gazeta nacional 151

Transcription

gazeta nacional 151
nacional
BOTIM I “NACIONAL GRUP”
VITI III BOTIMIT,
NR. 151
10-17 QERSHOR 2012
ÇMIMI 30 LEKË / 0,20 EURO
Gazetë javore, letrare, kulturore, politike
Adresa: Ish-kinostudio “Shqipëria e re”, Tiranë
E-mail: [email protected], [email protected]
Gazeta e përditshme online:
www.gazeta-nacional.com
Për librin monografik “Kronikë e një
jete në amshim - Don Shtjefën Kurti”
Shënime nga jeta e nxënësve shqiptarë në
Plavë. Pse po ulet frekuentimi i shkollës atje
Si u përdor trupi i Don Shtjefënit
kadavër në Fakultetin e Mjekësisë
Shkollimi shqip në
komunën e Plavës
faqe 18
Nga FR
AN G
FRA
GJJ O K A
Re
po
rt
az
h nngga SH
A BA N HA
SAN G J EKA J
Repo
port
rtaz
azh
SHA
HAS
faqe 20
E D I T O R I AL
Për herë të parë hapen arkivat e Shkupit. Fakte të panjohura të Komitetit Nacional
Demokrat Shqiptar për çlirimin nga ish-Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë
Proza sarkastike
e Flutura Açkës
30 mijë shqiptarë të gashëm,
për kryengritjen antijugosllave
Nga ARBËR AHMETAJ
K
u je?» është tit
ulli i romanit të
Flutura Açkës. Kjo
pyetje-titull është një
kurth stilistik i gjetur
me kujdes, pasi duket
sikur i drejtohet vetë
lexuesit, pyetje që e
shoqëron atë deri në
fund të librit. Ku je ti, kur ndodhin këto
gjëra, ku je ti kur jetët njerëzore, reduktohen në pluhur e në hi ? Lexuesi i kualifikuar
e ndërveprues e ndjen peshë...
Dossier nga QERIM LITA
faqe 14-15
Në
Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin Sejdi Berisha
Rrjedhakohet
Faqe 11
Poem ë nngga AR
B E N SH
E HU
ARB
SHE
faqe
16-17
Bajram Curri, heroi i
përjetshëm i Kosovës
faqe
9
Nga Prof. Dr. MARENGLEN VERLI
Vdekja e
dashurise me dy fate
Tregim nngga AL
R I S HA
ALII R
R.. BE
BER
Shënime
nga kasabaja
H
eroi i Popullit,
Bajram Curri,
me veprimtarine e
gjate prej atdhetari
konsekuent, ku krahas
luftes per clirimin e
bashkimin kombetar,
spikat edhe perpjekja
per konsolidimin dhe demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene gjurme te thella e te
pashlyeshme ne ndergjegjen e kombit dhe
konsiderohet si nje "figure e ndritur"...
faqe
7
Poezi nngga SA
FE
TH
A D ROV
R B IÇ K I
SAFE
FET
HA
OVIIÇ VË
VËR
Proza mikse
e Sali Bashotës
faqe
4
St
ud
im nngga BE
K RI S. MU
R SEL A J
Stud
udim
BEK
MUR
Gjethet e kujtimeve
të një shpirti shqiptar
Faqe 18
www.radionacional.al
BRENDËSI
TË BËSH NJË POEZI,
ËSHTË PAK NJË JETË
Intervistoi: LULZIM LOGU
faqe
8
faqe
10
Kri
K I YM
ERI
rittikë nngga BA
BAK
YME
Gruaja me njërën
anë të nofullës të thyer
Tr e g im nngg a M U
RTA R I
USS A TA
TAR
“Shfryn nëpër erë”
libri i ri i Bardhyl Agasit
Faqe 3
faqe
11
Kritikë nga VLADIMIR MUÇA
ÇAMËRIA
Poezi nga BEHRAM HOTI
faqe
19
30 % ulje...
Tregim nga ILIR PAJA
faqe
6
CMYK
nacional
2/ E Diel,
REPORTAZH
10 qershor 2012
Mbresa nga udhëtimi në Mathausen dhe Sarajevë
Nga MERI LALAJ
J
emi në një autobus nga
Tirana dhe udhëtojmë
nën shi nëpër Austri.
Ndodhemi në rrethinat e
Vjenës dhe ndalemi tek ishkampi famëkeq MathausenGusen, vetëm 20 kilometra
larg në lindje të qytetit Linz.
Dikur këtu, në këtë zonë,
kanë qenë fabrikat, uzinat, minierat në të cilat për
disa vite me radhë punuan të burgosurit ardhur me
përdhunë nga shumë shtete të Europës. Ky është
një ndër kampet e fundit që u çlirua nga fitimtarët
në janar të vitit 1945 dhe asokohe kishte rreth 85
mijë të burgosur. Në këtë kamp ka vdekur Telat
Noga dhe ka mbijetuar Zere Kodheli nga Shqipëria.
Tok me ne ka udhëtuar edhe Zoti Bardhyl Bora
(babai i regjisorit), Armand Bora, i cili kërkon
babain e tij të zhdukur. Ai e kërkon në çdo vend
ku prehen trupa njerëzish, apo hiri i tyre. Babai i
tij, gjyshi i Armandit, Feti Bora, në kohën e luftës
kishte një hotel në Vlorë, një ditë prej ditësh e
spiunuan sikur hoteli i tij qe bazë për komunistët
e kështu e burgosën dhe e internuan. Kurrë më
nuk u kthye dhe biri i tij nderon këto vende me
shpresën se diku do të jetë shpirti i atit të tij.
Gjithçka në këtë ditë është gri pikat e imëta të
shiut, ndërtesat e zymta, sheshi i madh me pllakat,
porta e madhe e hyrjes e rëndë e hekurt, qelitë, oxhakët e krematoriumit, kullat e rojeve. Në një pllakat
lexoj se duke çliruar të burgosurit humbën jetën
edhe 26 ushtarë amerikanë. Jemi dy ditë pas 9 majit, Ditës së Fitores dhe ka shumë vizitorë midis
tyre një klasë e tërë nxënësish apo studentësh me
fytyra të qeshura, të cilët fotografohen tek statuja e
një gjeneralit rus, secili prej tyre mban në dorë nga
një lule të bardhë, më duket se janë studentë të artit
sepse profesoresha e tyre, me të cilën bisedoj është
piktore. Vende të ndryshme të Europës kanë vendosur aty flamujt e tyre, por më i bukuri është flamuri ynë kuq e zi majë një obelisku ku nuk janë të
shkruar emrat e shqiptarëve të burgosur në këtë
kamp. Aty pranë ndodhet grupi skulptural i “Parti-
Shatërvanët e lotëve në Sarajevë
dhe krimet e pandëshkuara serbe
“Ecim rrugëve të Sarajevës ku vlon jeta dhe ndalemi tek një park i gjelbëruar buzë rruge. Aty është ngritur Përkujtimorja kushtuar
fëmijëve të vrarë: janë pesë cilindra të ngritur nga toka tek të cilët lexoj emrat e tyre, janë emra të bukur Mirela, Damir dhe mosha
e tyre dhjetë, nëmbëdhjetë, trembëdhjetë vjeç, nga emri i babait dhe mbiemri kuptoj se jo të gjithë ishin myslimanë.Pak hapa më tej
cilindrave është ngritur një shatërvan në mesin e tij dy shtylla të gjelbëra, ujët rrjedh anash, por anësoret që rrethojnë ujin e
shatërvanit janë thjesht beton dhe mbi to gjurmë shputash dhe gishtërinjsh të këmbëve të vogla fëmijësh.”
zanit Fitimtar” punuar nga Odise Paskali, një
vepër arti vërtet e mrekullueshme shumë
domethënëse. Ndërsa jam duke ecur nëpër
rrugëzat e kampit shoh një burrë shumë të
moshuar me një tufë lulesh në duar, atë e
mbajnë për krahësh dy të rinj, ai bisedon me
dy a tre nga shokët tanë të udhëtimit, është
hebre dhe interesohet për Shqiptarinë.
2. Bosnja krimi i dytë kundër njerëzimit
Pas disa ditësh jemi duke udhëtuar nëpër
Bosnje-Hercegovinë ku gjatë luftës së fundit
u vranë 200 mijë njerëz, nga të cilët 50 mijë
gra dhe 12 mijë fëmijë. Nga dritarja e autobusit buzë rruge kudo syri na sheh varre të
bardhë. Mbërrijmë në Sarajevë, aty ku kanë
lindur përkthyesi ynë i shquar Robert Shvarc dhe
artistja jonë e madhe Tinka Kurti, në Sarajevën që
mbeti e rrethuar për katër vite radhazi në fund të
shekullit të njëzetë Ndërtesat e saj të larta apo të
ulëta janë të plagosura vrima-vrima nga plumbat e
dikurshëm. Në poezinë “Ma vranë Sarajevën” Robert Shvarc shkruan: “Ma vranë Sarajevën, / qytetin
ku më ka rënë koka, / qytetin përjetësisht të dashuruar, / ku puthej lindja me perëndimin / dhe kishat
rrinin pranë xhamive / dhe pranë sinagogave / të
zëna për dore, / ku gjindja ishte përherë gazmore /
dhe i donte këngët / dhe i donte lulet.”
Njëqind e ca kilometra më tej ndodhet Sre-
brenica ku në korrik të vitit 1995 u shpërngulën
me forcë mbi 40 mijë myslimanë nga Skorpionët
serbë dhe tok me ta edhe grekë, prej tyre u zgjodhën dhe u pushkatuan më shumë se 8 mijë
burra. Ecim rrugëve të Sarajevës ku vlon jeta dhe
ndalemi tek një park i gjelbëruar buzë rruge. Aty
është ngritur Përkujtimorja kushtuar fëmijëve të
vrarë: janë pesë cilindra të ngritur nga toka tek të
cilët lexoj emrat e tyre, janë emra të bukur Mirela, Damir dhe mosha e tyre dhjetë, nëmbëdhjetë,
trembëdhjetë vjeç, nga emri i babait dhe mbiemri
kuptoj se jo të gjithë ishin myslimanë. Pak hapa
më tej cilindrave është ngritur një shatërvan në
mesin e tij dy shtylla të gjelbëra, ujët rrjedh
anash, por anësoret që rrethojnë ujin e
shatërvanit janë thjesht beton dhe mbi to
gjurmë shputash dhe gishtërinjsh të këmbëve të vogla fëmijësh. Përfytyroj fëmijët e
gëzuar me sy të bukur tek luanin aty në park
buzë shatërvanit duke spërkatur me ujë njëri
tjetrin pa e ditur se po i përgjonte vdekja,
Mirela me dy gërsheta të vockëla dhe Damiri që nuk do të mbathë më kurrë këpucë për
të luajtur futboll sepse për të i mbathi
“Çizmet e luftës”* Radovan Karaxhiçi dhe
Ratko Mlladiçi këta njerëz të ardhur nga
Hiçi, që nuk u ngopën kurrë së piri gjak.
Lotët e nënave të gjithë botës nuk do të mjaftonin për të larë gjakun e plagëve të
vogëlushëve të Bosnjës. Po Dik Marti dhe Viçët,
Hiçët e tjerë vallë a e kanë parë këtë Përkujtimore?
Teksa vizitoj këto përkujtimore të krimeve të
luftërave mendoj: Po në vendin tim kur do të ngrihen muze apo përkujtimore për të vërtetuar krimet
e komunizmit, ata 100 burgje anë e kënd Shqipërisë, kur do të përkulen njerëzit me respekt
për Revoltën e Spaçit, Qaf-Barit, pushkatimet pa
gjyq e sa e sa krime të tjerë të komunizmit?
*
“Çizmet e luftës” poezi e shkruar
nga R. Karaxhiç, ai shkruan se do t’i
mbathë çizmet e luftës për të mbrojtur
nga armiku shokët e shkollës...
Qytetet e Ohrit, Strugës, Pogradecit përmes aparatit fotografik
Nga PËLLUMB GORICA
S
apo ngjit Qafën e Thanës, një ndjesi e kënd
shme të kaplon me malet e hirta në
horizont dhe liqenin e Ohrit. Një pejzazh
magjeps si poezi a telajo e pikturuar me ngjyra
drite. Mes qiellit e tokës, ky liqen, një bukuri që
natyra e krijoi, zemër e bukurive të Ballkanit.
Re puplore era i lodronte në hapësirën qiellore. Dielli, duke i sfiduar ato me ndriçimin vezullues, derdhte rreze, të cilat, teksa përthyeheshin
në pasqyrën e liqenit, reflektonin mahnitjen e
dashuruar të kësaj bukurie të papërshkruar.
Me magjinë e aparatit fotografik e përjetojmë
këtë pejzazh shushurimë e patrajtshme e gjallesave
të natyrës, freskipuhize që rrudhos pasqyrën e liqenit, flatrim krahësh pulëbardha, silueta varkash që
vozitin lehtë... Kur vjen në një ditë të tillë, e shijon
më bukur prarimin magjik të liqenit, natyrës rrethqark
tij. Kodrat, malet, vendbanimet, si roje, i shtrohen
në gjunjë. Qytetet e Ohrit, Strugës, Pogradecit, por
edhe perlat turistikë Shën Nauni, Lini, Driloni etj,
me pejzazhet e tyre të mrekullueshme, të mahnitin
veçanërisht në ditë të kthejllta qiellore. Natën dritat e
tyre vezullojnë yje uji në liqen. Lini, me shtëpi të
ngjeshura rreth kodrës, të rrethuara me pemë të llojeve
të ndryshme, të magjeps me pozicionin e tij tërheqës.
Në peisazhin piktoresk buzë liqenit ai ngjason si një
vapor i ankoruar prej kohësh.
Ecim drejt Pogradecit. Tablotë e natyrës
kalojnë me radhë. I soditim këndshëm, duke thithur
ajrin e ëmbël të stinës. Buzë liqenit bari mbulon
tokën si qilim i blertë. Ndërtimet e shumta, shtëpi,
lokale midis mozaikut të kulturave bujqësore,
pemëve frutore të gjelbëruara. Përballë shfaqet
Shën Nauni, një tjetër mrekulli e natyrës
mbresëlënëse të liqenit. Dikur territori ynë. Fatkeqsisht, historia kishte caktuar që të na shkëputej.
Pejzazhi i Pogradecit, buzë liqenit, të krijon një
kënaqësi të veçantë. Sigurisht të pushton një ndjenjë, kur kthehesh pas shumë vitesh. Kam patur
Në liqen mahnitja dashuruar
“Qytetet e Ohrit, Strugës, Pogradecit, por edhe perlat turistikë Shën Nauni, Lini, Driloni etj, me pejzazhet e tyre të
mrekullueshme, të mahnitin veçanërisht në ditë të kthejllta qiellore. Natën dritat e tyre vezullojnë yje uji në liqen.”
rastin të vizitoj Pogradecin shumë herë në fillim të
viteve ‘90. Godina të pakta disa katëshe, rrugë të
shkatërruara, parqet e rrënuara, dritat e venitura,…
Qyteti sot shfaqet akoma më i mrekullueshëm e
impresionues. Ndërtimet e vjetra ndërthuren me
simbolet e reja të zhvillimit modern të këtij qyteti.
Pallate shumëkatëshe me modele të ndryshme arkitekturore, lokale, skulptura, parqe, shatërvanë,
rrugë të shtruara me standarte, të rrethuara nga të
dy anët me blirë e drurë të tjerë dekorativë.
Shijojmë me ecjaket tona pastërtinë, ngjyrat, flladin e liqenit. Koloriti i ngjyrave të stinës i jep një tjetër
hijeshi Pogradecit. Rugët gumëzhijnë nga
lëvizjet. Pogradecarët, banorë të dashur, të respektuar
e mikpritës ndjehen të lumtur që janë nga ky vend kaq
i bukur, me trashëgimi të pashtershme kulturore,
historike e fisnike vlerash, që meritojnë pa dyshim
vlerësim. Krenohen me qytetin e tyre, liqenin, figurat
e njohura të tij, jo për forcë të zakonit, gjë, që nuk do
të thotë me fjalë, por, se ky liqen është si një lloj pasqyre për Pogradecin dhe bukurinë e tij. Liqeni, burim
frymëzimi shpirtëror për Lasgushin, poetin e pavdekshëm të këtij qyteti, që krijoi lidhje me artin e poezisë! Duke kundëruar liqenin, që llokoçit dallgët lehtë
në breg me një zhurmim të këndshëm, në mëndje të
vijnë vargje të Lasgushit:
“Liqeni i shkretë e rrit tallazin porsi det
E shpirtin duke më përcjellë më thotë se
Ah! Shih sa është i thellë
Ky gjiri em që të patë pjellë”
Monumenti i Lasgushit, i ngritur fare pranë
liqenit, plot hir dhe pak metra më tutje i Mitrush
Kutelit, dy korifejve të penës, bij të këtij qyteti,
përbëjnë simbolet e Pogradecit. Natyrisht, Pogradeci, ky qytet poetik, është i njohur edhe
për festivalin e verës, pijes së preferuar të poetëveku derdhet tradita me ndjenjat supreme të fluturimeve vargje lirike. Nuk mund të mos shkruash edhe për historinë e këtij qyteti. Në kujtesë
vijnë ato që kemi lexuar për lashtësinë. Dëshmohet
përmes zbulimeve arkeologjike se në lashtësi Pogradeci ishte qytet i fisit të Enkelejtëve. Në një
kodër të qytetit ndodhet kalaja e lashtë.
