
MARS 1997
Revolucioni askujt nuk i vlen,
Kjo paçevurë që vret lirinë.
Ai të poshtrit, vetëm shpërblen,
Në mi gjirizi e kthen njerinë
Më kot ata po na thonë
Se liri për të gjithë dotë ketë
E ndrydhën, e vranë, shpirtin tonë
Të gjithë i lanë pa jetë.
HIJE NË TERR
Poetit Mujë Buçpapaj, të cilit ju bë atentat
nga policia e shtetit nekomunist me 20 gusht
1997.
Ish mbledhur vrerë
Që derdhet udhëve në terr?!
Ç’kërkojnë,
Këto hije me maska?!
Ç’ju ka humbur vallë….
Që djegin e vrasin të vdekur e të gjallë?!
Natë për natë,
Dalin e hyjnë prapë
Si terri në natë….
DUKE NDJERË KËTË MARRËZI
Të jetosh, të këndosh, nuk ia vlen
Në ndyrësi dhe injorancë jetojmë.
Atë që sot e ndërtuam, prapë se gjen
Nesër vetë e prishim, e shkatërrojmë
Vetëm herë-herë në këtë kaltërsi
Dëgjohet një zë i mënçur, por i mekur
Tek ai ka shkëndia të një zjarri të ri,
Në vendin tonë, që gati ka vdekur.
Duke ndjerë këtë marrëzi, këtë gjëmë
Gruaja me trishtim, e lodhur dorën vë
Mbi barkun e saj, tashmë të rëndë,
Për të bota, është mbyllur atje.
Gruaja që
unë dua
Nga HAFIZ SHIRAZI
(1326-1390)
Ngaqë gruaja të cilën e dua
Jeton brenda teje,
Unë i ngjitem trupit tënd sa më pranë
Që të jetë e mundur Dhe mendoj për ty gjithë kohën, pelegrine e
dashur.
Ngaqë Ajo të cilën unë e dua është me ty
Kudo që je ti,
Hafizi do të jetë gjthmonë pranë teje.
Nëse ti ndalesh ndanë meje, udhëtare,
Me nurin tënd të ndritur plot
Me hire,
Buzët e mia mund t’i ndalja së vërsuluri dhe së
nguturi
Për t’u miqësuar me faqet e tua të kuqe,
Por sytë e mi nuk mund ta fshehin më gjatë
Faktin e pabesueshëm se cila
Në të vërtetë je ti.
Bukuroshja të cilën unë e dashuroj
Ka ngulë tendën e saj mbretnore brenda teje,
Prandaj unë do gjithmonë do ta ngjit zemrën
time
Sa më pranë shpirtit tënd
Që të jetë e mundur.
Përktheu Skënder Buçpapaj
Në ç’ferr
nacional
PROZË
Një varr për qenin
Tregim nga Bahri Myftari
Nuk ishte dëgjuar dhe nuk qe lexuar kund një kërkesë si ajo e
Tom Palnikës.Ne shokët e tij që,sipas traditës patëm bërë 35 dhëmbëzimet në rripin e mezit,ato 35 dhëmbëzimet e famshme që nënkuptonin 35muaj të kryera deri atëherë të shërbimit ushtarak,pra
ndërsa prisnim tërë ankth e në ethe të dhëmbëzonim të fundit, të
36’in, u shfaq Palnika me kërkesën e tmerrshme,se nuk donte të
lirohej,se donte ta shtynte lirimin e tij.!!!Ne u tërbuam,neve na
iku mendja!Mendoni , ne ushtarët e vitit të fundit,që ngryseshim
dhe gëdhiheshim me ndjenjën përvëluese dhe me gëzimin e pakrahsueshëm të ditës së lirmit,ishim gati ta shqyenim Palnikën.Po
sikur, marrëzia i tij të ishte një gjë e përgatitur,e gatuar enkas prej
komandës a më lart e të na srvirej neve si një iniciativë që duhet
ta përqafonim,se,me gjasë, nuk donoim të liroheshim,se për një
arësye a tjetrën ishim të gatshëm të mbështesnim Palnikën,të
mbështesmin iniciativën e këtij të çmenduri ! ..Ishim mbi njëqind
djem në lule të moshës,në lule të rinisë që po plakeshim me
vrap.!Tom Palnika mos e bëfsh pikën e hajrit!Palnika mos e gëzofsh kurrë ditën e lirimit.Tom Palnika mbetsh për jetë të jëtës
ushtar!..Mallkimet shkuan drejt tij,si gurët e malit drejt e në thellësi
të përroitÇdo kush që ka kryer shërbimin ushtarak në ushtrinë e
vjetër e di fort mirë ç’të shkakton ora,dita tej përfundimit të
shërbimit.Askush ndër ne,veç atij të marrit që e pati shpallur
tashmë marrëzinë,s’po e duronte atë situat!Kërkesë si ajo, nuk
guxon kush ta bëj sot,ta bëj në ushtinë e sotme që nuk zgjat më
teper se 12 muaj dhe që e gjitha; me armatim e me ushtarë,nëse
parakalon, nuk zgjat më tepër si një çerek ore.Kurse,në atë të
djeshmen dhjetra e qindra mijëshe,ku kompanisë së fundit do t’i
vinte radha pas njëzetë e katër orësh,ku dy vjet shërbim
ushtarak,apo tre ishte një gjë normale,kërkesa u quajt,shkurt,punë
e një të rrjedhuri,punë belegu.Megjithatë,edhe pse zjenim nga
inati,edhe pse hodhëm mbi Palnikën gurë dhe drurë,kurkush nuk
guxoi ta prek me dorë.Në qinçen që priste të lirohej,au,pa dyshim
ishte ndër më të adhuruarit!Kjo u provua më së miri atë diytë që
na erdhi urdhëri i lirimit,i cili,për fatin tonë nuk e mori në konsideratë atë palo kërkesë të shokut tonë...Kurrë,për shumë kohë,
nuk u mor vesh pse e bëri ai atë kërkesë.Ç’e detyroi,cili e shtyu?!
Ishte muaji i fundit dhe askush nga ne;as qejf, as guxim nuk
kishte t’i vërtitej atij muhabeti.Po thagmat e tij nuk janë një e
dy…Ishte i vetmi që i hante makaronat me sheqer dhe po i vetmi
që moralin e asaj ushtrie se, je hero,nëse shpëton tankun dhe jo
jetën tënde,e vuri në zbatim,e materializoi,siç thuhej
ushtarakisht,në rastin më të parë,madje e vuri jetën në
rrezik jo për të shpëtuar tankun,po një copë revole TT.Ishte
një ditë me shi dhe Palnikës i duhej të kalonte lumin
nëpërmjet pasarelës,katandisur si gojë pa dhembë,vetëm
me dy fijet e çeliku.Poshtë,lumi të tmerronte,ai ishte vertet
lumi i pa besë;dy orë më parë mund ta kaloje duke u hedhur
gur më gur,ndërsa më pas,ujë që vërshonte dhe poplat e
gurëve që binte me vete,të rrezikonin në çdo çast.Pikërisht,
në një rast të tillë u gjet ai;rrëshqiti nga lart e, ndërsa
duhet të bënte llogari kokën,i vajti mendja tek arma,të
cilën,në rënie e sipër e hoqi nga brezi dhe e fluturuar në
breg,vetë ra u shëmb,u zhyt,u dërmua..fati qe me të!..Ky
ishte Tom Palnika,…prandaj,në hyrje të fshatit,kur pyeta
për të,kishim mbi dhjetë vjet pa u takuar,një fqinjë i tij mu
përgjig se Palnika pati shkuar të varroste qenin! Të varroste qenin!..Në të vërtetë, çudia qe atij tjetrit jo e imja.Për
mua Palnika s’kishte për gjë të bënte të pa bërën!Tjetri,pasi
u lodh së hetuari,ia pati:Shkoi të varros Feliksin!..Feliksin
!Çishte ky?.Zenia me gojë e emrit,më futi frikën.Cili do të
ishte?.Mos vallë me këtë emër do të kishte…Tjetri e pa që
më mbertheu meraku,prandaj shpejtoi:Mos e vrit
mendjen,më tha,Feliks është emëri i qenit,se ku ia pati
gjetur atë emër,një zot e di,por kështë tamam kështu,Feliks,
e quante..A e njeh mirë Tom Palnikën,vëlla?dhe sakaq më
tregoi rrugën për në varreza..Ika.,Në varreza u takova me
të.U puthëm,u përqafuam!Nuk më lëshonte,ja këtë mirësi
njerëzore e kishte me thaës ai!..Me sa dukej aty
përqak,ishte bërë një varrim me të gjitha
nderet;lule,kurora,vegla pune,kanoç,gurë .. Palnika u shkëput prej meje dhe atje në krye të varrit vendosi një pllakë,
ku pati gëdhendur emrin Feliks,lyer edhe me bojë të
kuqe…Kur ma bënë dhuratë,kur ma dhuruan ,më dhuruan
edhe emrin emrin.Ma.Këtë mirësi,mirësi të madhe,duatë them,ma
bëri një gjeolog polak dhe une, për besë të të huaj,dhe në dëshirë
të polakut këshu e thirra deri sa mbylli sytë.U kthye perballë meje
e më përqafoi fort-fort.Më pas,pasi u çmallëm,zuri të më cyste:Ëhë
,jepi më tha,po budall paske mbetur,o i zi ,do më thuash! Nuk latë
nofkë,sharje e mallkime ndaj meje,kur bëra atë kërkesën për zgjatje të shërbimit.Ishit vënë në garë kush e kush të më
baltoste,njërës nga to, ia zbulova autorin,.ti ishe,..Qeshi me
shpirt!Vetëm në qytetin tënd fyerjen,apo sharjen “beleg’e kanë
në majë të gjuhës,a po gaboj? Thellë-thellë u dhashë të
drejtë,vazhdoi,.për ushtarin,sidomos për ne që po i rrumbullakosnim tre vjet,edhe një ditë të ishte shtyrja,do të ishte e rëndë
sa mali!..Nejse,por dhe ju,asnjëri prej jush,nuk mori mundimin të
më pyeste,ç’më shtyu,ç’më detyroi që bëra atë kërkesë! Ja
pra,mësoje;,në atë kohë pata rrëmbyer këtë zonjën që e kam për
grua sot e gjithë ditën.Mirëpo, zjarri i dashurisë t’i bën llogaritë
lëmsh.Im at nuk ma pranonte nusen në shtëpi,pa martuar të madhin ,thoshte,nuk mund të hyje nuse kjo karafilka jote.Vëllai i
madh!Ishte hera e dytë që po dilte pengesë,herën e parë më mori
të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë,nëse e mban mend se
çishte një yçkël socialiste që i pengonte ndjekjen e universitetit
dy vetë nga e njëjta familje,pra herën e parë shkollën e ja tani
edhe martesën.Në të vërtet, bëhej fjalë për ato dreq shenjash që
në paska si traditë,si zakon,se martesën prej të vërteti e pata bërë
ndër livadhe,korije e pyjet e bekuar të kësaj ane.Atëherë zonja
ime iu lut të vetëv.Bujrum ,i thanë atë,eja e ke shtëpin tënde,eja
po pa atë,atë horrin,më fyen me fyen rëndë!Ashtu,iu kthye kjo
imja,mësoheni,pra,mësoheni se fëmijën e atij horri e kam në barkun
tim!.Shkurt,u vumë mes dy zjarreve!...Ku të përplaseshim?Na u
gjendën tezet,hallat por…,deri kur?..Ky qe shkaku i kërkesës,
dhe qe me emërin tim dhe qe për veten time!.Mëgjithëat,e lashë
hallin mënjanë,dhe si ti,miku im,si dhe të tjerët nuk mund ta mohoni se edhe unë u gëzova ditën e lirimit Ishte ditë e bukur ajoQë
në orët e parë të mbushte me dëshira e me mendime!Pas saj, unë
do të isha vet zot,vetë shkop.Më ngjante sikur të kisha kapërcyer ylberin,po jo,jo per tu kthyer në grua,por nga djalë në
burrë!.Plaku më tregoi derën,më vuri kufirin tek thana,ndërsa me
ata të zonjës sim,me njerëzit e saj ,prap akull jam…Të ardhtë nga
mos e pandehësh,thotë një fjalë e urtë,nuk dihet ç’të vjen po mua
më erdhi një gjë e mire!Më erdhi vetë mbarësia.Ai polaku që
6/ E Diel,
19 shtator 2010
rroftë sa fushat e veta dhe sa mallet tona, më dhuroi Feliksin,po
më dhuroi edhe një çadër, sa një guzhinë fshati..Feliksi mu bë
shok, mik dhe vëlla Është qen rrace,rritur me qumësht nga barinjtë e Tomorrit,pikërisht këtë ia patën dhënë polakut qysh kur
ishte këlysh,,..Po ne një sitiuat tepër të rëndë,kur nusja më dhuroi
femijën e parë,dhe tani nga tre gojë u bëm katër, u detyrova ta
nxjerr Feliksin në treg.Kush,cili nuk do ta merrte!?,Atë gjë aq
fisnike që e pata rritur,siç thotë fjala me bukën e gojës,me frymën
time.Kush do të kursehej,cili nuk do dëshironte ta kishte pronë,ta
kishte mall të tijën.Në treg gjithë sytë hidheshin mbi të:qen sa një
mëz,të shëndetshëm dhe me muskuj të bërë vija-vija si me
shpatë..E këmbeva me tre kokë dele..Mos më pyet ç’ndjeva,e si e
përjetova,mjafton tu tregoi se ,kur mu kthye pas dy javësh, kur
mu kthye e mu hodh në qafë,u ula ne gjunjë e u përlota,më beso
qava e vendosa të mos e bëja më atë gabim, qoftë dhe sikur
vuajtja e mjerimi të më merrte shpirtin.Mirëpo ,çështë dëshira,para
hallit!,Halli të shtje në det!E përsërita atë veprim prap me tre
kokë.Blerësi ishte nga një zonë e largët.dhe unë e qava përfundimish Feliksin! Po nuk kaloi muaj dhe në një mengjes,ende pa
zbardhur,ai u dha tek dera e çadrës duke na dhurua një gëzim që
nuk e përshkruaj!.Fakti që nuk e humbem njëri- tjetrit as këtë
radhë,as këtë radhë që,siçthotë fjala e pata shitur tre male kaptuar, më shtyu,më nxiti të provoja e të luaja një lojë me të.E nxora
disa herë në treg po me të njëjtat kusht.I bindur tashme, se
Feliksi,edhe në fund të botës të shkonte,prap do të kthehej
.Kishim një mirëkuptim të plotë me çka po kurdisnim,një mirëkuptim pa folur,që dy njerëz edhe pse mund të flsin me orë,me ditë e
me muaj nuk e arrijnë dot.Ai zbatonte detyrën e vet,e, kur bindej
se tre delet e radhës i ishin bashkuar tufës në vathën tonë,u jepte
këmbëve,bëhej erë,duke e braktisur një herë e mirë zotërine
fundit!..Fal tij,shoku im i vjetër,tufa me tre dele të krimbura, u
kthye shpejt në kope plot shëndet e begati.Është kontibuti i tij,që
ti, atje në të hyrë të fshatit nuk u përballe me çadrën e polakut po
me një shtëpi të vërtet prej guri dhe prej guri. ..Eja,eja,më tha
duke pshehërëtir thellë,eja të të tregoj diçka.Më hapi rrugë e
,pasi u kthye në të djathtë, tregoi drejt një varr të vjetër:.është
Palnikë edhe ai atje,është Palnikë,është varri i tim eti,vertet më
nxori nga shtëpia,madje nuk më qasi fare,por ama përsëri mbetet
im atë dhe unë mbetem mishi dhe gjaku i tij.Unë iu gjenda kur
vdiq.Dha shpirt në krahët e mi!.E varrosa me të gjitha nderet e
nderimet…Po këtij,këtij që mu gjetë në ditë rreziku,në ditët më të
vështira të jetës sime,a nuk i takon një varr?Varri është fundi,është
kapaku i një jete,dhe, për mendimin tim,i dashur miku im i
vjetër,këtë privilegj nuk duhet ta ketë vetëm njeriu,.madje ka prej
rracës sonë që pretendojnë,jo,or io,që kërkojnë, bile që në gjallje
përmendore dhe monomente,filma dhe romane,unë për vete edhe
një lopatë me dhe do t’ua kurseja,..po ç’ta zgjasim, e lëmë për
herë tjetër filozofinë,përfundoi, dhe, sakaq,mori një tufë lulesh
dhe vajti i vuri në varrin e sapo mbyllur.Mirë,shumë
mirë,bëlbëzonte gati dhe i përlotur,fol,mu kthye,fol,pse nuk
flet,ushtar?Ç’të flisja,çfarë mund t’i thosha unë atij njeriu, që pati
mbetur po aq i befasishëm si dikur,vite të shkuara!.Mora edhe
vetë një tufë me lule dhe bëra të njëjtën gjë që bëri edhe ai.
7/ E Diel,
PERSONAZH
Dirigjenti Rifat Teqja një nga ikonat e muzikës shqiptare
19 shtator 2010
nacional
Profesori i përjetshëm i dirigjimit
“Jeta profesionale e artistit dhe profesorit të madh Rifat Teqja, simbolizon rrugën mbi të cilën brezat që vijnë të mund të mësojnë artin e drejtimit muzikor, si një
kontribut i çmuar për vendin dhe kombin.”
Nga Lejdina Spathari
Prof. Rifat Teqja i pagëzuar me titullin “Artist i
Popullit”, është një ikonë e muzikës shqiptare.
Vite të tëra ai iu perkushtua muzikës, jetoi me të,
duke u bërë pjesë e jetës së tij, aq sa në çdo
moment ai nuk mund të jetonte pa muzikën.
Tek muzika ky artist i sofistikuar gjente frymëzimin në gjithë aktivitetin e tij. Mjeshtri Rifat Teqja me mbarimin e studimeve të larta dhe me
pasionin e tij të madh si dhe punën e palodhur,
filloi të punonte në T.O.B Tiranë.
Puna e tij e përjetshme e bëri atë një dirigjent të
madh. Në figurën e tij madhështore në drejtimin
e orkestrës, ai shpalosi virtytet më të mira nga
ana profesionale, duke dhënë një kontribut të
madh në zhvillimin e muzikës shqiptare. Ne
nxënësit e tij shikonim me admirim punën e pal-
odhur të profesor Rifatit.
Dhjetra koncerte e aktivitete artistike përbëjnë
jetën e artistit të madh, po kështu edhe dhjetra
medalje akorduar dirigjentit të famshëm dhe
profesorit të palodhur.
Rifat Teqja me pasionin e madh për muzikën u
bë me të vërtetë një nga ikonat e muzikës
shqiptare.Arti i tij komunikues me studentët si
dhe me kolegët e tij, të befasonte e të jepte
kurajë për të mësuar me vullnet të madh.
Unë si studentja e tij, që isha më afër si edhe
shumë të tjerë, e shikonim me admirim punën e
palodhur të këtij artisti të talentuar.
Qetësia me të cilin ai drejtonte dhe siguria pro-
fesionale, ishin dy elementet bazë në të cilën ai
manifestonte në çdo aktivitet artistik.
Drejtimi i orkestrës me ato lëvizje të prera dhe
tepër ritmike, me shikimin e thellë dhe dëgjimin
e mprehtë, si përfshirjen e tij plotësisht në harmonizimin e veglave muzikore, ku dëgjohej një
tingull i vetëm në gjithë ansamblin e veglave ku
ai drejtonte.
Stili i tij komunikues dhe drejtues në dhjetra
aktivitete artistike, ku profesori zhvillonte, ishte
i qartë dhe i kompletuar. Këto veprimtari
ndiqeshin nga mijëra njerëz të apasionuar të
muzikës, por edhe fansa të profesorit të shquar.
Për ne studentët, e sidomos për mua, ishte me të
vërtetë një thesar qënja studente e tij.
Ai na mësoi artin e muzikës, kapercimin e pengesave, si dhe rrugët që duhet të kërkonim për të
arritur suksesin.
Metodat e mësimdhënjes si dhe interpretimi i tij,
krijonin në formimin tone profesional një bazë
të rëndësishme për konsolidimin tonë muzikor.
Jeta profesionale e artistit dhe profesorit të madh
Rifat Teqja, simbolizon rrugën mbi të cilën brezat
që vijnë të mund të mësojnë artin e drejtimit muzikor, si një kontribut i çmuar për vendin dhe
kombin.
Shkrimtari Arif Demolli një zë origjinal i letërsisë shqipe
Vdekja e Akanit
“Arif Demollii për romanin “Të gjallët e të vdekurit e një fëmijërie” mori çmimin “Pjetër Bogdani” të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse për librin “Pse
gjirava ka qafë të gjatë” mori çmimin letërar “ Vehebi Kikaj”. Është autor dhe bashkautor dhe i disa librave të leximit. Tregimet e tij janë përfshirë në panorama
dhe në antologji të dryshme të prozës shqiptare.”
Nga Ibrahim Hajdarmataj
Shkrimtari Arif Demolli lindi me 2 maj 1949 në
fshatin Murrizaj (Gllogovicë), Komuna e Prishtinës, ku mori mësimet e para. Në Prishtinë mbaroj
filloren, normalen dhe fakultetin filozofik (degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe). Një vit
punio si arsimtar, pastaj iu përkushtua Gazetarisë. Punoi në “Botën e re”, Televizionin e Prishtinës dhe në reviztat “Fjala” dhe “Pionieri”,
kurse tash punon në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.Shkruan kryesisht
prozë, për fëmijë e për të rritur. Merret edhe me
përkthimet letrare. Vepra e fundit e shkrimtarit
eshte romani “Vdekja e Akanit”, i cili eshte pritur mire nga kritika letrare. Per kete veper akademiku Sabri Hamiti ka thene: “VDEKJA E
AKANIT” ka një njësi stili dhe kuptimi. Në
nismën lidhet në temën publike të vrasjes së
Akanit, i cili është konsideruar si mashtrues dhe
hajnë, prishës i urdhërit të Zotit, dhe kështu ka
ndihmuar për humbjen e Izrealitëve në Aj, në
rrugën e tyre pushtuese. Autori me tekstin origjinar sheh një intrige: Akani nuk vritet se është
mashtrues, por pse është individualitet që nuk
e do dhunën, nëse nuk mund ta kundërshtojë
hapur, atij i krijohet intriga nëpërmjet shpifjes
dhe organizohet ndëshkimi “popular” pikërisht
për të ngjallur zemërimin e masës në pushtime të
reja. Në këtë pikë shtrohet raporti masë-prijës,
dhunë-humanitet, indivit-pushtet dhe teksti
merr karakter alegorik e simbolik dhe largohet
nga kuptimi i tekstit original. Formula e vjetër
shpërndërrohet dhe aktualizohet. Antiheroi biblik, Akani, bëhet hero bashkëkohor, proçesi i tij
u ngjan proçeseve të kohëve të vona…
jon situatë të re arketipore/arketip të ri, duke e
ndërtuar të dhënë biblike për Akanin. Teksti i
personazhit të ides autoriale.” Ndersa Dr. Fehmi
Cakolli tha:- Fiksioni dhe fakcioni askund nuk
bashkëveprojnë si në këtë roman. Fiksioni ka
detyrë të flasë autori, kurse fakcioni ka për qëllim
të metaforizojë dhe të simbolizojë gjithë tekstin
biblik në një tekst letërar të veçantë tekstor dhe
proçedurial.
Arif Demollii për romanin “Të gjallët e të vdekurit e një fëmijërie” mori çmimin “Pjetër Bogdani”
të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kurse
për librin “Pse gjirava ka qafë të gjatë” mori çmimin letërar “ Vehebi Kikaj”. Është autor dhe bashkautor dhe i disa librave të leximit.
Tregimet e tij janë përfshirë në panorama dhe në
antologji të dryshme të prozës shqipëtare.
Ndersa Dr. Rifat Ismajli eshte shprehur :-” Romani “Vdekja e Akanit” është një vepër e mllefit
të papërmbajtur për vdekjen e sëmirës, e ideales. Është vepër e mllefit krijues, që vjen e shtohet sa herë që përsëriten fatkeqësit e jetës
kombëtare, të kushtëzuara nga raportet e ndërlikuara historike dhe gjëndja e ulët e ndërgjegjës
njerzore.” Dr. Kujtim Rrahmani shton:”Parë si
ekspozicion, teksti i këtij romani me shumçka i
përmbush të gjitha parimet Aristetoliane të
tragjedisë. Ndërsa në kuptim, del tragjedi që e
përcjell gjithmonë e jetë vetë historinë.”Dr.
Kujtim M. Shala:”Teksti i Demollit e kualifikon
situatën e personazhit biblik në situatë të përhershme të personazhit idealist. Është tekst që kri-
VEPRAT QE KA BOTUAR:
Ballkonet e një Qyteze”, tregime
“Vdekja e Akanit”, roman
“Ante Portas”, tregime
“Si mbetën gjallë shqipëtarët”, tregime
“Ora e fundit”, drame
Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërije”, roman
“ Shkulësit e përjetshëm” tregime
“Pëllumbat e kujtimeve”, tregime
“Lushi si askushi”, tregime
“Njeriu i Blertë”, roman
“Kur je më i vogëli”, tregime
“Dodona dhe balona”, ilustracion
“gjëegjëza”
“Shkronjat dhe predhat”, tregime
“Princesha fisnike”, pjesë teatrala
“Libër larush”, poezi
“Lushi në kopshtin e magjepsur”, novela
“Pse gjirafa ka qafë të gjatë”, përralla
“Fara magjike”, përralla dhe tregime
“Lushi në botën shkrimore”, ilustracion
Shqip-norvegjisht: “Historia e gjirafës”
“ Të rrosh në drurin e përbashkët
“Mrika bëhet motër
“Lushi kampion”
“Fatkeqësia e sajë”
8/ E Diel,
nacional
KRITIKË
Për librin “Shtrezë në vetulla” botoi “FAIK KONICA”, Prishtinë, 2010
19 shtator 2010
Lirika, çelës në qafë të gjarprit
Së këndejmi, poezia e Shahbazes vë një dialog ndërtekstor me këto sfera, me rrjedhat fabulative personale e kolektive, me referenca nga sferat e mësipërme.
Poezia është i tërë universi i saj, zemra e saj (“Yllin në zemër/ Univers, në kosmos”).
Nga Prend BUZHALA
Lirika e Shahbaze Vishajt është këngë
e periudhave tona tragjike dhe post/
tragjike. Mirëpo poeten, së pari, e
përcjell një ëndërr e fshehur e një yll;
ajo e vëren yllin e saj të poezisë, një
yll të pashuar, kaq i njënjëshëm - nga
universi për në zemër, që i ligjëron së
brendshmi metaforat dhe figurat e
parapëlqyera e mandej ai i bëhet një
zë që i ligjëron nga fshehtësitë e
thënies poetike. Nuk ka poet që nuk i
ka misteret e veta, ekzistenciale e krijuese, ëndrrën e vet të fshehur, me të
cilën shtegton e shtegton me plagomat e pritjes, kurse shqiptimi i këtij zëri
teksa shfaqet i lagur, plagosshëm...
Dhe kur e heton misterin e këtij zëri,
nuk ke se si të mos e shqiptosh edhe
forcën e inspirimit dhe shprehjen ekspresive tronditëse të një përjetimi
burimor:
të flet zë i lagur
nga zemra e fshehur
E kur bëhet këngë e hapur, korpusi
ndërtekstor i lirikës së Shahbazes lëviz
në mes të raporteve të ndërliqshme
kundruall historisë sonë tragjike, qenies e qenësisë ekzistenciale të njeriut të këtij mjedisi, kundruall fryteve të
kulturës dhe të mitit.