MAGJIA KA ZBRITUR NË DRILON
Të shkosh në Pogradec e të mos vizitosh Drilonin është sikur të mos kesh ardhur aty. Driloni është një nga perlat më të bukura të natyrës shqiptare.
Të pushton kënaqësia mes pejzazhit gjithë sharm!
Dekori, me pafundësi ngyrash, e sidomos me të
blertën qetësuese të pyllit të vogël drurëlartë, me
shtrirje përgjatë ujrave të kristalta, ku pllaquriten
pulbardhat, kundërmimi i luleve, romantika mahnitëse aq edhe reale, mërmërima e lehtë e flladit,
një magjepsje, të cilit i bën përshtypje kujdo që vjen
këtu. Natyrisht, të shprehesh me fjalë e gjithë ndjenja, imazhet të rrëmbejnë befasishëm, duke shtuar këtu edhe përjetimin e simfonisë së cicërimave
të zogjve me qetësinë, skajshmërisht të bëjnë për
vete. Përballë këtij peizazhi të bukur e të mirmbajtur, ku spikatin edhe ndërtimet, e trishtuar është ajo
që vështron buzë liqenit, në Tushemisht. Një përzierje e vorbullës së asaj që ne i themi zhvillim me
ndërtime, por një betonizim pa kriter buzë liqenit,
duke ngushtuar hapësirat për plazh.
Në Drilon ia vlen të shkosh në çdo stinë te
vitit. Të shijosh freskinë e mëngjezeve, puhizën e
mbrëmjeve.
- Edhe në dimër gjen diçka interesante,- tregon
Besniku, bashkëbiseduesi dhe miku ynë pogradecar.
Në ketë periudhë këtu vijnë shumë vizitorë. E preferojnë për qetësinë, ajrin e pastër, gatimet. Dhjetra
barkafe, restorante e hotele të ambientuara me shije
ofrojnë pushime të këndshme, por dhe zbavitje të
peizazhit të mrekullueshëm për çdo shije, por kryesisht aty mund të gjeni një shërbim të kulturuar dhe
ajo që është me rëndësi, përkujdesjen e veçantë. Në
Drilon mund te hahet një koran i mrekullueshëm, i
cili gjendet vetëm në liqenin e Pogradecit dhe është
shumë i shijshëm, sidomos kur gatuhet tradicionalisht e ka shumë vlera ushqyese. S’ka si të mos jetë e
bukur kjo perlë magjepse e natyrës shqiptare, kur ata
që e vizitojnë gjejnë edhe parajsën e shpirtit të vet!
3/ E Diel,
INTERVISTA
10 qershor 2012
nacional
Intervistë me shkrimtarin dhe publicistin e mirënjohur Sejdi Berisha
Të bësh një poezi, është pak një jetë
S. Berisha: “Uh, po sa përpjekje jemi duke bërë. Këtë e dini edhe Ju, por edhe redaksia e gazetes Nacional në Tiranë e cila ka themeluar ringjalljen e lidhjeve kulturore
mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe viseve tjera shqiptare në Ballkan.Me këtë rast dua të falënderoj këtë gazetë e cila botohet në Tiranë dhe shpërndahet në Kosovë dhe
rajon, për punën profesionale që bën. Nacional prej katër vjetësh është shndërruar në një pikë takimi mes shkrimtarve, artistëve dhe kritikëve elitarë, duke sjellë prurjet
me të reja të krijimtarisë shqiptare dhe botërore për të gjithë lexuesit shqiptarë kudo që janë jo vetëm nëpërmjet variantit të printuar por edhe atij online.”
Intervistoi: LULZIM LOGU
K
ohë më parë, ndërsa ndodhesha në
Pejë, në një promovim libri, duke
biseduar më disa miq, shkrimtarë dhe
artistë, për konceptin e kohës dhe rrjedhjen e
shpejtë të saj, sidomos për krijuesit, fjala shkoi tek njëri nga krijuesit më të njohur të Kosovës sot dhe padyshim më i njohuri i Pejës,
Sejdi Berisha.Me 10 Qershor ai mbush 65
vjeç, bash në kohën kur botoi librin e tij të
29-të, monografinë “Teatri i Pejës”. Nuk është ky numër i veprave të tij, e veçanta e kësaj
date, por kompleksiteti i çështjeve, gjerësia e
ngjarjeve, këndshikimi realist dhe bashkëkohor, kontinuiteti shpirtëror në vargjet e
poezive, rreshtat e prozës, thellësitë e eseve,
të rrugëtimeve të pandalshme tematike, shkrimeve refleksive, monografive dinjitoze dhe
dramave pikante. Sejdi Berisha ka qenë dhe
është personazh i botës së shkrimit dhe të artit
tash më shumë se 50 vjet, një publicist i thekur, një polemist fisnik, një poet i ndjesive të
rralla, një detajist i paparë në prozën e tij.Në
dramat e tij erëmon tema psikologjike dhe ajo
e traditës, ndërsa, satira dhe ironia janë
“armë” që godasin saktësisht dukuritë negative të kohës që kalojmë, duke u bërë njësh
me lexuesin, duke menduar dhe reflektuar
bashkë me të, me të gjithë kategoritë e lexuesve, të çdo brezi, të çdo moshe. Njeriu që
vetëm dhuron libra, në shkolla, biblioteka,
spitale, kopshte fëmijësh, njeriu që urtëson
dhe gjallëron kuvende dhe debate, njeriu që
prin kah at-dheu dhe vendlindja me bujari dhe
palodhshmëri, njeriu që e lartëson kulturën
popullore dhe nderon dëshmorët, krijuesi i
gazetës së parë “Peja” dhe i Radio-Pejës,
gazetari shumëvjeçar i Radio Prishtinës,
përcjellësi i dhjetëra festivaleve dhe manifestimeve teatrale, njeriu që krijoi dhe lançoi
lidhjet kulturore mes Pejës dhe shumë
qyteteve në Shqipëri, assesi të mund t’i ketë
65 vjeç…S’ta tregon këtë fytyra e tij paqësore, portreti i tij filozofik, buzëqeshja e sinqertë , bota e pasur e syve të tij dhe as flokët e
rrallë prej gruri…As etja e tij për udhëtime të
gjata, as motivet poetike që ia mësyjnë çdo
çast, as pritje përcjelljet e përditshme të
miqve të zemrës, as dashuria e pafundme
ndaj familjes dhe bashkëshortes… Duke mos
guxuar t’i jepem një shkrimi kritik për veprën e tij komplekse, mora guximin t’i
kërkoj një intervistë, që ai me mjaft
dashamirësi e dha për këtë numër të gazetës
Nacional, e cila shumë herë ka botuar dhe
boton krijimtarinë e tij.
Nacional: Diku, në një libër tuajin, ju
jeni shprehur: “Dhembja nuk flet, i etur
deri në palcë, luta zërin tim, ta thotë
fjalën e pathënë”. Duke rikujtuar
udhëtimin tuaj të gjatë jetësor, sa ia keni
dalë kësaj dëshirë jo vetëm poetike?
S. Berisha: Me pyetjen Tuaj ma kujtuat
mendimin e Lasgush Poradecit, se të bësh
një poezi, është pak një jetë. Dhe, pikërisht
për këtë arsye, kur grumbullohen gjërat e
rrugëtimit, historia, përplasjet e njeriut,
pastaj sfidat dhe etja për ta kapur të lumturën dhe për t’u shoqëruar me te deri në
pafund, por asnjëherë vetëm, janë këto
çështje që ndoshta njeriu nuk ka fuqi por as
nuk i lejohet të arrijë të shoqërohet me to
deri në fund dhe si të tilla edhe t’i bëjë pjesë
të jetës, por edhe t’i “shndërrojë” në një
këshillë e cila do të rrezatonte gjithnjë si
qortim mbase edhe si diçka që padiktueshëm
dhe pa të lënduar ta sjellë njerëzoren, e cila
asnjëherë nuk është kuptuar dhe as që do të
kuptohet si diçka madhore mbase nëse e studiojmë, është edhe e shenjtë.
Nacional: Ju thoni se vlerat tradicionale dhe kujtimet kulturore vlejnë shumë, a
mendoni se shoqëria jonë sot vërtetë e
vlerëson kësisoj trashëgiminë kulturore
lokale dhe kombëtare?
S. Berisha: Unë, shpesh, përpara si
gazetar kam hasur në gjëra jo të tmerrshme
por të dhembshme sa i përket kësaj çështjeje.
Si shembull, por gjithkund dhe jo të gjitha,
mund t’i shikoni rregullsitë dhe punët në
arkivat e ndryshme, prej atyre më të thjeshta
e deri ndoshta deri tek ato më të rëndësishmet. Trashëgimia është thelbi i thelbit me të
cilin ua mbyllë gojën të gjithë atyre që
përpiqen të krijojnë dyshime, dilema dhe
boshllëqe në vlerat e një kombit dhe të një
vendi. Nuk mund të mburremi vetëm duke
përmendur traditën dhe sukseset e dikurshme, të cilat edhe atëherë kur i përmendim,
pak u japim “mish” dëshmie e dokumenti.
Kujtoj se na presin punë shumë të mëdha dhe
të rënda, të cilën gjë ia kemi borxh tokës,
njeriut dhe gjeneratave.
Nacional: Titujt e librave tuaj janë
mjaft intrigueses: “Vrasësi i gjumit”,
“Heraldika”, “Lumturia e dhembjes”,
“Plagë në pikturë”, “Mallkimi i heshtjes”
etj. Bile, ai më intriguesi, sipas meje, mbetet titulli “Freskia e pluhurit”... Ju, lozni
me ndjenjat e thella, me tronditjen e përjetimeve dhe me dramat shpirtërore, kjo është diçka spontane për ju, apo përdorim i
kërkuar, në përshtatje me kohën?
S. Berisha: Nëse i bëjmë analizë titujve
që i theksuat por edhe titujve tjerë, del se të
gjithë janë një zë i arsyes por edhe i protestës
për të thënë e për të treguar, mbase edhe për
të shpjeguar diçka, edhe pse, kjo, sipas të
gjithave gjasave, e kuptoni edhe ju vetë, por
edhe lexuesit e gjerë, është zjarrmia e shpirtit,
e cila nuk rri fjetur por thekatë shumë edhe si
fjalë e pathënë! A ka më qortim se kur duhet
ta vrasësh gjumin, dmth. aq shumë po na
munduaka gjumi, sa që duhet bërë diçka për
ta braktisur atë, mbase edhe me vrasje si metodën më të shëmtuar të njeriut!Këto janë ato
që më kanë tronditur dhe më tronditin edhe
sot e kësaj dite. Pastaj, a ka më klithmë shpirti
dhe dhembje se ta hasësh plagën në pikturë,
që do të thotë, e keqja ka depërtuar edhe atje
si krimbi brejtës!
Nacional: Çfarë është Peja për ju,
përveçse vendlindje dhe atdheu që s’guxon
t’i ikësh?!
S. Berisha: Peja, për mua është diçka me
të cilën bie në gjumë dhe zgjohem me te herë
i hidhëruar, herë i pezmatuar e herë i gëzuar
që jemi të ngjitur. Por, nga dashuria që kam
për te, gjithnjë etja më qorton për t’ia drejtuar
shumë kritika si për historinë e kaluar, si për
atë pak më vonë por edhe për këtë rrugëtimin
e tanishëm. Por, begatia e saj tërë qenien ma
okupon, kurse madhështia e Grykës së Rugovës m’i ngacmon ëndrrat dhe kujtimet, kështu që gjithnjë jemi bashkë edhe kur na dhemb
diçka, edhe kur krenohemi, edhe kur zihemi
për rrugëtimin, edhe kur qeshim, edhe pse,
për të qeshur shumë rrallë qeshim.
Nacional: A mendoni se lidhjet e ringjallura kulturore në Kosovë dhe Shqipëri,
janë në mënyrë natyrore, preludi i njësimit
tonë kombëtar?!
S. Berisha: Uh, po sa përpjekje jemi duke
bërë. Këtë e dini edhe Ju, por edhe redaksia e
gazetes Nacional në Tiranë e cila ka themeluar ringjalljen e lidhjeve kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe viseve tjera shqiptare në Ballkan.Me këtë rast dua të falënderoj këtë gazetë e cila botohet në Tiranë dhe
shpërndahet në Kosovë dhe rajon, për punën
profesionale që bën. Nacional prej katër
vjetësh është shndërruar në një pikë takimi
mes shkrimtarve, artistëve dhe kritikëve elitarë, duke sjellë prurjet me të reja të krijimtarisë shqiptare dhe botërore për të gjithë lexuesit shqiptarë kudo që janë jo vetëm nëpërm-
jet variantit të printuar por edhe atij online. E
keni vërejtur se sa të ngrohta janë manifestimet e përbashkëta, sa të fuqishme dhe
domethënëse janë ato?!... A e keni vërejtur se
çfarë fuqie dhe dëshire lind për t’iu qasur
problemeve për të bashkuar mendjen dhe
shpirtin, mendjen dhe veprimin, të cilat, besoni se janë më se të domosdoshme edhe sot,
bile pikërisht sot.Lidhjet shpirtërore të njeriut
tonë kanë domethënie dhe peshë të madhe e të
veçantë, dhe si të tilla, edhe rrënjët e historisë
do t’i lëkundin dhe do t’i gëzojnë...
Nacional: Historia është për ju një
plagë që vazhdimisht dhëmb, më shumë
sesa nga ana dokumentare, nga trajtimi i
deformuar i saj. A mendoni se vjen një moment që kjo dukuri duhet ndalur dhe ndryshuar tashmë, në të mirë të së ardhmes
tonë të përbashkët?!
S. Berisha: Dua t’Ju them se një gjë e tillë
më ka munduar që nga fëmijëria. Bile, nëse
besoni, edhe në kohën kur isha kalama, edhe
pa filluar t’i mësoj shkronjat. Rrëfimet e babait tim, që ia lagnin faqet me lot përcëllues,
pastaj këngët që këndoheshin në oda burrash,
qysh atëherë më kanë goditur pamëshirshëm
për të ëndërruar për atdheun, për historinë e
tij, që atëherë i kisha si “mëllo”, si nyje të
lidhur diku përbrenda qenies sime. Por, histori
e gjatë është kjo, e cila, në njëfarë mënyre po
vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe po më
godet.Prandaj, vërtetë historia është diçka që
dhemb, sepse, ajo shpeshherë jo vetëm që
dhemb, por edhe të “shkallmon”, sepse, të imponohet diçka që njeriu nuk e ka bërë ose që
nuk e do dhe as nuk e njeh.
Nacional: Cilat janë ndjesitë tuaja pas
dekadave të krijimtarisë dhe momentit
jetësor të pensionimit, që ju e keni konsideruar si një frymëmarrje më të lehtësuar pas betejave të gjata, ndonjëherë dhe
të rënda?!
S. Berisha: Po, pse ma bëni këtë pyetje?!
Krijimtaria ime është ushqimi im, është
borxhi im kurrë i pa paguar deri në fund ndaj
njeriut, ndaj dhembjes së tij, ndaj kombit
dhe ndaj kësaj toke me aq histori të shkruar e
të treguar, me aq histori të pashkruar dhe të
fshehur, me aq histori të dhembshme dhe të
heshtur e të cunguar, me aq zë e me lot për
ne dhe për vetveten. Unë, gjithnjë konsideroj se krijimtaria është oksigjeni im, i
trupit tim, i mendjes sime, por edhe i gëzimit dhe i hidhërimit tim.
Nacional: Në poezinë tuaj më të re,
nostalgjia dukshëm, përzier me nota trishtimi, por gjithsesi të mrekullueshme,
dallohet lehtë dhe më përkujtoi një vargun tuaj të hershëm: “E bukura e
rrugëtimit nuk pret, por as nuk do duartrokitje!” Si do ta komentonit tash këtë
gjendje shpirtërore tuajën?!
S. Berisha: Më besoni se është ashtu!
Sepse, rrugëtimi i ngjanë rrjedhës së lumit;
diku uji ushqen tokën e gjelbërimin, e diku
tjetër përlanë fusha e drunj,... shkretëron.
Po, pikërisht kjo është e bukura e rrugëtimit,
e cila nuk pret, dhe kur ndodhë kjo, duartrokitjet i ngjajnë ndonjë veprimi naiv apo pagjakësisë që fytyrën ta bën të verdhë, dyllë...
Gjërat dot nuk mund të kthehen pas. Këtu
qëndron dhembja, këtu qëndron mallëngjimi, gëzimi dhe hidhërimi.
nacional
4/ E Diel,
LIBRI I RI
10 qershor 2012
Për prozën poetike të Sali Bashotës, “Sytë e vemtisë”
Prozë mikse që mban në vete dashurinë
“Te Ringjallja, dashuria mbush ëndrrën që e përjeton përmes gjuhës së zgjedhur, duke shprehur ndjenjat dhe zjarrin
dashuror. Kurse përmes meditimit shprehet malli i largët që udhëton nëpër kohë, dhe sa vjen e bëhet më i fuqishëm”
Nga BEKRI S. MURSELAJ
kërkim, të shprehjes së një dashurie të
pastër.Edhe këtu na del një situatë sa e përzierë
duke krijuar konfuzitet në shpirtin e subjektit
lirik apo thënë më qartë një lloj pasigurie në
mendimet e tij sepse aty gjithçka merr dozen e
dyshimit sepse ashtu krijohet mendimi i shprehur për një gjendjeje e cila ka mbizotruar edhe
më herët, por edhe tash zjarri në shpirt nuk e
lenë të qetë subjektin lirik.