1. Rrjetëzimet asociative-semantike të
këngës
Së këndejmi, poezia e Shahbazes vë
një dialog ndërtekstor me këto sfera,
me rrjedhat fabulative personale e
kolektive, me referenca nga sferat e
mësipërme. Poezia është i tërë universi i saj, zemra e saj (“Yllin në zemër/
Univers, në kosmos”). Nëse ndodh të
jemi pa poezinë, atëherë nuk do ta kemi
as historinë, as kulturën e as mitin:
krejt të tjerat në rruzull e tek njeriu janë
një bosh, një mosqenie, një greminë.
Tashmë poetja Shahbaze Vishaj e ka
krijuar profilin e saj krijues dhe lakorja e lirikës së saj gjithnjë shkon në
ngjitje, në vertikalet e pjekurisë emocionale të fjalës, gjithnjë zhytet në
thellësitë e labirintet e jetës, me pemën
e saj të pjekur e të shkundur sa e sa
herë, ëndrrës: “të flasim për dashurinë/ dhe pemën e ëndrrës/ jeta ka
shumë labirinte.” Kaq e kaq sinonime,
rrjetëzime semantike asociative, merr
ky përjetim burimor i poezisë; ajo
shfaqet në leksemat figurative, si varg,
poezi, thënie, zë, lirikë:
- si varg (kur vargu ngacmon heshtjen, vargjet e mbuluara nga pluhuri i
kohës, më rrethuan në arenën e vargut, Nga thellësi e zemrës të nxjerr
vargu im, vargjet pikojnë gjak, për një
varg vdiset, jetën e lidhe me vargje etj
etj);
- si poezi (sytë e poezisë sime qanë, te
Qafë e Prushit qante qielli për poezinë
e ndarë, shoqe mike poezia, emblemë
e poezisë etj);
- si thënie - flet, thotë (mërzia flet, çdo
pikë shiu flet për zemrën e ndarë, të
flasim për dashurinë, zemra përmallshëm flet me ty, e në fjalët pathënë
tani pena flet, etj);
- si zë (trishtim i zëshëm, më lë zë i
trishtë, zë i vargut tënd jeton, zëri i
trimërisë, vargjet pa zë, vargjet që krijuam bashkë do t’i lexosh pa zë, të
flet zë i lagur i zemrës së fshehur etj);
- si lirikë (Me sytë tu thur vargun lirik, lirika ime sonte m’i puthi buzët shkrumb etj).
Poetja e ndien poezinë, në radhë të
parë, si art, e përjeton një situatë
shpirtërore, të projektuar sipas
pikësynimit estetik. Ajo e ndien, e jeton dhe e përjeton situatën e tillë. E
ndien në sferat e epërme, irracionale,
në vegime, dhe, së andejmi, e zbret në
rrafshin e projektimit emocional e intelektual:
e në ballë/e pafjetura fjalë/(…)/ fjalët
më mbeten në fyt/për ty ëndrra ime e
mbyllur/(...) /
për çfarë të shkruaj sonte/kur vargu
ngacmon heshtjen/
Vetë qenia njerëzore është një tërësi
situatash të tilla, tejet komplekse.
Prandaj secila poezi është një situatë
e tillë më vete, një proces në lëvizje,
një dinamikë e jetës. Poezia i aspiron
këto caqe të larta:
jetën e lidhe me vargje/ pa vargun
tënd/ s’ka kuptim poezia
Vargjet e tilla janë shqiptim i këtij burimi, i këtij inspirimi, janë fluturime
imagjinatave të artit, janë invencion
dhe poetikë e imagjinatës. Thurjet lirike jetojnë në “fjalët e thëna”, jetojnë
“për lotin e dashurisë/ e fjalët nga zemra”. Të kënduarit është vetë “poezia
(lule) kurorë”.
2. Semantika e plagës, lulja e hapur e
lirikës
Secila poezi, fillimisht, përbën një
tekst e mandej kjo lirikë bëhet - atdhesi, dashuri, ëndërr, liri, tragjikë,
përkushtim. Kujtim.
me rrënjët e shtëpisë
kujtimi ruan themelet
Kurse shpirti, pra poezia, kujtesa dhe
poezia, jetojnë brenda nesh dhe
gjenden brenda qenies sonë. Tutje
lulëkuqet rriten me emrat tanë, me ëndrrat e me atdheun. Lulja është ai simboli i lashtë i të bukurës, përsosmërisë,
lulëzimit, rritjes. Mbi të gjitha, simbol
i bukurisë. Mandej një “lule e heshtjes/ i jep jetë kujtimit”. Kjo lule e
hapur për të gjithë ne, aspak e mbyllur brenda qenies së vet, e këndon
tipin e poezisë së hapur.
Në tri ciklet e para “Plagë kohe”,
“Plagët e kallura” dhe “”Portë e dhembjes”, të librit “Shtrezë në vetulla”, li-
rika shtrihet së jashtmi, kah historia,
tragjikja nacionale, miti, kujtesa; poezia më nuk ligjëron për botën e
brendshme të folëses lirike, nuk është
ligjërim i një subjekti, po i shumë subjekt-objekteve, kur poezia hibridizohet, si do të shprehej Bahtin. Lirika e
tillë nuk rri i veçuar a e pashoqëruar
me subjekte, ngjarje, bëma... të fton ta
hedhësh shikimin së jashtmi, kah
hapësirat e pamatshme të atdheut, kah
kohët e mitit apo kah ato historike, kah
bëmat sublime apo kah emblemat e
qenies sonë.
Dy ciklet e para e kanë të përbashkët
njësinë kuptimore -figurative plagë.
Edhe cikli i tretë “Portë e dhembjes”
përafrohet si kapitull tragjik më vete i
kësaj tërësie poetike e ku këndohen,
me nota paladike, figurat sublime të
idealitetit tonë nacional e krijues ((Dr.
Ibrahim Rugova, Ushtari i Atlantikut,
Mikut tim poet, (Lasgush Poradeci,
poeti Din Mehmeti, Luftëtarët e lirisë, Gonxhe Bojaxhiu, Agim Deva,
Legjendari i Dukagjinit). Posi te Jezusi, protagonistët lirikë të këtij libri
preken nga Shigjeta e Shenjtë, nga e
cila shkaktohet plaga e shenjtë, vuajtja e shenjtë... Shigjeta e Shenjtë, si
një elipsë arti, e kësaj plage, shtrihet
nëpër të gjithë ciklet.
Rrjeta asociative zgjerohet me figurat
tjera, si zemër, dhembje, vuajtje, gjak
etj. Zemra dhuron sakrificën e saj pa
kushte...për lirinë dhe dashurinë.
Dhuron etikën sublime të jetës. Kudo
gjendet fjala zemër (aty ku gjendet
qendra simbolike e të gjitha ndjesive,
lumturisë dhe hidhërimit, por edhe si
vatër simbolike e dashurisë, guximit
etj). Zemra bëhet simbolikë e ndjenjave tona, figurë e moralit jetësor, figurë e besimit të thellë e të devotshëm... Folësja lirike ende numëron
pika gjaku nëpër damarët e prerë të
vetëflijimit sublim, kurse nga vargjet
ende pikon gjak, tutje plagës i ka hije
qëndisma me gjak lirie; mandej poetja, shqiptueshëm, na i jep dy vargje
antologjike, që shënjojnë mitin tonë
të kryengritjeve, të kryengritjeve të
shpirtit, të zemrës e të alemit e polemit
tonë:
për çelësin në qafë të gjarprit
gjaku më fryhej
Këtë ndjesi, së thelli, mund ta shqiptojë vetëm gjuha e poezisë. Libri nis
me “hartën e zemrës” për të ligjëruar
për këto të vërteta të epërme të qenies
sonë, të vetvetes, identitetit:
në hartën e zemrës sate
flet loti, malli, dashuria, zjarri
në pentagramin e thyer te jetës sime
Për poeten, poezia ka trupin e saj, pra
strukturën e saj, por ka edhe shpirtin
e saj, siç janë shkronjat: (“Me sytë tu/
thur vargun lirik/ çdo shkronjë më
dhemb”). Kujtesa dhe shkrimi janë një,
përbëjnë një njësi, një gjë-temë të vetme, një të qenë të pandashme, një
lidhje të ngushtë ndërmjet figurashtemash-gjërash...
kujtimi, që takohet
me kullën, fjalën, lumin, valën
3. Nunosja lirike e erosit, vetmia e vetmisë
E kur është e mbyllur, kjo lirikë bëhet
intime, flet për plagët personale, për
lëndimet e vetmisë e të pritjes, për
ëndrrat që nuk u vunë në jetë. Atëherë
ndodh të këputet mu në mes, aty ku
gëlojnë mëkati, e keqja, mërzia... këputet vetë bukuria, çfarë na sugjeron
tufëza poetike e ciklit “Ti lumi im”.
Është ajo situatë poetike-shpirtërore,
kur folësi lirik mbyllet brenda vetes.
Prandaj të duket sikur edhe poezia
merr trajtë të mbyllur, nga pak hermetike, e shqiptuar si puro-lirikë. Te tipi i
këndimit të tillë poetik ka vetëm dy
subjekte,Ajo/Ai, gjithnjë në kontekstin e erosit:
Ti/Orfe/emrin e Artemidës/do ta shikosh brenda kllapave
Forma e tillë e mbyllur, intime, e kërkon
të orientuarit në vetvete, tek vetja,
kurse një Unë në këtë cikël (e folëses
lirike) del e dyfishuar - si një qendër e
universit (“Yllin në zemër/ Univers, në
kosmos”). Teksti i tillë, krejt personal,
pleks lirizmin, intimen, një nunosje
emotive, të sinqertë: si Gjëmim kënge,
Baladë dashurie, Zog i ëndrrës. Situatat e tilla shfaqen si dashuri e heshtur, lot i dashurisë, mall që gërryen
shpirtin, dhomë memece, botë
gënjeshtare, çast që kafshon, vargje
pa zë, e, mbi të gjitha, si vetmi e vetmisë. Së këndejmi, nuk ka se si tipi i
këndimit të tillë lirik, të mos e strukturojë realitetin tonë artistik krejtësisht
të ndryshëm nga realja, figurat poetike na dalin mbireale (surrealiste), fantastike (“brenda shpirtit/ rritet loti/ e
bëhet lum”; “merrmë në zemër/ të lahem në Liqenin e jetës”; “e fjalët i
mbyll/ në dhomën memece”; “Edhe
kur mungon/ flet hija jote”; “sytë e
heshtjes”; “kutia e harresës” etj). Nga
prizmi i tillë, Shahbaze Vishaj na del
poete e sojit të krijueseve kokëfortë,
që e konsiderojnë se Veta e Parë, një
Unë, është e domosdoshme për poezinë. Pa këtë vete personale poezia as
që mund të ekzistojë! Kështu është
menduar që në lashtësi, kështu mendon edhe kjo poete, e kësaj lagjeje të
ortodoksisë lirike. Lirika, e ruan kështu amshueshmërinë e vet, e projektuar nëpërmes fokusit sensual, sensitiv,
emotiv; ky është një diskurs erotik –
një Unë me Tjetrin ose pa Të; mandej
shfaqet diskursi intelektual – folësja
9/ E Diel,
19 shtator 2010
nacional
ESSE
Debati
Kur të vegjëlit e luajnë rolin e
të mëdhenjve
“Ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin për të panjerëzishëm. Kur antikombëtari e akuzon kombëtarin për antikombëtarizëm. Kur kiçletrari gërmazet
duke pohuar se posedon vlera të larta artistike. Kur hiq politikani, thotë se është politikan, e ata që janë të dëshmuar, nuk dinë gjë…”
Nga Nazmi Lukaj
Njerëzit e mëdhenj të kombit e të penës janë bërë të tillë jo pse
Zoti i ka krijuar të mëdhenj, por ata të tillë janë bërë me punën e
tyre. Ata, madhështinë e vet, veç me punën e tyre, e kanë arritur
edhe për një vyrtyt tjetër: kurrë nuk janë marrë me njerëzit e vegjël, të cilët, duke iu penguar madhështia e të mëdhenjve, gjithmonë kanë bërë përpjekje që madhështisë së tyre t’i dalin në pritë
me vogëlsinë e vet njerëzore dhe shpirtërore. Duke vuajtur që
janë të vegjël përballë të mëdhenjve, të vegjëlit gjithmonë kanë
sulmuar të mëdhenjtë për gjërat e vogla. Se të vegjëlit ngjiten si
rriqërat pas vogëlsirave të të mëdhjenjve. Ndërsa të metat e mëdha
të vetat kurrë nuk i kanë pasur parasysh. Sikur ato për ta kurrë
nuk kanë ekzistuar. Edhe pse për të gjithë kanë qenë botërisht të
njohura. Dhe pikërisht për t’i mbulur të metat e veta të mëdha,
kanë atakuar të mëdhenjtë. P.sh., në fushën kombëtare kanë pasur njëqind të meta. Kjo s’u ka penguar, dhe kanë dashur të
nxjerrin të meta të tilla tek ata që s’e kanë pasur asnjë të tillë. Të
vegjëlit në fushën e letërsisë, që kanë krijuar vepra të pavlera, kur
kanë folur për letërsinë, kanë trumbetuar më të madhe ndonjë të
metë fare të vockël në veprat e nivelit të lartë artistik të shkrimtarëve të mëdhenj. Se të vegjëlit shumë shpejt i hetojnë gjërat
e vogla. Për arsye se gjërat e vogla ua mundëson t’i vërejë më
shpejt se të mëdhenjtë -vogëlsia e tyre. Në jetën politike, ata që
s’ua mban mend kush kurrë ndonjë sukses politik, u vërsulen
atyre që kanë shënuar suksese të mëdha në këtë fushë. Të vegjëlit, edhe kur rastësisht marrin ndonjë post që s’përputhet me
vogëlsinë e tyre, sillen si mbretër. Më lehtë është të flasësh me
kryetarët e shteteve, se sa me ta. Se vogëlsia i bind se janë shumë
të mëdhenj. Po ashtu, edhe në gazetari ndodh kjo: do hiq gazetarë,
duke e parë se u mungon afiniteti për të qenë të nivelit të
gazetarëve të mëdhenj, u turren atyre si qentë. Veç që nuk bëjnë:
Ham!Ham! Për t’u bërë të mëdhenj, shpifin gjithçka. E bëjnë këtë
edhe për një arsye tjetër: kanë krijuar rrejshëm emër në gazetari,
dhe sapo ta shohin se janë larg afinitetit të të mëdhenjve, ia nisin
ham-hameve të tyre, për t’i eliminuar nga konkurrenca. Ham-hamet
kurrë s’i ndalin. Se qysh kur ia kanë nisur këtij profesioni, shkallëve të tij janë ngjitur me ham-hame. Në të gjitha periudhat, me
ham-hame, janë mbajtur në gazetari. Ham-hamet s’i ndalin, deri
në frymën e fundit të jetës. Siç nuk e ndalin as qentë turrin, kur
njerëzit ikin prej tyre. Kjo ngjet edhe në shkencë. Edhe…Edhe në
vetë jetën e përditshme. Prandaj, ndodh që ai që kurrë s’ia mban
mend kush një bëmë të mirë për kombin(ose kush s’e ka vënë
kurrë në shpatull të pulës për këtë çështje)-ta atakojë rëndë kombëtarisht tjetrin, që tërë jetën e ka vënë në shërbim të tij.
Ironike është kur antinjerëzori sulmon njerëzorin për të panjerëzishëm. Kur antikombëtari e akuzon kombëtarin për antikombëtarizëm. Kur kiçletrari gërmazet duke pohuar se posedon vlera të
larta artistike. Kur hiq politikani, thotë se është politikan, e ata që
janë të dëshmuar, nuk dinë gjë… Kur, me një fjalë, askushat, duke
dashur të bëhen faktorë të mëdhenj, ngjiten pas vogëlsirave të të
mëdhenjve, dhe ato duan t’i bëjnë të mëdha, duke u dhënë epitete
negative, sipas qejfit të tyre, sipas mendjes së tyre idioteske, për
xhelozi etj. Mirëpo të vegjëlit, sado që duke dashur të bëhen të
mëdhenj në përpjekjet e tyre për t’u marrë me të mëdhenjtë,
opinioni i mban mend hiq më shumë se 24 orë. Dhe, për kaq kohë,
do ta shprehë ohin e vet për mjerimin njerëzor të tyre. Për mjerimin shpirtëror të tyre. Dhe qeshin me përpjekjet e tyre si me Don
Kishotin. Të këtillët, për opinionin mbesin donkishota, ashtu si
janë në të vërtetë. Këtë të vegjëlit nuk e dinë. Prandaj, pasi t’i
sulmojnë të mëdhenjtë, të vegjëlit sillen si të ishin edhe vetë të
tillë. Se të vegjëlit nuk kanë asnjë fije ndërgjegje. Për shkak të
kësaj mungese që kanë, nuk e masin fjalën fare. Ofendojnë,
denigrojnë…gjithçka bëjnë duke pandehur se opinioni do t’u
thotë: “Aferim, valla, shkatërruar e keni filanin!”. Por, s’u thotë
kush, se opinioni i njeh të mëdhenjtë, ashtu siç i njeh të vegjëlit.
Prandaj, të vegjëlve kurrë s’ju jep rëndësi se ç’thonë.
Të mëdhenjve, opinioni gjithmonë ua vlerëson me respekt angazhimin e madh në fushat ku kanë vepruar e veprojnë. Të vegjëlit nuk ndalen vetëm me kaq: kur nuk i lavdëron askush për
atakimet që ia bëjnë të mëdhenjve, mbledhen e me shpirtin e
vogël sa të miut, i vazhdojnë ham-hamet për të mëdhenjtë. S’merret
vesh kush hamamkos më tepër prej tyre. Në anën tjetër, të mëdhenjtë vazhdojnë punën, pa u marrë për asnjë çast me të vegjëlit.
Se ata nuk janë edhe rastësisht të mëdhenj. Por, edhe janë të
vetëdijshëm se “qentë nuk bën bën të gjuhen me gurë kurrë, se
humbin kohë dhe nuk e realizojnë misionin që ia kanë parashtruar vetes në të gjitha lëmenjtë”. Se të mëdhenjt prej të vegjëlve i
dallon, përveç punës, edhe vetëdija dhe shpirti. Të mëdhenjve u
ka ardhur gjithmonë keq për të vegjëlit. Dhe u vjen gjithmonë pse
janë të vegjël. Vogëlsinë e tyre e përjetojnë me dhimbje. E zhurmën që e bëjnë të vegjëlit, e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë
si një krrokamë që shfaqet dhe zhduket. Jo se përpiqen ta zhdukin vetë. Por atë krrokamë e zhduk opinioni, se e di se të mëdhenjtë janë të mëdhenj. Se e di se vetëm të mëdhenjtë mund t’i
kontribuojnë kombit në të gjitha fushat. Për të vegjëlit, opinioni
është i vetëdijshëm se ata s’kanë takat, as nuk dinë t’i ndihmojnë
këtij. Madje, nga padija, sado që shpirti mund t’ua dojë kombin,
i bëjnë dëm. Se nuk dinë. Zoti i mëshiroftë edhe të vegjëlit! Së
paku, që t’ua zgjojë vetëdijen që ta kuptojnë se janë të vegjël.
Shumë të vegjël përballë të mëdhenjve…
Për librin “Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan”, të Begzad Baliut
Fjalët janë edhe më të qëndrueshme se gurët
“Në këtë vepër studiuesi Begzad Baliu ka trajtuar problemin e standardizimit të toponimisë së Kosovës, duke e parë atë si një dukuri historike. Autori i këtij libri
është onomasticien. Ai sjell disa koncepte të tij mbi standardizimin e toponimisë në Ballkan si rrjedhojë e kërkimeve historike, gjuhësore e kulturore. Autori ka
sjellë një sintezë, e cila në të ardhmen mund të përdoret si një material shumë i rëndësishëm për të nxjerrë përfundime që kanë të bëjnë me çështje gjuhësore,
kulturore, etnolinguistike dhe madje politike.“
Nga Dr.Ledi Shamku-Shkreli
Do të flas shkurt, pasi punimi që sot kam ëndjen dhe përgjegjësinë të paraqes. Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, meriton të ketë dëgjues me interes të freskët dhe ky interes duhet të
shkojë tek autori i tij, Begzad Baliu. Meriton përqendrim ky punim,
pasi ai ngacmon njëherësh dy vlera njerëzore: dijen dhe vetëdijen.
Dija kërkon vëmendje, kurse vetëdija lyp vetëdijesim, dhe pikërisht këtij vetëdijësimi, jetik sot për gjendjen tonë, dua t’i mëshoj
në fjalën time. Male të banuara prej shekujsh dhe ndër shekuj të
përshkruara; vise (apo vêse – homazh Çabejt për këtë fjalë) v êse
pra, që sot, paçka se në heshtje tekanjoze, janë skena të mundimeve njerëzore, të atyre njerëzve që aty deshën të punonin, të
strehoheshin ase të mbijetonin. Shpesh thuhet se këta njerëz
nuk na lanë ne pasardhësve dëshmi të shkruara që të ushqenin
kujtesën dhe kulturën dhe qytetërimin e tyre. A thua dëshmi të
tilla priten me u gjet veç të shkruara, veç në libër apo “në berk”?
Etnia jonë, në orvatje për t’u orientuar në hapësirë, për të sunduar e përdorur truallin, u dha emra trojeve. Maja, pllaja, liqêj e
lumej, shêna, theqafje, forcé e mandej kështjella, zona ndeshtrashash e zona të kultivuara, morën ksisoj nga një cilësi, dhe
gjithë së bashku përftuan: nomen omen – thonin të lashtit. Me
fjalë të thjeshta, skatragjyshët tanë thanë dikur: “Ti ujë vrulltak
ke me u quejtë Lumbardha (apo Bistricë?!), mballomë e mbrapsht
kjo e dyta. Punimi i Begzad Baliut na e ftillon mjaft mirë këtë
ontogjenezë). E mandej ti tokë që si për habi shfaqesh kaq e
shtrirë fill pas një mali e buzë një deti, kë me e quejtë Fushëgjanë
(siç e pat ndi ndër malsorë të zbritun Gazulli ynë) (apo quhet
Velikapolje a Velipojë?! Le të pyesim studiuesin Baliu)”. Kështu
pra i emërtuar një nga një trojet e veta, e fill pas kësaj i emnuan ,
i thirrën për emër. Dhe qysh nga ai moment lumi e fusha e mali e
gjithçka tjetër , u bënë të afërt për ta ; nuk ishin më pjesë e
natyrës së huaj e anonime , por u bënë domen i hapësirës vetanake. U bënë pra truall i kësaj bashkësie. Ja pra që emërvendet
për shekuj u shndërruan në rojtarë të kohës së shkuar, të kujtesës
së ngjarjeve vendase, të sakrificës e të mundit të njerëzve që
s’do ta shohin kurrë veten të cilësuar në librat e historisë, porse
ciceronet e tyre të sotëm vijojnë me qenë toponime. Të tjerësosh
ciceronët domethënë të tjetërsosh historinë. Me të drejtë Çabej
thoshte se toponimet janë pasuria më e çmuar që ka sot gjindja
shqiptare. Ky studim i Begzadit u kushtohet, madje u përkushtohet këtyre ciceronëve. Dhe mundohet të hedhë dritë si mbi tanësinë, ashtu edhe mbi grimasat e tyre. Me tanësi kam parasysh atë
sistem binar diakronik që pranëvë toponimin zyrtar dhe atë popullor, që rreket të gjejë pikëpremjen mes mitit dhe shkencës, duke
i lënë natyrisht edhe mitit edhe shkencës vendin e vet. Dhe ky
punim e ofron bukur mirë këtë vlerë. Me fjalë të tjera, unë gjykoj
se autori i tij për këtë çështje i përmbahet metodës së lëvdueshme
që themeluesi i toponomastikës shqiptare, dom Nikoll Gazulli, e
formuloi qartë duke thënë se “dieja mbi emna vendesh e mbi fise
të Shqipënisë sodë mbështetet ndë gojëdhanë (folklore) por me
Toponomastikës, mund të ket nji perforcim të mjaftueshëm”.
Ndërsa me grimasa kam parasysh vëmendjen e veçantë që zënë
në këtë studim fjalëformimi i toponimeve, prapashtesat e tyre si
dhe homogjenizimi përfundimtar që u jepet – punë mjaft delikate
kjo e fundit, për të cilën Baliu nënvizon me të drejtë se “duke
qenë toponimi i ndërtuar mbi një strukturë shumështresore gjuhësore dhe jogjuhësore, ai nuk përputhet domosdo me gjuhën
letrare, as kombëtare”. Dhe në fakt, po të shihet sot me sy kritik e
rivlerësues homogjenizim i toponimisë në Shqipëri, vërejmë se
sanksionime ke qenë kanë disociuar sintagma të përngjitura prej
dorës së kohës e mandej i kanë rrafshuar ato si bie fjala Vadêjsi u
bë Vau i Dejës, duke rishfaqur nyjën, duke lakuar veç e veç gjymtyrët e sintagmës e duke asgjësuar hundoren. Pra duke fshirë në
çast kujtesën e shekujve, pasi Deja nuk është më Deja dhe nuk
ruan më asnjë continuum me Danjën e kahmotçme .
Patriotizmi i shëndetshëm që përshkon gjithë studimin e Begzad
Baliut, përveçse nga kriteret e qëndrueshme shkencore, sigurohet në dorë të parë edhe nga bërthama filozofike e punës së tij.
Kjo bërthamë lidhet me konceptimin progresist që ai sjell për
rëndësinë e qëmtimit dhe rindërtimit të toponimeve tona. Dhe kjo
rëndësi nuk i blatohet më vetëm qerthullit tonë të ngushtë kombëtar, por, duke cituar autorin “gjithë këtë pasuri gjuhësore,
kulturore dhe historike ne do t’ia falim një ditë Europës së re, pasi
ajo është simotra etnokulturore e antikitetit evropian”. Kjo do të
thotë të punosh njëmend për të ardhmen. Historia e gjuhëve dhe
kulturave është historia e integrimit të tyre.
* Qendra e studimeve albanologjike, Tiranë
nacional
10/ E Diel,
DOSSIER
19 shtator 2010
Si i analizonte CIA zhvillimet në Shqipëri, në rast të një grushti shteti të suksesshëm
Si lindi CIA, plaforma e saj antikomuniste
“...Truman bisedon me këshilltarin e tij, Risemman dhe diskuton, gjatë, krijimin beftë të CIA-s.18 janar. Urdhri ekzekutiv u shndërrua në një letër instruksioni për
Sekretarin e Luftës dhe atë të Marinës. Letra, teknikisht, nuk themelonte CIA-n, por autorizonte 3 sekretarët: Të Luftës, Shtetit dhe Marinës, të formonin një Grup
Qendror Spiunazhi, nën mbikëqyrjen e një drejtori të Spiunazhit Qendror dhe të ndihmonte autoritetin e Spiunazhit Kombëtar ( NIA) ( Po aty)
Kishte lindur CIA, kjo kështjellë e luftës kundër perandorisë së djallit të kuq, komunizmit, të drejtuar nga Moska, por që kishte kërrusur edhe Tiranën.”