P
roza poetike e
Bashotës, për
bëhet prej tri
cikleve: Ringjallja,
Zjarri, dhe Rruzullimi si dhe nga një
prozë në fillim dhe
në fund, që mund të
konsiderohen si prolog dhe epilog. Në
ciklin e parë Ringjallja paraqitet një lloj i prozës mikse që mban
në vete dashurinë dhe meditimin ku në këtë pjesë
të veprës përbën binomin poetik që realizohet
herë si dashuri e thellë, herë si meditim për botën
duke e konstruktuar një poetikë të ngjeshur me
ngjyrat e një jete të zakonshme, që mund t’i gjejmë çdo ditë në jetë. Ringjallja përjeton fillin e
dashurisë, në momente të vetmisë, që dashuria
ndien mungesën në momente kur më së shumti
ka nevojë për ngrohtësinë e shpirtit. Te Ringjallja dashuria mbush ëndrrën që e përjeton përmes
gjuhës së zgjedhur, duke shprehur ndjenjat dhe
zjarrin dashuror. Kurse përmes meditimit shprehet malli i largët që udhëton nëpër kohë, dhe sa
vjen e bëhet më i fuqishëm. Te cikli i dytë Zjarri
dashuria bëhet më gjakuese nëpër kohë, duke e
shoqëruar dashurinë me mallin ku këto të dyja
bëhen pjesë e zjarrit të vetmisë. Në këtë pjesë
dashuria edhe më shumë fuqizohet duke u përjetuar nga një mall i lashtë, e në një kërkim të
përjetëshem. Te kjo pjesë dashuria, ndjehet duke
e hetuar mungesën e njeriut të afërm, për të cilin
si duket nuk shuhet malli në asnjë moment.Te
cikli i tretë meditimi për dashurinë dhe botën në
një formë bëhet më eliptik në krahasim me pjesët
e tjera. Te Rruzullimi dashuria për humbet në
gjithë elementet e jetës së përditëshme që e
përcjellin dashurinë çasteve të ndryshme jetësore.
Meditacioni tashmë bëhet pjesë e pandashme e
prozës poetike të Bashotës, ku si element në vete
udhëton në prozën poetike në fjalë, që e fuqizon
ndjenjën e dashurisë. Që të tri pjesët e veprës
vetëm se janë variante në vete të dashurisë njejtë
sikurse titulli Sytë e vetmisë që përshkruhet nga
një metaforë e bukur për dashurinë e përshkruar
brenda prozës poetike Sytë e vetmisë të autorit
Sali Bashota. Proza poetike Sytë e vetmisë e Sali
Bashotës, hapet me një prozë që në fillim pra,
me prozën Figura që jep shenjën e vërtetë të një
proze poetike ku i gjithë narracioni është i mbështjellur me figurën poetike duke e bërë prozën
poetike aq të këndshëm për lexim, po aq të rëndësishëm për studim të mëtejmë. Libri në fjalë hap
një botë të gjerë fiksionale që e plotëson një mision në jetën reale, (pra, një përkushtim i vazhdueshëm ndaj dashurisë). Si duket në librin në
fjalë që në prozën Figura hapet bota poetike e
autorit duke e realizuar një qëllim në vete, por
njëkohësisht duke e bartë edhe mesazhin e botës
fiksionale të tij.
I. RINGJALLJA
Ky nëntitull Ringjallja vjenë si një kërkesë
e vazhdueshme brenda subjektit poetik që në të
njejtën kohë është hap trinomin poetik kërkesë
– mall- dashuri që bëhen udhërrëfyes në vete
pë t’u arritur qëllimi i kahmotshëm i subjektit.
Pra, ky trinom në vete vetëm sa e forcon botën
fiksionale, duke qenë dhe lajtmotiv më i fuqishëm për të arritur mesazhi sa më mirë. Këtu
Ringjallja bëhet i vetmi shpëtim që mund të
çlirohet mllefi i brendshëm i subjektit, nëpër
Sali Bashota
kohë, në të cilat kërkohet qetësia shpirtërore;
këtu gjithsesi duhet t’i referohemi trinomit të
lartëpërmendur që e karakterizon dhe e përcjell
gjithë këtë cikël poetik në fjalë.Për ta vërtetuar
këtë trinom poetik do të sjellim vargjet në vijim:
Kam thënë se kur të rritem do të shkoj në
qytetin/e ëndrrave dhe do ta puth lulen më të
bukur/ në botë.
Vargjet në fjalë sjellin freski poetike, duke
bartur në vete një mesazh mjaft domethënës në
kuadër të këtyre elementeve që po e karakterizojnë këtë cikël.Këtu kërkesa është bërë një
premtim i dhënë i cili premtim duhet të kryhet
me gjithë vullnetin dhe dashurinë ndaj vendit,
të ëndrruar, po njëkohësisht i shtyrë nga malli
që ëndrra e projektuar fjala e dhenë të marrin
kuptimin e plotë, kurse ajo çka i shtynë dy elementet e para për të kërkuar realizimin e tyre
është padyshim dashuria.Këtu dashuria themi
figurativisht është stacioni i fundit që duhet
arritur.Pra, Ringjallja, në këtë rast është kthim
ka fati i jetës që simbolizon ringjalljen e natyrës
dashurisë miqësisë etj., këtu proza në fjalë është e mbushur përplot me pamje nga më të ndryshme ndaj jetës.Ajo çka e karakterizon më së
shumti Ringjalljen, është dashuria që këtu merr
pamje dhe emocione të dyfishta në kuptimin e
një dashirie sa universale po aq natyrale pa
ndonjë ngarkesë që mund ta shpërpjeston dashurinë e pastër çasteve të jetës.Ky cikël poetik
udhëhiqet nga ndjenja e fortë për dashurinë, që
aty shijohet aroma e dashurisë së bukur nëpër
kohë, pasioni për ta shijuar dashurinë nuk
mungon.Vargjet në vijim plotësojnë më së miri
çastin kur kërkohet ringjallja e dashurisë.
Hiri i buzëqeshjes ndryshkej/Në kohën pa
emër, sytë e mbushur me lot e/Krijonin portretin tend.Vetëm për fjalën të due
Dashuria në vargjet e lartëpërmendura krijon çaste emocionale që kërkohet njomja e një
dashurie, duke kujtuar portretin e njeriut të zemrës (vashës) që dashuria të fut labirintit më të
ngushtë të jetës, vetëm për një fjalë të vetme të
due.Këtu kërkohet një ringjallje e apo një kthim
i dashurisë në çastin kur ka më shumë nevoj
njeriu.Subjekti lirik e portretizon dashurinë si
një dëshirë kërkesë të patjetërsueshme.
II. ZJARRI
Ky cikël poetik brenda librit Sytë e
vetmisë ushqen ndjenjën e ndezur në shpirt,
ku zjarri në këtë rast hap çastet emocionale duke
pasqyruar një botë të tërë emocionale shpirtërore.
Zjarri këtu merr rolin kryesor në mes dashurisë
dhe emocionit për të. Përjetimi i dashurisë merr
pamje dhe fytyra të ndryshme kur zjarri në këtë
rast po e udhëheq emocionin për dashurinë. Zjarri
këtu është figurë, e krahasimit por dhe e
metaforës duke e marr kuptimin e dyfishtë që aq
shumë përjetohet njëkohësisht përdoret kjo figurë duke zënë vendin kryesor në cikël.
Ndoshta loti nuk i ngjante më shkrumbit të/
Ringjallur në rrugët me gjethe të vdekura./Vala
e përpinte me shpirt mesnatën e djersitur në/
Shtratin e bardhë të ëndrrave.
Këtu shfaqet një shpërthim i subjektit lirik që
në të vërtetë kemi një diskurs të përzierë i cili
paralajmron ndryshime të vazhdueshme, ku gjithçka do të merr formë dhe pamje tjetër me qëllim që
të dilet nga ankthi emocional pas një kohe.Diskursi
në vargjet e para merr karakter dyshimi në vete
për një gjendje e cila nuk dëshiron të ndodh ngase
tashma bota emocionale është mbushur me shpresë
dhe optimizëm në një mas mjaft të madhe duke u
rikthyer ka jeta dhe dashuria.Vargjet e para mbajnë
në vete simbolikën e një ndryshimi rrënjësor duke
dalur nga thellësia e shpirtit në kërkim të lumturisë. Kurse vargjet e fundit sjellin në vete edhe
mëshumë vetëbesim që subjektin lirik e forcon
edhe mëshumë, ku diskursi merr konotacionin e
vendosjes së rendit universal në gjendjen emocionale. Këtu diskursi është më i fuqishëm dhe
më këmbëngulës që ndryshimi të ndodh me çdo
kusht, me qëllim të arritjes së synimit të nisur (pra
në kërkim të dashurisë). Zjarri në këtë cikël bëhet
një preokupim sa emocional po aq vizionar që e
përcjell botën e mendimeve nga një kënd tjetër
duke e shoqëruar subjektin nëpër kohë nga brenga e vetme e dashurisë.Këtu dashuria bëhet tema
dhe kryetema e gjithë këtij zjarri që e mbushë
botën emocionale të subjektit.
E njëjta gjë ndodhte në përurimin e
buzëqeshjes/ Origjinale në amfiteatrin e solemitetit të dashurisë/Shenjat e paqarta apo gjurmët
e panjohura i/Lëvizte përfytyrimi i shpejtë i labirintit të fatit në/Skajin e mjegullt të shikimit.
Këtu zjarri merr kuptimin e ndjenjës së thellë
që po e kaplon në shpirt, duke u bërë një zjarr i
vërtetë nëpër kohë. Edhe në vargjet e lartëpërmendura bashkëudhëton ajo ndjenja e
brendshme shpirtërore që në këtë cikël njihet
si zjarr i cili po e mban në ankth shpirtin në
III. RRUZULLIMI
Cikli i tretë Rruzullimi i librit proza
poetike Sytë e vetmisë vjen me një ndryshim në
përmbajtje duke sjellur më hapur dashurinë dhe
mallin ndaj vashës. Ky cikël në të vërtetë vetëm
sa i plotëson dy ciklet e para ngase: në ciklin e
parë kërkohet njomja e apo ringjallja e
dashurisë, kurse në të dytin dashuriafillon të
përjetohet më fuqishëm. Cikli Rruzullimi i kurorizon këto dy cikle të lartëpërmendura, duke i
bashkuar dëshirën dhe ndjenjën në një përjetim
të përbashkët, duke shkuar drejt synimit të
dëshiruar. Këtu dashuria përjetohet dhe njëkohësisht prek majat e dëshirës dhe vullnetit të
saj, duke e realizuar atë që në të vërtetë e kërkon.
Cuditërisht, gjurmët e pritjes përsëri ktheheshin/Në shtratin e bardhë të ëndrrës/Zëri i
ëmbël e zgjonte qytetin e përgjumur
Vargjet e marrura në këtë rast sjellin një diskurs i cili hap shumë pamje, duke dëshiruar që
të kalojë nga një gjendjeje në tjetrën, duke përfëshirë këtu tri momente: Pritjen, Ëndrrën dhe
Realitetin, pra, ky diskurs sa vjen dhe e forcon
ndjenjën brenda vargjeve në fjalë. Ky cikël i
Rruzullumit në vargjet e cekura i bënë bashkë,
trinomin në fjalë, duke e plotësuar zbrazëtirën
e dy cikleve paraprake, këtu dashuria plotësohet si tërësi në nivelin e një dashurie të pastër,
për nga ndjenja dhe arritja e synimeve të
kërkuara që në fillim të prozës poetike Sytë e
vetmisë , ku ideali vetëm në këtë rast është padyshim dashuria.Titulli i ciklit në fjalë merr kuptime shumë dimenzionale duke e bërë këtë cikël
në të vërtetë më të rëndësishmin të gjithë prozës
në fjalë, duke e marrë misionin e plotësimit të
një dashurie nëpër kohë.Këtu dashuria e
ndjen ringjalljen, e përjeton zjarrin dhe më në
fund e realizon misionin (dashurinë).
Sythet shumëngjyrëshe me pamje të ndritshme/Gjallëronin në degën e njomë ku rrinte
varur/Kujtimi i gdhendur me shkronja të kaltra për/Dashurinë e parë të mbërthyer deri në
thellësinë/E zjarrtë të gjinjve të praruar.
Ajo çka i karakterizon këto vargje në fjalë,
është çasti i përjetimit të dashurisë së pastër, që
e gjallëron shpirtin edhe në momente kur ndjen
lodhjen dhe mërzinë. Bota poetike e mbushur me
shpresë për kohën në të cilën subjekti po shijon
freskinë dhe lumturinë në shpirt. Këtu portretizohet dashuria në atë formë që e kënaq shpirtin,
së pari duke përshkruar bukurinë e saj (dashurisë) dhe pastaj duke i sjellur çaste lumturie subjektit. Që në vargun e parë, subjekti mbushet
frymëzim për mallin e tashëm dhe të largët, duke
sjell emocion dhe dashuri në çdo kohë. Ajo që
ndjehet më fuqishëm në këtë rast padyshim se
është dashuria, e mbjellur me dëshirë dhe që
vazhdon të rritet me ndjenjën dhe përkushtimin
më të madh se kurrë.Ndërsa proza e fundit që
përbën një prozë epilogu Dorëshkrimi i ringjallur, e plotëson më së miri përfundimin e gjithë
prozës poetike Sytë e vetmisë duke ia dhënë
prozës poetike një rezyme (përmbyllje), mjaft
karakteristike, duke e mbyllur prozën në fjalë me
një portretizim të bukur për dashurinë.
5/ E Diel,
nacional
POEZI
10 qershor 2012
...dhe erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi...
Drita derdhet mbi mua që s’jam!
Hijes time ti strukesh e qan!!
TI S’MUNDE!
A. K.
Nga DEMIR GJERGJI
AROMË E BARIT TË NJOMË
- Skënder Rusit,
mikut të poezisë dhe të zemrës Një nënë pëllëmbëvënë,
Mbi ballin e Skënderit
Një hënë e ngrënë në lëmë.
Ndrit syrin e poetit.
Një ngricë mbi Vishocicë
Dhe ëndrrat e Skënderit,
Një prill, muzikë e dritë,
Dhe kënga e poetit.
Një borë e hollë mbi mollë,
Dhe lotët e Skënderit,
Një lojë-metaforë
Dhe ndjenjat e poetit!
Ti s’munde të vdesësh, mik i ndershëm!
...
Dole nga kjo shpellë e errët
Shpirt e eshtër…
Ia besove qiellit jetën!
KËSHTJELLA
Dhe marsi në shenjë nderimi,
Monarkut fisnik i përulet!
Zemërimin ia fsheh te blerimi,
Kristalet e borës, te lulet.
Për shembull,
Në mjegull
Qerthull,
Të bëhet një shekull.
I moçëm,
I sotëm,
Përpiqesh si qefull,
Në mjegull!
- Ç’peshë ka më plaku i planetit?
- 1 kuintal kujtime rinie!
- Sa peshon një shpend në fluturim?
- Më pak se një grimë cicërimë!
- Sa e rëndë je ti, e sapozgjuara nga një ëndërr?
- 1000 tonelata mall për Ty!
Kushedi në ç’greminë do të isha tani,
Po ta kisha zbritur kështjellën pa ty
Dhe hapa përmbi plloça.
Që mbeten pas petale,
Dhe blirët që ka Korça,
I bëhen frymë fjale!
Në mjegull s’ka rregull;
Ngutesh për të ikur
E gjendesh papritur
Aty ku je nisur.
- Sa rëndon trimi i armatosur gjer në dhëmbë?
- 1kilogramë frikë nga qielli!
Sa e lehtë ishe atë natë!
Dritë flake që kërkonte planetët….
Më shkëpusje nga gurët e rëndë
Të Kështjellës së Petrelës
Dhe më ngrije lart,
Shpend të egër e të verbër.
Pa bujë, pa rite mortore,
La fronin e poshtë ra dimri,
Nga majat me pllanga dëbore,
Ngre flamuj të bardhë dorëzimi!
MJEGULL!
LIGJE RËNDESE
-Dialog-
Nga supet të shket manteli i kaltër i kësaj dite,
I prerë që herët për mbretër!
Dhe fshehtësitë e natës,
Magjitë e serenadës
Dha gjurmët përmes baltës,
Dhe rendja autostradës.
“I njomë ishte bari,”
“Dhe qiejt mëkatojnë!”
Midis bleron janari,
Zambakët flokojnë borë!
“I njomë ishte bari”, “Dhe qiejt mëkatojnë!”,
- tituj librash të Skënder Rusit
…Jo, vdekja përpara s’na pret,
Nga prapa, si hija na ndjek.
Shigjetë harrimi pas shpine na ngulet!
Ike!!!!
PËRRALLËZ TRANZICIONI
Dhe borë, ah, dëbora,
Zbardh brengën e Skënderit,
Dhe viti shkon si ora,
Në jetën e poetit!
Fustani i bardhë mbi nuret e nuses,
Nxihet si reja e bardhë me muzgjet,
Plaga përthahet ngadalë dhe zhduket,
Hiri me hire dëshire po shkundet.
Ti s’munde, miku im i ndjeshëm…
Rende si një dre i vjetër
Shkove te të rrallët…
Na le në mortjen tonë ne, të gjallët!
Dhe çelin bukuritë
Dhe vijnë dashuritë,
Dhe nisin marrëzitë,
Afrohen largësitë!
Dhe dhimbjet, vdekje-lindjet,
Marazet, gazet, sazet,
I vijnë pas si xhindet,
Te kënga shpirti zbrazet!
E ndezim, e fshehim dëshirën,
Si xixën në hirin e saj,
Të bindur se flakët na presin,
Kudo që të jemi pastaj…
3D
Vetëtin përqark…
Bubullimat larg!
Ty
DILEMË
Retë shthuren shi,
Zjarret dergjen hi!
Lot në dritë të syrit
Përpëlitesh Ti!
Vesa zbardhet brymë,
Nata ngjallet frymë,
Etja nëpër lumë,
Vjen në kundërrymë
Drita shembet dhimbje,
Shpirti ngrihet lindje!
Në takim të tyre
Ti, ardhje në ikje!
ZËNKA...
U ndez në mëngjes…
Pas disfatës së natës,
Harliset klorofilës së ditës,
Duke tundër degët nëpër ikje,
E mbërthyer egër në gravura rrudhash,
Duke rritur rrënjët thellë në inat.
Rrënoi qiej e mpiu udhë,
I mbylli lulet, i trembi shpendët…
E diela masakrohet,Drenushë, zën(k)ë në çark!
NË FUND!
Prej gjithë asaj shpirt-uverture,
Ke mbetur veç një tingull kot!
Një trajtë krejt e zbehtë figure,
Nga gjithë ajo enigmë-botë!
Më shfaqesh si mëngjes i sotëm…
Ndriçim që shket përmbi lëkurë…
Banor planeti i zakonshëm,
As me “pastaj”, as me “dikur”.
Një buzagaz si diell i dimrit…
Dhe prapë sikush në punë të vet!
Ti s’ke më forcë ta trembësh shpirtin,
As me prani, as me mungesë!
E shkulur gjer në rrënjë të fundit,
Prej frymës dhe prej trupit tim,
Si era dhe si rrymë e lumit,
Përanash meje shket pa kthim!
Vetëtin përqark,
Bubullimat, larg!
Në shi lulëzimet,
Në zi armimet.
Heshta ty të ndjek,
Tek unë plaga djeg!
Në gosti me dhimbjen,
Festojmë arratisjen!
Vetëtin përqark!
ZHGËNJIMI
E shkruar sipër një portreti-gravurë
të Xhevahir Spahiut!
Nga lëkurë e trëndafiltë mbi fytyrë fildishi,
Shpallur nga shpirti, e dalë prej mishi,
Deri te kjo bokërimë e gërryer pikëllimi,
Shtrihet udha e njeriut për t’u ngjitur te miti…
…Dhe na mbulon ditënatë e vjetër,
Secilin me savan të vet.
Pa zi, kortezh, pa marsh funebër…
Në paqe flenë shejtan e shenjt!
Por froni paskësh qenë honi!
As dashuri, as hasmëri!
S’ka akuj larg, s’ka avuj lart!
Të dy të velur me liri.
Në fund: një fund me tjetër start!
Keopsi murosur në terr!
VDEKJA VJEN PRAPA
Velloja e bardhë fsheh nuret e nuses,
Si shpirti i lumit vesh majën e malit…
E shohim. Heshtim
Dhe nuk e skicojmë,
Të bindur që s’do ta harrojmë.
E shërojmë plagën,
Pa ia ruajtur vragën,
Të bindur se nesër
Do na dhembë prapë!
…Yjet pluskojnë gjirizesh!
FATI NË FALL...
Fati,-mister:
E bardha në të zezë...
Por dita u ngrys…
Filxhani përmbys,
Piramidëz në abys!!
Askush nuk e nxjerr,
Të fshehtën e mjerë!
Keopsi
Na ishte një herë...
nacional
PROZË
30 % ulje...
Tregim nga ILIR PAJA
N
ëse natyrës vjeshtore i pëlqente, që me
identitetin e saj erën, të luante me
qiellnitë gjethore, nga krahët e rrugëve,
ku ato mbështesnin lodhjen, e deri në xhamllëkun
e pastruar të vitrinave, e kundërta ndodhej, kur
dyqaneve, imazhit të tyre plot shpoti e “ngacmime” të modës, i muroseshin pothuaj deri dhe
hija e kohës brenda tyre , kur i uleshin qepenat.
Para këtyre rroleve alumini, vetë era do
vetëvritej dhe pse gjaku vjeshtor i saj verdhon.
Ndërsa kërkëllima e përtypjes së tyre, sikur në
ato gojë dhëmbëzuar nga ulet dhe zbritjet, qyteti i bënte ende rezistencë dufnimeve nervore
të njerëzve, gati-gati, kjo kishte nisur të merrte
formën e një gare, për të urryer njëri.-tjetrin,sesa
për ta dashur atë.
Qepenat ishin nofulla e një trupi prej tregtari, i cili sikur kërkonte të shqyente gojën heshtore të një qyteti, ku detit i kishte lënë gjithçka
dhe pse fshehur, gjendjen e tij shpirtrore, atë, të
vetmen përjetësuar pandërprerë.
Por rreshtimi i pandërprerë i këtyre ruajtësve
besnikë, me hungërime metalike i kapërcente
qytetit nga goja drejtë ezofagut, për t’i zbritur
atje, në stomakun e ngrënët të tij, e në këtë
“trashëgimi” ngritur në një folklor zhargon,ulja
dhe zbritja rutinë e tyre, shtonte për banorët e
rrugëve kryesore, e veçan atyre të shëtitores
quajtur “imazhi tregtar” një nerv më shumë.
Vinin banorë të rinj në atë (këtë) qytet, e mes
lartësive urbane, ku pulëbardhat hezitonin të
përshkonin hapësirat mes tyre duke dyshuar për
ndonjë pabesi të etërve të tyre... Dhe në këtë orendi të re lartësish, qepenat ishin ruajtësit më të
zëshëm,sepse këto “proteza” arrinin të zhvendosnin deri gojën e të zotit, i cili pas një dite me pak
fitim, largonte në gjumë, si fillim ëndrrat,e më
pas trupin e tij... Kurse stresi i të fituarit i ngjante
uljes dhe ngritjes së trupit,ku vertrebrat e shtyllës
kurrizore sikur përcaktonin qenësinë “pronar”,
nga përkulja ose drejtëqëndrimi, si të ishte kurba në kordinatat e bursës në qendrat bankare.Çdo
rruazë e shtyllës kurrizore është një nga
mundësitë, që njeriu ia lejon trupit.
Por gjithsesi, ngritja, e ulja e qepenit tënd
duket akt sublim.Në çdo ngritje e ulje shfaqet
dyqani yt, ndërsa tejdukshmëria e tij jashtë është
imazhi shoqëror, të cilin e krijove Ti...për t’i
dhururar identitet!Ndërsa mallrat brenda janë
në fillim, më të afërt se gjaku yt njerëzor, e dhe
më të largët se miqtë...Një send, objekt, veshje
e shitur tregon se sa pushtet ke në të vërtetë mbi
atë mall! E për të shpjeguar ndjesitë e një ditë,
po ti njeri lë të afrohet deri në përkëdhelje aroma dhe “trupi” i sendit që shite! Koha hesht
deri në padukje...E bukur!E mahnitshme thua!
E vlefshme...mbi të gjitha!
-Sa do e lëmë përqindjen e uljes?- i drejtohet ai të shoqes. Jashtë qielli sikur është i ndehur vetëm me sende, të cilat kur sezoni veshjeve
u mbaron, të zotët e tyre ia kthejnë prodhuesit,
por njerëzit dhe për to bëhen kuriozë...
Ndërsa priste përgjigjen e saj, rrotulloi akrobatshëm buqetën e çelësave, sikur priste të hapte
me to motin jashtë, duke kyçur retë diku më tutje.
-Shpejt, vijnë njerëz!E mirëëë...po shkruaj
30% ulje,mos është shumë? Dreq me njerëzit, sikur
dhe t’ua falësh prapë nazelinj, popull ec më.ë.ëëë!
Futi bishtin e cigares brenda paketës, sikur do
bënte ndonjë numër shpejtësie, e shtrylli kutinë
mes pëllëmbës deri në mbytje ku antireklama “duhani vret”, gati sa do t’i kërkonte çdo çmim, vetëm
të mos përdhosej kaq dhunshëm... Ajo do niste
vetë të tymoste para një reklame: “mushkëria ime
e zgjedh vetë qiellin e ajrit të vet”...
Kalonin trotuarit, nga nxënës shkollash,
punonjës administrate, dy aktorë miq deri në çdo
shëtitje njerëzi qyteti e cilido zanati e profesioni, e si manekinët vetë, rrinin në këmbë dyerve
të dyqaneve vetë shitëset e tyre.Të tjerë, përhershmëria e bareve surbte kafetë sikur i kishte
ardhur për qokë këtij qielli shtriqur në gri.
- E din çduhet të bëjë një burrë?- i foli ajo tek
matej të linte turnin.-Jo të gjitha mua!Shkova unë!
Ulur pranë derës, kur dy hije ia mbyllën dhe
më ndriçimin jashtë, ai nuk kishte kohë të ngrihej dhe të “sejdiste” siç thuhej klientët.Dy gra
tashmë ishin brenda dyqanit. Njëra dhe pse e
kolme, nuk u përpoq të ndryshonte diçka nga
qëndrimi i saj,sepse në raste të tilla, kushdo
përpiqet të fshehë qa sa mundet qoftë dhe vetë
të pamundurën, për ta fshehur, veçan kur bëhet
fjalë për trupin e çdokujt.
- Urdhëroni, kemi gjithçka! Gruaja tjetër, e
cila nuk bënte përjashtim nga e para, nisi të
kalojë njëra pas tjetës, nga fustanet e deri kostumet për gra.Gjatë lëvizjes, varësja me një simbolikë, a afërt me medaljonin dridhej mes gjoksit (ajo e kishte mjaft të zbuluar atë) sikur donte të ngjitej lart, ose të kërcente tutje, ashtu si
alpinisti, i cili duhet të zgjedhë vendet ku të
mbahet fort kur kërkon t’i ngjitet lartësive.
Por varësja nuk kishte (dukej) lidhje as me
një qëllim prej alpinisti, e as me çdo “dëshire”
ikjeje…Tek dridhej heshtshëm, zhurmën e
vërtetë ia dhuronte trupit. Ajo dukej sikur zbriste
ende më poshtë,aty ku gjoksi “mbyllej” për të
dhururar trupin hapur...
lore. Dhe për të qenë miqësore zgjodhi renë më
të bardhë, ashtu si një shami xhepi zgjedhur me
kujdes nga cilado femër, kur nga të dashurin, deri
njeriun e jetës e pregatit për diku udhëve.
-Më rrin mirë.Duhet mbërthyer që të bindem, -foli zëulët...
-Po të mos e merrni për ters,a keq si
thuhet...t’jua mbërthej...unëëë...!
Me duart, pa telefonin dhe tufën e çelësave
iu afrua.Uli kokën para pasqyrës dhe duart i
prekën zinxhirin në shpinën e saj.
-I hapur shumë qenka përpara,-foli ajo.-Por
s’ka gjë.Si thoni ju?
Ajo u zmbraps pas ,duke lëshuar veten në
trupin e tij dhe ai ndjeu duart t’i kalonin nga
pjesa e poshtme e kurrizit, ku sapo po mbyllte
zinxhirin kuptoi se varësja e saj tani po ciflosej
mbi thonjtë e tij...Heshtjes së tij sikur i mungonte një trup në ato ditë jo vetëm të gjata nga
e ndenjura deri orët e vona në dyqan, por kishte
harruar të shihte veten në pasqyrat, nga të shtëpisë dhe ato të botikut...
Me nisjen e takimit të duarve të tij rreth pjesës
së përparme të trupit të saj, nisi dhe pulitja belbëzuese sa e zërit, po ashtu dhe drita në sytë e
tij,që ato çaste u bë e mugët.Një kafshim buzësh
prej saj dhe një rrëke e pjerrët tingulli u shua,
kur duart e tij u butësuan epshëm mbi gjoks, i
cili tanimë më i hapur se në veshjen , kur hyri
brenda botikut ishte shumë më tepër në shëmbëllim se një dëshirë blerjeje.Koka e gruas sikur
u këput mbi krahun e tij dhe ajo që mbeti nga ai
kafshim si etje për të frymuar heshtje ishte përtej
një çasti të tillë, ishte dëshirë gjuhe...
- Kushton më lirë nga çmimi në etiketë?-
-Ky fustan? I bukur, ia vlen!Ta provoj!
-Shko pak në barin përballë,- i kërkoi ai të
largohej vajzës që mbanin të punësuar.!
Nga nxitimi, tabela ku shkruhej në dy anët;
“hapur” dhe “mbyllur” u zhvendos në këtë të
fundit.Vajza jashtë takoi punonjësen tjetër dhe
të dyja nisën të flisnin duke drejtuar duart në
manekinët e vitrinave.
-Kujdesem unë,-foli ai.
-Shih dhe ti për vete,-iu drejtua gruaja, që
tashmë e kishte zgjedhur veshjen e provës.
Jashtë, pikat e shiut nisën t’i shuanin etjen
shëtitores, e cila nën pluhur dukej si e dënuar
përmes provës së etjes.Pikat u bënë dhe më të
mëdha dhe rruga u dend duke pirë shi. Shpeshherë, vetë smogu trashet gati në pluhur, por duke
qenë lart, deri në kurorën atmosferike të qytetit
ngjan me një bluzë sa të pambuktë,veç të
djersitur.Mes një reje të bardhë, një vetëtimë sikur
kërkoi emergjencë uljeje në periferinë e tij qiel-
foli ajo përmes një zëri, sikur sapo ishte zgjuar
me trupin.
- Po të dhuroj dhe një shall,-tha ai, por trupin
e saj sikur e afroi dhe më tepër, veçse tani varësja
e gruas kërkonte të përkëdhelej vetvetiu duke
kërkuar si alpinist zbritjen mes dy gjinjve.
- Paskeni shije,-foli ajo dhe nisi të vishej.
Jashtë, dhe pse kalonin njerëz pak kthenin
kokën nga dyqanet e reshtuara në dy krahët e
shëtitores.Ata vështronin por mungesa e gjuhës
i bënte kalimtarët të kuptonin se përtej
manekinëve kishte vetëm vetmi...
Një duartrokitje e lehtë gjethesh dëgjohej
duke u përzier me zhurmërimet e njerëzve, të
cilët u ngjanin grerzave,që si fabula e gjinkallës
me milingonën vazhdonin të kishin alibinë e fatit
të të papunuarit, përmes rrugës që ia zinin
bletët.E dallimi gjithsesi ishte njerëzor! Njerëzit
thumbojnë, ndërsa gjinkalla këndon...
Pasi pa orën dhe kuptoi se tani ishte koha
6/ E Diel,
10 qershor 2012
për ta mbyllur dyqanin, pasi numëroi dhe paratë
e fituara, një çast fërkoi duart me njëratjetrën.Gruaja që ia dinte këtë rit klasik si
gjithmonë,kur nuk kishin fituar sa duhet do ta
shpotiste me fjalët ose fjalinë pyetëse; e din
ç’është një burrë?!
Dhe ai pothuaj si të tjerët, do i fërkonte sërish ata, por këtë herë, duart rrëshqisnin mbi
njëra-tjetrën sikur kërkonin trupin,trupin e saj
që gati sa nuk ju dhurua. Gruaja blerëse, sapo
kishte paguar, kishte kaluar në krahun matanë
rrugës dhe ishte ndalur në botik fëmijësh.
Nën ndriçimin shumëngjyrësh të shëtitores
njerëzit tani në mbrëmje dukeshin hije që
josheshin nga sendet e dyqaneve.Madje, një
veshje në manekin ishte diòka më shumë se
një status shoqëror që cilido kalimtar e kishte
përvetësuar në shumë vite jete në aktivitet.Kjo
ndihej dhe tek njerëz, që në vitet e fundit ishin
statusuar me titullin “ Qytetar nderi “ ! E nëse
thjeshtësia e këtyre njerëzve ishte respekt, të
cilin të tjerët ia dhuronin përmes një përkulje
koke, një pulovër e këmishë në vitrinë ishte
një pushtet i pritshëm.Dhe ky pushtet ka të
zgjedhurit e saj, blerësit më të shpeshtë, sepse
nëse nuk ble, përse jeton?