Nga Robert Papa
Shtypi amerikan nuk e harron Shqipërinë
“Në fund të fundit, Shqipëria mbetet një vend
primitiv, i distancuar nga Rusia nga toka dhe
deti. Por, për shkak se jugosllavët dhe grekët
duket të paaftë për të arritur një marrëveshje,
qeveria e dobët kukull e këtij vendi me shumë
mundësi do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi. Nga
informacione konfidenciale, atje po ndodh një
maskaradë e vjetër ballkanase. Misione sekrete
të çdo fuqie thuhet se vijnë vërdallë nëpër fshatra, secili i angazhuar me intriga të veçanta. Ndër
këto misione sekrete thuhet se gjenden mes të
tjerash dhe operativë të CIA-s. Kjo ndodhte dhe
në të shkuarën në Ballkan, ku mbreti rrëzonte
diktatorin dhe regjenti pasonte tiranin, megjithatë sot piketat janë aq të larta sa një gabim do të
ishte i pakorrigjueshëm. Për sa i përket ndihmës
së dy vendeve fqinje, mua më duket se Shtetet e
Bashkuara të Amerikës duhet të këmbëngulin
ende në një marrëveshje greko-jugosllave, që
do ta shndërronte secilin nga vendet më të forta
për ti rezistuar Moskës. Që të dyja këto shtete
kanë popuj krenarë dhe të ndjeshëm për një sërë
arsyesh ndaj një ndërhyrjeje amerikane. Por të
lejosh përplasjet e së shkuarës të qëndrojnë në
mes të rrugës si pengesë për të arritur edhe një
marrëveshje sado të vogël, është një marrëzi e
pakonceptueshme që i hap rrugë katastrofës,
kur kjo e fundit nuk është e nevojshme. (Athinë,
17 tetor 1950, Washington Post, ribotuar te
Ballkan)Gjatë Luftës së II Botërore, Gjeneral
Majori Reinhard Gehlen, ishte pjesë e Shtabit të
përgjithshëm, dhe drejtoi Njësinë Lindore të
Ushtrive të Huaja. Gehlen filloi të mendojë të
dorëzohej te amerikanët nga vjeshta e vitit 1944.
Nga fillimi i marsit 1945, një grupim i oficerëve të
tij, hodhën në mikrofilma zotërimet e tyre në
Bashkimin Sovjetik. I paketuan filmat në vazo të
çelikta dhe i varrosën në Alpet austriake. Uashingtoni nuk i kishte djegur urat me Berlinin. (Në
vitin 1991, Departamenti Amerikan i Drejtësisë,
deklasifikoi dokumente sekrete që tregonin se
300 kompani amerikane, vazhduan biznesin në
Gjermani edhe gjatë Luftës së II Botërore.
Më 22 maj, 1945, Gehlen dhe oficerët e tij madhorë, iu dorëzuan CIC (Korpusi Anmerikan i
Kundërzbulimit). ( Federation of American Scientists, 26 nëntor, 1997)
U formua Gehlen Organization, në fakt ishte
paraardhësi i Shërbimit Sekret të RFGJ-sh,
BNDF- e njohur, formalisht, në vitin 1956, dhe e
drejtuar nga Gehlen, deri sa doli në pension, në
vitin 1968. Gehlen Organization , filloi në vitin
1945, me 350 agjentë, që ishin liruar nga kampet
e internimit dhe u vendosen në Malet Spessart
në Gjermaninë Qendrore.
Kur stafi shkoi 3500 vetë, Gehleni e spostoi
qendrën afër Pullach, në jug të Munihut, me
emrin e pafajshëm, “ South German Industrial
Development Organization.“ Nga fillimi i viteve
50-të, organizata kishte 4000 specialistë spiunimi ne Gjermani ( shumica ish- nazistë dhe SS) i
dhe 4,000 spiunë në kampin socialist të bllokut
sovjetik.
propagandën e zezë kundër komunistëve ( Ngrica. R.Papa. fq 48)
Truman ishte aktiv. Një mbrëmje i telefonoi sekretarit të Departamentit të Bujqësisë, për të dërguar më shumë grurë në Itali. CIA e dërgoi grurin në Itali dhe e shpërndau me makina që kishin
stampat e partisë kristian demokrate. Kristian
demokratët fituan 307 vende nga 574. Sekretari i
Shtetit, kërkon një plan kundër komunistëve në
Europë. Truman urdhëroi CIA-n të ishte aktive
në:“propagandë, luftë ekonomike, sabotazhe,
masa evakuimi, mbështetje të rezistencës, gueriljeve dhe mbështetjen e elementeve anti-komunistë.“ ( Po aty)
Si e analizonte CIA gjendjen në vitin 1952 dhe
zhvillimet e mundshme në Shqipëri, në rast të
një grushti shteti të suksesshëm !
Në vitin 1949, CIC e kaloi kontrollin e Gehlen te
CIA. Agjentët e tij, rekrutuan dhe trajnuan
agjentë nga Europa Lindore dhe i dërguan në
operacione klandestine. Në vitet 50-të, CIA u
përpoq për një grusht shteti në Shqipëri dhe
Gehlen rekrutoi emigrantë shqiptarë në Egjipt,
Greqi dhe Itali, duke i stërvitur në Qipro dhe
Maltë, por afro 500 agjentë të tij u kapën dhe u
vranë. Me operacionin “ Sunrise“, afro 5000
anti- komunistë nga Europa Lindore dhe Rusia,
u trajnuan për misione operacionale në kampin
e Oberammergau në vitin 1946, nën komandën e
gjeneralit Sikes dhe gjeneralit SS Burckhardt.
Amerikanët tmerrohen nga torturat e sigurimit
shqiptar, ndaj“sabotatorëve“ të Maliqit. Vezë të
ziera, shkulje të thonjve, thyerje kockash. Të
gjitha këto tortura, mizore, diplomati amerikan
në Tiranë , Henderson, ia raporton Uashingtonit. Sipas raportimeve të Hendersonit, që i kam
gjetur në vitin 1997 në arkivat e departamentit,
regjimi komunist, kërkon të ndyjë emrin e Misionit Amerikan në Tiranë, sikur, gjoja, kishte organizuar dështimin e tharjes së kënetës së Maliqit. Ai njofton se :
“ Hoxha don të justifikojë dështimin e tharjes së
kënetës.“( Ngrica. R.Papa, fq 123)
Hoxha tregohet inatçor, por mbase realist. Me
çdo kusht, synohet që Fultz të mos lejohet të
largohej nga Shqipëria, sepse shpallet i
padëshirueshëm. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Moskë, i famshmi, Kenan, njofton Departamentin Amerikan të Shtetit se “ Bashkimi
Sovjetik, po luan prapa skenave në Shqipëri.“
(Po aty)
Fultz ishte agjent i OSS. Truman, nuk kishte
besim te spiunazhi, ndaj vendosi ta shkrinte OSS,
me urdhrin ekzekutiv 9621. Degën e Kërkimeve
dhe Analizave e kalon te Departamenti i Shtetit,
ndërsa Spiunazhin Klandestin, e çon te Departamenti i Luftës. Presidenti Truman, i shkruan
sekretarit Byrnes: “Ju jeni përgjegjës për ngritjen e një grupi ndërdepartamentesh, për të
krijuar një program të huaj“( R.Papa .Ngrica, fq
124)
Në dhjetor të vitit 1944, Drejtori i FBI-së, i përjetshmi kontradiktor, Hoover, kishte propozuar,
pa droje, një Sistem Spiunazhi Ndërkombëtar,
nën drejtimin e hekurt të FBI-së. Pas vendimit të
Trumanit, për tí hapur rrugë krijimit të CIA-s,
Hoover, kërkoi që në Amerikën Latine të ngarkohej vetëm FBI-ja dhe jo CIA e ardhme. Truman
nuk ishte dakort. ( Po aty)
Sekretari, Byrnes, ishte veprues, jo vetëm me
Moskën, por dhe me Tiranën. Ai, pati një rol, jo
të vogël ,në krijimin e CIA-s. Në janar të vitit
1946, kthehet nga një vizitë në Moskë dhe pranon urdhrin e presidentit për krijimin e CIA-s.
6 Janar. Byrnes, takon nënsekretarin e Luftës,
Royall, në apartamentin e tij në Hotel Shoreham.
12 janar.Truman bisedon me këshilltarin e tij,
Risemman dhe diskuton, gjatë, krijimin beftë
të CIA-s.18 janar. Urdhri ekzekutiv u shndërrua në një letër instruksioni për Sekretarin e
Luftës dhe atë të Marinës. Letra, teknikisht,
nuk themelonte CIA-n, por autorizonte 3 sekretarët: Të Luftës, Shtetit dhe Marinës, të formonin një Grup Qendror Spiunazhi, nën
mbikëqyrjen e një drejtori të Spiunazhit Qendror dhe të ndihmonte autoritetin e Spiunazhit
Kombëtar ( NIA) ( Po aty)
Kishte lindur CIA, kjo kështjellë e luftës kundër
perandorisë së djallit të kuq, komunizmit, të drejtuar nga Moska, por që kishte kërrusur edhe
Tiranën.
Truman, njihet si themeluesi i CIA-s dhe Këshillit
Kombëtar të Sigurisë. Aksioni i parë klandestin
i CIA-s, urdhëruar nga presidenti, ishte Italia.
Trumani i trembej një fitoreje të komunistëve në
prill 1948. CIA dhe NSC , përpiluan, kujdesshëm,
një plan aktiv propagande kundër komunistëve,
pasi presidenti firmos një luftë psikologjike. CIA,
mes ligjeve të kongresit, u ngarkua për aksion
dhe mori 10 milione dollarë për fushatën elektorale në Itali. Disa milionë dollarë, iu dhanë, në
mënyrë sekrete, kryeministrit de Gaspari, për të
financuar kristian demokratët. Disa milionë dollarë shkuan për fushatën e medias, që të hapnin
“1. Në Shqipëri ka pakënaqësi në masë të gjerë
ndaj regjimit aktual. Edhe brenda vetë qeverisë
dhe Partisë Komuniste Shqiptare ekziston një
humbje besimi në terma afatgjatë të regjimit,si
dhe një ndjenjë në rritje e pasigurisë personale.
2. Aktiviteti i rezistencës në Shqipëri është shtuar gjatë vitit të kaluar,pjesërisht si rezultat i
aktivitetit në rritje nga elementët e emigruar,disa
prej të cilëve të mbështetur nga qeveritë perëndimore. Zërat dhe raportet për plane përmbysjeje të regjimit të Hoxhës kanë qarkulluar gjerësisht. Pjesa më e madhe e shërbimeve të inteligjencës europiane, përfshirë ato të BRSS dhe
Shqipërisë, janë të ndërgjegjshëm për lidhjet e
emigrantëve me qeveritë përëndimore dhe me
shumë mundësi besojnë që është në zhvillim e
sipër ndonjë lloj plani për përmbysjen e regjimit
të Hoxhës.
17. Çdo regjim i ri në Shqipëri, pavarësisht nga
lidershipi i tij, orientimi apo mbështetja nga
jashtë,do të përballej me probleme të brendshme
të konsiderueshme,por jo edhe të pazgjidhshme.
Nëse lidershipi i ri do të ishte i fortë dhe
kompetent,njerëzit në përgjithësi do ta përkrahnin atë. Regjimi i ri do të kërkonte jo vetëm
mbështetje politike dhe ushtarake,por gjithashtu edhe mbështetje të vazhdueshme ekonomike
nga Perëndimi,me shumë mundësi nga Shtetet e
Bashkuara. Nëse fuqitë kryesore perëndimore,
dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara, do të
shpallnin dhe përmbushnin synimin për t’i siguruar mbështetje politike dhe ekonomike regjimit
të ri, mbështetja popullore në Shqipëri do të ishte e pritshme gati me siguri.
18. Pak kohë pas instalimit të regjimit të grushtit
të shtetit, orientimi i tij i saktë politik do të varej
nga personalitetet që do ta kontrollonin atë dhe
nga marrëdhënia e tyre me Perëndimin. Siç u
përmend edhe më sipër, Jugosllavia, Greqia dhe
Italia do të përpiqeshin të gjitha të fitonin ndonjë lloj pozicioni të veçantë ose dominance. Grekët
me shumë mundësi, do të donin një status special për Epirin e Veriut. Italianët ndoshta do të
kërkonin rivendosjen e disa prej koncesioneve
të tyre ekonomike të paraluftës dhe gjithashtu,
një rivendosje graduale të pjesshme të influencës së tyre politike të paraluftës. Jugosllavët
11/ E Diel,
19 shtator 2010
do të mundoheshin të infiltronin, dhe mundësisht ta dominonin regjimin. Regjimi i ri, si të
gjithë regjimet e mëparshëm të Shqipërisë, do të
kishte nevojën e mbështetjes dhe mbrojtjes aktive të një fuqie më të madhe. Sjellja e saktë e tre
fqinjëve të Shqipërisë do të ndikohej nga gjerësia e zotimeve të Shteteve të Bashkuara kundrejt regjimit të ri.“ (Drejtoria e Përgjithshme e
Arkivave, Arkivi Shqiptar, nr. 1-2, Viti VII, 2009,
Tiranë)
Thuajse, 500 prej atyre që desantuan , u vranë
nga forcat shqiptare të ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve. Nga forcat e Sigurimit, u
vranë rreth 1700 vetë. Grupi i fundit zbarkoi në
Shqiperi në 1 majin e 1953. Në krye ishte, “
Robin Hudi“ shqiptar, Hamit Matjani, pa dyshim me heroiku nga desantët.. Edhe Matjani ra
në gracken e radio-lojës së Sigurimit, e realizuar
pas tradhëtisë së ish-desantëve të kapur më parë
Zenel Shehu e Xhaferr Mema.
Ka dokumente nga arkivat, ku Qazim Mulleti i
drejtohet Hamit Matjanit të mos pranoni të dilinin në male se kjo ishte “ vetvrasje“.
Ish-drejtori enigmatik i CIA-s, William Colby, do
shkruante se :
“operacioni dështoi, sepse autoritetet shqiptare
kishin infiltruar në organizatat kaotike të emigrantëve dhe lokalizonin vendndodhjen e shumicës se grupeve, pothuajse, që në kohën kur
ata zbarkonin nga deti ose hidheshin, me
parashutë”.
Tradhtia e Filbit nuk ishte e vetmja . Kishte
rrjedhje informacioni edhe nga mjediset Komiteteve të emigracionit shqiptar në Rome. Deshtimin, mbase e pershpejtoi edhe vdekja e me
tradhëti në 3 tetorin e 1949 e kreut të “qeverisë
shqiptare në mergim”, Mid’hat Frasheri. Rreth
vdekjes mister ekziston edhe nje variant i vrasjes
(shkaktimit te infarktit nëpermjet ilaceve apo
gazit nga agjentët e KGB-së). Nga të arratisur
në New York, mësova se kafen e fundit, Frashëri
e ka pirë me Abaz Ermennjin. Ai u gjend i vdekur nga një atak zemre, kur Kim Filbi udhëtonte
për në New York me anijen “Coronia”.
Në kampin e emigrantëve politikë në Itali, amerikanët i kërkuan Qazim Mulletit, tù fliste disa shqiptarëve që do hidheshin si desantë kundër
Hoxhës. Pas takimit, Mulleti është mbajtur 3 muaj
në burgun e kampit. Pse?! Ish-prefekti i Tiranës,
familja e të cilit, deri në vitin 1949, ishte mbajtur
në Tiranë, falë lidhjeve me Myslym Pezën, pasi
i kishte pyetur nga ishin, dhe kur kishte mësuar
se ishin të gjithë katundarë, shumica injorantë,
u ka thënë:
“Shkoni e dorëzohuni dhe shkoni te familjet
tuaja. Po të dojë Anglia dhe Amerika ta heqë
Hoxhën dërgon forcat e veta e jo ca katunarë si
ju.“ ( Intervistë me nipin e Mulleti, Tanush Mulleti, Fokus nga Robert Papa)
Kur familja e Qazim Mulletit, u internua në kampet e Lushnjës, Mulleti ka dërguar njerëz për të
marrë djalin dhe gruan, por e shoqja nuk linte
dot të jemën, sidoqoftë, Mulleti, gjithmonë u ka
dërguar ndihma. Si ishte e mundur? Vallë, a i
dimë të gjitha lidhjet e Hoxhës me Romën?! Enigmat mbesin të thekshme, të mjegullta, të largëta
dhe të ftohta. Varri i Mulletit është në Vatikan. A
duhen kthyer eshtrat e tij në Atdhe?! Djaloshi
që luftoi me armë ndaj serbëve, por edhe që
mbajti rendin në Tiranë, duke mos dorwzuar asnjë hebre, e duke shpëtuar shumë komunistë,
që i detyronte të dilnin në mal, pasi merrnin një
letër nga ai, i niste te vëllai i Myslym Pezës, mik
i hershëm i Mulletit. Me letrën e tij, shpëtuan
nga Ramiz Alia deri te Abdyl Këllezi.
CIA punonte, dhe punon e veshur gjoja si zyrtar politik, në zyrat e USIA apo edhe Qendrat e
Kulturës Amerikane.me petkun diplomatik. Zakonisht, 25% në çdo ambasadë janë punonjës
të CIA-s.
“Sot e gjithë Bota e di, si asnjëherë më parë,si
Qeveria dhe Korporatat e SHBA-së , kanë ndërhyrë në mënyrë sekrete, pas vendimit për të
korruptuar politikanët dhe të promovojë represion politik.“ ( Punët e Ndyra të CIA në Europën
Perëndimore. Agges and Wolf, f 17)
DOSSIER
Sipas, këtyre dy ish-zyrtarëve të CIA-s, Agjencia ka mbi 5000 oficerë të specializuar në drejtimin
e operacioneve klandestine. Nga 5435 punonjës të Departamentit të Shtetit nëpër botë, 25%
e tyre janë agjentë të CIA-s.
“Personelit të CIA-s , nëpër botë, gjithmonë, iu
jepet grada e Zyrtarit të Shërbimit të Huaj në
rezervë (FSR) ose staf oficer (FSS).(Po aty, f.31)
Ja si e përshkruajnë , me detaje dhe pa sekrete,
dy ish- zyrtarët, e “ penduar“ të CIA-s , se si
vepronte, fshehtas dhe me ngulmim pasionant,
Agjencia, sa e famshme, aq dhe e frikshme:
“Figura çelës, së paku në sensin operues ne
infrastrukturat e CIA-s; janë të njohura si Shefi
i Stacionit (COS). Zakonisht, e vendosur brenda godinave të Ambasadave të SHBA, duke krijuar dhe shpërndarë një infrastrukturë në vendin e caktuar. Ndikimi i CIA me partitë politike,
shoqatat civile, grupet e studentëve, shtypin,
ushtrinë dhe agjencitë e tjera qeveritare, mund
të përshkruhen si puna kryesore e shefit të stacionit në Qendër... në shumë vende personeli i
CIA gjendet ne seksioni “ politik“ të Ambasadës. Në Gjermani, veprimtaria e CIA,-s, bashkohet midis bazave ushtarake dhe zyrave diplomatike. Në disa vende, ku situata politike ka
mundësi shpërthyese, një zyrtar i CIA, mund të
instalohet si Ambasador.“ ( Po aty, fq 46-7)
CIA, me çdo kusht, donte të fitonte Luftën e
Ftohtë, qoftë edhe me veprime klandestine, apo
edhe vrasje. Qëllimi, justifikon mjetin, ishte thelbi
i çdo lëvizje, e sakaq, ka përdorur njerëz nga të
gjitha kategoritë.
“ Në Azore, ashtu si në Portugali, në Kishën
Katolike, partitë politike, madje edhe në Forcat
e Armatosura, CIA dhe satelitët e saj, punojnë
të krijojnë mjaft kaos për të justifikuar një përpjekje nga të ashtuquajturit, të moderuar, për të
marrë qeverinë revolucionare... Nga 50 punonjës civilë në Misionin Amerikan në Portugali,
rreth 10 janë të CIA. Jo më pak se 10 të tjerë,
punonjës në Lisbonë dhe qytete të tjera... Pa
dyshim, zyrtarët e CIa-s në Ambasadat e tjera të
SHBA, si në Paris, Madrid dhe Londër, kanë
personel të caktuar për operacionin portugez.“
( Po aty, f 66-7)
Ish –zyrtarët e CIA-s, përshkruajnë se si vepron CIA, se si hyn te sindikatat e deri te falsifikimi i lajmeve dhe blerja e gazetarëve: “ Fushatat e Propagandës janë qendrore për të gjitha
operacionet politike të CIA. Këto fushata, përgatisin opinionin publik, duke krijuar frikë,
paqartësi, dhunë, ndarje dhe dobësim. Gazetat,
radio, televizioni, pikturat në mure, posterat,
fletët fluturuese, dokumentet e flasifikuara, të
gjitha- CIA përdor shumë teknika të ndryshme.“
( Po aty. Fq 71)
Në dhjetor, të vitit 1975, vritet në rrugët me kthina të Athinës, diplomati enigmatik amerikan,
Richard Welch, i cili ishte ndihmësi special i
ambasadorit të SHBA-së në Greqi. Organizata
17 dhjetori e vrau, pasi kishte marrë vesh, se
ishte zyrtar i CIA-s. Ai ishte sekretar i Parë i
Ambasadës, por në fakt, sipas Agge dhe Wolf,
ishte shefi i Stacionit të CIA-s në Athinë.
I famshëm, mbetet rasti i Marchettit
Marchetti botoi një artikull më 3 prill 1972, “ The
CIA: The President´s Loyal Tool.“. Ndodhi me
detaje, shpjegonin se agjencia kishte drejtuar
aksione klandestine dhe se grupet e sindikatave dhe të rinjve ishin mbushur me të infiltruar
të CIA-s. Marchetti po kërkonte një botues.
Drejtori i CIA-s, William Colby i kërkoi Gjykatës
Federale të detyronte Marchettin të dorëzonte
dorëshkrimet për një censurë nga agjencia. Shtëpia e Bardhë e dërgoi në gjyq Marchettin,
duke kërkuar t´i censuronte të drejtat e tij nga
Amandementi i Parë i Kushtetutës. Prokurorët,
cituan Aktin e Sigurisë Kombëtare 1974, akt që
mbron burimet e spiunimit nga mos publikimi i
pa autorizuar.
Gjyqtari Albert Bryan thirri më 18 prill Marchettin dhe gjyqi nisi me 15 maj. . Karamessines ishte dëshmitari kryesor i agjencisë, duke thënë se
dorëshkrimet e Marchettit do të komprementonin operacionet e kundërzbulimit. Si shembull ,
ai solli emrin e agjentit të CIA-s, i cili ishte instrumental në kapjen dhe ekzekutimin e Che
Guevarës në Bolivi, megjithatë, Karamessines ,
nuk foli për dy njësitë sekrete MHCHAOS dhe
“Plumbers.” Bryan , pranoi se censura ishte një
pjesë e kontratës me agjencinë. Marchetti u
detyrua tí dorëzonte gjithë dorëshkrimet për
censurë te CIA. Marchetti apeloi. Ai tregoi se
CIA kishte hequr 339 pjesë të librit të tij, duke
pranuar që keto të ishin, 168 pjesë të hequra.
Në apel, CIA fitoi dhe me votat 6-3, Gjykata Supreme refuzoi ta pranonte çështjen.
nacional
CIA ka vepruar, së tepërmi, dhe justifikueshëm, në Itali. Në vitet 50-të, ka shpenzuar
30-50 milionë dollarë në vit, por edhe më shumë
, të financonte programet e saj klandestine në
Itali, për të mos lejuar komunistët të vinin në
pushtet. Sipas një interviste të Viktor Markettit,
Ndihmës i Drejtorit të CIA-s, botuar në Panorama më 2 maj, 1974, lufta kishte qenë , as e thjeshtë ,por as e lehtë.
Sipas Markettit, “ Politika e CIA-s, gjithmonë,
ka qenë financimi e të gjitha partive kundërshtare të komunizmit dhe së pari,partinë Kristian
Demokrate“ ( f 169)
Pyetjes së gazetarit, se si do të reagojë CIA,
sikur Italia të shkojë majtas. Marketti i përgjigjej:
“CIA, gjithmonë, ka një plan të gjendjes së jashtëzakonshme“
Pyetje:Një grusht shteti të ngjashëm, se ai që
solli në fuqi kolonelët në Greqi me ndihmën e
CIA-s, a është kjo e mundshme edhe në Itali?
Përgjigje: Natyrisht!
Pyetje: Shumë , në SHBA, besojnë se veprimet
e CIA-s janë për të përhapur demokracinë.
Përgjigje: Me këtë motivim, ne shkuam të shtojmë pushtetin e qevrisë së korruptuar në Vietnamin e Jugut dhe Korenë e Jugut. Po, ne kemi
synuar të eksportojmë demokracinë, por kemi
eksportuar fashizmin, në vend të saj. Demokracia, është si një besim fetar. Ajo nuk mund të
imponohet. Ajo mund të shpërndahet te ata që
duan ta praktikojnë. Një ditë, unë i kuptova këto
gjera, ndaj vendosa të largohesha nga shërbimi
Sekret.‘( Po aty fq 172-3)
Është e njohur, praktika e CIA-s, për të blerë
gazetarët dhe gazetat me famë, për të fabrikuar
lajme false. Prej kohësh, Rojter, ka qenë nën
ndikimin e CIA-s. Lajmet false botohen ne një
gazetë dhe pastaj iu jepen gazetave të tjera, duke
pasur si burim, gazetën e parë, ose kryesisht,
Rojterin, dhe kësisoj, bëhet fakt, diçka e rremë.
A nuk nisi më 1997, gjithçka në Vlorë, sipas një
lajmi nga Rojter, se SHIKU do hynte natën me
dhunë të studentët? A nuk u hap lajmi i rremë se
Ambasada e SHBA-së në Tiranë , do hapte dyert dhe ambasadorja simpatike, aq kundërshtare,
haptas, ndaj Berishës së ngurtë, zonjusha elegante Lino doli në TV për ta përgënjeshtruar?
Vijon në numrin e ardhshëm
CMYK
nacional
12/ E Diel,
NOBELISTË
19 shtator 2010
Winston Churchill, britaniku më i famshëm i të gjitha kohrave
Winston Churchill
(Çmimi Nobel në Letërsi, më 1953)
“Dy nga veprat e tij më të famshëm, të botuara pas qeverisjes së tij si kryeministër, që i dha famë ndërkombëtare, ishin libri i kujtimeve gjashtë-vëllimësh „Lufta e
Dytë Botërore“ dhe „Historik i popullit anglishtfolës“, një libër historik katër-vëllimësh që mbulon periudhën nga dyndjet e Cezarit në Britani (55 p.e.s) deri në
fillim të Luftës së Parë Botërore(1914).“
Sir Winston Leonard Spencer Churchill (30 nëntor 1874-24 Januar 1965) ishte një politikan britanik dhe burrë shteti i njohur për rolin e tij në
Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Ai konsiderohet gjerësisht si një nga
udhëheqësit e mëdhenj në kohë
luftrash. Shërbeu si kryeministër dy herë (19401945 dhe 1951-1955) . Përveçëse një burrë shteti
dhe orator, Churchill ishte edhe një oficer në
ushtrinë britanike, historian, shkrimtar, dhe
artist. Deri më sot, ai është i vetmi kryeministër
britanik që ka marrë Çmimin Nobel në Letërsi
dhe personi i parë që do të njihet si një qytetar
nderi në Shteteve të Bashkuara.
Gjatë karrierës së tij të ushtrisë, Churchill ishte
dëshmitar i veprimeve ushtarake në Indi, Sudan
etj. Ai u bë i famshëm si një korrespondent lufte
dhe përmes librave bashkëkohorë përshkroi
betejat. Gjithashtu shërbeu për pak kohë në ushtrinë britanike në Frontin Perëndimor në Luftën
e Parë Botërore, në krye të Batalionit të 6-të, në
forcat mbretërore Fusiliers.Në qëndër të skenës
politike, për pesëdhjetë vjet me radhë, ai mbajti
shumë
qëndrime politike dhe poste
qeverisëse. Para Luftës së Parë Botërore, ai shërbeu si Kryetar i Bordit të Tregtisë, Sekretari i
Brendshëm dhe Komandant i forcave detare, si
pjesë e qeverisë Liberale Asquith. Gjatë luftës,
ai vazhdoi të shërbente si komandant i forcave
detare deri në betejën e katastrofike Gallipoli, e
cila shkaktoj largimin e tij nga qeveria. Ai u kthye
si Ministër i Municioneve, Sekretari i Shtetit për
Luftën, dhe sekretari i shtetit për Ajrin. Në vitet
ndërmjet luftrave, ai shërbeu si Kryetar i Thesarit në qeverinë konservatore.Pas shpërthimit
të Luftës së Dytë Botërore, Churchill u emërua
përsëri Komandant i forcave detare. Pas
dorëheqjes së Neville Chamberlain më 10 maj
1940, ai u bë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe e udhëhoqi Britaninë drejt
fitores. Churchill kishte rënë në sy për fjalimet e
tij, të cilat u kthen në frymëzim të madh për popullin britanik, si dhe për forcat aleate.Pasi Partia
Konservatore humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u
bë kreu i opozitës. Në 1951, ai përsëri u bë Kryeministër, para se të dilte në pension në 1955. Pas
vdekjes së tij, Mbretëresha e nderoi me një funeral të lartë Shtëror.
Familja dhe fëmijëria
Lindur në familjen aristokratike Spencer, Winston Leonard Spencer Churchill, ashtu si babai
i tij, përdori mbiemrin Churchill në jetën publike.
Parardhësi i tij George Spencer kishte ndryshuar
mbiemrin në Spencer-Churchill në 1817, kur u
bë Duka i Marlborough , për të nënvizuar prejardhjen nga John Churchill, Duka i parë i Marlborough. Babai Winstonit, Zoti Randolph
Churchill, djali i tretë i John Spencer-Churchill,
Duka i shatatë Marlborough, ishte një politikan, dhe nënën e tij, Zonja Jennie Jerome, ishte
e bija e një amerikani milioner Leonard
Jerome. Lindi më 30 nëntor 1874, dy muaj para
kohe, në Pallatin Blenheim në dhomën e gjumit.
Churchill kishte një vëlla, John SpencerChurchill .I pavarur dhe i pabindur nga natyra,
Churchill nuk mësonte shumë, gjë për të cilën
dënohej. Ai ishte arsimuar në tre shkollat e pavarura: Shkolla e Shën Gjergjit në Askot, Berkshire, e ndjekur nga Shkolla Brunsëick në Hove,
pranë Brighton, dhe në fund nga 17 prill 1888
shkolla Haroë, ku filloi karrierën e tij
ushtarake. Brenda pak javëve pas regjistrimit në
shkollë, ai u bashkua me Korpusin e pushkëve
të shkollës. Ai mori vlerësime të larta në anglisht
dhe në Histori dhe ishte kampion i shkollës
skermë.Vizitohej rrallë nga nëna e tij (Zonja Randolph Churchill) dhe shkruante letra asaj duke i
kërkuar ose të vinte në shkollë ose ta lejonte atë
që të shkonte në shtëpi. Marrëdhënia e tij me
babain ishte e largët. Njëherë u shpreh se ata
mezi flisnin me njëri-tjetrin. Për shkak të mungesës së kontaktit të prindërve, ai u afrua shumë
me kujdestaren e tij, Anne Elizabeth Everest, të
cilin e thërriste “Gua e vjetër”. Babai i tij vdiq më
24 janar 1895, vetëm 45 vjeç, duke e lënë Churchill
me bindjen se edhe ai do të vdiste i ri. Kështu
duhet të lërë shenjën e tij në botë shumë shpejt.
Vështirësia në të folur
Autorë të ndryshëm në vitet 1920-1940 kanë përmendur vështirsinë në të folur të Churchill dhe
ai e tha se kishte “një pengesë në të folur”, të
cilin ai vazhdimisht ka punuar për të kapërcyer.
Protezat e tij ishin projektuar posaçërisht për të
ndihmuar të folurin. Pas shumë vitesh, ai më në
fund deklaroi, “Nuk kam më pengesë në të folur”.
Qendra Churchill, megjithatë, kategorikisht mohon pretendimin se Churchillit i merrej goja, duke
konfirmuar se ai e kishte të vështirë shqiptim
shkronjës “S” dhe fliste një “fëshfërimë” ashtu
si edhe babai i tij.
Fëmija i tyre i parë, Diana, ka lindur në Londër
në 11 korrik 1909. Pas shtatzënisë, Clementine
u zhvendos në Sussex për të rimarrë veten, ndërsa Diana qëndroi në Londër me dadon e saj.
Më 28 maj 1911, fëmija i tyre i dytë, Randolph,
lindi në 33 Eccleston Square. Fëmija i tyre i tretë,
Sarah, lindi më 7 tetor 1914 në Admiraly
House. Lindja u shoqërua me ankth për Clementine. Ëinston ishte dërguar në Antëerp nga
Qeveria për të “shtypur rezistencë e qytetit beleaguered” pas lajmit se këto të fundit donin të
dorëzimin e qytetit. Clementine lindi fëmijën e
saj të katërt, Marigold Frances Churchill, më 15
nëntor 1918, katër ditë pas përfundimit zyrtar të
Luftës së Parë Botërore. Në ditët e para të gushtit 1921, fëmijët e Churchillit iu besuan në një
kujdestareja frënge në Kent të quajtur Mlle
Rose. Clementine, ndërkohë, udhëtoi për në
Eaton Hall për të luajtur tenis me Hugh Grosvenor, me Dukën e dytë të Ëestminsterit dhe familjen e tij. Ndërsa ishte nën kujdesin e Mlle Rose,
Marigold kishte një të ftohtë, por u raportua se
ishte shëruar. Sëmundja progresoi pa thuajse
asnjë shenjë, u shndërrua në septicemi. Pas
këshillave nga një pronare, Rose dërgoi njoftim
për Clementine. Megjithatë sëmundje u kthye
fatale më 23 gusht 1921, dhe Marigold u varros
në Varrezat e Gjelbëta në Kensal tri ditë më vonë.
Më 15 shtator 1922 lindi fëmija i fundit I
Churchillit, Maria. Një muaj më pas, Churchills
bleu Chartëell, e cila do të jetë shtëpia e tij deri
sa vdiq në 1965.
Churchill si artist, historian, dhe shkrimtar
Martesa dhe fëmijët
Churchill u takua me gruan e tij të ardhshme,
Clementine Hozier, në 1904 në një ballo në Creëe
House, një shtëpi aristokratësh. Në 1908, ata u
takuan përsëri në një darkë të organizuar nga
Zonja Shën Helier. Churchill e gjeti veten ulur
pranë Clementine, dhe së shpejti ata filluan një
romancë të përjetshme. Ai i propozoi Clementine
gjatë një feste në Pallatin Blenheim më 10 gusht
1908, në një tempull të vogël të Dianas. Më 12
shtator 1908, ata u martuan në St. Margaret’s,
Ëestminster.Kisha ishte e mbushur plot. Në mars
1909, çifti u shpërngul në një shtëpi në 33 Eccleston Square.
Winston Churchill ishte një artist i kompletuar
dhe gjente një kënaqësi të madhe në pikturë,
veçanërisht pas dorëheqjes së tij si Komandant
i forcave detare në 1915. Ai gjeti një strehë në
art për të kapërcyer shenjat e depresionit, ose
siç e quante “ Qeni i zi “, nga e cila vuajti gjatë
gjithë jetës. Ashtu siç ka thënë Ëilliam ReesMogg, “Në jetën e tij, ai vuajti nga ‘qeni i zi” i
depresionit. Në peisazhet e tij dhe librat e tij
nuk ka asnjë shenjë të depresioni “. Churchill u
bind dhe u mësua të pikturonte nga miku i tij
artist, Pali Maze, të cilin e takoi gjatë Luftës së
Parë Botërore. Maze ishte një ndikim të madh
në pikturën e Churchill dhe u bë një shok i
përjetshëm pikture. Ai ishte i njohur për tablotë
e tij impressioniste e peisazhet, shumë nga të
cilat janë pikturuar, gjatë pushimeve në jug të
Francës, Egjiptit apo Marokut. Ai vazhdoi hobin
e tij gjatë gjithë jetës dhe pikturoi qindra piktura, shumë prej të cilave janë të demostruara në
studion e Chartëell si dhe në koleksionet private. Shumica e pikturave të tij janë me bojra
vaji dhe karakterizohen nga peisazhet, por gjithashtu ka piktuaruar një numër skenash të
brendshëme dhe portrete.
Për shkak të kufizimeve të qarta kohore,
Churchill u përpoq të pikturonte vetëm një pikturë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai e përfundoi pikturën nga kulla e Taylor Villa në Marrakesh.
Pavarësisht nga fama e tij gjatë gjithë jetës dhe
origjinën nga klasa e lartë Churchill gjithnjë luftoi për të mbajtur të ardhurat e tij në një nivel që
t’i përshtateshin nivelit të jetesës të tepruar.
Deputetët para vitit 1946 kanë marrë vetëm një
rrogë nominale (dhe në fakt nuk kanë marrë asgjë, deri në Aktin e Parlamentit 1911), shumë
prej antarve të parlamentit kishin profesione të
dyta nëpërmjet të cilave nxirrnin paratë për të
jetuar.Të ardhurat e Kryeministrit Churchill vinin pothuajse krejtësisht nga librat dhe nga artikujt e gazetave dhe revistave. Më i famshmëmi
nga artikujt e gazetave është ai që u shfaq tek
“Evening Standard“ duke paralajmëruar rritjen
e pushtetit të Hitlerit dhe rreziku i policëve SS.
Churchill ishte gjithashtu një shkrimtar pjellor. Shkroi një novelë, dy biografi, tri vëllime
me kujtime, dhe historitë e shumta që bëjnë
pjesë në artikujt e gazetave. Ai u nderua me
Çmimin Nobel në Letërsi në 1953 “për përshkrimet historike dhe biografike si dhe për oratori të shkëlqyer në mbrojtjen e vlerave të larta
të njeriut”. Dy nga veprat e tij më të famshëm,
të botuara pas qeverisjes së tij si kryeministër,
që i dha famë ndërkombëtare, ishin libri i kujtimeve gjashtë-vëllimësh „Lufta e Dytë Botërore“
dhe „Historik i popullit anglishtfolës“, një libër
historik katër-vëllimësh që mbulon periudhën
nga dyndjet e Cezarit në Britani (55 p.e.s) deri
në fillim të Luftës së Parë Botërore(1914).
Nderimet
Përveç nderimit me funeralin e Shtetit, Churchill
mori një gamë të gjerë çmimesh dhe dekoratash
të tjera. Për shembull, ai ishte personi i parë që
ishte bërë Qytetar Nderi e Shteteve të Bashkuara.
Në 1945, Churchill është përmendur nga
Halvdan Koht si një nga shtatë kandidatët e
duhur për çmimin Nobel në Paqe, nominimi shkoi në Cordell Hull.
Churchill ka marrë çmimin Nobel në Letërsi në
1953 për veprat e tij të shumta të botuara, sidomos për librin me gjashtë-vëllime mbi Luftën e
Dytë Botërore.
Në një sondazh të BBC-2002 mbi “100 Britanikët
më të mëdhenj”, ai u shpall “Më i madhi nga të
gjithë ata” bazuar në rreth një milion vota nga
shikuesit BBC. Churchill u vlerësua edhe si një
nga udhëheqësit më me ndikim në historinë nga
“Time” . Churchill College, Cambridge u themelua në vitin 1958 në nder të tij.
Përktheu: Egla Kokalari
CMYK
13/ E Diel,
REKLAMA
19 shtator 2010
nacional
SHITET
Restoranti është në gjëndje
pune në këto momente, është
funksional.
Restorant KAMOMIL
Adresa : Shkëmbi i Kavajës,
Plazh, Durrës, në bregun e
detit.
1. Restorant + guzhine = 470
m2
2. Verande = 200 m2
TOTAL = 700 m2, Çmimi 750
000 euro.
a) Restoranti ka të drejtën të
përdori 30 çadra plazhi në
bregun e detit.
b)Parkingun e ka të siguruar.
c)Mbi restorant ndodhet hotel
KAMOMIL, katër kate, 24
dhoma, kapacitet 85 deri 100
shtreter. Gjate muajve te
veres hoteli është i prenotuar
nga shtetas nga Kosova.
Gjithashtu shitet :
Pishina dimërore, në katin e
parë, me pamje nga rruga
nacionale, e papërfunduar
aktualisht, me mundesi për tu
transformuar në disko,
dyqane, ose supermarket.
Pishina ka avantazhin që
mund të lidhet shumë lehtë me
restorantin, pasi ndodhen në
të njejtin kat.
pishina dimerore = 250 m2
cmimi 250 000 euro.
Ju mirëpresim
Cel: 067 30 78 201
Bledar Barmeta
Shitet tokë tek
Gjiri i Lalsit
Tek Gjiri i Lalsit, shitet një tokë me sipërfaqe
12.000(dymbëdhjetëmijë) m2.
Toka kufizohet me rrugën e asfaltit, si dhe me
pishat buzë detit. Ajo shtrihet në një një nga zonat
më të bukura të perlës së Adriatikut, siç konsiderohet sot Plazhi i ri i Gjirit të Lalsit. Plazhit më
të preferuar, qysh prej dy vjetësh, të banorëve të
kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë.
Toka është me tapi, si dhe e miratuar nga KKRRTSH-ja.
Për më tepër informacion thirrni:
068 20 30 617
14/ E Diel,
INTERVISTË
19 shtator 2010
Poeti Jak Përpali rrëfen rrugën e tij krijuese dhe mbresat nga takimi me Kadarenë në 1985
nacional
Nuk kam dyshuar kurrë tek poezia
“Ka qenë konferenca e Pestë Kombëtare e Talenteve të Reja në Durrës, në tetor 1985, e cila vazhdoi dy ditë, në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”.
Diskutimet, mesa di unë, ishin të planifikuara përpara dhe secili e merrte fjalen sipas një rregulli të paracaktuar. Por midis atyre qe e morën fjalën, veçoi Isamil
Kadarenë. Pasi vlerësoi arritjet në letersi, mbaj mend se kritikoi ashpër redaksitë për burokracinë e tyre, për pengesat që nxirrnin përballë krijuesve, duke thënë se
i ka zënë myku. Në sallë ra një heshtje e thellë. Nexhmije Hoxha dhe Foto Çami që i kishim përballë, kishin ulur kokat dhe ndiheshin jo mirë.Ne ishim të
emocionuar dhe, pasi mbaroi Kadareja, filluan pëshpërima dhe krijuesit vështronin njëri - tjetrin si të trullosur. Pa vonuar, u ngritën dhe e kritikuan Kadarenë
drejtperdrejt dhe tërthorazi për fjalën që mbajti .Si dolëm në pushim, ai po ecte i vetmuar dhe në heshtjen e tij e shoqëruam për një fotografi, ishim një grup
krijuesish të rinj, në këtë mënyrë ne deshem t’i jepnim mbeshtetjen tonë.”
Nacional: Zoti Përpali, diçka për ëndrrën tuaj
poetike, si lindi së pari në pavetëdijen tuaj krijuese?...
J.Përpali: Nuk ka një çast “big beng” kur tek
krijuesi vjen orakulli dhe i thotë se ti ke lindur
për t’u bërë poet. Është një sistem ndjesishë,
përjetimesh dhe vlerash që më shumë se thuhen e pranohen, nënkuptohen. Ti shkrihesh
dhe identifikohesh me to dhe kështu lind magjia
e të shkruarit. Fillimisht kanë qenë këngët e
Eposit të Kreshnikeve të treguara nga pleqtë
dhe të kënduara nga lahutarët e vendlindjes,
që më kanë ushqyer me një pathos tundues,
herë të fshehtë e herë të hapur. Vendlindja ime
është edhe djepi i eposit tonë, ndaj nuk mund
të mos ndikonte në formimin tim poetik.
Duke u rritur fillova të mbledh botime të ndryshme që të vjetrit i mbanin në sënduqe, botime
të hershme që me ngjanin misterioze dhe më
ngjallnin kureshtje te madhe, duke më emocionuar së tepërmi. Ishte një botë fantastike,
me norma e kode kalorsiake, që më zgjonin përfytyrime të gjalla dhe emocionuese. Pa filluar të
mesoja alfabetin, unë kisha ndier në shpirt
magjinë e këtyre këngëve dhe kujtoj se mendoja
se të shkruarit ishte e thjeshtë, do të më duhej
më së shumti të mesoja t’i shkruaja këto këngë
me dorën time. Prej femijërie më mbeti në mendje
vaji i Ajkunes dhe sot prap mrekullohem prej
madheshtisë së atyre vargjeve dhe shpesh në
rruge duke ecur më ngjallen së brendshmi dhe i
pëshperis me vete: “Tu shoftë drita ty moj hënë
/pse s’ma çove atë natë një fjale /në Lugje të
Verdha kisha dalë/për me hy në varr me djalë…”
Është një vajtim biblik, i denjë për në enciklpoeditë më të përzgjedhura të ritit zakonor botëror.
Një nënë që vajton të birin, ndryshe nga vajet e
zakonta që vijne pas humbjes së njeriut të
dashur. Një vaj me përmasa kozmike, nëna i drejtohet një planeti tjetër, duke e mallkuar pasi ajo
e ka parë krimin dhe nuk ia dha lajmin e kobshëm. Kjo botë e thellë që bart eposi kishte
frymëzuar edhe këngëtarët e mëvonshëm dhe
deri në ditët e sotme në kenget e atyre trevava
vjen ajo frymë. Kështu besoj se prej aty të ketë
gjetur edhe brenda meje shtratin fryma e krijimit.
Nacional: Treva juaj është një vend ku kanë
lindur dhe janë formuar poetë që si të thuash
kanë formuar një shkollë të tyre poetike, mjaft
të rëndëshsishme në letrat shqipe…
J.Përpali: Ka qënë fat që kur fillova të shkruaj
kishin mbirë si lisat tre poetë tropojanë: Ndoc
Papleka, Skender Buçpapaj, Hamit Aliaj, të cilët
ishin individualitete të veçanta në poezinë shqipe, çka e kuptova më vonë, duke këmbëngulur në hulumtimin e çdo poeti të rëndësishëm.
Kjo trio poetike më dha zemër dhe lexoja krijimtainë e tyre, duke u kthyer shumë herë në
çdo poezi. Mendoj se ata dhe poetë të tjerë me
një stof të përndritur poetik, jo vetëm të kësaj
treve, por dhe më gjërë, kanë ndikuar mjaft në
rrugëtimin tim poetik.
Në foto: (nga e majta në të djathtë), lart: Spase Thanasi, Ismail Kadare, Jak Përpali, Anastas Kondo,
një student. Poshtë: një student, Mujë Buçpapaj, Marash Mirashi
Nacional : A mendoni se krijuesi i vërtetë ka
diçka të brendshme të lindur dhe ndërkohë
ndikohet nga faktorë të tjerë siç gjykoni per
ndikimin tek ju të Eposit?…
J.Përpali: Natyrisht që fara e krijimit mbillet aty
ku gjen shtrat dhe del në krye kur gjen mundësinë për të çarë koren e sipërme, por derisa të
ngjitet në krye krijimit i duhet të endet nëpër
labirinthin e mistershëm të shpirtit, siç enden
ujërat nëpër shtresimet e thella të tokës dhe, sa
më i thellë të jete pusi i nëndheshëm i krijuesit,
aq më shumë mbledh ujë dhe aq më lart do të
ngjitet krijimi i tij. Per ta thënë më theksuar, poeti
lindet me një “sëmundje” ndjeshmërie të lartë,
të cilën përpiqet ta shërojë. Por, sa më shumë
kohë që kalon, ai kupton se kjo ndjeshmëri është kthyer në sistem jo vetëm poetik, por përshkon gjithë qenien e tij dhe raportet që e karakterizojnë…
Nacional: A ju kujtohen fillimet, krijimet e
para?...
J.Përpali: Jo nuk më kujtohen, pasi fillimisht
kam shkruar thjeshtë se e kam ndier dhe jo për
të botuar dhe as për t’i ruajtur, ndaj edhe nuk i
kam kushtuar vëmendje ndonjë krijimi që e hidhja në ndonjë fletore apo edhe në faqet e
brendshme të librave që lexoja. Ndaj edhe i kam
humbur, pa ndonjë dhimbje.
Nacioanl: Kur keni filluar t’i ruani krijimet
tuaja?
J.Përpali: Të qënurit apo jo poet është një dyshim që të mundon së tepërmi për një kohë të
gjatë. Dhe siguria vjen ngadalë, ose nuk vjen
kurrë. Kështu unë kam filluar t’i ruaj krijimet kur
kam menduar se patjetër me duhet të shkruaj.
Pasi kam botuar librin e parë që e kisha gati në
vitet studentore “E dashur nuk të kam harruar”.
Megjithëse qe një libër pa kurrfare cilësie botimi, i shtypur me plot gabime gjuhësore, u shit
shpejt dhe pas disa kohësh nuk kisha asnjë kopje. Por për shumë vite nuk kisha dëshirë të shkruaja dhe isha i penduar që e kisha nxjerrë edhe
atë libër, por ngushëllohesha se mendoja të
humbte dhe të mos mbetej edhe neper duart e
lexuesve, pasi edhe në biblioteke nuk ishte, për
faktin se botuesi nuk i kishte shënuar të dhenat
që duhen për ta depozituar në bibliotekë. Edhe
kur ndodhte që ndonje mik të me prezentonte si
poet, nuk ndihesha mire. Edhe sot ky prezentim
nuk më pelqen, kur takohem së pari me krijues
apo të njohur të rinj. Për mua poezia bart një lloj
vetmie dhe njëfarë heshtjeje. Eshtë një kërkim
brenda vetes dhe nuk ka të bëjë aspak ose ka të
bëjë fare pak me të tjerët. Një lëndë e çmuar, kur
është e vërtetë, duhet të vije ngadale dhe pa
bujë..
Nacional: Cili është krijimi apo botimi që ju
ka dhënë më shumë kurajë?
J.Përpali: Po, kanë kaluar shumë vite kujtoj: Ka
qenë konferenca e Pestë Kombëtare e Talenteve
të Reja në Durrës, në tetor 1985, e cila vazhdoi
dy ditë. U zhvillua në sallën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Diskutimet, mesa di unë, ishin të planifikuara përpara dhe secili e merrte fjalen
sipas një rregulli të paracaktuar.Thuajse nuk
kishte asgjë ndër ato mendime që shfaqnin diskutantët për të të mbetur në mendje, gjithcka që
thuhej bluante brenda një rrethi të mbyllur dhe
për ne të rinjtë nuk ishte se po dëgjonim diçka
qe na ngjallte kureshtje.Midis atyre qe e morën
fjalën, veçoi Isamil Kadarenë. Pasi vlerësoi arritjet në letersi, mbaj mend se kritikoi ashpër redaksitë për burokracinë e tyre, për pengesat që
nxirrnin përballë krijuesve, duke thënë se i ka
zënë myku. Në sallë ra një heshtje e thellë. Nexhmije Hoxha dhe Foto Çami që i kishim përballë,
kishin ulur kokat dhe ndiheshin jo mirë.Ne ishim
të emocionuar dhe, pasi mbaroi Kadareja, filluan pëshpërima dhe krijuesit vështronin njëri tjetrin si të trullosur. Pa vonuar, u ngritën dhe e
kritikuan Kadarenë drejtperdrejt dhe tërthorazi
për fjalën që mbajti .Si dolëm në pushim, ai po
ecte i vetmuar dhe në heshtjen e tij e shoqëruam
për një fotografi, ishim një grup krijuesish të
rinj, në këtë mënyrë ne deshem t’i jepnim mbeshtetjen tonë. Si mbaroi kjo konferencë dhe u
ktheva në Fakultet shkrova një poezi të titulluar
“Koha”, e perfshiva në një cikël me poezi dhe e
dërgova në redaksine e gazetës “Drita”. Cikli u
botua i pjesshëm disa muaj më vonë, ndersa
kjo poezi u botua me 23 tetor 1987 në gazeten
“Drita”. Nuk e prisja për vetë faktin se mund të
gjykohej e mjegullt, por unë ashtu e kisha ndier
dhe as që doja ta ndryshoja. Atë kohë, redaktor
i poezisë ishte R. Marku, një poet i talentuar dhe
i guximshëm dhe, me sa e kam njohur, në
gjykimet e tij ishte nje intelektual vizionar dhe
poet me shpirt të lirë.Pas botimit të asaj poezie,
Rudolfi më tha se dikush i kishte tërhequr vëmendjen. Ndërsa kur jam kthyer në vendlindje,
disa miq te mi më kanë pyetur, pasi ju kishte
bërë përshtypje jo vetëm poezia, por dhe fakti
se si kishte mundësi që ishte botuar.
Nacional: Ju jeni ekonomist dhe punoni në administratë në këtë profesion, si ndiheni dhe si
e harmonizoni krijimtarinë tuaj me profesionin, a pengojnë njeri – tjetrin?
J.Përpali: Kam mbaruar shkollën e mesme në
qytetin e Shkodrës, këtë e quaj fat, pasi sado që
regjimi komunist e kishte gërryer thelle qytetin
epiqendër të veriut në shpirtin e saj, duke i shkulur lisa të mëdhenj të kulturës së ketij kombi,
prapseprape në atë qytet shpirti i lirisë ndihej
më shumë se kudo tjetër dhe gjurmët e kulturës
së hershme shkodrane jo vetëm që nuk ishin
fshirë, por reagonin fort për të shperthyer. Ndërsa, pasi mbarove shkollen e mesme pyjore në
qytetin e shkodres edhe fakultetin natyrisht që
nuk e zgjodha unë. Asokohe pakkush mund të
zgjidhte degen ku kishte prirjet, keshtu që mbeta gjithmone në një profesion që nuk ka lidhje
me shpirtin krijues se paku gjykoj per natyren
time. Ndoshta ka krijues që një profesion i tillë
nuk i merzit, ndërsa për mua eshte e rende të
punoj aty ku nuk kam asnjë deshirë, ku asgjë
nuk më ngroh. Por tek e fundit, krijuesit nuk i ka
kush borxh pse ndihet i detyruar të jetojë me një
punë që nuk i pershtatet. Ndoshta kjo ka të bëjë
edhe me vete natyren time të shkujdesur qe nuk
shkon në harmoni me kufizimet e administrates.
Nacional: Keni botuar në gazetën “Nacional”
poemën “Baladë per vendlindjen”, përshkrimi
i njeriut dhe bukurive natyrore është me ndjenja të forta, ndërkohë që atje keni kaluar
vetëm fëmijërinë…
Vijon në faqen 17
15/ E Diel,
POEZI
19 shtator 2010
nacional
Tek e fundit Përcëllim Ah sikur te
mundja!
vjeshtë
Nga Gëzim Llojdia Nga Myrvete Mehmeti
Shën Mëria është agimi ynë,
Gjethe floriri në Kunjovë,
kjo vjeshta e fundit më tremb
humbet argjendi , pikon loti,
dridhem i pashpresë.
Tej në rrëzë të borshe ,
dallgëzuar vendi i shenjtë,
Shën Mëria është agimi ynë,
cullufja e kësaj hëne më step.
Atje zgjimi dhe rrezja e çmendur,
e veriut dhe e thëllimit thjeshtër,
lutemi te Shën Prokopi në Gjomit,
-Zot na e beko të tjera vjeshtë.