Pasi u nda mes një bisde me njërin fqinj
prej tregtari pranë vetes, dyqanit të tij dhe pasi
si pa kuptuar kuptoi nga shija e kojës se asnjërën nga kafetë,që kishte porositur aty pranë
pothuaj se kishte afruar tek buzët, sytë i shkuan
në derën e botikut të tij. “Mbyllur” lexoi. Futi
dorën në xhep, por e tërhoqi pas. Nga dera e tij
sapo kaluan pllakën e mermertë veshur me tapet
të kaftë dy burra.Nga çanta e madhe kuptoi se
blerja do ishte kostum ose pallto. Kjo e kënaqi.
“Ka mbrëmje e mbrëmje” mendoi. Dhe kjo
ishte njëra nga ato, që pritej por dhe festohej në
një nga restorantet e qytetit.
Tani me kulmimin e natës, ndriçimi mbi
qytet kishte arritur identitetin e tij, atë që njerëzia e quante shpesh si stabilitet ekonomik...Veç
në këtë sfilatë shpenguar qytetarie, banorët e
tij dukeshin shpesh si negativë filmi përpara
gjithë atij shkëlqimi ngjyrash, thurur aq bukur
dhe me risi nga industritë tekstile.
Njerëzit ecnin pa lënë hije pas.Dukej se atë
e merrnin pas vetes, ose e fshihnin si të vetmin
“njeri” ku vetvetja ishte tjetër gjë, e pamundura për të qenë realisht ata që donin të ishin
dhe mbeteshin.
-Shiko! Sapo shita dy kostume dhe nuk
pyetën fare për çmimin. Po ku e ke vajzën që
mbajmë? Vetë i fola, ia tregova, vetë prita me
kostume në dorë kur ata i provonin,-tha ajo pas
një të folure sikur sakrifica kishte kaluar dhe
kishte kërkuar mbijetesë nëpër duart e saj.
- Paska lënë dhe librin që lexonte, pa hë!
- I thashë unë të dilte, pasi dy gra , njëra
bleu një fustan.
- Po mirëëë...Shiko ç’po lexoka! Prit , prit!
Ja! Tregim qenka, punët e saj, punë shkolle.Eee,
shkolla!Ja!... “Një burrë duhet të rrijë më zgjuar se ëndrra e një gruaje”. Të mendojmë për
shitëse tjetër. Ajo një ditë do iki. E shoh,që shkollën e don më shumë se një dhuratë…të kujtohet? I dhuruam gjithë atë kostum banjoje dhe
gjithë verës punoi këtu…
Tek rrotullonte çelësin e qepenit, gruaja e
tij shihte sesi dyqani i tyre humbiste tani brenda vetë errësirës, si të ishte vetë hapësira e një
kasaforte.
- Më lë mua t’i jap makinës,-foli ajo dhe
fundi i shkurtër iu ngrit duke iu afruar çantës, të
cilën e mbante në prehër.Ndërsa ai pa për të
fundit herë duart dhe ndjeu, sikur në trup ato
tani dukeshin si dy qenie nën aventura
ekstazash.Njëra dorë me gishtërinjt pak hapur i
zbriti nga njëra faqe plot përkëdhelje duke
kërkuar gjithçka njëherësh tek ajo, por pa çmimim e asnjë veshjeje në botikun e tyre.
- Nesër rrimë bashkë!...
Prill 2012
7/ E Diel,
S'KAM ZGJEDHUR
Jam qiraxhi
I çmendurisë bukur të dekoruar
Dhe mirë e kam
S'kam zgjedhur
Të ofruarën
E kam pranuar si personale
Në hapësirën e kufizuar
Ndjehem i madhërishëm
Si zogu
Nga kjo
Udhëtoi shpeshherë
Udhëtoi në visore të panjohura
Nga Perëndia të dhuruara për ëndërrime
Dëshmi të ekzistimit tim
Janë dhe patjetër do jenë
Fjalët
Veprat
E vërteta!
S'KA AS DITË TË ZOTIT
S'ka as ditë të Zotit
Që veshët e mi të mos dëgjojnë
Që sytë e mi të mos shikojnë
Mijëra marrëzira
Krahas tërë bukurisë hyjnore
Pranë gjithë dhuratave urtësitë e dhuruara
për ne
Sytë e mi, të artit poetik
Në errësirën e kohës përshtaten
MË GJATË SE NJË SHEKULL
Shënime nga kasabaja
Nga SAFET HADROVIÇ VËRBIÇKI (Rozhajë, Mali i Zi)
PËR AUTORIN
P
oeti i mirënjohur boshnjak Safet Hadroviç Vrbiçki, u lind më 1 tetot 1952 në fshatin Donja
Vrbica (Vërbica e Poshtme), afër qytetit të Beranës. Shkollën tetëvjeçare dhe gjimnazin i kreu
në Beranë. Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Podgoricë. Për krijimtrinë e vet letrare ka
marrë shpërblime. Shpërblimi letrar "Sabit Uzhiçanin", që iu nda nga juria profesionale e Shoqatës
së Shkrimtarëve të Sanxhakut (1995) për tragjedinë "Zhrtva" (Viktimë) e shpallur libër i vitit në
Sanxhak. Shpërblimi letrar "Bllazho Shqepanoviç" për përmbledhjen më të mirë për vitin 2000,
Plevlë. Në dy mandate ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Sanxhakut (SHSHS).
Deri më tani ka botuar këto përmbledhje me vjersha, poema, proza dhe esse: "Ne reci nikom"
(Mos i thuaj askujt) - Plevlë, 1988; "Zoja" - Nikshiq, 1991; "Iskopavanje vatre" (Të gërmuarit e
zjarrit) - Novi Pazar, 1993; "Kurban", tragjedi - Novi Pazar, 1993; botimi i dytë në turqisht - Anakara,
1994; "Ne mere to tako bolan" (Nuk masin ashtu mik), poemë - Petnjicë, 1997; "Progoni i politiçki
procesi u Sanxhaku od 1992-1996" (Ndekjet dhe proceset politike në Sanxhak prej vitit 19921996) - Podgoricë, 1996; "Patke na legalu" (Patat në strofull) - SHSHS, 2001; "BOSHNJACI muslimani NAROD vjera KULTURA" (BOSNJAKËT musliman POPULL besim KULTURË), libër me
esse - Novi Pazar, 2001; "Lovci na shkolke" (Gjahtarët e guacave) - Plevlë, 2001; "Zhrtva" (Kurban) tragjedi - Novi Pazar, 2003; "Orfejeva lira" (Lira e Orfeut) - Rozhajë, 2003; "Pjesme iz provincije" (Shënime nga kasabaja) - Rozhajë, 2004. Vargjet e tij janë përkthyer në gjermanisht, frengjisht,
italishtë, anglisht, iranisht, turqisht. Themelues dhe ideator i revistës letrare "Behar" (Pranvera) i
së cilës është kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës. Vargjet e këtij poeti me mburrje e them vijnë
të shqipëruara për herë të parë në faqet e vlershme letrare të javores "Nacional".
(M.S.)
SHËNIMET E
HAXHI SABAHUDINIT
Qëllimet e tyre, caqet e tyre
Po kaq janë të qarta, si dita
Ata tashmë as që e fshehin
Përkundrazi!
Më gjatë se një shekull
Dhe më barrshëm se ç'mundet njeriu
Dertet llurbë i ngarkon në shpirtin e vet
Të shembur. Në drithërimën e zemrës së tij
Rrobaqepësit e palodhur e presin
Fatin tonë mjeran
Çka nuk bëjnë
Çka ju ofron koha
Çka ju vjen përdore
Vetëm ne të jemi më pak në numër
Vetëm ne të mos jemi
Frika rritet në ne, si uji!
Ne më kot, pa dobi
Të gjitha mirësit tona:
Zemërdlirësi. Sinqeritet. Merhamet.
Sulmojnë nga të gjithë anët
Bijtë e ishullit të errët
Larashët e historisë botërore
Çdo gjurmë të qenies sonë
Që ta çrrënjosin
Në këtë dynjallëk
Në ne mbin vetëharresa, si barojë!
Diplomatët beronjakë botërorë
Gjallërisht e ripresin fatin tonë
Të gjelbërt, në tavolinat e rrumbullakëta
Madje edhe duke mos menduar
Që neve të na ndajnë përgjithmonë
Nga tërë ajo që është dhe çka qenë e jona
Të vetmit ne - nga drita
Nxitojmë në errësirën tonë!
EDHE NE PËRFITUAM
Edhe ne përfituam
Krejt pas vetes çka sjell
Një luftë ndyrësirë
Refugjatët nga Bosnja
Prej të cilëve mizëria
Kurrë më nuk do ta shohin
Shtëpinë e vet të lindjes
Fëmijët e mbetur bonjak
Prindërit e të cilëve
I kanë ther në pragun e shtëpisë
Rrëfimin e trishtë të boshnjakeve të çnderuara
Dhe përbuzjen e tyre
Kundruall gjinisë së tillë njerëzore
Netët e kristalta
Dhe agimet që lindin frikë
Ajo çka deri dje ishte ligj
"Të barabartë të gjithë!"
Sot na kërcnohet nga majë e thikës!
nacional
POEZI
10 qershor 2012
E ne; mbi të gjitha
Në mes vete grindemi
Sikur të gjithë jemi kuturu
Ashtu siç jemi
Vetëm Zulmëmadhi na ruajtë!
ÇDO GJË TË
MBETET E SHËNUAR
Çdo gjë të mbetet e shënuar
Si mësim. Si porosi
Atyre që do të vijnë pas nesh
Të vërtetën ua thotë Poeti
Dëshmitar i Kohërave!
27 janar 1993
Rri i nemitur para qoshkut të
Zhelko Dobriçaninit
Ora shtatë e darkës. Sikur nga mëngët
Fryen veriu. Natë e acartë siberiane
Me sytë e mi shikoj. I nemitur.
Arrijnë autobusët njëri pas tjetrit
Si lumë kur rrjedh. I madh. Pafundësisht.
I bartin refugjatët nga Trebinja
Të cilët kurrë më nuk do ta shohin
Qytetin e tyre. Herceg-Bosnjën e tyre
Nga mjerimi i madh e ulë kokën
Fare zvogëlohem. Ligështohem në betonin
e ftohtë
Dhe pyetem
E dashur Perëndi
Ku gjendem unë këtu. Çka po ndodh kështu?
Vallë a është ahir-zeman?!
Çdo gjë të mbetet e shënuar
Si mësim. Si porosi
Atyre që do të vijnë pas nesh
Të vërtetën ua thotë Poeti
Dëshmitar i Kohërave!
RRËFIMI I
MEHO BARAKOVIÇ-it
Në dyert e shtëpisë sime
U shfaq ai. Muhaxhir
I syrgjynosur prej toprakut të vet
I mërguar nga shtëpia dhe atdheu i vet
Poet nga Trebinja Meho Barakoviç
Gjerbëm kafe të hidhur
Derisa heshtëm heshtjen e idhët
Për fatin farmak të popullit tonë
Ajo më e hidhura, ai helm
Me të cilim e kanë helmuar trungun e tij
Në shpirtin e vet- vetëm për vete
Do ta bartë Meho Barakoviç
Deri në fund të jetës
Ajo nuk mundet me vjershë të rrëfehet!
KREJT MI MORRËN
Krejt mi morrën
(Më rrëfen Meho Barakoviç)
Ama bash krejt!
Kaltërsinë e qiellit të Trebinjës
Ngrohtësinë e shtëpisë së Trebinjës
Trëndafilishten time - bibliotekën
Mbi gjashtë mijë e tehu ekzemplarë
Më morrën çdo gjë timen
Librat e botuara
Dhe ato që sapo duhej
Ta shihnin dritën e ditës
Ma morrën Trebinjën time
Dhe lumin Trebishnjicë. Dhe Konakun
e beut
Krejt mi morrën
E derdhën xhaminë
Djepin e moralit shpirtëror
Në të cilën paraardhësit tanë
Me shekuj i luteshin All-llahut
Sunduesit të botërave
Trebinja asnjëherë
Nuk do të bëhet Trebinje!
E këtë që e sheh nga unë
Kjo që ka mbetur pas kësaj
Është vetëm hija e poetit Meho Barakoviç-it.
NË ASNJË MËNYRË
S'PO MUND TA KUPTOJ
Në asnjë mënyrë s'po mund ta kuptoj
(Më rrëfen Meho Barakoviç)
Prej nga kanë kaq shumë gëzim
Derisa i vrasin bosnjakët?!
Prej nga kaq shumë urrejtje
Derisa i derdhin xhamitë
Shtëpitë e Zotit?!
E në shikim të parë
Në atë mënyrë afërsisht
Më përngjanin në njerëz.
KAM THËNË...
Haxhera Bijediç Qatoviç, të cilën në lulen e
rinisë, me jo të plota vjeç 20-të, më 5 qershor
1942, çetnikët të gjallë e hudhën në shpellën e
thellë Çavkarica të qytetit Nevesinje, po aq më
tepër bashkë me qindra bashkëkombas të saj,
nga maksumët (fëmijët e pafuqishëm) deri te
nënat, me qëllim t'i mbulojnë gjurmët e
shpirtligësive të veta, e cila në atë shpellë kishte mbijetuar 72 ditë, që pas 50 vjetëve pas asaj
ngjarjeje të kobshme, më 1992 e ka përjetuar
që nga ana e djemve dhe nipërve të atyre çetnikëve të njejtë të jetë e mërguar nga topraku i
saj, dhe që pleqërinë e saj në vaktin e ahir-zemanit, atij dimri të akulltë, për një çast pleqërinë
ta kaloi në qytetthin Rozhajë.
Mirë e di i cilës ushtri je ushtar
Syri nuk më gënjen. Pa besharetin
s'brengosem as më dridhet zemra
As qenët rojë të kësaj shtëpie nuk angullojnë kot
Diçka e shëmtuar dhe e hatashme po përgatitet!
Nëpër rrudhat e ballit, që m'i tregojnë motet
Të rrojturit me zgrip në këtë dynjallëk, mbi
të gjitha
Që kam heq të zitë e ullirit, kjo po më ndanë
Nënë mund të të bëhem, po të them
Mos e shaj Zotin: Ai është i vetmi
Që çdo gjë e sheh! Dhe askujt s'ia falë
Shtrëngoje dorën, ruaje shpirtin nëse e ke
Mos bën ligësi!
Ai që bën të këqia - Ligësia edhe më e rënd
do ta arrijë
Zotin e kam Dëshmitar!
PSE KËTU
MBLIDHEN USHTRITË?!
Pse këtu mblidhen ushtritë?!
Çka duan ata prej neve babë?!
Është gjëmë kjo ushtri ku kalon
Në palestinez duan neve të na shndërrojnë
Im bir!
prill, 1999
LETËR NGA BIBLIOTEKA
Këtu jam, në mes të këtyre katër mureve
Si një farë luani i mplakur, në kafaz
I mbyllur. Gati asgjë
Më nuk më intereson - se çfarë po ndodh
Përjashta.
Dëgjoj. Atje sërishmi
Po rritet numri i njerëzve të ligë. Sërisht
njëri tjetrit
ju bëjnë ligësi. Ende më ashpër. Ende
më vrazhdë
Sulmojnë ishullorët
Thërrmojnë, shfarosin çdo gjurmë të
dukshme
Shkatërrojnë "farën e qenit"
Aq shumë, dëgjoi, janë përsosur në ligësi
Aq shumë kanë përparuar, që njeriu i mençur
Të mos besoi fare. Taman aq sa shumë
Që atyre dhe shekulli i mesjetës t'ua kish zili
Nga kjo, dhe nuk dal nga dhoma ime
Përse të gjurmoi për takime të reja
Përse ta shkatërroi forcën kot e kot
Krahas kaq miqëve të afërt pranë meje:
Ovidin. Katulin. Khajamin. Hafizin.
Kavafin. Pushkinin. Mak Dizdarin. Sidranin.
I pafund do t'ishte gjerdani i tyre!
Nga origjinali boshnjakisht
Ahqipëroi: Mustafa SPAHIU (Shkup)
nacional
8/ E Diel,
INFO
10 qershor 2012
“Amanda Edi” boton në Bukuresht librin e Sadik Përveticës, “Gjethet e kujtimeve”
Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar
Në këtë konstekst vlerash të mirëfillta mund të vërehet se shpeshherë del në pah motivi i kujtimit, si dhe ai i lirisë, të trajtuara veçmas apo së bashku, të cilin autori
e interpreton nëpërmjet zërave të ndryshëm. Fjala e tij frymëzuese, vazhdimisht ndryshon diçka, kurse lexuesi nuk mund të ankohet për monotoni. Ja Imazhi i
lirisë: “Shtëpinë ma dogji robëria/ E robërinë ma hoqi nga qafa/ Guximit i trimave/.../ Dhe një ditë kur liria erdhi/ Trimat u bënë përmendore”.
Nga BAKI YMERI
N
uk ka gjë më të shtrenjtë në këtë botë se sa
ta duash atdheun, prindërit, fëmijët dhe li
brat. Janë katër sintagma që simbolizojnë
shenjtërinë dhe përjetësinë. Shpirti i të shenjtërve
nuk fluturon me aeroplan, nuk zbavitet në shtëpi
publike, por mbetet këtu, përreth nesh, për të
veneruar ekzistencën tonë. Në kuadrin e bibliotekës „Poezi shqipe nga Kosova”, këto ditë, në
Bukuresht e pa dritën e botimit libri i Sadik Përveticës, „Gjethet e kujtimeve”, duke patur për autor
të parathënies, poeteshën dhe eseisten e shquar rumune, Monika Mureshan, autore e librit „Kosova
letrare”. Fjala është për miq dhe dashamirë, për
rezultate konkrete, e jo vetëm për fjalë. Fjalët e disa
kungujve të pandjeshmërisë që ende s’e kanë kuptuar misionin e shenjtë të afirmimit të Kosovës në
gjuhë të huaja, i merr era. Libri i Sadikut është i
strukturuar në dy kapituj, Trilogji Dardane dhe
Vargje për lirinë, me subjekte mbi stinët e jetës,
dëshmorët e atdheut, nuset e sakrificës, vitin e qenit,
logjikën e pushtuesit, ditën e dhunumit të Kosovës,
kriminelë dhe pelegrinë, ngjyrat e atdheut etj.
Sipas autorit të parathënies, „metafora e titullit
të këtij vëllimi bilingv, përkthimin besnik të të cilit
nga shqipja në gjuhën rumune e kuptojmë si një
seleksion vlerash të mirëfillta antologjike, regjistron që në fillim një atmosferë të zotëruar nga një
poezi vlerash meditative/refleksive, nga e cila degëzohen disa tekste që transponojnë poematikisht
gjendje revoltash sociale, probleme të historisë dhe
politikës, por edhe momente dashurie apo të meditimit filozofik. Nën ombrellën e këtij titulli sugjestiv me tekste periudhash të ndryshme, zëri lirik i
Sadik Përveticës herë pas herë ngjitet me një ton të
rëndë e të ashpër, pa imituar zërat e tjerë, duke qenë
herë udhërrëfyes, herë evokues, herë retorik apo
përdëllimtar, herë i përgjëruar apo protestues. Poeti kështusoj josh kureshtjen e lexuesit duke parashtruar pyetje dhe duke përshkruar situata nga jeta e
tij, nga ajo e komunitetit të cilit i përket, por edhe e
kombit të tij, apo, duke krijuar kështu një karakter
të pjekur, të përgjithshëm dhe universal.
Pozicionimi i tij në tekst është i nevojshëm
nga ky pikëshikim, autori duke qenë një iniciator
që trason dhe propozon një temë për diskutim,
poezia duke depërtuar kështusoj në një kornizë
vlerash atraktive dhe interesante, ndërsa autori del
para nesh një rrëfimtar që ndjen nevojën për të
krijuar autoportretin, konfesiv, do të thoshim, nëse
kjo thënie ndërlidhet me theksin për të nënvizuar
diçka në mënyrë speciale: “Jam shumë i vjetër/
Në vuajtje/ Në dhembje// I ri në dashuri/ Në fjalë/
Pa halë” (Bukë e lot). Sadik Përvetica krijon në
këtë mënyrë një poezi konfesive me një gjysmë
zëri të përshkuar nga përmallimi e dhembja, dhe
me gjysmën tjetër të zërit, autoironik, thuajse kemi
para nesh një misionar që e ndjen nevojën e pashmangshme dhe permanente, jo vetëm për analizë
të një mekanizmi shoqëror që tallet me fatin e njeriut, por edhe për korrigjimin e tij.
Ndërkaq në Stinët e jetës zëri i tij kaplon një
tingull të ashpër e të rëndë: “Pa fëmijëri më kaloi
jeta”, peshë të cilën e ruan edhe në konfesionin e
“Honeve të jetës”, ku “zvarritem/ Përvajshëm e
përgazshëm” (Pa titull). Autouroni gjejmë edhe në
poemën Paradoks: “E nuk di të qash më parë/ Apo
të qeshësh me ironi// Vallë/ Qenka e vërtetë kur
thonë/ Se jeta nuk paska teori?”. Sipas këtij patosi,
poeti na fanitet si një udhërrëfyes edhe në
vjershën Ndërmjet njerëzve, ndërsa te Nëna Tereze,
evokon një nga figurat më të shquara të historisë
shqiptare dhe të asaj botërore. Në poezinë Liria,
Sadik Përvetica kaplon përmasat meditimit filozofik: “Liria gjithmonë vjen/ Me rroba të shkyera e
të përgjakura/ Përgjatë qiellit dhe dheut/ Dhe me
gjakun e vet/ Ia shuan etjen Atdheut”. Pa liri njeriu
është një qenje pa erë, thekson Monika Mureshani
në reçensionin e saj dhe vazhdon:
Në këtë konstekst vlerash të mirëfillta mund të
vërehet se shpeshherë del në pah motivi i kujtimit
(me të cilin e lidh harresa), si dhe ai i lirisë, të trajtuara veçmas apo së bashku, të cilin autori e interpreton nëpërmjet zërave të ndryshëm. Fjala e tij frymëzuese, vazhdimisht ndryshon diçka, kurse lexuesi nuk
mund të ankohet për monotoni. Ja Imazhi i lirisë:
“Shtëpinë ma dogji robëria/ E robërinë ma hoqi nga
qafa/ Guximit i trimave/.../ Dhe një ditë kur liria erdhi/ Trimat u bënë përmendore”. Në vazhdim intervenon një ndryshim nyancash, kur “Lirinë tonë e
përfshinë mjegullat” dhe “Humnerën e demokracisë
së rreme”. Në këtë kontekst, pikërisht në çastin kur
nuk e pret, teksti të josh nëpërmjet befasisë.
Një tjetër formulë ekspresive gjen për lirinë duke
e krahasuar atë me një Nuse të sakrificës, krushqit e
së cilës janë “derdhur në bronz”. Një ironi e ëmbël
dhe e hidhur i përshkon tekstet me fakturë sociale. Ja
një pasazh i rëndësishëm që reflektohet në Trilogjinë
dardane: “Nën harkun e hardhisë hardhucat hëngrën
BIBLIOGRAFI
Sadik Përvetica u lind më 1949 në fshatin
Breznicë, rrethi i Prishtinës. Disa vjet punoi si
mësues në vendlindje, kurse pas kryerjes së
studimeve në Universitetin e Prishtinës, punoi
si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në
një shkollë të mesme, për të vazhduar punën,
më vonë, edhe si gazetar, lektor e redaktor
në Radio-Prishtinë si dhe në disa gazeta e
revista të kohës. Është fitues i disa çmimeve
letrare për tregime e pjesë teatrale nëpër
konkurset letrare në Kosovë dhe në Maqedoni. Shkruan prozë, poezi, drama, vështrime
letrare dhe ese. Jeton dhe krijon në
Prishtinë. Bibliografi letrare: Kah e shkel këmba e pulës (Tregime humoristike për fëmijë),
1995, 2012, Njohje (Tregime për të rritur),
1996, Gëzim dhe lumturi (Pjesë teatrale për
fëmijë), 2000, 2012, Shikimi në kornizë (Roman për fëmijë) 2002, 2009, Diell dhe ylber
në zemra (Tregime të zgjedhura për fëmijë),
2002, 2004, E kujt është dhia (Humor satira e
kozeri për të rritur), 2004, Piramidale (Poezi
për të rritur), 2009, Troja (Tregime për të rritur), 2010, Fjalshkurta të moshës (të sitës e
të shoshës), 2010, Kur Kashta e ha Vaktin
(Poezi satirike haiku), 2010, Nëpër furtunë
(Dramë), 2012, Gjethet e kujtimeve (poezi për
të rritur, shqip-rumanisht, Prishtinë-Bukuresht,
2012). Vepra të tjera në dorëshkrim: Tregime
për fëmijë, Tregime për të rritur, ese, vështrime, kritika letrare, dromca humoristike shkruar pas luftës për emisionet e Radio Kosovës.
hakun e huaj/ Bujqit doktorë shkencash të trandur
nga gjumi/ Përmbysën traktorët e filluan të lavronin
më buaj/ Mesjeta ringjallej kthehej e hynte thellë në
ardhmëri”. Me pak fjalë, poeti sintetizon situatën e
krizës ekonomike, më shumë seç mund ta bëjnë disa
analistë politikë në një serë edicionesh televizive...
Të njëjtin ton, ndoshta disi më retorik, e gjejmë
te Heronjtë e atdheut: “Mishin kurban/ E eshtrat/
Lapidarë/.../ Prandaj ju jeni ngritur/ Sot e nesër skalitur/ Në përmendore// Sado që mes përmendoreve e
sakrificave/ Disa nga këta të gjallët/ Tani po derdhin
pleh korrupcioni”
I brengosur nga situata ekonomike, autori ngre
çështjen e të ashtuquajturit implementim i iniciativës së lirë në demokraci, që funksionon prapsht,
në kohën kur fshatarët i braktisin traktorët dhe kthehen në transhumancën e kafshëve. Në të tjera tekste, autori di ta sulmojë burrëirsht politikën e një
gangsterllëku të aplikuar nga pushtuesit: “Për vete
shumëzon/ Për mua pjesëton” (Logjika e pushtuesit). Me gjithë rrezikun për të abuzuar me citate, nuk
mund të anashkalojmë as vargjet që vijojnë, nga
kategoria tematike e bashkëvëllezërve letrarë dhe
të krijimtarisë në përgjithësi, ku riballafaqohemi me
të njëjtin subjekt të papritur të idesë fillestare: “Krijuesit letrarë hodhën farë/Erdhën muza me topuza” (Viti i qenit). Apo: “Mes njerëzve artistëve/ Sillu si njeri/ Ndryshe ata qeshin me ty” (Mes njerëzve).
Por të gjitha këto citate duket se krijojnë një autonomi të nxjerrë nga tekst/konteksti, dhe kështusoj
transformohen në përfytyrime të qëndrueshme të një
origjinaliteti indipendent. Efekti dhe efiçienca e tyre
nuk bie, por përkundrazi, vargu shndërrohet në definicion, meditim dhe sentencë - ja pra dashuria: “Të gjitha
muret e zemrës sime/ Janë të ilustruara/ Me foton dhe
emrin tënd/ Kosovë” (Atje ku duhet të jemi). Ja edhe
besimi: “Përditë i lutem Zotit... ”Përditë i lutem Zotit/
Që të mos më lerë të gaboj/ Më shumë se shtatë herë
në ditë//...//Mu për këtë, mbase, shumëkush/ Biografinë
e vet shpeshherë e çon/ Në Pastrim Kimik, por./ A e
lanë?!” Dhe ja lumturia! Poeti vdes dhe ngjallet duke
e ruajtur në kujtesë lumturinë.
Zë i shquar në korin e zërave të poetëve shqiptarë, modern përmes prerjes së vargut dhe
klasik përmes mesazhit, atraktiv dhe impresionues, poezia e Sadik Përveticës është si shiu i shkurtër i verës, freskues dhe i gjallë, në kohën kur
drita e ditës i shpërndan retë duke i dëbuar. Dhe
përnjëherë, papritmas, horizonti terratiset dhe vjen
furtuna. E një atmosfere të këtillë, duket klima
ndryshuese dhe temperamentale, e ngrohtë dhe e
ftohtë, e dhembshme dhe melankolike, në krijimtarinë e tij. Ajo që mbetet e pandryshueshme është erëtima e tij njerëzore dhe mirëseardhja e tij në
gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet.
(Monica Mureºan)
Promovohen në Tiranë dy libra të Prof. Dr. Fadil Malokut
Më 7 qershor në Tiranë, u promovuan dy
librat e prof. Dr Fadil Malokut, njëri ndër sociologët më të mirë të hapësirës shqiptare. Kjo
ngjarje u zhvillua në Universitetin Evropian të
Tiranës/ UET para një audience ku ishin prezentë
edhe rektori i UET prof. dr. Tonin Gjuraj, sociologu i shquar prof. dr. Fatos Tarifa, zëvendës
ministri i kulturës së Kosovës, Hajdin Abazi,
zëvendës ambasadori i Kosovës në Tiranë, Esat
Brajshori, akademikë të shumtë nga Tirana dhe
pjesëmarrës të tjerë nga Kosova e më gjerë.
Për dy librat e Prof.dr. Fadil Malokut: “Refleksione sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet” dhe “Refleksione sociologjike mbi shtetësinë
dhe raportet ndëretnike” ka folur rektori i UET,
prof dr. Tonin Gjuraj, i cili ndër të tjera përmendi
mundësinë që këto dy botime të përfshihen në programet Master dhe Bachelor të Universitetit, duke
folur edhe një herë për marrëdhëniet frytdhënëse
mes UET-së dhe Prishtinës. “Ne si UET, kemi
zhvilluar mjaft ture në Kosovë dhe në takime me
faktorë dhe aktorë të rëndësishëm, akademikë e
jo-akademikë në Kosovë, kemi kërkuar të punojmë
bashkë -Shqipëria dhe Kosova- për një treg të
përbashkët të edukimit”, u shpreh Gjuraj.
Ndërsa, recensionisti i këtyre librave, Prof.
dr. Fatos Tarifa ka vlerësuar se “është një kon-
Refleksione mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike
Recensionisti i këtyre librave, Prof. dr. Fatos Tarifa ka vlerësuar se “është një kontribut për sociologjinë shqiptare, e cila po jeton një periudhë të
artë, por që fatkeqësisht nuk ka njohur ndonjë produkt cilësor deri më tani. Profesori Fadil Maloku ka pasqyruar mjaft qartë dhe me imagjinatë
të spikatur sociologjike ngjarjet e rëndësishme në 20 vite e fundit në Kosovë, nga procesi i çlirimit, te shtetformimi dhe demokratizimi.”
tribut për sociologjinë shqiptare, e cila po jeton
një periudhë të artë, por që fatkeqësisht nuk ka
njohur ndonjë produkt cilësor deri më tani. Profesori Fadil Maloku ka pasqyruar mjaft qartë dhe
me imagjinatë të spikatur sociologjike ngjarjet e
rëndësishme në 20 vite e fundit në Kosovë, nga
procesi i çlirimit, te shtetformimi dhe demokratizimi”, vlerësoi Tarifa.
Rëndësinë e këtyre marrëdhënieve e përmendi dhe zv.ministri i Kulturës së Kosovës, i
pranishëm gjatë promovimit të djeshëm. “Konsideroj se promovimi në Tiranë është një akt i
integrimeve mbarëkombëtare që do i shpeshtojmë edhe më tej. Ne synojmë të integrohemi
në BE, por është i njëjti proces edhe te ne shqiptarët të ndarë në disa shtete. Mes Kosovës
dhe Shqipërisë nuk duhet të kemi pengesa për
bashkëpunim, veprimtari të përbashkëta kulturore, shkencore, artistike etj.”, tha ai.
Më pas autori i dy librave prof. Dr. Fadil Maloku i është drejtuar audiencës duke falënderuar
rektorin e UET prof. Dr. Tonin Gjurajn, prof. Dr.
Fatos Tarifën, prof. Dr. Henri Çilin, botuesin
Muhamet Kajollin, mbështetësit e këtij promovimi publicistët Aleksandër Çipa dhe Gani Tërshnjaku. Prof. Dr. Fadil Maloku ka thënë se “fillesa
e analizave për këto libra nis me vitin 1989. Ishte
vit i rëndësishëm jo vetëm për Kosovën por për të
gjithë rajonin. Kosova e aneksuar në territorin serb
po kalonte dilema që, për mendimin tim, i kam
reflektuar në sytë e një sociologu. Në fakt, ato dilema hamletiane që i kishim në vitet ’90 ishin: “ a
duhet të ndërtojmë më parë kapacitete demokratike apo shtetin?” Më vonë u pa që ndërtimi i kapaciteteve demokratike nën regjimin serb ishte i
pamundur dhe u shpejtua shtet-ndërtimi”, ka thënë
autori, duke komentuar librat e tij. Fadil Maloku
përveçse autor i shkrimeve publicistike dhe librave
prej 21 vjetësh, po ashtu ka arritur rezultate të lakmueshme në sferën e të drejtave të njeriut. Ka
marrë pjesë në shumë konferenca dhe debate
ndërkombëtare të rëndësishme dhe ka botuar rreth
shumë artikuj për dukuritë sociologjike dhe
mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë. Është profesor i Sociologjisë në Departamentin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Prishtinës.
9/ E Diel,
10 qershor 2012
PROZË
nacional
VDEKJA E DASHURISE ME DY FATE
Tregim nga
ALI R. BERISHA
N
ë lëvorën e një frashëri të trashë, pak
më i trashë se këmba mbi gju e një burri,
dikush, dikur, ishte munduar ta vizatonte me maje brisku zemrën. Kishte arritur ta
shkruante gjysmëharkun e djathtë me zbritje
poshtë, disi si një gjysëm kokrre fasuleje. Gjysma tjetër nuk shihej. Moti ka ngjarë kjo, kështuqë prej at’herit e deri tash kanë kaluar shumë
vite e kanë ndodhur shumë histori. Në vend të
asaj gjysmës tjetër të zemrës kishte gufuar një
nyje, kishte nxjerr krye një edalë dhe e kishte
shkapërderdhë gjysmëharkun.Kur një ditë i
rashë andejpari, ia ngula sytë së largu frashërit
e kur u afrova ia lshova sytë asaj zemre dhe ia
picrrova sytë asaj edale, atij shpërthaçi, që nuk
e kishte lënë zemrën të rritej si duhet. U ndala
në vend, si të m’i kishte shkurtuar dikush të dy
këmbët në gjunj. Një diçka të ngjashme kisha
gdhendur edhe unë në një trung atje breg prroit, prandaj fjauf, m’u zgjua një kujtesë. Për
atë shkak u ndala, se jo për historinë e atij vizatimi. Ajo histori m’u kujtua, në çastin kur po e
shikoja atë edalë. Atë shpërthaç.