E lindur në Mitrovicë në vitin 1970, poetja
Myrvete Mehmeti jeton në Norvegji ku punon
si përkthyese. Ajo është moderatore dhe
menaxhere në radion “Zëri i Mitrovicës” në
Suedi. Në Prishtinë ka botuar librin poetik
“Aty ku janë të ngujuara lumnitë”.
S’ DUHET..?
..a thua s’duhet me shkue
deri në palcë t’zemërdiellit,
e deri n’shkrumb t’buzëve
dashtja me shpërthye?
Dhimbja eme,
do shtri n’altar,
e krahu i bardhë n’flatrim.
Po ky asht shorti em.
Gështenj’ e rreshkun nëpër duer;
digj’ e ambël.
..vjen tue mi hukatë duert,
e më thue: - Nuk duhet!
Po unë s’di ndryshe,
(e ti për vete s’di).
Letër për Amanden
AQ SHUMË TË PATHËNA
Për pak bëhet muzg në Kunjovë
thëllimi ka rënë në shtegun e dhirtë
as sonte s’vij ,mos pritë .Më mbyti trishtimi.
Ku ishe ,çfarë bëre ? Preva ca degë me koçimare.
Shkova deri te qisha e vjetër . Qimiteri kishte
rënë.
Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi !
Kryq në mes të udhës një breshkë.
Çfarë shkrove gjithë javën poet?
Vetëm një letër. E postova në E-mailin e vjetër.
Mbusha ujë gurre me kotruve .
Kujtimi yt mu fanit.
Parfumi më mbyti . As sonte s’vij ,mos pritë .
Të të citoj një reshtë me pyete :Muzg lugjesh
mes nesh .
Ende di
t’i mbyll sytë
e t’i jap formë hijes së hirtë.
Në Goronec, në lëpushka flinin kuajt e egër
Ehuu! Sa herë brenda çastit harroj,
se hijet veç me veten flasin.
Janë veç fjalët ato që dot s’t’i ribëj,
e sa u munguaka frymëdhënia...
Faqekuqja ka dalë në pemishte ,
i fanitet në ëndër një kopsht me pjeshkë,
në Goronec , në lëpushka flinin kuajt e egër ,
në ç’fushë të madhe i ka vjelë shegët ?
Di t’i pikturoj
sytë, hundën e buzët,
me bulëzat e gishtrinjve.
Madje përkryer...
Këmbëkryqesh,
po aq i bukur, kundruall meje,
dhe më dëgjon gjatë
deri në orët e vona.
Aq shumë të pathëna,
e të pabëra
rrëshqasin nëpër ty.
Këndellen sytë blu,
e njomen buzët e rreshkuna dielli.
Dhe ah!
Sa munguaka njeriu për të gjallë...
ERZ’ MALI
Ti se di o mik , si flenë vajzat në Goronecë,
-Ti se di o mik , si flenë vajzat në Goronecë,
flok-shpupurishurat në vjeshtë,
trazimi ma mbulon trupin e brishtë.
-Shikoji me sy , hesht dhe mos i prek.
..e po që vjen, e lehtas
si fërfërimë n’fije bari,
aromë livadhi bjen.
Merr e le mall, si erzë mali.
M’rrëshqet kah sytë
dhe jo që shkon,
se këtu aromë behari mbet
aq sa t’shprushen edhe retë e majit.
Nga Sokrat Kotherja
URREJTJET, NDASITË
Urrejtjet, ndasitë
Janë shtatore ligësie
Janë merimanga
Janë qënie errësire
Urrejtjet, ndasitë-kalorës
Të pushtetit egërsirë
Janë sfinksa pa formë
Larg tyre,s’ka më mirë
AKROPOLI
I madhërishëm,hijerëndë
I vrarë nga mijëvjeçarët
Por fron i denjë
Për njerëzit e mëdhenj
Filozofët,dijetarët
E gjithë bota nga poli në pol
Përkulet e menduar para tij
Unë nga vendi i shqiponjave
Them me plot gojë:
-Sikur të ringrihej përsëri......
NGA PIREU PER NE VLORE
M’u duk shumë e bukur
Rruga me traget
Nga Pireu për në Vlorë
Më gëzuan zogjtë,lulet
Befas më preku në sup
Si flutur,një dorë....
Prekja e lehtë
Në mendime më vuri
Kthej kokën,ç’të shoh?!
Sikur më shikonte ajo...
E madhja artiste
Melina Mërkuri
SOKRATIT
Sokratit të madh të Greqisë
I flas unë,adashi i tij
Nga kërthizë e Shqipërisë
I dashur,i ngrohtë
Eshtë zëri i tij dhe sot
Sikur fryn zefir mbi botë
Mesazhet e tij
Të shprehura siç dinte ai
Kanë ëmbëlsirë dhe tani
Ai na flet përherë
Le të hapen krahët e lirisë
Siç hapen lulet në pranverë
Në trup e shpirt e ndiej
Po,vargojtë e tiranisë
Do t’i flakim tej,tej,tej.....
nacional
DOSSIER
16/ E Diel,
19 shtator 2010
Deshmi për masakrat greke në Çamëri
Masakra në çamëri në dritën e dokumenteve
“Masakra në Çamëri”, i autorit Kastriot Dervishi, botim i shtëpisë botuese “55”, sjell dëshmi të të mbijetuarve dhe dokumente arkivore mbi masakrën çame në
vitet 1944 -1945. Duke shfrytëzuar arkivat e Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Arkivit Qendror të Shtetit, autori Kastriot Dervishi
na jep një përmbledhje prej 235 faqesh, të atyre materialeve, që na e japin qartazi se çfarë ka ndodhur në Çamëri.”
Ndonëse autori ofron informacion të përgjithshëm mbi krahinën e Çamërisë, pretendimet greke
dhe fillimet e përndjekjeve në këtë krahinë, në
faqet e këtij libri flitet kryesisht për ngjarjet e
viteve 1944 - ’45. Ishin vitet kur kulmoi përndjekja ndaj popullsisë çame, me qindra vrasje dhe
shpërnguljen me dhunë të popullsisë. Autori
anashkalon çdo lloj komenti në lidhje me këto
materiale, duke e lënë lexuesin të dalë vetë në
përfundime.
Për të futur lexuesin në një rrjedhë normale të
leximit, libri hapet me disa informacione enciklopedike rreth Çamërisë, të marra nga Fondi nr.200
( Instituti i Studimeve Shqiptare ) i Arkivit Qendror të Shtetit. Në të ofrohet një informacion
mbi vendndodhjen gjeografike, etimologjinë e
emrit Çamëri dhe ngjarjet më kryesore që lidhen
me këtë krahinë, që nga islamizimi, sundimi nga
Ali Pashë Tepelena, përfshirja në pretendimet e
“Megalo Idesë”, mbetja jashtë kufirit shqiptar,
etj. më tej vijojnë pjesë studimesh nga autorë të
ndryshëm për Çamërinë, duke përfshirë këtu
pjesë nga Enciklopedia e Sami Frashërit, apo
mendime të Lord Bajronit.
E më tej vijojnë dokumente nga arkivat shqiptare
që dëshmojnë për masakrat në Çamëri, duke nisur me vrasjet e para në qytetin e Paramithisë në
27 qershor 1944, për të vijuar me Filatin në muajin gusht e për të vijuar me kalvarin e emigrimit
drejt Shqipërisë, ku shumë të mbijetuar vdiqën
gjatë rrugës nga uria, të ftohtët e sëmundjet.
“Sot populli çam paraqet një numër prej afro 18
mijë vetë. Pra një e pesta humbi nga masakrimet
dhe vdekjet që u ndoqën në emigrim”, - shkruhet në dokumentet e Ministrisë së Brendshme.
Me t’u vendosur në Shqipëri, e cila e sapodalë
nga Lufta Antifashiste po kalonte një periudhë
të vështirë ekonomike, përfaqësues të popullsisë çame nisën njëra pas tjetrës memorandume
e letra drejtuar organizmave të huaja, si Konferencës së Ministrave të Jashtëm Aleatë në Londër,
Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju
Jork, Sekretarit të Shtetit në Uashington DC, etj,
ku kërkojnë riatdhesimin sa më të shpejtë, shpërblimin për humbjet, gëzimin e të gjitha të drejtave
demokratike, si dhe gjykimin dhe dënimin e të
gjithë përgjegjësve të kësaj ngjarjeje të dhimbshme. Por nuk mungojnë edhe raportet e pushtetit popullor shqiptar mbi gjendjen e popullsisë çame, që me gjithë fatkeqësinë e kësaj të
fundit, nuk e shihnin dot jashtë ngjyrimeve politike. “Përsa i takon gjendjes politike mund të
themi se ndër ta është bërë fare pak punë politike. Ata kanë kuptuar deri diku vijën e drejtë të
Frontit tonë Popullor, por nuk janë në gjendje të
rezistojnë para korrupsionit që mund të bien nga
njëri çast në tjetrin. Koshienca revolucionare i
mungon krejt. Janë shumë të shtypur.
Tani në kohët e fundit klika e vjetër tradhtare ka
lëshuar një shumicë parullash si p.sh: “Kur s’na
mban dot Shqipëria le të na dërgojë në Turqi…”
porsa i takon ngjarjeve të brendshme politike
ata thonë, që çdo gjë është në interes të popullit, por neve nuk po shikojmë gjë. Simpatizojnë
shumë Turqinë dhe e quajnë si një fuqi të madhe, ndërsa për bashkimin Sovjetik nuk kanë
ndonjë simpati. Flasin mirë sidomos për amerikanët”. Kjo është një pjesë nga raportimet e
kohës. Ndërsa në një procesverbal të mbledhjes
së Byrosë Politike të PPSH-së në 25 mars të 1949
flitet për pastrimin e popullsisë çame nga ele-
shqyrtimin e kaq pësimeve tona të shkojë në
Çamërinë tonë për të konstatuar së afërmi
tragjedinë e popullatës çame. Atje do të diktohen vendet ekzakte të masakrave barbare, atje
do të vihet ekzaktësisht gishti ujkut fashist atje
do të dalin në dritë kockat e viktimave, atje do të
duket begatia e Çamërisë sonë larë me djersën
tonë dhe shkatërrimet përfundimtare të vatrave
tona nga njerëzit e autorizuar të barbarëve zervista.
Komisioni: Ismail Halili, Dine Mani, Ferik
Meço, Idriz Bajram, Mehlika Meti Delvinë më 27 shkurt 1947
menti reaksionar. Në fjalën e vet Mehmet Shehu
thotë se nuk e kanë nën kontroll masën çame
dhe se është e nevojshme dërgimi mes tyre i
njerëzve të partisë. “Këtu kuptohet se sa larg
është partia jonë nga këto masa. E rëndësishme
është të veprohet me këta armiq të reaksionit,
pastaj të shihet cilët janë ata elementë anëtarë
partie, që i kanë trajtuar kështu të dërguarit tanë.
Këta të përjashtohen nga partia dhe të dërgohen në kamp”, - thotë Shehu. Më tej, gati gjysma e librit ofron dëshmi rrëqethëse të së mbijetuarve, që kanë parë me sytë e tyre t’u vriten të
afërmit. Dëshmi për vrasje masive nëpër xhami,
brenda shtëpive dhe përdhunime të grave dhe
vajzave. Libri ofron statistika të së vrarëve, grabitjeve, dëmeve, si dhe lista e të gjithë fshatrave
në krahinën çame, sipas përbërjes etnike.
Më poshtë do të japim disa prej dëshmive të
dokumentuara botuar në këtë libër:
Dëshmi të të mbijetuarve
Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të
gjitha anët Spatarin. Të premten pas dreke në
orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund.
Në mëngjesin e ditës tjetër grumbulluan të gjithë
popullin tek xhamia e fshatit, nga ana tjetër ushtarët filluan të grabisin e të çnderojnë gratë, vajzat e plakat. P.C 50 vjeçe mbasi e çnderuan dhe
i morën paratë, i prenë flokët, veshët, e vranë në
bahçen e saj, tek guri i Muçes. Në shtëpinë time
qe familja e Sako Banushit nga Skopiana. Mbasi çnderuan gratë, i shpuan me thikë dhe në fund
i vranë. Burrat që i kishin mbledhur në xhami, i
shpunë në shtëpinë e Kocanit në Filat, ku i vranë
në një gropë në fushën e Filatit…
Dervish Sulo nga Spatari
* * *
Më 18 shtator 1944 ikëm nga Filati dhe vajtëm në katundin Spatar, atje erdhën ushtarë zervista dhe më morën burrin pas tre ditë bashkë me
gra të tjera shkuam në Filat për të parë burrat të
cilët ndodheshin në burg . Në këtë kohë na vënë
edhe neve burg ku na lanë një natë. Tjetrën ditë
na morën dhe na shpunë në ikotrofie dhe burrat
na i vranë në fushë të Filatit. Midis të tjerëve
ishte edhe burri i jem Barjam Azemi vjet 48 edhe
kunati tim Lahe Halil Azem. Në burgun tonë të
grave zervistat zgjidhnin gratë që u pëlqenin
dhe i ç’nderonin. Për këtë vrasje dhe ç’nderime
kaq ç’njerëzore kërkojmë nga ai komision që të
shkojë në vend dhe të hetojë përsa sipër.
Shabane Azemi - Delvinë më 26 shkurt 1947
* * *
Ushtarët zervista hynë në Paramithi më 28 qershor 1944 të Martën dhe të mërkurën, ushtari
zervist Kiço Koma nga Paramithia mori burrin
tim Velinë, vjeç 68 dhe ma theri me thikë. Të
enjten ushtarët zervista erdhën të merrnin vajzën time Shuquranën por e shpëtova se ju
dhashë të gjitha paratë që kisha afro tridhjetë
miliona dhrahmi një unazë floriri dy gjysma lirash dhe një palë vathë floriri si edhe sende të
tjera të çmuara. Zervisti Dhimo Pasko me djalin
e tij Sotir Pasko nga Paramithija më morën djalin
tim Abedinin vjeç 19 dhe ma vranë brenda në
shtëpi. Një tufë lesh bashkë me lëkurën e kokës
së tij e mbaj akoma në xhep për kujtim. Ushtarët
zervista rrahën për vdekje djalin tim të vogël
Prenjën para syve të mi dhe mbasi unë doja ta
mbroja më rrahën barbarisht dhe mua. Kërkoj që
komisioni të shkojë në vend për të hetuar rreth
këtyre ngjarjeve të tmerrshme.
Fatime Prenjo - Delvinë më 26 shkurt 1947
* * *
Ne çamët e vendosur në Nënprefekturën e Sarandës të persekutuar nga repartet ushtarake të
Napolon Zervës në qershor e shtator të vitit
1944 e shkurt mars të vitit 1945 mbasi lamë në
Çamërinë tonë eshtrat e 100 vëllezërve motrave,
baballarëve, nanave dhe çilimiqëve tanë, mbasi
na u grabit e tërë pasuria tonë mbasi motrat dhe
vajzat tona pësuan ç’nderimet më ç’njerëzore,
emigruam në Shqipëri ku gjetëm përkrahjen më
vëllazërore nga populli shqiptar. Vuajtjet tona
nuk përshkruhen. Ne nuk e meritonim këtë trajtim, sepse edhe ne u radhitëm krahas popujve
përparimtarë antifashist për zhdukjen e murtajës naziste. Ne i dhamë kauzës së përbashkët të
kombeve të bashkuara repartet tona partizane
dhe dëshmorët tanë. Kërkojmë që komisioni për
* * *
Unë Melika Met Sali nga Filati i Çamërisë njoftoj se në shtator të 1944 kur hynë ushtarët e
Zervës në Filat, na mblodhën të gjithë neve shqiptarët duke na ndarë gra e çiliminj veç ku përbëheshin prej 500 vetash dhe burrat veç, na
burgosën në ikotrofio të Filatit ku nga uria vdiëq
mëse 70 gra e çiliminj sepse racioni bukës që na
jepesh ishte vetëm 50 gram në ditë. Këtu pashë
me sytë e mi të torturoheshin pa mëshirë shumë
gra nga zervistat dhe midis të tjerave gruan e
Sherfi Sulejmanit 50 vjeçare e cila vdiq nga druri
si dhe nanën e Hate Hallunit nga Filati. Mua më
rrahën personalisht me kamxhik. E shoqja e Xhelo Rexhos nga Dovani u burgos me 7 fëmijë nën
12 vjeç dhe këtu i vdiqën 6 fëmijë një e quajtur
Merushe nga Dovani u burgos me 3 çiliminj dhe
doli vetëm. 50 ditë na mbajtën në ikotrofio dhe
pastaj na përcollën për në Koske pasi na morën
të gjitha plaçkat që kishim me vete. Në Koskë,
ushtarë të Zerves ç’nderuan 10 gra, nuse dhe
vajza nga konaku ku isha vetë. Nga këto e shoqja e Xhelo Galbaqit së bashku me mbesën dhe
të reja të tjera nga Varfanji e Lopësi. Kërkoj që
komisioni të shkojë në krahinat e Çamërisë dhe
të hetojë rreth sa thash më sipër.
Melika Met Sali -Sarandë më 27 shkurt 1947
* * *
Unë Idriz Bajrami nga Karbunari Çamërisë
vërtetoj se në shtator të 1944 trupat e Zervës të
komanduara nga kolonel Kamara dhe nënkolonel Kranja hynë në fshatin tonë dhe vranë nanën
time Luftie Bajrami vjeç 60 me 5 gra të tjera Mehani Isufi së bashku me nusen e djalit Saja (Gjylsim Vehipin) Kadrije Hamdinë dhe nanën e Simo
Dodit nga Paramithia. Me këtë rast ushtarët zervista vranë 39 persona në fshatin tonë gra pleq
dhe fëmijë, ndër të cilët Osman Pasha, Neime
Rexhepi, Kadrie Metushi me 3 vajzat dhe të vjehrrën Mine Jahja, Zeqir Duli, Hajrije Xhemo dhe
të bijën Mate, Fatime Xhaferin me dy të bijat,
Dul Mellija, Shaqire Abedini, Sherif Feimi, Ramadan Jasini, Haxhi Aliago, Isa Omer, Hamide
Husnija, Hajredin Mane, Haneme Tahire, Hasije
Alush, Zubo Shpata e të tjerë të ndjekur nga
trupat e Zervës dhe që strehoheshin në Karbunarë. Janë vrarë 6 veta në Kardhiq: Xhafer
Lushi së bashku me gruan dhe me djalin Tafil
Isai, Hadër Bazi dhe Lako Kasemi. Për këto krime
të shëmtuara të kryera ndër fshatare të pafajshëm kërkoj që komisioni të shkojë në vende të
Çamërisë për të hetuar të vërtetën mbi barbarizmat e pa mëshirshme të kësaj ushtrie.
Idriz Bajrami - Sarandë më 27 shkurt 1947
17/ E Diel,
INFO
19 shtator 2010
Presidenti Topi, dekoron me Urdhrin “Nderi i Kombit”, shkrimtarin Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli “Nderi i Kombit”
Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”, Dhimitër Paskon (pas vdekjes), i cili me
pseudonimin Mitrush Kuteli u bë një ndër letrarët më të dashur për lexuesin shqiptar anembanë botës.
Në ceremoninë zyrtare të zhvilluar me këtë rast në Presidencë, ishin të pranishëm
ministri i Kulturës, Rinisë dhe
Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, shkrimtarë, përkthyes,
studiues e akademikë të njohur në fushën e letërsisë shqipe, familjarë, miq e të afërm, si dhe anëtarë të
Kabinetit të Presidentit të Republikës.Pas
ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të
dekretit presidencial nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Topi ia dorëzoi urdhrin
e lartë Pandeli Paskos, djalit të shkrimtarit të
madh. Me anë të Urdhrit “Nderi i Kombit”, Pres-
identi Topi shprehu vlerësimin dhe nderimin më
të lartë të shtetit shqiptar për “personalitetin e
shquar në lëvrimin e artit poetik dhe modernitetin e prozës shqipe, mjeshtrin e përkthimit të
kryeveprave të letërsisë botërore në gjuhën shqipe, kritikun me stil dhe këndvështrim origjinal
në trajtimin e shumë dukurive letrare”,Në emër
të familjarëve dhe të afërmve të Dhimitër Paskos, të pranishmit në këtë ceremoni i përshëndeti djali i tij, Pasko, i cili ndër të tjera shprehu
mirënjohjen e thellë për këtë nderim të lartë që “i
dha fund odisesë së dekorimit të Kutelit, çfarë
është dëshiruar shumë nga populli dhe sidomos nga intelektualët e Pogradecit, të Tiranës
dhe të gjithë Shqipërisë”.
Proza e Enrieta Sinës (II)
Lirizmi është tipar themelor i prozës së saj,një lirizëm i ngrohtë,transparent,që frymon përmes dramave
njerëzore të cilat mbillen aty këtu nga sjelljet e çuditshme të njerëzve.
Nga Qazim D. Shehu
Proza e Sinës duke kapur situate morale nuk i
vendos personazhet në një skemë të
caktuar,përkundrazi ata ose ndihen të vetëmjaftueshëm, ose tentojnë të thyejne këto kuadrate,
apo skema morale,duke u ndeshur me sfida të
fatit apo të njerëzve pa moral.Realiteti isotëm
shqiptar është në kërkim të vëtvetes,herë herë
mbushet me konvulsione të idhta,,sepse
humanizmi,drejtësia janë në një bankoprovë
ekzistenciale.Në tregimin Gruaja me faqe të prerë, jepet një feksje delirante e këtij realiteti,ku
një gruaje në spital nuk i paguhen ilaçet,atëhere
gjendet dikush që e ndihmon.Me një stil të
rrjedhshëm e me pak faqe autorja ka ditur të japë
përmes ballafaqimit artistik evidentimin e humanizmit në shoqërinë tonë, edhe kur mendohet se
ai është zhdukur.Këto dukuri zbulohen në mjaft
tregime si Burri me biçikletë,Gjelbërim i
Vijon nga faqja 14
J.Përpali: Veç fëmijerisë, në vendlindje kam
kaluar edhe tre vite pas mbarimit të Fakultetit,
por ajo qe një periudhë gati dëshpërimi, sepse
isha në moshën që ndieja tashmë rrënimin e
jetës, por kjo është një periudhë e shkuar. Fëmijeria ishte tjetër gjë, njihnim vetëm atë botë
dhe legjendat dhe mbi çdo frymzim mbeten
rrënjët, prej aty nis lënda që të endet nëper
trup dhe në shpirt, aty krijohen ndjesitë e para.
Dhe fakti që treva ime ishte një pllajë gjigande
midis malesh dhe pyjesh ku rridhnin ujëra të
shumtë dhe ne fëmijët nuk kishim kufizime të
bridhnim gjithandej, pa drojen e kurrfarë pushteti, për faktin se edhe familjet tona nuk kishin
lidhje me administratën e kohës, ndaj edhe nga
prindërit nuk kisha kurrfarë ndikimi që të ndjenim asnjë lloj ngrirje, ishte një fat i madh. Pra
u rritëm edhe më të lirë, pavarsisht nga ngrirja
e kohës, që nuk takohej askund në shpirtin
dhe psiqikën tonë të mbushur me frymë tjetër.
Nacional: Para nëntëdhjetës, a keni patur
vështërsi për të botuar?
Për librin”Trëndafila të ftohtë”
thyer,etj.Përvijimi artistik i realitetit përmes dramave të vockla,përmes një subjektiviteti që objektivizohet pa shkak ose jo,vihet në tabela jetësore të mbushura me tradhti, makutëri,
neglizhencë,moskuptim, delirantizëm, kokëfortësi ,etj.Autorja nuk operon me gjuhën e trashjes
së groteskut,ajo përdor kontrastin dhe
ballafaqimin,duke i implikuar ndjesitë e personazheve përmes situatave domethënëse.Në këtë
rrjedhë proza e saj operon me mjete të thjeshta,ku
linja rrëfimore ecën drejt në një frymë
lirike..Lirizmi është tipar themelor i prozës së
saj,një lirizëm i ngrohtë,transparent,që frymon
përmes dramave njerëzore të cilat mbillen aty
këtu nga sjelljet e çuditshme të njerëzve. Personazhet vijnë nga ambiente të ndryshme, brenda e jashtë Shqipërisë.Ata nuk vihen në prova
ekzistenciale,sepse edhe dramat që mbartin nuk
janë të natyrës të tilla,por ata gjatë rrugës zbulojnë sjelljen e njëri-tjetrit e për këtë arsye nuk
kanë mundësi të modifikohen,por mbajnë qëndrim të natyrës etike,morale,ideore.Në këtë
mënyrë zhvillimet e tyre nuk ecin në kthesa të
papriturash të mëdha,që devijohen në konflikte
të thella,por janë kthesa të lehta,ballafaquese.Në
shumë tregime jepet portreti I femrësnënë,vajzë,grua,në ballafaqim me bashkëshortin, të fejuarin, etj. Edhe pse femra trajtohet në
mjedise familjare,shoqërore,në kohën e sotme
ose në ndonjë retrospective jo të largët,autorja
ka ditur të japë me detaje të thjeshta botën e saj
shpirtërore,që përshkohet nga përkujdesja,
ngrohtësia,dhimbsuria,,brishtësia,kthjelltësia
mendore.Zakonisht nëpër tregime apo romane
femra “masakrohet” duke iu përcaktuar një fat i
thyeshëm ,duke i mbajtur këto tipare autorja i
jep femrës vitalitet,çka e bën atë të gjendet
shpesh në ballë të furtunave morale.Poetika e
tregimeve sjell një joshje leximi duke mos synuar metafizikën e shpirtit njerëzor po konkretësinë e saj e në këtë kuptim pa rënë në një realizëm
të ashpër arrin të krijojë një frymë besimi në
bukurinë dhe universalen e shpirtit njerëzor.Në
fund a nuk është kjo përditshmëria njerëzore në
kohën e sotme kur individi kërkon tu largohet
nacional
kokëçarjeve me dilem a për për të shikuar jetën
e vet brenda një indiferentizmi modern? Lineariteti i rrëfimit ndërtohet me një thyerje të lehtë,
ndërsa toni rrëfimtar herë i ngjet poezisë,tregimi
Harromë vetëm harromë,herë bëhet i shtruar me
reflekse malli e brenge,tregimi Nëna ime,bëhet
gjykues në tregiminTë jetosh ndryshe,,lirik
intim;Belbëzime në shtrat,,etj.Ky ton rrëfimtar
rrjedh natyrshëm në varësi të temave dhe subjekteve, nuk është i njëtrajtshëm , i sforcuar ,çka
tregon se autorja zotëron një përvoje jot ë pakët
në lëvrimin e prozës pa synuar ta elaborojë
prozën në skema dhe ide të sforcuara, po t a
shkrifëtojë atë përmes përjetimeve të thithura
nga afria me realitetin.Suksesi i një narratori
mbetet kur shkruan mbi temat e veta,pa rënë pre
e modeleve dhe e arketipave letrarë.Origjinaliteti
në kapjen e temës,mbajtja e rrjedhës së subjektit, ndërtimin e personazhit,aftësia për të ruajtur
masën rrëfimore , është padyshim shenjë talenti
për kete autore.Densiteti i rrëfimit sjell këshërinë
e leximit ,po kështu qërimi i fabulës nga
ngjashmëritë,vjen nga përjetimi i atyre çka thuhet.