Ajo edalë i përngjante një ithati. Kojshisë
sim, Kurtit, i dilnin shumë ithata në duar, në
këmbë, sidomos në kofshë, dhe kur i stërpikte
pahiri me shurrë, i digjshin ithatat desh tranohej. I duronte shumë dhembjet, të djegtit, kruarjet, sidomos kur bajshin me i mbledhë qelb.
Edhe atëherë duronte dhe nuk bënte cik. Thoshte: “Asht mirë me t’dalë ithatat, se t’keqtit, që e
ka trupi mrena, del jashtë.” Sigurisht edhe trupi
i atij frashërit ka vuajtur shumë derisa ithati a
shpërthaçi - pra ajo farë edale, ia kishte nxjerrur të keqtit përjashta. E mua m’u kujtua tezja
Nuri, e cila na namte, kur nuk e dëgjonim për
diçka me: “Ah, ty të daltë edala, të daltë!”
Pse ka vuajtur frashëri!?
Sepse nuk ka mundur ta mbajë të keqtit përbrenda.
Tash, pasi që e ka nxjerrur jashtë, nuk e
mundon gjë. E ka nxjerrur të keqtit.. E ka zbrazur. Është shkarkuar dhembjesh, si shtatzëna kur
lind foshnjën.
Unë e kuptova se ai shpërthaçi kishte shumë
dëshirë ta përkujtonte atë dhembje, dhe të ma
rrëfente mua historinë e saj, derisa isha aty. Trupi i frashërit sikur të ishte shndërruar në shenjtor. U kishte bërë ballë sopatave. Ose nuk i
kishte bërë zemra kujt t’a priste. Mos o Zot! Ai
që mund ta priste – Zoti do ta vriste! Prandaj
misterin kështu siç është kanë arritur ta mbajnë
mend krejt-krejt nja 3-4 pleq. Po të prehej
Nga ZIMO KRRUTAJ
S
hkrimtari i njohur Pirro Loli vjen përpara
lexuesit me romanin e tij të ri “Tubeti i
kuq”, të publikuar nga Shtëpia Botuese “Albin”. Gjithnjë në kërkim të urave të mistershme të
komunikimit njerëzor, kësaj here përmes gjuhës së
ngjyrave, autori e zhvendos rrëfimin romanesk
përtej Atlantikut, në Tokën e Premtuar të emigrantëve të të gjithë botës, në Amerikën e largët.
Një piktor shqiptar është në qendër të romanit
“Tubeti i kuq”. Në jetën dhe tablotë e tij Arbi u
jep zë, dritë dhe ngjyrë ëndrrave dhe shpresave,
besimit dhe zhgënjimit, rravgimeve dhe fatit
tragjik të njeriut, mallit dhe vuajtjeve që burojnë
nga fëmijëria e dhunuar dhe mungesa. Mungesa
e Atdheut është shenja identifikuese e çdo të ikuri
larg tokës së rrënjëve të përgjakura, që klith në
kujtesë. Koha nuk kthehet më pas, ndaj kujtesa e
njeriut dhe e artistit bëhet djep dhe varr i saj.
“Njeriun e mirë, poetin e vërtetë”, thotë një personazh i romanit, “mund ta vrasë dhe një pemë
që lulëzon, dhe një perëndim dielli, dhe një re
që vrapon në qiell, e lehtë si një vello nusërie”.
Avioni me krahë të bardhë e motorë të zinj,
endet qiejve të zymtë të Shqipërisë, i mbushur
me eshtrat e mërgimtarëve të të gjitha kohërave.
Janë ata që kanë lënë amanet të varrosen në atdhe, me një “besim hyjnor te balta e tyre, te kom-
frashëri do ta merrte vesh tërë vilajeti: “Jo, pse
e preu!?” “Jo, çka i bëri?” , “Jo, paska qenë
mbushur haram!”, “J, nuk e la të qetë historia
shpirtgërryese!”, “Jo gjaku!”, “Gjaku?”,
“Gjaku;”, “Gjaku.” “GJAKU!” Secila fjalë gjak
ka në vete nga 25 vjet – moshënjeriu. Jo moshëdruri, se druri s’ka të bën fare me gjakun. Druri
nuk ka gjak. ai ka lëmashk. Lëmashk toke. Lëmashk dielli. Lëmashk kohe.
Unë e hetova kur druri po bëhej gati t’ia fillonte rrëfimit. Sepse u qetësua mirë. U mbush
frymë. I rregulloi gjymtyrët që të mos i mpihen.
Shikoi përreth se cili është ai që po e dëgjonte,
dhe ia filloi. Fliste në gjuhën e vet, sepse i gjori
frashër, nuk di asnjë gjuhë tjetër pos gjuhës së tij.
“Atë ditë, pranë trungut të frashërit nuk pati
ndonjë njeri tjetër, pos Gjeta dhe F. Që të dyt
kishin sjellur me vete dufin më të madh ëmbëlor
të dashurisë. Flisnin. Bisedonin. Qeshnin. Pranvera në fillim kishte pasur shumë shira, prandaj
toka ishte tepër e lagësht dhe nuk mund të
uleshin.. Kur ajo fliste, ai e shikonte në sy, në
gojë dhe në zemër. Ndërkaq kur ai fliste, ajo ia
shikonte duart. Me një brisk të merakut gdhendte diçka në lëvorën e frashërit. Ajo nuk e
pyeste se çka po vizatonte, por as ky nuk i tregonte. Ishte mesditë e një dite shumë të bukur.
Si duket pranvera kishte vendosur ta merrte seriozisht pëmirësimin e motit. Bisedat e
përzemërta, vizatimi në lëvorën e frashërit,
shikimet e buzagazshme dhe të shigjetuara. Kaq.
Ishin kohët kur djalit duhej do t’i vinte turp të
vënte dorë mbi “çikën e huj”. E pra ajo i qëndronte karshi. Ndjente hukamën e gojës dhe
aromën djalë të trupit të tij; aq afër ishte me të.
Ajo kishte shkelur mbi ato të vjetrat, “mos me i
nejt karshi djalit t’huj”, pa e pasë dikend ndërmjet. Nuk kishin dëgjuar as ai as ajo se “ djali i
pafolun” mundet me e puthë në faqe “çikën e
huj”. Por vajza, megjithatë ia lypte me shikim
gojën djalit, sigurisht për t’ia vjedhur me
puthje. Veç zemrat nuk kishin ndalesa as të vjetra as të reja. Ato rrihnin. Ushtonin më shumë
se sa të rrahurat e daullës.
Një pjesë e kësaj kohe i iku djalit për ta
vizatuar atë diçka si zemër në lëvorën e frashërit.
Vajza foli gjat. Ai vodhi një pjesë edhe nga
ajo gjatësi kohe, që të mos e tepronte me shikime
“çikën e huj”, që po i bëhej e tija duke e gdhendur në atë pjesëz të natyrës. Djali e kishte ndërmend ta vizatonte vetëm një zemër, atë që e
gdhendte dashuria. Mirëpo në grimëçastet kur
ai ndalej ta shikonte syrin... Në këngët që ai i
kishte dëgjuar flitej për një sy të zi, për një sy
të puthur, për një sy që din të “bëjë me sy”,
madje edhe për një “ta hangsha synin me gjithë
vetull!” Dikur më vonë edhe “ta qendissha
faqen me dhamë!” Djali po tranohej pas vajzës,
pse i kishte flokët xhufrra-xhufrra. E vriste
dëshira se ato mund të behen bistekë nuseje. I
mbeti zemra në të. I mbeti shpirti rreth saj, Por
në disa çaste e largonte shikimin, që të mos e
quante - “kopili, nuk po m’i shkoq sytë!” Nuk e
di a ishte kjo një dashuri e shprehur burrërisht e
jo me lozonjime, apo dashuri që zinet, përqafohet e nuk lëshohet më. Djali qe ishte buzë greminës së “tranimit”, bëri në lëvorën e lisit edhe
një “një diçka” të ngjashme me sqepin e zogut
nga ana e djathtë e zemrës. Mandej dhe dy- tri
sumlla si pika shiu. Kur e përfundoi pikën e
fundit, e nguli majën e briskut midisdisit të pikës
dhe po e rrotullonte si me dashtë me ia ngulë në
zemër e me e mbytë. Drunit të frashërit nuk i
erdhi mirë ai rrotullim i majës së briskut, sepse
i dhimti shumë. Fjaf-fjauf i therri zemra
frashërit, vëzzz i sëmboi rrënja, gërr-gërr iu
gërryen gjethet – por djalit s’ia dha, madje as
një shikim qortues. Iu dhembs t’ia prishte afshin gufmues djalit, që i vlonte dashuria.
Ajo vera tjetër që erdhi ishte me e verët.
Frashëri mori haz në të rritur. Edhe figura e bërë
nga djali i dashuruar një vit më parë gufmoi prej
së brendshmi. Po merrte të dalur, bash si një cicë
vashe që nis e merr mbushëllim. Kjo edalë e kishte këputur vijën që zbriste prej së larti, pasi e
kishte kaluar barkushën, dhe nuk i përngjante më
as gjysëmzemrës. Njëra prej atyre pikve, kishte
marrë, jo të mbyllej, siç mbyllet plaga e diçkaje
të gjallë, por të thahej e të përthahej. Ajo bimë
emërhieshme e natyrës nuk e vriste mendjen për
ato vogëlima plagosëse që i kishte lënë mbi
lëkurën e tij djali i tërbuem nga syri i një vashe.
Vajza paska pas shkuar prapa djalit, sepse
paska thënë se i kishin humbur shqerrat. Edhe
shqerrat humbin kur marrin haz me u rritë. Ajo
mbushej qejf pse i kishin humbur shqerrat. Shqerrat e humbura, thonin për çdo verë barinjtë, mund
t’i gjejë vetëm ai djalë që din të shkruaj zemra
në lëvoret e drunjve. Është mirë të humbin shqerrat, bile një herë në jetë dhe t’i marrin fushat e t’i
marrin malet. Ndonëse vajza nuk po i lypte shqerrat e humbura, një djalë, që dëgjoi për rastin, i
doli përpara dhe i tha: “Unë t’i gjej shqerrat, ori
ti, me sy tëzi!” “Jo, ju gjegj ajo, e di unë kush
mund t’i gjejë shqerrat e mia! Nuk je ti ai!”
Shjqerrat e mia, dal unë me i lypë. Vetë i kam
hupë, vetë do t’i gjej”! Dhe u vu pas tyre andej
nga frynë juga. Dëgjoj edhe Gjeta për humbjen e
shqerrave të F. U vu pas tyre andej nga lind dielli.
“N’m’i pastë vjedhë dikush shqerrat e syzezës
sime, atë veç dielli ka mund ta bëjë. Dhe vetëm
unë mundem me i gjetë, se e kam emnin Gjetë!”
E unë, shkrimtari i vogël, tani, po e shikoja
zemrën e përgjysmuar në lëvorën e frashërit. Nuk
kisha dëgjuar kurr se ç’kishte ndodhur as me fatin e Gjetës as me Fatin e Fatës. Ku të dihej!? A
patën ata dy shpirtra - një fat apo dy fate!? Më
shpëtoi fjala e thashë vetmeveti: “Jo shqerrat e
vashës Fatë dhe të Gjetës janë ngri nga dy dashuri! Më përhumbi shikimi i mëtejmë nga lotëzimi
i syve. E lash zemrën e shpërthiqur të Gjetës dhe
mora të zhdorgjem atje diku buzë përroit që ta
kërkoja zemrën time, për të cilën shumë kisha
dronë, se e ka pasur të njejtin fat.
Për romanin “Tubeti i kuq” i Pirro Lolit
Simbolika e dyfishtë e fjalës
Romani “Tubeti i kuq” i Pirro Lolit, përveçse një histori dashurie pasionale e sensuale, është një përpjekje për të
shprehur “të pashprehshmen” e artit të pikturës, të lojës së dritëhijeve të ngjyrave, të thellësisë e kundërshtive
tragjike të shpirtit njerëzor, herë në harmoni e herë në kontrast me natyrën, botën dhe shoqërinë.
bi i tyre”. Por atdheu ende nuk është gati t’i presë,
atdheu duhet “të ribëhet”. Më shumë sesa në tokë,
ky atdhe duhet të ngrihet në shpirtrat tanë të trazuar, të shprishur. Vetëm kështu atdheu i secilit
do të jetë Atdheu i të gjithëve, tempull i shenjtorëve dhe mëkatarëve të penduar. Romani “Tubeti i kuq” i Pirro Lolit, përveçse një histori
dashurie pasionale e sensuale, është një përpjekje
për të shprehur “të pashprehshmen” e artit të pikturës, të lojës së dritëhijeve të ngjyrave, të thellësisë e kundërshtive tragjike të shpirtit njerëzor,
herë në harmoni e herë në kontrast me natyrën,
botën dhe shoqërinë. Në këtë roman të ri, rrëfimi i autorit, gjuha dhe stili, janë shenjuar nga
thyerjet e relievit natyror dhe shpirtëror, nga humbellat dhe hapësirat e tablove “të çuditshme” të
heroit të tij, nga simbolika e dyfishtë e fjalës dhe
e ngjyrës që shpall dhe vret, ngjall dhe përjetëson të vërteta njerëzore dhe artistike.
nacional
PROZË
10/ E Diel,
10 qershor 2012
Gruaja
ME NJËRËN ANË TË
NOFULLËS TË THYER
(Ngjarje e jetuar)
Nga MUSA TARTARI
S
a mbarova shkollën e oficerëve, u transferova
në Korçë. Ishte viti 1955 dhe në Partine e Punes
po zhvilloheshin “mbledhjet për dhënie llogari
e zgjedhje”. Në Korcë bëhej Konferenca e partisë
për rrethin. Do të zgjidhej plenumi, sekretarët, byroja
dhe kuadrot që do drejtonin udhëheqien dhe ndërtimin
e socializmit “ngadhnjimtar”. Salla ishte mbushur
plotë me delegatë dhe brohorisnin paditur përse. Unë
qëndroja përkrah kolonelit, KadriAliut. Ishte zgjedhur
vërtetë delegat në konferencë, por pa e ditur eprorët,
që i kishte kritikuar dhe ata e kishin vënë në listën e të
padëshiruarve. Së shpejti, siç më tha në konfidencë,
se ishim bashkëfshatarë, madje të afërm në gjak, do
ta hidhnin në rrugë, siç ndodhi vërtetë.
Për drejtimin e konferencës do zgjidhej presidiumi i mbledhjes. Emri i parë u lexua ai i Hysni Kapos, si i dërguar i Enverit. Dhe sa kaq, drejtuesi i presidiumit, ia jep fjalën ish-sekretarit të komitetit të partisë për propogandën në rreth të jepte raportin. Raportuesi radhiti “sukseset e mëdha, që ishin arritur dhe
hovi i sigurt në të nesërmen.” “Fitoret” që përmëndëte
ishin vërtetë një tallje me njerezit. Ishte viti 1955 dhe
Shqipëria, në fshat dhe qytet, ende kishte sistemin e
triskëtimit, që ishte edhe i varfërisë së madhe! Por
raporti që lexohej, thoshte se nuk kishte më varfëri,
uri, skamje. Kishte përparim, mirëqënie. Sipas tij,
sofrat dhe hambarët qëndronin të mbushur, në saj të
aftësisë udhëheqëse të partisë! Delegatët injorantë, të
kapur nga euforia nuk e ndalnin brohorinë, nuk dinin
të heshtnin dhe të dëgjonin ç’do bëhej mëtej. Dukej
sikur e shihnin me sy shtrimin e lugës së florinjtë në
sofra dhe partinë që ua “binte” e quanin perendinë e
madhe dhe e adhuronin dhe nuk donin më shumë se
aq!. Vërtetë të kap habia kur sheh delegatë të ardhur
nga malësia e Ostrovicës, nga Gjinomadhi dhe
malësitë e varfëra dhe u duket sikur kanë kapur “qiellin e lumturisë me dorë!”. Vërtetë çuditej kur i sheh te
leckosur dhe kockë e lëkurë dhe nuk duan të ulen dhe
t’i ndalin duartrokitjet, që s’kuptojnë pse u gufon aq
hovshëm shpirti i sëmuar nga varfëria, nga lodhja!
Ndoshta kjo vjen edhe nga që gënjehen lehtë dhe, me
që nuk kanë sot, nesër besojnë te “fjala e partisë” se
do pasurohen, do lumturohen, do kenë gjithçka, se
“ajo nuk gënjen kurrën e kurrës”. Dhe e besojnë se i
ka bërë gati lugët e florinjta për ta!