Proza e saj duke qenë pranë botës së njeriut si
tentativë për afirmim, bëhet bartëse e mesazheve
të shumta,që trokasin pa bujë e
zhurmë,transmetuar thjesht,përmes një analitike
psikomotorike të shpirtit njerëzor.Edhe pse nganjëherë personazhet bien në pozicione të një
banliteti gri,ku intoksikimi shkallëzohet në varësi të rrethanave dhe sfidave që sjell përpara jeta
dhe fati, individi e gjen shpëtimin estetik në
bukurinë që ka jeta, në pafundësinë e zgjedhjeve
që ajo jep.Duke i kompozuar subjektet thjesht,si
një rrëfim pa distancë kohore,sikur gjithçka ka
ndodhur dje ose po ndodh sot,autorja arrin të
kumtojë me vërtetësi,natyrshmëri, çka tregon se
stërvitja e dorës përmes një pune të vazhdueshme është jetike për një shkrimtar.Me librin
me tregime”Trëndafila të ftohtë”Enrieta Sina
shënon një ngjitje estetike në krijimtarinë e saj,po
njëkohësisht bën një vend të dallueshëm në
listën e shkrimtareve femra, gjithnjë duke u profilizuar me emrin e vet.
J.Përpali: Fakti që kur desha të botoja në
gazeten “Drita” aty gjeta të ndjerin Teodor
Keko dhe pas tij erdhi Rudolf Marku më hapën
rrugën e botimit të tre cikleve, por edhe ato
nuk i botuan lehtë, pasi nuk i kishin duart e
lira.Kujtoj një përpjekje të Skënder Buçpapajt,
pasi ishte afirmuar si poet i talentuar për të
ndikuar të botoja edhe te “Zëri i rinisë”. Dhe i
tha S. D, si redaktor i letërsisë te kjo gazetë, të
cilit i dërgova një cikël, por edhe pse i pëlqyen
dhe më premtoi, ato nuk dolën në shtyp. Një
dite e takoj dhe e pyes dhe mbaj mend që m’u
pergjigj: “I kam dërguar në kolegjium, por nuk
e di përse nuk janë botuar”. Më shoqëroi për
tek sekretari i kolegjiumit dhe e pyeti për ciklin
tim; ai nxorri nga një sirtar poezitë e shtypura
dhe i vuri përpara. “Dëgjo, - më tha, - këto janë
shkruar me mjeshtri dhe frymëzim, por u mungon tematika e kohës. Në ato moment, pas një
debate, i thashë se këtu nuk do të sillja kurrë
më poezi. Por, megjithë largësinë nga ajo kohë,
prezentimi i krijuesve edhe sot vjen permes
klaneve dhe miqësive. Dhe mendoj: Pse vallë
kaq droje për t’i lënë burimet të rrjedhin dhe
përpiqen për t’i shmangur, sikur nuk i vënë re
dhe nuk e mendojnë se burimet e vërtetë e
gjejne patjetër lumin. Më tepër gjen shkrime
vlerësuese që nuk thonë asgjë qe përputhet
me vlerat e librit për të cilin flitet dhe lexuesi e
ka të vështirë të qartësohet për të shijuar vlerat.
Nacional: Si gjykoni për rrethanat e jetës së
poetit, çfarë ndikimi kanë në ecurinë e tij
krijuese?
J.Përpali: Së pari poeti jeton në një shoqëri
ku ka detyrimet e tij si çdo qytetar, në çdo kohë,
ndërkohë ka edhe një ngarkesë më “teper’, që
i duhet ta bart si një rrasë të rëndë guri, e cila i
qëndron mbi krye e për te tjeret nuk duket, por
atij i peshon pashmangshëm. Dhe nuk ka kujt
t’i kërkojë ndihmë perveç vetes. Përpiqet ta
zbresë dhe të ulet e të pushojë mbi rrafshin e
saj dhe herë e zbret e çlodhet mbi të e herë e
bart. Është si pishat që rriten në faqet e larta të
maleve, që i ngulin rrënjët fort në të çarat e
shkëmbinjve për të perballuar stuhitë e shirave
dhe dëborerat e rënda. Por edhe midis këtyre
drurëve të fuqishëm, ndonjërin e godet rrufeja
pabesisht dhe ndodh ta ndez flakë deri në rrënjë. Fati është më i fortë se talenti, qofte edhe
gjenial. Poetit nuk i premton koha të jetë shumë
i kujdesshëm në jetë dhe kjo ndodh t’i kthehet
në ortek e t’ia thyejë krahët.Apo t’ia këput nga
trungu…
Intervistoi: Dukagjin Hata
nacional
DOOSIER
Romani “Novruzi” i Mehdi bej Frashërit, pikëpyetjet e një injorimi ideologjik
18/ E Diel,
19 shtator 2010
Nevoja e rishkrimit të historisë së letërsisë (II)
“Në roman trupëzohen edhe linja të tjera, shtresime të reja ideore e përmbajtësore, që e begatojnë dhe e ngrisin më lart artistikisht. Autori i rritur dhe i edukuar në
një familje të njohur intelektuale e mbi të gjitha kombëtare, nuk ka mundur assesi t’u shmangët detyrave atdhetare dhe drojës nga kafshimi i fqinjve përreth,
veçmas Greqisë, ku që atëherë paraqitej armike e përbetuar e shqiptarëve, prandaj do të shkruajë.”
Dr. Xhavit Aliçkaj
Ky roman ka dy shtylla kryesore ideore e përmbajtësore: dashurinë ndaj Atdheut dhe luftimin
apo akuzën ndaj zakoneve tona të egra, siç është gjakmarrja, ndërsa rreth atyre si një linjë romantike e shumë tërheqëse është dashuria, tri
të dashurat e Nevruzit. Ka edhe pjesë të tjera me
interes që e begatojnë përmbajtjen : si përshkrimi i dokeve e i zakoneve, si të dhëna etnografike,
prekja në plagën e kurbetit, zënkat e inatet etj.
Romani, edhe pse i ndarë në kaptina me emërtime të veçanta, në aspektin përmbajtësor ruan
unitetin e ngjarjes, sado që heroin kryesor e end
bukur shumë nëpër botë: Shqipëri, Selanik, Stamboll, Rusi, Rodos dhe prapë e kthen të vdesë në
Atdhe, pa e lejuar zakoni i kohës që t’i japë
rrjedhë tjetër. Duke u përqëndruar shumë në
Nevruzin, nuk arrin t’i karakterizojë personazhet
e tjera në shkallë tipizimi. Por në përshkrimin e
tipareve të Nevruzit mpleks karakterin tipik të
shqiptarit kombëtar dhe moral. Në emër të çështjes kombëtare, të emancipimit kombëtar dhe
kulturor, heroi i veprës lë anash çdo rast dashurie, martese me vajza të pasura jashtë atdheut,
sepse shpirtërisht dhe emocionalisht ishte i
lidhur me truallin e të parëve, me Shqipërinë.
Kur e lexojmë këtë vepër dhe përshkrimet e bukura për atdheun, ku vihen në pah vetëm anët e
mira që të bëjnë për vete, të përshkruara me tone
lirike, të bëhet se po i lexon vargjet e Naim
Frashërit nga “Bagëti e Bujqësija”: “ Shqipëria
plakë gjithënjë e re si një nuse e bukur është, atë
e kanë uruar Perënditë, është në projtjen e jetësishme të Dodonës e të Baba Tomorit, ajo sa bij
i ka dhënë historisë së botës, veç mjerë trathtarët që i dalin të pa besë kësaj zonje. Helm i
huaj i deh, prandaj trathëtojnë, se s’dinë se
ç’bëjnë”. (f.166).
Nëpërmjet Nevruzit autori shpreh idealin e vet
kombëtar, dashurinë, por edhe brengën për fatin e Shqipërisë; në rrjedhë të ngjarjes rrokën
pjesë të ndieshme e thelbore, të cilat fërkohen,
madje shumë ashpër për trojet tona, për ekzis-
tencën e popullit tonë. Nëpër rrugëtimet e tij
jashtë atdheut do të mësojë për kurtha e pabesi
që i janë bërë këtij populli, në mos më herët, së
paku nga Traktati i Shën Stefanit e këndej, ku
Bullgaria, Serbia e Mali i Zi, siç thotë autori, “
madhëroheshin me dëm të Shqipërisë”. Më tutje do të shkruajë: “Traktati i Shënjt Stefanit u
prish me ndihmën e Inglizit po kjo nuk e ndaloi
kongresin e Berlinit më 1878 t’i japë Malit Zi,
Gusinjën dhe Plavën, Trepshinë dhe Kuçinë;
Greqisë Janinën gjer në Kallama. Këto vendime
e pikëlluan Ajazë, se merreshin vënde të Shqipërisë e i ipeshin armiqëve pa besë, pa mëshirë
e pa drejtësi”. (f.160). Duke ndjekur fatin e atdheut në rrjedhat politike ndërkombëtare dhe
mospërfilljen e tyre ndaj Shqipërisë e shqiptarëve porosit: “Shqiptarët të hapin sytë,
Kuvent’i Berlinit, pjesërisht ( Partiellement) po
e ndan Shqipërinë, po s’u bashkuam për të qëndruar kundra Malit Zi dhe Greqisë, disa copa të
Shqipërisë do të shkojnë; o t’u rimë kundrë me
armë në dorë, mundt që t’i shpëtojmë”.(f.163).
I brengosur për rrezikimin e njëmendtë të trojeve
shqiptare, Ajazi vendos të kthehet në atdhe pas
trembëdhjetë vjetësh rrugëtimesh, luftërash për
të huajt, ngritjesh e zbritjesh, dhe vinte i ngritur, i shkolluar, me gradë koloneli, për ta bashkuar tërë popullin aq të ndarë, toskë e gegë,
myslimanë e të krishterë për të mbrojtur “copat
e mëmëdheut, nga dor’e armiqvet”.
Duke ndjekur fatin e Ajazit na ballafaqon me
fatin e mjerë të shumë shqiptarëve, që sikurse
sot, edhe atëherë e shumë më herët ishin të shkapërderdhur botës së gjerë si të varfër e të injoruar, të ndjekur e të përbuzur, për ta mbajtur
shpirtin gjallë dhe për t’i bërë një krah ndihme
famijles së vetmuar e të largët. Në mesin e tyre
kishte mjaft që kishin ikur nga zënkat dhe vrasjet me njëri-tjetrin, që edhe sot, sado që e quajmë veten të përparuar e të ngritur, nuk po mund
heqim dorë syresh. Që në Selanik takon shqiptarë moshash të ndryshme nga 17-50 -vjeçare
të radhitur si ushtar mercenarë, që vriteshin dhe
luftonin për interesa të huaja, ose të pranonin
çdo punë që u afrohej, e që më parë, me hir e
pahir, të mësonin gjuhë të huaja “ Na shqiptarët
kemi edhe brengë tjetër, që jemi të shtërnguar të
mësojmë në gjuhë të huaja...”(f.89).Në përshkrimin fizik të Ajazit, atë e paraqet shumë të
bukur, shtatlart, gjakëmbël e gojëmbël, pra racën
e bukur shqiptare, që kjo bukuri do t’i sjellë peripeci të këndshme e të pakëndshme. Megjithëkëtë,
sado që të takohet me vajza shumë të bukura,
me gjithë dashuritë e simpatitë e ndërsjella, autori e bën heroin ta ruajë moralin kombëtar dhe
dashurinë e sinqertë ndaj atdheut dhe bukurosheve shqiptare. Në takimin romantik në anijen
e bukur “ ku ...fryente një erëz’ e hollë, i merte
fijet e flokve t’Adelinës ja shpinte në faqe
Ajazit”, sado ajo bijë e një tregtari të pasur që
mund të bënte të lumtur për gjithë jetën, nuk ia
then mendjen: “O, vashë! nuk e di ti, se zëmëra
është e ruajtur për një bukuri të maleve të Shqipërisë; atje ku rinë Perënditë, atje ku është
nderi dhe sedra, e zëmëra ime sa të jem jashtë do
të jetë e mbyllur”. (f.101).
Po këto ndjenja do t’i ruajë e frenojë para vajzës
tjetër shumë të bukur, të jashtëzakonshme, për
çka e kishte grabitur vetë mbreti, para Lejlasë,
për të cilën e rrezikon jetën për ta shpëtuar, e me
të cilën ka mundur të largohet dhe të çojë jetë të
lumtur në pasurinë e saj. Me të përcjellur në
anije, ku i ndërrojnë kujtimet, ky asaj dy fotografi
e ajo një tufë flokësh, ia thotë edhe këto fjalë: “
Të dy bashkë në Shqipëri s’ vemi dot, se dor’e
Sulltanit dhe atje na harin, unë në Kafkasje s’vij
dot, trupi im, shpirti im është i Shqipëris, s’është
imi”|. (f.130). Ose : “Ç’të bëj Zonjushë ! të mos
ishte atdheu m’i math, m’i lartë na dashuria dot’e
quaja vehten fatbardhë tuke bashkuar shortet
t’ona të dy...”(f.134).
Kështu autori e përforcon tabanin kombëtar te
romani me lidhje shpirtërore e fizike të heroit me
të, qoftë edhe me shënjë jetë “...trupi ynë, është
një copë prej këtij atdheu: dhe në vdekshim për
të s’bëjmë gjë të tepërt”. Prandaj, nga përmbajtja nuk kemi si të mos e pranojmë këtë si roman
patriotik. Edhe fjalët e fundit të Zehrasë së bukur,
e cila e deshi me zemër e shumë sinqertë Ajazin,
siç e deshi edhe ky,e që fati nuk i lejoi të
bashkohen,lënë në letrën si testament janë: “ ...
do të bëhem theror i dashurisë, se pa dashuri
s’ka Shqipëri, pa Shqipëri të lirë e të qetë, tamam
Shqipëri, nuk mund të ketë dashuri e jetë të lumtur, siç pa një dashuri të vërtetë e të sinqertë
ndaj saj, nuk mund të bëhet e tillë çfarë e duam ne.
Në roman trupëzohen edhe linja të tjera, shtresime të reja ideore e përmbajtësore, që e begatojnë dhe e ngrisin më lart artistikisht. Autori i
rritur dhe i edukuar në një familje të njohur intelektuale e mbi të gjitha kombëtare, nuk ka mundur assesi t’u shmangët detyrave atdhetare dhe
drojës nga kafshimi i fqinjve përreth, veçmas
Greqisë, ku që atëherë paraqitej armike e përbetuar e shqiptarëve, prandaj do të shkruajë: “ ...
ajo është armiku i kombësisë s’onë, erdhi Greku,
shkoi nderi, shkoi gjuha, shkuan zakonet fisnike të Shqipërisë”. (f.192). Krahas armikut të jashtëm, Shqipërinë e rrezikonin ngatërresat e pandërprera të shqiptarëve ndërmjet vete, që përfundonin me pasoja të mëdha. Kjo do të jetë
shtylla e dytë në të cilën mbështetet përmbajtja
dhe qëllimi i të shkruarit të saj. Që në fillim i
hetojmë shenjat e para të zënkave e të cmirave
te shqiptarët, të cilat do ta përmbyllin veprën
me përfundim tragjik e që lexuesi do të ndahet
shumë i nevrikosur. Këto e mundojnë autorin,
këndej me gojën e personazheve i paralajmëron
dhe i dënon. Me të përcjellë të Nevruzit për në
dasmë e ëma e këshillon të ketë kujdes: ,,Biri im
Shqipërinë, nakari dhe zihjet e gjaku e kanë
prishur gjithmonë; në dasmë ka dish farë soj
njerës...”(f.35) Ose edhe Muçja, qehajaj besnik i
tij, i porosit Rapon e Fejzon të kenë kujdes për
Nevruzin se “Shqipëria plakë zihjet në thua i ka”
(f.36). Fatkeqësisht, në këtë pikëpamje pak ka
ndryshuar jeta jonë e brendshme dhe mbetet
edhe më tutje aktual mendimi i autorit se nakari,
cmira, gjaku dhe armiqësitë e prishën nderin
tonë. Në gjirin e këtyre veseve e dobësive tona
në vepër hetohet edhe tradhtia që nuk ka munguar në momentet më të ndjeshme. Janë raste të
rralla kur i kemi tradhtuar të huajt e bukur të
shpeshta njëri-tjetrin. Mu në oborrin mbretëror
ku i prin fati Ajazit të punojë e ku ishin edhe dy
shqiptarë, për shpëtimin që i bën Lejlasë, një
vajze të njomë e të ndershme të futur si qengjin
në lukuninë e ujqërve, njëri prej këtyre shqiptarëve për pak të holla e tradhton!
19/ E Diel,
DOSSIER
nacional
Opoja e Prizrenit, mbrojtja e kufijve të Shqipërisë nga pushtimi Serb më 1913
19 shtator 2010
Ekzekutimi martirëve të Plavës
“Aneksimi i tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi u shoqërua me vendosjen e një regjimi të egër, me shtypje dhe terror ndaj shqiptarëve. Me masa të
ndryshme të represionit, organet ushtarake serbe, shqiptarëve të kësaj ane ua mbyllën rrugët e tregjeve, sikurse në qytetin e Prizrenit, Tetovës, Dibrës, duke krijuar
një situatë kërcënuese të mijërave jetëve nga uria.”
Nga Gani Tërshnjaku*
Avdurrahmon Piraj (imam i fshatit), Kurt Syla,
Mehmet Velia, Batjar Piraj, Tahir Piraj. Megjithëse
se këta në shenjë kompromisi e armëpushimi kishin ngritur lartë një peshqir të bardhë (leckë e
bardhë) si flamur paqeje, serbet nuk e respektuan këtë sinjal kompromisi. Ata hapën zjarr.
Tahir Piraj e kishte djalin Dërvishaliun që ishte
kryengritës “komit” dhe pjesëmarrës në kryengritjen shqiptare në “Qafën e Llopshnikut”. Tahir
Piraj u rikthye menjëherë mbrapsht, para se serbët të hapnin zjarr, ngase kishte drojën se djali i
tij ishte kryengritës dhe serbët mund ta dinin këtë.
Në ato momente derisa ushtarët serb hapnin zjarr,
aty kishin rënë dy viktimat e para: Kurt Syla dhe
Batjar Piraj. Avdurrahmon Piraj (imami i fshatit)
plagoset dhe duke u zvarritur që të pijë ujë të
arat e Hulajve (mbi Mullirin e Merxhon Cenajt)
qëllohet sërish nga plumbat e serbëve dhe vritet.
Po aty vitet edhe Mehmet Velija.4
Foto: Qafa e Llopushnikit aty ku u zhvillua beteja shqiptaro - serbe 1913
Ngjarjet lokale të ndritura por dhe vuajtjet, sulmet e shkatërrimet nga pushtuesit e huaj janë
vulë historike ndër shekuj e fshatit Plavë të
Opojës. Shikuar në retrospektivë Plava dhe
Opoja si trevë simbolizon vet jetën shqiptare:
me lindje, ngritje, rënie nga pasojat e luftërave
1912, 1913 e deri më 1999 ku ushtria serbe në
vazhdimësi ka vrarë shqiptarë të kësaj ane,
sikurse në gjithë Kosovën e më gjerë. Më 1913
serbët ekzekutuan 46 martirë të Plavës së bashku me 6 të tjerë nga Breznja. Bazuar nga dëshmitë gojore, ky ishte viti më fatligë në historinë
e Plavës dhe Opojës.
Më 22 mars 1913 konferenca e ambasadorëve
në Londër padrejtësisht vendosi që Rrafshi
Dukagjinit, Kosova dhe pjesa perëndimore e
Maqedonisë t’iu bashkëngjiten Serbisë dhe
Malit të Zi. Jashtë Shqipërisë mbeti edhe Prizreni, Opoja, po ashtu dhe fshati Plavë që kufizohet me kufirin shqiptaro-shqiptar, përkatësisht
me Pobregun (Kukës). Aneksimi i tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi u shoqërua me
vendosjen e një regjimi të egër, me shtypje dhe
terror ndaj shqiptarëve. Me masa të ndryshme
të represionit, organet ushtarake serbe, shqiptarëve të kësaj ane ua mbyllën rrugët e
tregjeve, sikurse në qytetin e Prizrenit, Tetovës,
Dibrës, duke krijuar një situatë kërcënuese të
mijërave jetëve nga uria.
Beteja e “Qafës së LLopushnikut” (Opojë) me
“Serbinë e Parë”
Në gusht të vitit 1913 kryengritësit Qazim Lika,
Kadri Shahini, etj, merreshin me organizimin e
kryengritjes për të sfiduar ushtrinë serbe (që në
popull njihet si “Serbia e Parë”). Kjo lëvizje e
armatosur shqiptare kishte karakter spontan,
dhe në muajin shtator mori përmasa të gjëra sidomos në Dibër, zonë me të cilën Opoja kishte
marrëdhënie intensive tregtie, miqësore, etj. Kryengritja, për pak ditë u përhap në Rrafshin e
Dukagjinit. Forcat shqiptare sulmuan Gjakovën
dhe Prizrenin.
Në këtë kryengritje u rekrutuan dhe fshatarët
nga Opoja, sikurse nga Plava, Breznja, dhe fshatrat e tjerë, nga krahina e Lumës. Në krye të
kryengritësve ishte Qazim Lika (hero kombëtar)
dhe Kadri Shahini (hero kombëtar), varri i të cilit
gjendet edhe sot në Bjeshkën e Buçes, i rregul-
luar me një gurë të gdhendur dhe me mbishkrim
në alfabetin turk1. Beteja e këtyre kryengritësve
me forcat serbe u zhvillua të “Qafa e Llopushnikut”, në territorin e Plavës. Kryengritësit kishin
rezistuar dhe në fund ishin tërhequr. Në këto
luftime, forcat serbe në fushë betejë lanë të vrarë.
Fshatarët e Plavës të organizuar natën në fshehtësi kishin kryer pastrimin e terrenit nga kufomat e ushtarëve serbë, që të mos zbuloheshin
nga forcat serbe që ishin në një distancë jo
shumë të largët. Fshatarët e kishin bërë pastrimin
e zonës, ngase kishin menduar se ushtria serbe
të mos rikthehej në territorin e Plavës, e të mos i
shihte kufomat e ushtarëve serb. Ndërsa, serbët kishin të dhëna, se mungonin ushtarët e tyre
dhe e dinin se në fshat kishte kryengritës shqiptarë.
Kur serbët kishin depërtuar nga bjeshka “Shtava” e fshatit Blaq dhe nga bjeshka e “Stronës”
së fshatit Buçe kishin pushtuar fshatrat e Opojës
dhe Gorës, dhe ato lëviznin në këtë zonë2. Sipas
dëshmive gojore, mitralozat serb dëgjoheshin
tek shtinin mbi kryengritësit shqiptarë nga ana
e “Shtavës” së Blaqit dhe nga ana e “Stronës”
së Buqës.
Në një rast tre kryengritësit e armatosur nga Plava: Dervishali Piraj, Islam Lepraj dhe Abaz Lepraj, nga vendi i quajtur “Loma e Spahisë” kishin
shtirë me pushkë në kryeushtarakun serb
“Naqellnik” Bogdanin, i cili ishte komandant dhe
udhëheqës i administratës ushtarake serbe që
ishte vendosur në fshatin Vraniç të Gorës. Kjo
kishte ndodhur të vendi i quajtur “Larëza”, në
drejtim të fushës së “Dubravës”, derisa
“Naqellniku” ishte duke shkuar me kalë nga
Dragashi në drejtim të fshatit Buçe, të cilin plumbat e qëlluan vetëm në “shinjall” (mantel – uniformë ushtarake)3.
Në këtë sulm “Naqellniku” shpëtoi pa plagë. Por
i mllefosur dhe i frustruar shumë nga ky guxim i
fshatarëve kryengritës, ai dha urdhër ushtarak
për t’i arrestuar një numër burra të fshatit.
Dhe për këtë shkak, një grup fshatarësh nga
Plava duke e ditur se kjo ushtri do të sulmonte
fshatin, u përpoqën që të bëjnë një marrëveshje
nga distanca me ushtrinë serbe. Fshatarët u nisen drejtë vendit “Të Rrihna” e fshatit Renc, ku
ushtria serbe ishte e stacionuar në istikame. Serbët menjëherë hapën zjarr nga të gjitha armët në
drejtim të grupit të fshatarëve që përbëhej nga:
Burrat e Plavës u kapën rob të “Kroi i Kisës”
(Koretnik)
Në anën tjetër burrat kryengritës të Plavës të
organizuar kishin vendosur që në fshehtësi ta
braktisnin fshatin dhe të largoheshin në mal mbi
Plavë.5 Nuk ishin edhe aq të armatosur. Gjatë
rrugës për në Malin e Koretnikut, patrulla ushtarake serbe e armatosur, duke patrulluar në terren, në vendin e quajtur “Kroi i Kisës”, të Lugina e Bjeshkës së Rapçës (Koretnik), i zbulon se
aty ishin burrat e organizuar dhe të arratisur të
Plavës6. Të cilët burra nën kërcënimin e armëve
serbe u kapën rob. Ishin 46 burra nga Plava dhe
ë të tjerë nga fshati Brezne.7 Të gjithëve ju vendosen pranga në duar dhe këmbë.
Ashtu të lidhur dhe të robëruar, gjatë rrugëtimit
për në fshatin Pobreg (Shqipëri), Deston S. Tërshnjaku, u thotë burrave të Plavës që t’i
kundërvihen patrullës ushtarake serbe, në
mënyrë metaforike, me fjalët:”Hajde ta korrim
tërshanën” (hajt të kacafytemi dhe t’i mbysim
këta ushtarët serbë”). Por burrat duke shpresuar se do të lirohen, nuk e dëgjuan Deston
Tërshnjakun. Ndër këta burra ishin dhe tre fëmijë të moshës 10-12 vjeç: Sallah Cenaj, Osman
Tërshnjaku dhe Xhemshit Tërshnjaku.
Duke rrugëtuar të robëruar, një oficer serbë urdhëron që të lirohen këta fëmijë, të cilët prano-
hen në familjen Ramadan Selmanit në Pobreg.
(Kjo familje kishte bashkëpunuar me ushtrinë
serbe në atë kohë). Pas një jave Ramadan Selmani, e porosit qiraxhiun nga fshati Kërstec i
Gorës, z. Bilbilin e Kërstecit, që këta fëmijë t’i
dërgojë në Plavë. Fëmijët e kalojnë një natë të
Bilbili në Kërstec dhe të nesërmen dërgohen në
shtëpitë e tyre në Plavë).
Burrat e Plavës të lidhur e të zënë rob, nën tytat
e armëve dhe nën mbikëqyrjen e ushtrisë serbe
dërgohen nga Pobregu për në fshatin Zhur, e
prej andej për në Prizren. Rrugës për në Prizren
ja del të ikë Abaz Lepraj (një kryengritës që qëlloi me armë kryeushtarakun “Naqellnik Bogdanin”) edhe pse ishte i plagosur. Në përpjekje e
sipër për të ikur në lumin Bistrica në Prizren vritet
edhe Nesim Bojaxhiu.
Kur këta burra të robëruar arrijnë në Prizren
“Naqellnik” Bogdani urdhëron që ata të dërgohen në fshatin Vraniç të Gorës, ku ishte e vendosur qendra e organeve administrative serbe
për Opojë dhe Gorë. Fshatarët duarlidhur nën
tytat e armëve dhe nën kontrollin e serbëve vazhdojnë rrugën për në Vraniç8.
Ekzekutimi martirëve të Plavës
Atë ditë fshati Plavë kishte mbledhur të gjithë
pasurinë e florinjtë. Kishin grumbulluar ë0 lira
të kuqe floriri për të paguar ushtarët serb dhe
kështu për t’i liruar burrat që ishin pengje të
robëruara. Kryeplaku (myftari) i fshatit Kasom
Bojaxhiu së bashku me katër kryepleq (azap) të
lagjeve, lirat e floririt i dërgojnë në Vraniç për
t’ia dhënë “Naqellnik” Bogdanit, e që ky t’i liroj
burrat e Plavës. “Naqëllnik” Bogdani e kundërshton këtë ofertë, duke pyetur se kush ishin ata
burra që kishin hapur zjarr kundër tij. Por që nuk
e kishte marrë përgjigjen nga fshatarët.
Burrat e arrestuar urdhërohen të hapnin një varr
të madh në zonën e Mullinjve të Vraniçit, pranë
lumit poshtë fshatit. Dhe posa e gropojnë, burrat radhitën përreth gropës dhe pushkatohen
që të gjithë, përfshirë këtu edhe kryeplakun e
Plavës dhe katër kryepleqtë e lagjeve (Tërshnjaku, Hulaj, Piraj, Bojaxhiu).
*Kandidat për master në gazetari në Universitetin e Prishtinës
Foto: Varri masiv i Brrutit aty ku u vranë burrat e Brrutit me 1913
nacional
20/ E Diel,
PROZË
19 shtator 2010
G Gjakësi
JAKËSI
Tregim nga Anton Papleka
Meqenëse kishte mbetur në shtëpi
vetëm me një vajzë dhjetë vjeçe dhe
me një djalë shtatë vjeç, herë pas here
Galan Prruku dilte nga dhoma e zjarrit
dhe shkonte te frëngjitë që binin nga
ana e oborrit. Nga ato të çara të ngushta, ai përlante me sy oborrin e rrethuar
nga një avlli e lartë, e ndërtuar me
trungje drurësh, të çara me sëpatë.
Pahisore të tilla që të zinte syri pothuaj
te të gjitha shtëpitë e asaj krahine
malore, shërbenin për t’u mbrojtur nga
lukunitë e ujqve që në dimër zbrisnin
deri në katund, dhe nga ndonjë
keqbërës.
As te majat e hunjve të mprehtë e të
nxirë që të kujtonin dhëmbët e një
përbindëshi, as te ndonjë e çarë e
ngushtë që hapej midis tyre, Galani
nuk vuri re ndonjë tytë pushke apo
ndonjë kokë njeriu të mbështjellë me
tallagan. Mirëpo ai nuk kishte nevojë
të shihte shenja të tilla për t’u bindur
se njeriu që kërkonte ta vriste, ndodhej diku aty rrotull, i platitur pas pahisores së lartë, apo i strukur në zgërbonjën e ndonjë druri të moçëm. Sa
herë që fërfllaza turrej nëpër frëngji, e
shoqëruar nga fishkëllimat e saj të
kobshme dhe nga shtjellat e borës së
imët, Galanit i dukej sikur ajo rribë e
acartë ishte fryma e armikut të tij që
priste rastin ta vinte në shënjestër e
ta godiste me plumb.
Makthi i vdekjes që nuk i ndahej ditën
as natën, kishte zënë fill në një dasmë
ku Galani ishte grindur me një malësor nga katundi fqinj. Disa ditë pas
kësaj degame me fjalë, kundërshtari i
tij i kishte zënë pritë në një grykë mali.
Me të dëgjuar fishkëllimën e plumbit
që i kishte kaluar pranë kokës, Galani
ishte rrëzuar pas një guri, kishte drejtuar armën dhe kishte qëlluar disa
herë, derisa e kishte lënë të vdekur në
vend malësorin që kishte dashur ta
vriste. Megjithëse e kishte marrë vesh
se ai që kishte zënë pritën dhe kishte
qëlluar i pari, kishte qenë vëllai i tij,
Mushak Dushkaja i kishte çuar fjalë
Galan Prrukut se i kishte borxh gjakun
e vëllait, se nuk kishin besë me njëritjetrin.
Po bëheshin tre vjet që Galan Prruku
nuk e kishte kapërcyer qoftë edhe një
herë të vetme avllinë e lartë, të ndërtuar me trungje të çara, që nuk kishte
shkuar te ndonjë i afërm apo dashamir
për të marrë pjesë në dasma dhe në
gëzime. Madje gjatë këtyre tre vjetëve,
tepër të rralla kishin qenë ato raste kur
ai kishte dalë jashtë derës së kullës së
gurtë për të hedhur disa çapa në oborr,
për të shijuar kënaqësinë e të ecurit
në qiell të hapur. Ai e kishte të qartë
se përtej perimetrit të ngushtë të
kullës së tij të gurtë, për të fillonte
mbretëria e vdekjes.
Galanit i kishte ardhur keq që fati e
kishte futur në armiqësi me Mushak
Dushkajen, i cili ndryshe nga i vëllai,
nderohej nga gjithë krahina për
trimërinë dhe për urtësinë e tij. Me
ndërmjetësimin e miqve të përbashkët, i ngujuari ishte përpjekur të bënte
pajtimin e gjakut, duke pranuar të
paguante shumën e parave të përcak-
tuara nga kanuni. Mushaku ishte
përgjigjur se të vëllanë nuk mund t’ia
ngjallnin as të gjitha paratë e botës,
prandaj nuk do të pranonte që gjaku
të paguhej me para.
Tri vjet rresht, ditën e natën, në mot
me shi e me borë, me acar që të ngrin
gjakun e me vapë përvëluese, Mushaku ishte sjellë si ujk i uritur rreth
kullës së njeriut që i kishte vrarë të
vëllanë. Megjithëse e dinte se në
ç’rrethana kishte ndodhur vrasja, se
gjakësi i tij nuk ishte as ngatërrestar,
as i dhunshëm, prapëseprapë zëri i
gjakut dhe urdhri i dokes së lashtë
kërkonin me ngulm prej tij vetëm një
gjë: të shtrinte përdhé të vdekur njeri-
që vinte nga thellësitë e qenies së tij,
i thoshte se shkaktar i robtimit të atyre njerëzve që nuk i kishin asnjë faj të
drejtpërdrejtë, ishte ai, Mushak Dushkaja, i cili sillej me pushkë në dorë rreth
kullës së tyre si një ujk i uritur, me sy
të përgjakur.
Veç kësaj, fati i rëngë i gruas dhe i
djalit të Galanit i kujtonte Mushakut
fatin e gruas dhe të fëmijëve të vet, të
cilët kishin pak a shumë të njëjtën
moshë. Qëkurse Mushaku kishte filluar të ndiqte armikun e tij për ta vrarë,
të gjitha punët e shtëpisë kishin rënë
mbi kurrizin e gruas e të fëmijëve.
Jo vetëm ditët e javët, por edhe muajt
e vitet kishin kaluar pa ndodhur ajo
e Mushakut që ishte platitur rrëzë avllisë, i ndërprenë zërat e gruas dhe të
djalit të madh të Galanit, të cilët po
ktheheshin nga mulliri me një kalë të
ngarkuar me miell. Gruaja e tërhiqte
nga freri kalin që çapitej në borën e
ngrirë, kurse djali e ndiqte nga pas,
sikur rrinte gati ta mbante, po të rrëshqiste.
Me t’u afruar tek avllia, gruaja i thirri
vajzës që të hapte derën. Edhe kësaj
here, sapo hynë në oborr, të sapoardhurit i vunë derës llozin e trashë.
Meqenëse gruaja dhe djali i kishin
duart e mardhura, Mushaku mbajti
shpresë se Galani do të dilte nga kulla
për t’i ndihmuar që të shkarkonin
un që i kishte vrarë të vëllanë.
Tre vjet rresht kishte pritur me padurim që t’i jepej mundësia për të vënë
në jetë atë shestim që ishte bërë synimi i vetëm i jetës së tij. Një mundësi e
tillë do të kishte qenë dalja e armikut
të tij në oborr ose lënia hapur e derës
së avllisë dhe e derës së kullës së
gurtë. Po të kishte ndodhur një gjë e
tillë qoftë edhe një herë të vetme, në
kohën që ai sillej rreth e rrotull me
pushkë në dorë, do të ishte turrur si
shakullimë brenda në kullë, do të kishte
hyrë kthinë në kthinë, derisa do të ishte gjendur përballë vrasësit të vëllait,
të cilit do t’i kishte drejtuar armën,
pastaj do të kishte tërhequr
gacëkeqen…
Mirëpo ky çast i përfytyruar me dhjetëra e me qindra herë nuk kishte
ardhur. Galani nuk kishte dalë në oborr
jo vetëm gjatë ditës, por as në netët
me hënë, kurse gruaja dhe fëmijët e tij
asnjëherë nuk e kishin harruar hapur
derën e kullës së gurtë dhe derën e
avllisë…
Duke parë gruan e Galanit dhe djalin e
tij dymbëdhjetëvjeçar se si robtoheshin për të përballuar punët e shtëpisë, për të mbjellë e për të korrë arat,
për të ruajtur e për të ushqyer
bagëtitë, një pjesë e qenies së Mushakut ndiente një keqardhje të pashpjegueshme. Në raste të tilla, një zë
që ishte ravijëzuar kushedi sa herë në
trurin e Mushakut: ai zgjaste tytën e
pushkës nëpër një të çarë midis hunjve të avllisë, tërhiqte gacëkeqen. Ky
veprim shoqërohej nga një krismë e
fortë arme dhe nga klithma e një njeriu
që plandosej në mes të oborrit të
kullës…
Edhe sa kohë do të zgjasnin ky përgjim
dhe këto shestime që ia kishin sjellë
shpirtin në majë të hundës?! Askush
nuk mund t’i jepte një përgjigje të saktë kësaj pyetjeje. Vetëm për një gjë ishte i bindur Mushak Dushkaja: armiku
i tij nuk shkelte lehtë në dërrasë të
kalbur…
Megjithëse e kishte të qartë këtë gjë,
malësori nuk mund të hiqte dorë nga
marrja e gjakut. Nga ana tjetër, sa më
shumë që kalonte koha, ai mendonte
se kjo armiqësi mund t’i shkatërronte
të dy familjet. Sapo të bëhej për të
mbajtur armë, djali i madh i Galanit do
të ngujohej në kullë bashkë me të atin,
kurse djali i madh i Mushakut do të
bashkohej me të atin për të marrë
gjakun. Më vonë, këtë fat do të kishin
edhe djemtë më të vegjël. Kur merrej
me përsiatje të tilla, Mushakut i ngjethej mishtë, por ai e quante veten
krejt të pafuqishëm për të ndryshuar
doket që i kishin vendosur të parët.
II
Aty nga mbarimi i pasdites, mendimet
thasët me miell e t’i futnin brenda. Ai
përsëriti me mend thënien e moçme:
“Ç’sjell sahati, s’e sjell moti!…
Mirëpo, me sa duket për armikun e tij
as sot nuk kishte ardhur ai çast që i
thonë sahati i lig ose ora e
zezë!Galani nuk e nxori kokën jashtë
derës së kullës.
Me duart e mardhura që mezi u
bindeshin, gruaja dhe djali i tij u
detyruan të shkarkonin kalin dhe t’i
futnin brenda thasët me miell.
Ata shkundën borën e ngrirë që u ishte ngjitur pas opingave e çorapeve,
hoqën gozhupët prej lëkure dashi, gunat e leshta dhe u afruan te vatra.
Gruaja vuri në zjarr një kusi me ujë.
Me të vluar ujët, filloi të zinte brumin
e bukës. Atë çast, kali që kishte mbetur në oborr shkrofëtiu e hingëlliu. Si
gjë e gjallë që ishte, edhe ai kishte të
ftohtë, prandaj duhej të futej në katua. Për të mos nxjerrë jashtë fëmijët,
gruaja iu lut të shoqit ta fuste kalin
brenda.
-Nuk mund të dal në oborr, se më vret
gjakësi! – tha prerazi Galani.
-Çfarë gjakësi në këtë cingërimë?! – u
çudit gruaja. – Kot thonë bota se je
trim! Si tutet burri me dalë në oborr e
me e shti kalin brenda?!
-O, nuk mund ta nxjerr këmbën jashtë
dere se asht hasmi kah ruen mbas avllie e më vret! A do të ta provoj se asht
kështu siç po të them unë?
-E si do ta provosh?!
-Do ta provoj fare lehtë, - tha Galani, i
cili u ngrit nga vendi, hapi kanatin e
një dritareje që binte nga oborri, futi
kokën në dritare dhe thirri:
-O Mushak Dushkaja!
-O, çka po thue more?!
-A po mërdhin?
-Qe besa, jam ba akull!
-A po vjen mbrendë me u nxehë?
Ca se kjo pyetje e zuri në beft, ca se
po i ngrinte gjaku nga të ftohtit e
madh, Mushaku u përgjigj:
-Në ma çelësh derën, pasha Zotin po!
Pa pushkë në krah, Galani shkoi te
dera e avllisë, tërhoqi llozin dhe e hapi
kanatin. Nëpër mugëtirën e muzgut u
ravijëzua silueta e Mushak Dushkajës. Opingat, tirqet e leshta dhe tallagani i tij ishin mbështjellë me borë të
ngrirë. Nga mustaqet e gjata, i
vareshin heje akulli. Ata u shikuan sy
ndër sy, pastaj ecën njëri pas tjetrit pa
folur.
Kur mbërritën në dhomën e miqve,
Galani i tha bujtësit:
-A po ma dorëzon pushkën?
-Po… - u përgjigj Mushaku pa u mëdyshur.
Kur e preku atë armë që kishte në fole
fishekun, me të cilin do ta vrisnin,
Galanit iu drodh dora, megjithatë ai
shkoi në fund të dhomës ku ndodheshin gozhdët e armëve dhe e vari
në afërsi të pushkës së tij.
Mushaku hoqi opingat e tallaganin,
pastaj u afrua te vatra ku sapo kishin
ndezur zjarrin gruaja e Galanit. I ulur
në një postajë me lesh një pëllëmbë të
gjatë, përballë flakëve që lodronin në
vatër, ca nga ca bujtësit nisi t’i shkrinte gjaku, t’i ndiente të tijat gjymtyrët e kallkanosura. Ai drodhi një
cigare në kutinë e duhanit që i dha
Galani, e ndezi me një gacë që e mori
me mashë dhe zuri ta thithte me babëzi.
-Qysh e do kafen? – e pyeti i zoti i
shtëpisë.
-Njëherë due me hangër bukë se gjithë
ditën e lume kam ruejtë mbas avllisë
sate pa shti gja në gojë! Nuk munda
ta përtypja bukën që kisha me vete,
se ishte ngri e ishte ba akull…
Pasi u poq buka e sapogatuar, e zonja
e shtëpisë u shtroi në sofër bukë të
ngrohtë dhe fasule të ziera me mish të
thatë. Rrallëherë në jetën e tij, Mushakut i kishte shijuar aq shumë një haje
sa ajo që hëngri atë natë dimri.
Pas darke, Galani poqi një xhezve me
kafe dhe e hodhi në dy filxhanë, njërin
nga të cilët ia vuri përpara bujtësit,
kurse tjetrin e mbajti për vete.
Duke gjerbur kafen, ata folën për dimrin e rëndë të këtij viti, për borën e
shumtë që kishte rënë dhe për acarin
e madh që vazhdonte qysh prej disa
ditësh.
Kur mbaroi së piri kafenë, Mushaku
deshi të ngrihej në këmbë për të
mbathur opingat, por nuk lëvizi nga
vendi. Ai heshti një copë herë duke
vështruar prushin që mbushte vatrën.
I zoti i shtëpisë e kuptoi se ai po bluante me mendje diçka, prandaj nuk e
trazoi.
21/ E Diel,
Duke e thyer heshtjen që e mbështillte si një koracë akulli, më në fund
Mushaku tha:
-Nuk po më duket punë me mend që
sonte të eci disa orë nëpër borë të
ngrirë për të vajtur në shtëpi. Ma mirë
po rri këtu.
Galani e vështroi në sy, por nuk foli.
Ai mori disa copa dru dhe i vuri në
zjarr. Pak më vonë, i tha bujtësit:
-Kur të duesh, po biem e flemë.
-Pse nuk jam i lodhur, nuk rri asnjë
minutë pa u shtri! – tha Mushaku.
Galani i tha të shoqes të sillte rroba
gjumi për dy veta. Nga turra e druve
që ndodhej në mesore, mori një trung
të madh dhe e vuri mbi urët që po
digjeshin.
Kur gruaja mbaroi së shtruari, bujtësi
dhe i zoti i shtëpisë u shtrinë për të
fjetur në të dy anët e vatrës. Pak më
vonë, rënkimit të një krimbi që po digjej
në thellësi të trungut të vënë në zjarr,
iu shtuan edhe gërhitjet e dy burrave
që i zuri gjumi.
III
Heshtja që ra atë natë në dhomën e
pritjes, nuk u pëlqeu aspak dy pushkëve që ishin varur në gozhdë, disa
pëllëmbë larg njëra-tjetrës. Sikur të
donin të zëvendësonin fjalët e njerëzve
që po flinin, ato filluan ta cytnin shoqja-shoqen me fjalë:
Pushka e Mushakut: - Kjo që ndodhi
sonte është vetëm një rastësi, një shkelje e rregullt. Çdo njeri ka ndonjë
çast dobësie. Shumë-shumë, ky armëpushim do të zgjatë derisa të zbardhë
drita. Pa kaluar shumë kohë, tim zoti
do t’i vijë mendja në vend dhe do t’i
kujtohet gjaku që ka për të marrë. Do
ta tërheqë gacëkeqen, baruti do të
ndizet flakë dhe ti do të mbetesh pa
zot. Do të mbetesh vejushë si ato
gratë, të cilave u vritet burri dhe nuk
mbarsen më. Edhe ti nuk do të
mbarsesh më me barut e me plumba
nga duart e Galan Prrukut!
Pashka e Galanit: Hesht, ndjellazezë!
Përpiqu ta harrosh të keqen qoftë edhe
për një natë!…
Pushka e Mushakut: Edhe sikur ta
harroj unë, nuk do ta harrojë imzot.
Sapo të zgjohet nesër, do të pendohet
për zemërbutësinë që ka treguar sonte, do të pranojë se kjo ka qenë një
lajthitje e çastit dhe do të kthehet në
udhën e drejtë!
Pushka e Galanit: T’u thaftë goja, t’u
thaftë! E di mirë për ç’udhë të drejtë e
ke fjalën! Ty të rri mendja gjithmonë
te vdekja…
Pushka e Mushakut: Qoftë unë, qoftë
ti, për këtë punë jemi bërë: për të vrarë!
Për të marrë sa më shumë jetë njerëzish… Prandaj na thonë armë. Në një
këngë që këndohet në këto anë, një
malësor kuvendon me armën e tij dhe
i thotë: “Moj mauzere, mori Zanë,/ Të
ap mish sa të duesh me ngranë!…”
Fara jonë do të zhdukej nga faqja e
dheut, në qoftë se gjakësit ose njerëzit në përgjithësi, do të flinin pranë njëritjetrit, siç po flenë sonte dy zotërit
tanë!
Pushka e Galanit: Sa e ligë që je!
Pushka e Mushakut: Qenkam e ligë,
ngaqë them të vërtetën?!… Edhe në
qoftë se armët janë mizore apo të idhta, siç i quajnë banorët e këtyre anëve
në këngët e tyre, ato janë të këtilla,
sepse kështu i kanë bërë njerëzit. Dhe
kështu do të jenë gjithmonë. Sa të ketë
njerëz dhe armë.
Pushka e Galanit: Hesht se më lod-
nacional
PROZË
19 shtator 2010
he! Përpiqu ta mbyllësh gojën e të
flesh një copë herë.
Pushka e Mushakut: Sonte nuk kam
gjumë. Kam dëshirë të rri zgjuar gjithë
natën. Të pres se çfarë do të bëhet.
Kam parandjenjën se do të ndodhë
diçka që ty nuk ta pret mendja. Ajo që
na kanë parë sytë deri tashti, duhet të
ketë qenë një lojë, një dredhi. Malësorët nuk thonë kot se nata e gjatë e
dimrit është plle. Domethënë është e
mbarsur me shumë të papritura. Një
gjë është e sigurt: nata është e pabesë. Mjerë ai që i ka besuar natës kur
ka pasur pranë armikun e tij! Është
ngrysur dhe nuk është gdhirë. Për të
vërtetuar këto që sapo thashë, mund
të përmend me dhjetëra ngjarje. Ma
ndien zemra se kështu do të ndodhë
edhe sonte, në këtë kullë guri. Dikujt
do t’i verbohen sytë nga flakët e pushkës dhe nuk do ta shohë me ta agun e
dritës…
Pushka e Galanit: Qepe gojën, shtrigë! Përpiqu të flesh. Të harrosh disa
çaste kobin, vrasjen, vdekjen!…
Pushka e Mushakut: Të harroj vrasjen
dhe vdekjen?!… Po të bëja kështu siç
thua ti, unë nuk do të isha më pushkë,
por do të isha pushkallë, lodër fëmijësh. Më mirë të më përpijë zjarri, sesa
të katandisem në një gjendje të tillë!…
Atë çast, nga pylli që rrethonte kullën
e gurtë, u dëgjua një ulërimë e zgjatur
ujqish.
Pushka e Mushakut: A e dëgjon këtë
ulërimë?! Gjithkush e di se me një ulërimë të tillë, ujqit ndjellin kob. I detyron dot ujqit të mos ulërijnë?! Aq
mund t’i detyrosh edhe armët të heshtin. Sa të ketë ujq në këtë botë, do të
ketë edhe ulërima. Po ashtu, sa të ketë
armë, do të ketë krisma dhe vrasje…
Pushka e Galanit: Qoftë mallkuar kjo
natë që më duhet ta kaloj pranë teje!…
Ti vazhdo të llomotitësh sa të duash
por unë nuk do të të kthej më përgjigje.
Madje do t’i zë veshët dhe do të
përpiqem të fle…
IV
Pas disa minutash, ulërimat e ujqve
heshtën. Ato ua lanë vendin zhurmave
të erës së akullt që përplasej pas
mureve dhe trungjeve, që turrej me
vrull në çdo zgavër a mazgallë që i dilte
përpara.
Në të zbardhur të dritës, vrulli i erës
ra. Mbi shtresën e trashë të borës së
ngrirë, nata zuri të rrëshqiste ngadalë
si një gjarpër i zi, i plagosur që synon
të struket në thellësi të shpellave të
nëndheshme. Gjelat që nuk pushonin
së nxituri njëri-tjetrin me këngët e tyre
nga shtëpia në shtëpi dhe nga lagjja
në lagje, dukej sikur bënin çmos ta
përzinin sa më shpejt gjarprin e zi të
natës, duke e çukitur me sqepat e tyre
të mprehtë…
Kur i hapi sytë në kthinën ku kishte
depërtuar drita e agullimit, Galani vuri
re se bujtësi flinte ende. Pas rravgimeve nëpër borë e cingërimë, pas
gjumit të pakët që kishte bërë duke u
mbledhur kruspull nëpër mullarë bari
e nëpër skuta, nata e mbrëmshme kishte qenë për të një nga rastet e rralla
kur kishte mundur të flinte, i çliruar
nga ankthi se duhej të vriste dikë apo
duhej të ruhej që të mos e vrisnin.
Meqenëse trungu që kishte vënë në
zjarr, ishte djegur i tëri, i zoti i shtëpisë
e hapi derën me kujdes, për të mos e
zgjuar bujtësin, mori në mesore një
krah dru të çara dhe i vuri mbi prush.
Zjarri u gjallërua përsëri. Galani
mbushi me ujë xhezven e kafes dhe e
vuri te shpuza e nxehtë.
Kur hapi sytë, Mushaku vështroi rreth
e rrotull me habi, derisa u kujtua se ku
ndodhej. Ai u ngrit në këmbë, u vesh
dhe u ul pranë zjarrit. Galani i vuri përpara filxhanin e mbushur me kafe.
Pasi mbaruan së piri kafet, e zonja e
shtëpisë u solli për të ngrënë.
-Bukë nuk do të ha, - tha Mushaku. –
Nuk e kam zakon të ha bukë kaq
herët…
-Pasha të madhin Zot, pa hangër bukë,
nuk do të dalësh nga dera e kësaj shtëpie. Kur të hash bukë, atëherë shko
ku të kesh punën tande.
Ca për të mos i rënë ndesh betimit të
të zotit të shtëpisë, ca ngaqë e dinte
se duhej të ecte disa orë nëpër borë e
cingërimë për të mbërritur në katundin e tij që ndodhej në shpatin tjetër
të malit, Mushaku lau duart dhe hëngri. Gjatë të ngrënit, ai përtypej më
ngadalë sesa zakonisht. Ishte e qartë
se po bluante me mendje diçka.
Kur u largua nga tryeza, bujtësi bëri
urimin tradicional:
-U shtroftë për të mirë dhe t’u rrittë
bereqeti!
Pasi lau duart, u ul te postaja prej
lëkure ogiçi dhe drodhi një cigare, të
cilën e ndezi dhe e thithi disa herë. Ai
e vështroi në sy të zotin e shtëpisë
dhe i tha:
-Merr vesh, o burrë i dheut! Që tre
vjet të ndoqa, të ruajta ditë e natë, por
nuk të zuna kurrkund me të vra. I lashë
pas dore gruen, fëmijët e punët e shtëpisë. Gjatë kësaj kohe, edhe ti mbete
i ngujuem brenda. Ashtu si grueja dhe
fëmijët e mi, edhe grueja e fëmijët e tu
janë robtue në punë për të mbajtur
frymën gjallë…E di se ti nuk e ke vra
me dëshirë tim vëlla, por të ka zanë
rreziku i zi. E kam pleqnue këtë punë
me veten time dhe e kam nda mendjen
me u pajtue me ty. Të qoftë falë gjaku
sot e treqind vjet! Tash e mbrapa dil e
puno pa droje, se je në besën time.
Edhe unë do të kthehem në shtëpi e
do të merrem me punët që i kam lanë
pas dore… Kështu, kam shpresë se
nuk do të na shuhen shtëpitë…
Megjithëse nuk kishte asnjë pikë dyshimi për çiltërinë dhe besnikërinë e
bujtësit të tij, Galani i tha:
-Paç faqen e bardhë e t’u rrittë ndera,
o Mushak Dushkaja! Kur ta hapa
derën mbramë, këtë gja nuk e bana që
të ma falje gjakun, por e dija se je burrë i mirë e i besës. Ma trim je ti që po
ma fal gjakun mue, sesa unë që e pata
rrezik me u vra me tand vëlla.
Meqenëse e gjykove me e mbyllë këtë
të keqe që u ka ndodhë të dy familjeve tona, ti dil e merr shokët e tu, kurse
unë po mbledh shokët e mi. Kur të
doni me ardhë, unë ju pres për drekë
në shtëpinë time…
Mushaku vuri pushkën në krah, veshi
tallaganin dhe doli nga kulla e gurtë e
Galan Prrukut. Bora e ngrirë kërciste
nën këmbë. Nga degët e drurëve dhe
nga strehët e gurëve, vareshin heje të
gjata akulli.
Era që kishte zënë të frynte përsëri, e
ngrinte si shtjellë borën e imët dhe ia
përplaste fytyrës. Tashti që kishte
hequr dorë nga mendimi për të vrarë,
Mushakut i dukej sikur kishte shkarkuar nga supet një barrë të rëndë.
Ai i hidhte hapat më me siguri mbi
shtresën e trashë të borës, e cila në
vendet me lagështirë ishte shndërruar në akull…
“Nacional” promovon librin me poezi,
“Piskamë e heshtur” të poetit Tahir Bezhani
Liria si një
piskamë
“Të gjithë diskutanët vlersuan shtepinë Botuese “Nacional”
si dhe drejtuesin e saj Flamur Buçpapaj, si një institucion i
rëndësishëm komëbtar komunikimi dhe promovimi të
vlerave kombëtare në letërsi dhe arte. Ata falenderuan
familjen Buçpapaj për shndërimin e mediave të tyre shumë
cilësore si: ”Radio Nacional, Shtepia Botuese “Nacional”
dhe gazeta e parë eletronike “VOAL-Zeri shqipaterve:
www.voal-online.ch ), si një pikë takimi të shqiptarëve nga
Kosova, Shqipëria, Çameria dhe Diaspora, me synim
forcimin e vlerave kombëtare dhe bashkimin kombëtar.”
Shtepia Botuese “Nacional” organizoi të shtunën 18 shtator prezentimin
e librit me poezi “Piskamë e heshtur
të poetit nga Gjakova Tahir Bezhani.
Veprimtaria u mbajt në sallën e madhe të konferencave të Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe morën
pjesë shkrimtarë, artistë, studjues dhe
kritikë të njohur të letërsisë, si dhe
studentë dhe profesorë të universitetve të Tiranës.
Promovimi u ndoq nga shumë media
të shkruara dhe elektronike të Tiranës, të cilat transmetuan lajme për
veprimtarinë.
Promovimin e hapi poeti, përkthyesi
dhe studjuesi i letërisë Mujë Buçpapaj, i cili trajtoi veçori të poezisë së
Tahir Bezhanit, parë një një rrafsh më
të gjërë të letërsisë shqipe. Ai e çmoi
poetin nga Gjakova si një zë autentik
dhe me vlera të shkollës poetike të
Gjakovës, të udhëheur nga Din Mehmeti, Ali Podrimja etj.Poeti Hamit
Aliaj redaktor dhe shkrues i parathënjes së librit, u ndal të disa momente të vecanta historike mes Gjakovës dhe Tropojës, duke veçuar
faktin se në këto dy qytet, pavarësisht ndarjes nga njëri tjetri për gati
50 vjet, janë zhvilluar dy shkolla poetike të nivelit europian të cilat takohen në vlera, motive dhe në mënyrën
e të shprehurit. Siç tha ai edhe Tahir
Bezhani është një zë i spikatur, i kësaj
treve poetike të mirënjohur në të
gjithë kombin.
Kritiku ddhe poeti Qazim Shehu bëri
në trajtim interesant të gjuhës poetike te Bezhanit, duke u ndalur tek figuracioni, fjalori dhe sendertimi letrar,
duke e vlerësuar si një laborator interesant krijues dhe plot origjinalitet.
Kryetari i Klubit letrar Gjon Nikollë
Kazazi Muharrem Kurti i bëri një
veshtrim të gjërë poezisë së Bezhanit, duke dalë në konkluzion se ai është një nga zërat autoritarë të poezisë
bashkokore të treves poetike të Rrafshit të Dukagjinit. Prof. Sejdi Berisha
i Universitetit të Pjeës, foli për stilin
poetik të Bezhanit, duke marrë në
shyqrtim, figuracionin, ligjerimin e
brendshëm, nëntekstet dhe mesazhet
e poezisë së Bezhanit, të cilat sipas
tij janë mjete të fuqishme kur vihen
në penën e poetit të sofustikuar
Bezhani. Prof Skender Hoxha trajtoi
veçori artitike të poezisë së Tahir
Bezhanit, duke nxjerrë në pah vlera
të qendrushme të kësaj poezie.
Kryetari i Klubit letrar të Tropojës
Lulzim Logu bëri një shqyrtim rigoroz të nëntekstëve poetike dhe funksionalitetit të figuracionit metaforik
të Tahir Bezhanit, duke i vlerësuar
ato të arrira dhe domethënëse.
Shkrimtari çam Bedri Myftari tha se
qysh kur kishte qënë vetëm 5 vjeç
në shtepinë e tij të madhe në Filat të
Camerisë, ishe rritur me emrin e Kosovës në gojë. Ai tha se “fati tragjik
na bashkon me shumë ne çamëve
dhe kosovarëve.” Bedriu duke kujtuar femijërinë e hershme në Filat, tha
se nder vargjet e para që kishte mësuar ishin: “ Shqipëria kuq e zi me
Kosovë e me Cameri.” Myftari
lavdëroi punën e Bezhanit si të arrirë
dhe plot figuracion të mprehtë dhe
spontan.
Studjuesi i letërsisë dhe përktyesi i
mirënjohur Periki Jorgoni bëri një trajtim të gjatë të shkollës poetike të
qarkut të Gjakovës duke filluar nga
Podrimja deri tek poetja e talentuar
Gentiana Ramadani. Ai veçoi Tahir
Bezhanin si një poet të tensionev të
brendshme dhe dhimbjeve të heshtuara.
Poeti dhe kritiku Demir Gjergji, redaktor i radio Tiranës, foli për frymën e
poezisë së Beazhanit e cila sipas tij
është moderne dhe e kursyer. Poeti
Azem Baliaj foli për prurjet e reja të
poezisë shqipe duke u ndalur në shkollën poetike të Gjakovës dhe
Vijon në faqen 22
22/ E Diel,
nacional
IN MEMORIUM
Spahia idealisti dhe intelektuali me personalitet të papërkulur
19 shtator 2010
MIFTAR SPAHIJA – THAÇI
(1914-2005)
“Ky lumjan i shkolluar e mjaft i ditur, i formuar në Universitetin e Torinos në krahët e profesor Bartolit, me titull “Dottore in Lettere”, nuk u mposht nga
vështirësitë e vuajtjet nëpër male dhe nga travajet familjare (djegia e shtëpisë nga komunistët, internimi i familjes dhe vdekja e vajzës kërthinjë në kampin e
Beratit), por as nuk u lpê nga joshja e krokodilëve të regjimit për t’u dorëzuar. Ai punoi per çeshtjen kombetare, shkroi letersi dhe punoi si profesor universiteti në
SHBA.”
Nga Prof.as.dr. Shefqet Hoxha
Kisha dëgjuar ndonjëherë gjatë viteve të diktaturës emrin e Miftar Spahisë, jo për mirë, sepse e
patën strupulluar në anxhikun e “armiqve të
popullit” dhe qe i lëqitur nga regjimi komunist
për të mos vënë kurrë më këmbën në atdheun e
tij. Në atë listë të zezë qenë edhe lumjanë të tjerë,
ndër ta edhe Muharrem Bajraktari, Tahir Kolgjini, Lutfi Spahiu…, por proçeset demokratike e
dogjën këte listë mëkatarësh pa mëkate, shembën kapërceret që pengonin bijtë e mallëzuar të
nënës Shqipëri të kthenin dalë. Pra, nuk e njihja,
nuk e kisha parë ndonjëherë Miftarin dhe as
dija se me se ishte marrë gjatë e pas Luftës së
Dytë Botërore; emri i “armiqve” n’atë zamane
ishte tabú dhe me ta merreshin vetëm dhëmbët
e mprehtë të diktaturës së kuqe.
Pas asaj here Miftar Spahija nuk prani së ardhuri nga Nju Xhersi, ku kishte ngrehur kortroflen
që nga viti 1956; vinte për t’u çmallë me të vetët
edhe me “gurë e druj” në Kolesjan e në Lumë.
Miftarit i interesonin zhvillimet politike dhe
demokracia që kishte nisur të pipzojë, vinte, pse
i kopte zemra… Por kurrë nuk erdh duarthatë:
na pruri Hasimen, romanin e tij të parë, pastaj
Arbanët e Curranët, Taf Bardhetin e në vazhdim një tubë letrash e memorandumesh rreth Kosovës që ua kishte dërguar të mëdhajve të botës:
Bob Dole, Alfons d’Amáto, Bill Klinton, Tom
Lantosh, Xhon Mejxhër, Fransua Miterán, Felipe Gonzales, Boris Jelcin, Al Gor, Suzana Anjeli etj., që i botoi me titullin “About Kosova” e,
së fundi, edhe Met Malushin. Vetëm një herë
erdh pa libra nën sjetull, sepse kishte marrë për
dore një bashkëkatundar të sëmurë, shok idealesh, që kthehej për t’u ngujuar përjetësisht
pranë varrit të nënës.
Por po mbushen plot pesë vjet që s’e kemi Miftarin në kolir të odës, na ka lënë të varfër, na u
shua ai yll i shqiptarizmit larg atdheut, më 9 nëntor 2005, në orën një pas mesnate.
Ishte kënaqësi kur bisedoje me Miftarin. Në pamje s’ta mbushte syrin, por, kur uleshe rrafsh me
te, të nginte me fjalë e këshilla, të hutonte me
dijet që zotëronte, të cilat i shpalonte lirshëm në
“okol të burrave”.
Miftar Spahisë ia pat veshkur zemrën malli, i cili
– siç shkruan tek Albanët e Carranët, ia kishte
shtrydhë lëngun e gjallnisë, e kishte bërë si të
ndërkimë. Ai i kishte dashur prindët, veçanërisht nënën, ndaj është shprehur për te: “Në terr
të natës u kthehshem prap te ato vjetët e ambla
të cullnisë; te ato vjet kur sheh vetëm lule. Te
ato vjet kur andrrat janë realitete. Veç në këte
mënyrë e ndiejshem se jam me nanën… Avulli i
gojës së saj më ngrohte; flegët e saj më kilzojshin; duart e saj m’ipshin siguri; e nijshem
vedin si ai zogu në puplat e skllukës. Dojshëm
me qenë e me metë gjithmonë zogth në gji të
saj…”.
Si prind, ai kushedi sa herë e kishte kujtuar Kadishen njomzake që iu tret në kampin “Murat
Çelebi”; si bashkëshort, ai s’e kish harruar kurrë gruan e tij të bukur e të besës, që iu shkri si
qiriri larg tij… I pat dashur Kolesjanin, Lumën,
Shqipërinë; i pat venruar me mend nga vendi i
të mirave të botës.Miftar Spahija qe një antikomunist me prirje monarkike. Për te “Partia komuniste qe murtaja e Shqipnisë e vorri i Kos-
përmbajtje e në formë.
Po vepra që e shënjon prof. Miftar Spahinë jo
vetëm si korife i Lumës (Hasan Hasani), po edhe
si “Korife të politikës dhe të diplomacisë së
nacionalizmit shqiptar” (Abdi Baleta), është
tabu e letrave dhe e memorandumeve “About
Kosova”, që u botua në vitin 1998. Ky libër
dëshmon se autori qe një njohës i shkëlqyer i
trevës së Kosovës, i historisë, i pasurisë
shpirtërore e materiale të saj dhe i përpjekjeve të
pandalura të kosovarëve për t’u çliruar nga
zgjedha e huaj, osmane e sllave. Ai i pat përcjellë
ngjarjet e Kosovës me shumë vëmendje e me
shumë dhimbje, së pakut ato të 20-viteve të fundit para shpalljes së pavarësisë (1999), por edhe
i pat mbështetur fuqishëm, duke ndërhyrë me
letra, memorandume, ligjërata, traktate tek
udhëheqësit më të fuqishëm të globit. Njohja
me këto materiale dëshmon se Miftar Spahija i
ka dashur me loçkë të zemrës e me shpirt Kosovën dhe popullin e saj dhe ka luftuar për ta si
më i miri dhe më i përkushtuari bir i shqipes në
mërgim. Dha zoti dhe Miftar Spahija e pau Kosovën të lirë, siç e ëndërronte, por dëshirën e tij
për një Shqipëri etnike, Krijuesi do tua plotësojë pasardhësve të tij.
Për vlerat që bartte, prof. Miftar Spahija, është
shpërblyer pas vdekjes, ndonëse pak, me Medaljen e Artë të Shqiponjës, shoqëruar me motivacionin “Idealistit dhe intelektualit me personalitet të papërkulur, që gjithë jetën ia kushtoi zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare
dhe fitores së demokracisë.”
ovës”. Me komunizmin qe parë hanëjashtë që
në bankat e shkollës, se pat mësues të ditur e
atdhetarë të vlertë: Veniamin Dashin, Anton
Krajnin, Karl Gurakuqin, Mirash
Ivanajn…Idetë komuniste i pat pështyrë deri sa
dha frymën e fundit, por e kish mtuar se komunizmi është i gjallë ende në Shqipëri.Miftar Spahija pat provuar edhe burgun, edhe kampet e
përqendrimit të Italisë fashiste, por, më pas, pat
nderin të përfshihej në tubën e mësuesve që
punuan me përkushtim në gjimnazin shqiptar të
Prishtinës së bashku me Imer Berishën e Gjergjevikut të Pejës, luftëtarin e etur për Shqipërinë
etnike që u vra nga sllavokomunistët në malet e
Kosovës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore qe
nëprefekt në Rahovec e në Gjilan dhe punoi me
përkushtim për sendërtimin e administratës shqiptare e të hapjes shkollave shqipe në Kosovë. Pikërisht për këte veprimtari të zellshme
atdhetare dhe për pikëpamjet e shprehura antikomuniste e antisllave, sllavokomunistët, kinse
shqiptarë, pasi përgjakën Lumën në shtator 1944,
deshën të përgjakin edhe Miftar Spahinë, por
ky burrë i zgjuar dhe me nuhatje mbathi opingat
dhe ngjeshi armët për t’u ndeshur dhëmb për
dhëmb me Kulshedrën e Kuqe. Për dy vjet me
radhë u ra kryq e tërthuer maleve, tëbanave të
malësorëve lumjanë e të viseve përreth së bashku me nacionalistë e antikomunistë të devotshëm, ndër ta edhe Muharrem Bajraktari, ndjekur këmba-këmbës nga njësitet speciale dhe
hafijet e Sigurimit e të Oznës. Ky lumjan i shkolluar e mjaft i ditur, i formuar në Universitetin e
Torinos në krahët e profesor Bartolit, me titull
“Dottore in Lettere”, nuk u mposht nga vështirësitë e vuajtjet nëpër male dhe nga travajet
familjare (djegia e shtëpisë nga komunistët, internimi i familjes dhe vdekja e vajzës kërthinjë
në kampin e Beratit), por as nuk u lpê nga joshja
e krokodilëve të regjimit për t’u dorëzuar. Në ato
ditë kritike për fatet e atdheut provoi se “nacionalizmi shqiptar “s’diti me besue, s’diti me u
besatue, s’diti me u bashkue”, prandaj, më 20
gusht 1946 iu bashkua shpurës së 56 nacionalistëve e antikomunistëve dhe i la dhimshurisht
lamtumirën familjes, Kolesjanit të dashur, Lumës
besnike dhe Shqipërisë së mjerë dhe u nis për
Greqi, duke humbur gjatë rrugës 21 shokë. Prej
këndej kaloi në Itali e më pas në SHBA, ku punoi
derrnisht dhe pa prâ për çështjen shqiptare,
veçanërisht për çlirimin e Kosovës martire, derisa dha shpirt në një spital të atjeshëm. Në SHBA
shpaloi aftësitë pedagogjike si profesor universiteti, dëshmoi dell letrari të spikatur dhe shpirt
gjuhëtari, duke vijuar me tezën “Elemente të huaj
në gjuhën shqipe”, që e pat mbrojtur në Torino.
Aftësitë e profesorit lumjan si gjuhëtar i pat vënë
në spikamë Arshi Pipa, kur qe shprehur: “Shqipja paraqitet në tri forma – në gjuhën kombëtare, pra të gjitha dialektet në gjendjen që
janë, në gjuhën e shkërdhyer letrare dhe në
gjuhën e Miftar Spahisë”. Krijesa gjuhësore e
Miftar Spahisë mbështetej te purizmi i tejskajshëm dhe te krijimi i fjalëve të reja në bazë të
gjuhëve klasike, të cilat i zotëronte mirë.”
Vepra letrare e Miftar Spahisë përbëhet nga tri
romane e një novelë, por është stërmadhe në
faqe e në tematikë dhe formon një të tërë në
Vijon nga faqja 21
posaçërishtt të veçorive të Bezhanit si poet i
kësja treve. Nuredin Lusha studjes dhe mbledhes i foklorit tha se takime të tilla duhet të kete
më shumë, pasi kjo rrit shkembimin e ideve
dhe krijmtarisë.
Momente kenaqesie dhe emocinesh krijuan
në sallë edhe intepretimet e poetës Vjollca
Tytyni, njëkohëisht gazetare e njohur nga Gjakova si dhe aktorit të mirënjohur të Qendres
Nderkomëbatre të Kulturës Arbnori” Tiranë,
Mina Koxhaku. Ata sollen me hijeshi dhe forcë
shprehese disa nga poezitë e Tahir Bezhanit,
duke fituar duartrokitjet e të parnishmeve.
Të gjithë diskutanët vlersuan shtepinë
Botuese “Nacional” si dhe drejtuesin e saj
Flamur Buçpapaj, si një institucion i rëndësishëm komëbtar komunikimi dhe promovimi
të vlerave kombëtare në letërsi dhe arte. Ata
falenderuan familjen Buçpapaj për shndërimin
e mediave të tyre shumë cilësore si ”Radio
Nacional, Shtepia Botuese Nacional dhe gazeta e parë eletronike “VOAL-Zeri shqipatrve:
ëëë-voal-online.ch ), si një pikë takimi të shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria, Çameria dhe
Diaspora, me synim forcimin e vlerave kombëtare dhe bashkimin kombëtar.
Tahir Bezhani në mbyllje të veprimtarisë falenderoi të gjithë të pranishmit, miqtë dhe
dashamirësit e tij dhe në mënyrë të veçantë
shtepinë botuese “Nacional” dhe familjen
Buçpapaj per mundësinë e promovimit të autorëve nga Kosova në Tiranë.
Në fund për të parshimit u dha një koktej.
23/ E Diel,
nacional
ZBAVITJE
19 shtator 2010
Parashikime... Shpjegime...
Gjuha e panjohur e fjalëve në
ëndrrat
Nga Elisabeta (Mato )Skëndaj
Frikë
-Vështirësi të pa pritur, si shmangesh dot.
-Ke frikë-Kujdes një sekret që ruan dikush mund
të të kërcënojë.
-Frikësohesh-Mos u beso të panjohurve.
-Ke një parandjenjë frike-Shqetësohesh për një
person të familjes.
Film
-E sheh-Rikujton një periudhë të kënaqshme të
jetës tënde në një grup shoqërie të vjetër.
-Filmon-Përgatitu për të mbrojtur veten në një
analizë pune.
Fustan
-E vesh-Grindje e mos marrëveshje me njerëzit e
familjes, për të Mbrojtur marrëdhëniet në çift.
-Fustan bojë qielli-Debate dhe sqarime situatash
që përfundojnë në mire kuptim për ti.
-E mban në dorë-Tërhiqu nga një debat , mund
të përfundosh në grindje duket si i rastësishëm
por është i provokuar.
-Fustan i ngushtë-Të thërrasin si dëshmitar ,
mundohu ti rrëshqasësh, përballjesh mund të
implikohesh keq.
-Zhvesh një fustan-Del nga situatat e ndërlikuara
të deri tanishme. Një jetë e re fillon për ti.
-Fustan i grisur nusërie-Një martesë që prishet ,
s’ka rikthim si çift.
-Fustan nusërie-Së shpejti do të të ftojnë në një
ceremoni martese.
-Fustan i verdhë-Zemërim, sherre. Momente që
rrezikojnë marrëdhëniet në çift, por që janë kalimtare.
-Ngrohesh me gaz-Të krijohen mundësi përfitimi në lek.
Futesh
-Në një dhomë-Bën jetë të kufizuar.
-Futesh në një kopsht me pemë frutorë-E ardhme
e bollshme.
-Kopsht me lule -Lumturia synon.
-Futesh në një zyrë-Zgjidh së shpejti një ngatërresë dokumentesh ligjore.
-Në det -Bën një udhëtim të shpejtë jashtë vendit ku jeton.
Gazet
-E lexon -Një ndryshim i një ligji , ose riorganizimi i një aktiviteti bëjnë të mundur aprovimin e
një varianti pune për ju, në punën ekzistuese.
-E gris-Konflikt tifozësh. Përmbaj emocionet e
tua.
-Ta sjellin-Dhuratë e pa pritur nga një person
shumë i dashur.
-E sheh –Dëgjon një lajm të gëzuar.
Fytyrë
-Njohje e re.
-Sheh fytyrën në pasqyrë-Njih më mirë veten.
-Dy fytyra -Sjellje e pakontrolluar në një ambient që të ul reputacionin .
Gdhihet
-Një fillim i ri , punë , shkollë, diplomim, fejesë
apo martesë , lindje etj.
-Je jashtë, e sheh si gdhihet-Vlerësohesh merr
një çmim ,të besohet një një mision politik nga
shteti , përfaqëson shtetin në art kulture,dhe
shpërblehesh. Zë një vend të merituar në sporte
të ndryshme etj.
Furrë
-Furrë pjekje-Punë e lodhshme me shpërblim të
mirë.
-Shitje buke -Të ardhura mbi baza pronësie që
shpërdorohen pa rregull.
Gaz
-I ndjen erën-Ruaju nga një kurth mbas shpine
,e di por e nënvleftëson.
-E ke në bombol gazi-Je duke u marrë me punë të
pista prit pasojat .
-E hedh-Korrigjon sjelljet e së shkuarës.
Gishta
- Sheh gishtat e dorës-Familje e gëzuar
-Sheh gishtin tregues-Je i veçantë. Në familjen
ku jeton të respektojnë.
-Sheh gishtin e mesit-Shpëtoni me shumë zgjuarsi nga një kurth që ju ju përgatit dikush në
punë.
-Sheh dorën tënde të mbledhur grusht-Keni
gjithnjë besim në veten tuaj.
Në Sistemin tonë diellor vetëm në Tokë ka qenie inteligjente
Planeti ynë, Toka, dhe e ardhmja e saj (II)
“Toka është djepi i njerezimit, por njeriu gjithmonë nuk mund të jetojë në djep.” Konstantin Ciolkovski(Baba i kosmonautikës)
Mr.Sahudin M. Hysenaj, astronom
Sipas gjendjes agregate, tokën e ndajmë në litosferë, shtresën e ngurtë, e cila përmban masën
kryesore të planetit, hidrosferë, shtresen e
lëngët, e cila mbështjellë rreth 70 % të sipërfaqes dhe atmosferë shtresa e gazët që mbështjell tërë planetin. Litosfera menjëherë pas
formimit të saj nuk ka qënë e trashë, ka qenë
mjaft e paqëndrueshme.
Dikund rreth para 3.8 miliardë vjetwve është
formuar lehtë korja e fortë prej graniti, gjatë kësaj
kohe planeti ka pasur mbështjellësin ajror dhe
hidrosferën. Atmofera atëherë ka qënë kryesisht
e përbërë nga gazi karbonik, azoti dhe avulli i
ujit. Atëherë oksigjeni ka qënë në masë të vogël.
Fillimisht oksigjeni ka filluar të rritet si rezultat i
fotodisocijimit të ujit dhe mëpastaj nga aktiviteti i fotosintezës në organizma të thjeshtë, si
algjet e kaltërta dhe të gjelbra. Sidoqoftë, brendia e tokës është e studiuar shumë më pak krahasuar me atmosferën, sepse me brendinë nuk
ka kontakt të drejtpërdrejt.Para 600 milionë
vjetwve në tokë ka pasur disa lëvizje të pllakave
kontinentale, më mirë se në ditët e sotme shumë
më vonë është paraqitur superkontinenti –
Pangeja, ky ka ekzistuar para 200-300 miliardë
vjetwve. Më pas është shpërbërë në pjesë, nga
të cilat janë formuar kontinentet e ditëve të sotme. Toka ka fushë magnetike dhe vepron si magnet në polet magnetike. Fusha magnetike e tokës
ndikon në grimcat e elektrizuara.
Fusha në fjalë i detyron grimcat e elektrizuara të
lëvizin sipas vijave të forcave të saj. Mu për
këtë, grimcat e elektrizuara i afrohen gjithnjë
sipërfaqes së tokës në zonat polare. Gjatë shpërthimeve kromosferike, grimcat e ngarkuara largohen nga dielli në hapësirën kozmike. Një pjesë
e tyre, arrin edhe në tokë, duke e ndryshuar fushën magnetike të saj me. Me një fjalë, shkaktojnë
turbullira në fushën magnetike të tokës, dhe ia
ndërrojnë veçoritë e saj. Kanë ndikim të
drejtëpërdrejt në busull, pengojnë bindshëm në
radiolidhje dhe shkaktojnë shkëlqim polar, të cilin
edhe mund ta vrojtojmë dhe fotografojmë.
Çfarë e pret tokën në të ardhmen ?
“ Toka rrezikohet nga shumë faktorë.Toka seriozisht rrezikohet nga trupat e jashtëm qiellorë,
që vlen t’i përmendim asteroidët, si trupat më
me potencial që një ditë edhe të na shlyejnë nga
sipërfaqja e dheut. Madje nuk jemi të qetë edhe
nga trupat e tjerë të vegjël qiellorë. Sipas
gjeologëve, e keqja më e madhe vjen nga vetë
brendia e tokës. Për një të ardhme jo të largët,
toka do të ndahet përgjysmë. Ky është vetëm
fillimi se rreziqet që na kanosin ne, janë në seri si
ngrohja globale, fusha e gravitetit të tokës po
dobësohet etj. etj. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm
ta presim epilogun përfundimtar “
Toka do të ftohet gjer në atë shkallë që konveksioni në pelerinë e mëpastaj lëvizja e kontinenteve, formimi i maleve, shpërthimi i vullkaneve, dridhja e tokës (termetet) gradualisht do të
dobësohen dhe do të ndalen. Fati i mëtutjeshëm
i tokës do të varet nga temperatura mesatere
gjatë vitit. Nëse temperatura zbret në mënyrë të
konsiderueshme, oqeanet do të ngrihen dhe
tokën do ta mbulojë korja prej akulli.
Nëse temperatura rritet, uji do të avullohet dhe
do të zbulohet rrafshi i sipërfaqes së planetit,
kështu që në të dyja rastet do të jetë e pamundur të ekzistojë jeta në tokë. Shqetësuese janë
edhe të ashtuquajturat vrimat e ozonit. Fjala
është për zvogëlimin e koncentrimit të molekulave të ozonit O3 në atmosferë mbi pole, veçanërisht mbi polin jugor. Bashkëveprimi i ozonit me
rrezet ultraviolete me energji të madhe që vjen
nga dielli çon gjer te zvogëlimi i forcës. Kur është fjala për vrimat e ozonit, unë kësaj radhe do
t’u gëzoj juve, lexues të dashur, për faktin se
shtresat e ozonit po përmirësohen. Definitivisht
kemi shenja të shërimit të ozonit. Më në fund
një lajm i rrallë, por ekstra i mirë, sa i përket klimës
në planetin tonë.
Marrëveshjet ndërkombëtare të vitit 1987, për
ndalimin e përdorimit të agjentëve kimikë që
dëmtojnë ozonin, po japin efekte pozitive:Rhënë
më mirë: ka shenja që shtresa e ozonit në atmosferë po rritet, edhe pse ka pak mundësi që ajo ta
arrijë nivelin para vitit 1980, ku, për herë të parë,
u diktua që vërtet shtresa e ozonit po hollohet.
Marrëveshja kryesore që ndalon përdorimin e
këtyre substancave, quhet Marrëveshja e Montrealit.
Aty u specifikuan rregulla të rrepta për përdorimin e të ashtuquajturve Cfe – klorofluorokarbure, që zakonisht përdoren si gaz ftohës
nëpër frigoriferë e kondicionerë dhe në tretës.
Megjithatë, proçesi i shërimit të ozonit mund të
jetë vetëm në fazën e tij më fillestare nëse punët
shkojnë mirë dhe nuk ndërpritet në të kundërtën
sigurisht se neve do të rrezikohemi shumë nga
rrezet radioaktive.

Documents pareils