“Lektori” sikur u lodh dhe u ul, në vëndin ku ishte më parë. Kadriu afroi kokën te unë dhe pëshpëriti:
“Si thua ti, oficeri i shkolluar, beson se janë bërë
vërtetë ato që thuhen? Se lumturia është ngjitur një
me malin!” Nuk na u la kohë ta vazhdonim përshpërimën. Sa thuhet se diskutimet mbaruan, lexohet
lista emnore, që do përbënte plenumin, byronë, sekretarët.. Emrat që do përbëjnë udhëheqien hidhen për
diskutim dhe, në fillim nis nga ai që do jetë sekretari
i parë, udhëheqësi i rrethit. Emrat janë ata që ishin
dëgjuar përherë. Të thjeshtët që përfaqësojnë fshatrat, ndërmarrjet, institucionet, të ndershëm dhe të
gjithë militantë, dhe asnjeri nuk i është përfolë emri si
dredharak, gënjeshtar, si plasaritës të virtytit të shndrritshëm. Nuk është përfolë si vrasës i gazit dehës, i pabesisë. Ndaj te asnjëri nuk është hedhur dyshimi, që
të të kërkojë alarmin dhe të thuhet se “ sitës” së
partisë i ka shpëtuar një i “padenjë”. Ndaj në radhët
e tyre, që përbëhen nga dhjetra, nuk ka asnjë emër, që
të hyjë në radhët e atyre, që do përbënin ballin e “shtabit.” Sigurimi që është në besë dhe mbi partinë, ka
punuar me kujdes, që në drejtimin e saj, të drejtojnë
vetëm ata që beson ai dhe ia ka dhënë Enverit dhe ai
e mburrte. Por ndodhi ajo, që rrallë ndodhte të vihej
në dyshim i pari i partisë në rreth, të shpërfillej siguri-
mi. Ndaj atij që do zgjidhej kreu i partisë në rreth.
Vërtetë nuk e besonte kush. Po vihej në dyshim edhe
gjetja e sigurimsëve, firma e Hysniut dhe miratimi i
Enverit, që kishte mburrur edhe për besnikëri, edhe
për figurën e lartë morale, që shfaqej te sekretari i
parë në rreth. Pra, gjithçka nuk kishin fare vlerë...
Një delegate, një grua me njërën anë të nofullës
të thyer dhe dërrmuar, ndërsa faqen e anës së nofullës
së coptuar, ishte tërë vraga. U ngrit nga karrika dhe
shkoi në podjum. Pamja e saj, tregonte se dikur kishte patur dhimbje shpirti, hidhërim të pashërueshëm,
padrejtësi dhe diçka donte të vihej në vënd.Si i shikoi
me radhë delegatët në sallë, sikur t’u matëte pulsin e
burrërisë dhe ndershmërisë, u kthye nga presidiumi:
“Kam një pyetje për shokun Pirro Gusho. E dij
se për të është dhënë urdhër të zgjidhet sekretar i parë,
por le të zgjidhet, ama përgjigjen e dua të sakt prej
tij!” Tha kaq dhe gruaja me fytyrë si të coptuar, sikur
hetonte të mbledhurit dhe harroi pyetjen që do bënte
pyetjen. Hysni Kapua, që ishte i dërguari i Enverit
aty, si e pa që po vonohej, e nxiti:
“Ç’është ajo pyetja që do i drejtosh shokut Pirro?
Bëje ta dëgjojmë!?
“Të na thotë shoku Pirro- gruaja sikur u qetësua
nga ai si hutimi- pse e braktisi kompaninë, që ishte
komisar i saj, kur u godit Batalioni i parë i Brigatës
së parë nga çetnikët, nën këmbët e fshatit Vukël, ku
shkoi kompania dhe në ç’vënd dhe në ç’kohë u vu në
krye të saj?”
Delegatët që kishin brohoritur, saherë që dëgjonin emrin e shokut Pirro, tani sikur i kapi habia, kur
dëgjonin se pyetjet që bëheshin tregonin edhe pabesi
e frikë te ai. Herë shikonin gruan me gjysmën e nofullës së coptuar dhe herë shokun Pirro Gusho. Hysni
Kapo afroi kokën te ajo e Pirros dhe diçka u bisedua.
Sakaq, si me komandë, shoku Pirro u ngrit dhe, që
nga kolltuku në presidium u ngrit:
“Kur u godit batalioni unë isha në krye të kompanisë. Me urdhër të komandës së batalionit, pas u
godit dhe nuk mund të sulmonte për vështirësi terreni, u dha urdhër të ndryshohej drejtim dhe, mori detyrë
të re. Kështu u veprua edhe me kompaninë time. Për
asnjë çast nuk jam larguar nga kompania, gjersa
zbritëm në koplik!”
Pasi Pirro Gusho bëri këtë shpjegim të gënjeshtërt, i pari nga ata të presidiumit, duartrokiti Hysni
Kapo. Pastaj u pasua nga të tjerët, nga gjithë delegatët në sallë.
“Jooo- nuk është siç thotë Pirro Gusho! U gënjen
të gjithëve! Unë e di që do zgjidhet sekretar i parë,
por u kërkoj ta njihni mirë kush është Pirro Gusho:
gënjeshtar dhe frikacak. Ajo që thotë Pirrua nuk është e vërtetë, se nuk ka ndodhur ashtu!
Gruaja me gjysëmnofullën e coptuar nga plumbat
e armikut, nuk largohej nga podiumi dhe i shikonte me
radhë, edhe delegatët, edhe ata të presidiumit. Ndërsa
shikonte si e hutuar nga nervozizmi, që nuk pranohej e
vërteta, sikur i stisën forca dhe donte të vazhdonte t’i
iritonte dhe shumët të njihnin dinjitetin e tyre, që të
mos poshtëroheshin dhe përbuzeshin dhe u tha:
“Po ju, delegatë, përse duartrokitni kur nuk e kini
mësuar të vërtetën? Pse nuk prisni ta mësoni, ose të
pyesni si ka ndodhur vërtetë, se ai që akuzohet është
vënë udhëheqës i ardhshëm. Si e merrni për të vërtetë
atë që nuk është e tillë, por që e thotë shoku Pirro? Për
të gjitha ato që thua ti, shoku Pirro, -u kthye nga aigënjen! Pararoja e batalionit u godit kur fundi i kollonës, i kishte kaluar kthesat e Grabonjës, madje ishte
hedhur e tëra në krahun jugor të Cemit dhe marshonte
për në Vukël. Sa u godit dhe i vra komandanti i batalionit, Fejzi Hazizi, me dy komandantë kompanishë dhe
një komisar, batalioni u shpartallua i gjithi. Ngeli pa
komandë dhe shtab drejtimi. Shoku Pirro, ku kompania jonë, se unë isha në kompaninë që komandonte ai,
nuk e përballoi dot goditjen e zjarrit qëndror dhe u
shpartallua. Unë u godita dhe rash në një shkurrë pandjenja. Pas tre ditë më kanë ngritur dy fshatarë dhe,
menjëherë, gjetën një kafshë dhe, në kohën që do më
nisnin në Hot, shoku Pirro doli nga dera e një kasolleje
të zahiresë së fshatarëve, që ndodhej përballë nesh. Prap
po të pyes, ku ishte kompania jote në atë çast, që dilnjie
nga kasollja? Mese ishe ushqyer për tre ditë. Ti mund
të thuash se nuk kishte ngrënë fare, por ata fshatarët, që
më shpunë në Hot dhe kisha marrë mjekimin e parë
dhe isha përmëndur, më thanë se çamta jote nuk ishte
boshatisur ende nga galetat!?”
“Ti shoqe gënjen!- nuk u përmbajt nga egërsia
Hysni Kapo dhe u ngrit në mbrojtje të gënjeshtarit dhe
frikacakut, ku gruaja me nofullën e coptuar, e kishte
quajtur edhe të pamoralshëm- shoku Pirro – vazhdoi
Hysni Kapo- kurrë nuk është larguar nga partizanët, që
komandonte! Madje ai, edhe ty, shoqia delegate, të ka
nisur vetë në qëndrën, ku do merrnjie mjekimin, qysh
atë ditë dhe, nuk je nisur në ditën e tretë, siç gënjen ti!.
“Po ju, shoku Hysni, ku e dini, kur nuk ishit aty?
Atë që themë unë është e vërtetë dhe, ta dini të gjithë
ju, që u kërkohet të ngrini duart, Pirro Gusho nuk
është parë as ditën e parë, as në të dytën. Unë qëndrova tre ditë me plagë të dekompozuar. Pirro Gusho u
trëmb dhe e braktisi kompaninë. E vërteta është siç
themë unë: komisari e braktisi kompaninë, shokët dhe,
pasi pa kasollen e zahiresë, që e përdornin fshatarët
për bagëtitë, u fut atje dhe u fsheh për tre ditë. Pirro
Gusho për veç se është frikacakë, tregohet edhe
gënjeshtar dhe, siç thash më lartë, edhe i pamoralshëm.
Por me sa kuptoj unë, frikacaku mediokër u mbroka
dhe vihet në krye... Si komuniste që e njoh mirë dhe e
dij si u zhvillua ngjarja, prej tij kërkova vetëm sinqeritet dhe nuk prisnjia që e shëmtuara do kthehej në
bardhësi dhe do mbrohej. E kërkova këtë sinqeritet
se do zgjidhet sekretar i parë dhe të tjerët nuk duhet
ta mbrojnë gënjeshtrën e gënjeshtarit.. Në qoftë se
është komunist i ndershëm, Pirro Gusho duhet të thotë
të vërtetën.” Dhe prapë iu drejtua Pirros:
“Ua thuaj shokëve që do ngrënë dorën për ty, kur
dole nga kasollja. Thuaju edhe atë, pse e kishe hequr
yllin, gradat e aspirantit, pistoletën, automatikun dhe
i kishe futur nën kashtë. Kur u binde se burrat e
mbledhur ishin fshatarë, u ktheve dhe hyre në kasolle, more automatikun, revolverin, kapelen, vendose gradat...Ç’ndodhi më tej nuk dij. U përmënda
në Hot, kur më kishin bërë mjekimin dhe aty, pranë
mua, qëndronin vetëm ata dy fshatarët, që më shpëtuan jetën! Këtu përsëri u tentua të mbrohet shoku
Pirro dhe u tha se më paska shpurë në spitalin partizan në Hot! Këtu nuk ka asnjë vërtetësi. Gënjehet
dhe ajo do që të mbrojë një frikacak të pasinqertë!
Kaq tha gruaja me nofulla të coptuara, që nuk
munda t’ia mësonja emrin dhe t’ia mbaja mënd, por
që kishte qënë partizane e Batalionit të parë të Brigatës
së Parë Sulmuese. Gruaja që po rrënqethte me informimin e saj, e la podiumin dhe u nis për te karrika,
që ishte ulur në fillim, caktuar për të.
Delegatët e shikonin edhe me adhurim, por edhe si
të trëmbur, më shumë për jetën e saj, që ngrihej kundër
padrejtësisë, që po i bëhej popullit, ku në udhëheqie
caktoheshin horrat, që kishin gënjyer dhe do vazhdonin ta gënjenin dhe ai të bënte si i thoshnin gënjeshtarët
frikacakë dhe të heshtëte. Në të vërtetë të gjithë besonin se trimëria e gruas me fytyrë të coptuar nga lufta, i
kishte kaluar kufinjtë dhe shokët që ishin në mbrojtje
të Pirro Gushos, nëpërmëndnin cili ndëshkim të përcaktohej për të, ai i vrasjes në prapashpinë, në gjumë, i
goditjes me një shiringë, apo...Shumët e dinin se edhe
pse ajo kishte bërë një pyetje, që të provonte ndershmërinë e kuadrit, që do t’i drejtonte, ku ai ishte treguar
i tëri i shpëlarë, madje kjo shpëlarje ishte mbrojtur edhe
nga i dërguari Enverit, Hysni Kapo, do përballej me
hakmarrjen e egër, që do ua kalonte edhe egërsisë së
çetnikëve, që e kishin goditur...
xxx
Pas dite, në seancën e dytë të konferencës së partisë në Korçë, karrika e gruas delegate, me gjysmën e
mjekrës të coptuar, ishte bosh. Gruaja nuk u pa më të
ulej në karrike. As në ditën e nesërme, kur u bë votimi
dhe Pirro Gusho u zgjodh sekretar i parë! Ata që caktoheshin nga Hysni Kapo dhe firmoseshin nga Hoxha, përbënin kreun e shtabit të vedekjes së njerezve të
ndershëm. Ata nuk mund të viheshin në dyshim, edhe
sikur të transformoheshin në lugetër, në kafshë mishëngrënëse. Ata që mund t’i kundërshtonin, quheshin
heretikë, se merrnin nëpër gojë kuadrot e partisë! Këtë
fat do pësonte edhe gruaja trimëreshë, që veproi në
rrugë partie dhe tha një të vërtetë! Të gjithë krijuan
bindje se mburrja, ose ndëshkimi i komunistes, që e
quante partinë “drejtësi, sinqeritet, ndershmëri” do
vinte nga njerezit e presidiumit, që drejtonin
mbledhjen, ku për çaste të tërë kishte pështjelluar
heshtja nga hutimi. Por kurajon e shkundur të njerezve
të presidiumit, sikur e ndezi Hysni Kapo. Si nga hera
do mburrte vijën e “ndrritëshme” të partisë, do sulmonte “ligësinë e punës së armiqëve për ta zvogëluar e nxirë madhështinë e drejtësisë” së saj, për ta vënë
në dyshim. Dhe po ai, me egërsi do vazhdonte të sulmonte kundër asaj, që kishte thënë të vërtetën dhe do
mbronte atë që kishte dhënë shëmbullin e keq, si
luftëtar dhe komunist, që kishte braktisur shokët si
frikacak dhe tani akuzonte atë që thoshte të vërtetën.
Unë dhe Kadriu prisnim ç’do ndodhte? Ku ishte
shoqia...dhe ç’do thuhej për të? Dhe Hysniu, sa zuri
vënd presidiumi, vazhdoi.vazhdoi:
“Partia jonë është dalluar gjithnjë për unitetin moralo-politik. Kjo e ka karakterizuar edhe organizatën e
Korçës...Gjithnjë ka patur dhe do ketë edhe armiqë, që
do kërkojnë ta mohojnë ndershmërinë e partisë. Madje do ketë edhe individë të pajisur me teseren e partisë,
që për të denigruar partinë, për të prishur unitetin e saj,
shpif për kuadrot revolucionar të saj. Pirro Gusho është nga kuadrot më besnikë të partisë dhe shokut Enver.
Figura e tij nuk mund të pluhuroset nga tymnajat që
mund të lëshojë një keqdashës, një armik i partisë.!”
Kadriu mu afrua dhe tha:” E kupton pse nuk erdhi gruaja, që kritikoi!?” E kuptoj, por nuk duhet të ndodhi
kështu- ia ktheva! Ai më shikoi vrikthi:” Shiko ç’po
ndodh këtu, studio edhe ato që do përballesh dhe, përcakto qënien tënde, nëqoftëse do të jetosh!” E ndalëm
bisedën se Hysni Kapo, dha vlerësimin e fundit për
gënjeshtarin frikacak:
“Piro Gusho është revolucionari më besnik i partisë dhe shokut Enver, është ndër komandantët legjendar në luftën nacional çlirimtare!” Po ai tani mund të
thoshte ç’të donte. Gruaja me fytyrë të coptuar nga
lufta, dhe që kishte shfaqur ndershmëri, nuk ishte më
në karrike, që të ngrihej dhe të kundërshtonte. Hysniu nuk e përmëndi më emrin e saj. Madje edhe ata
që pasuan Pirron në diskutim, nuk treguan pse ishte
ndalur gruaja që kritikoi, kur u kundërshtua se tha të
vërtetën. Kështu veprohej me gjithë ata, që ngriheshin
dhe kundërshtonin kobin, që do pllakoste në gjithë
pragjet... Kobin e binte partias, por propaganda e
gënjeshtrës e quante atë: Fatmirësinë e Shqipërisë, se
binte vetëm lirinë, demokracinë, kamjen, vërtetësinë.
Partia e Pirrove përfaqësonte “dritën dhe lumturinë”
e njerezve! Dhe kështu duhej të pranohej nga të gjithë:
“dritë, lumturi”. Këtë e thoshte i pari i asaj, që quhej
parti dhe nuk mund të kundërshtohej nga askush.
11/ E Diel,
10 qershor 2012
KRITIKË
nacional
Mbi romanin «Ku je?», të shkrimtares Flutura Açka
Roman që duhet lexuar me çdo kusht!
Nga ARBËR AHMETAJ
«Ku je?» është titulli i romanit të Flutura
Açkës. Kjo pyetje-titull është një kurth stilistik i
gjetur me kujdes, pasi duket sikur i drejtohet vetë
lexuesit, pyetje që e shoqëron atë deri në fund të
librit. Ku je ti, kur ndodhin këto gjëra, ku je ti
kur jetët njerëzore, reduktohen në pluhur e në
hi ? Lexuesi i kualifikuar e ndërveprues e ndjen
peshën e këtyre pyetjeve. Titulli ka edhe një notë
revolte, dhe një klithmë vaji, kujé për atë që
ndodh, për pafuqinë për ta penguar. Fabula e romanit, rreth së cilës sillen pastaj dhjetëra subjekte e personazhe, (sa për dhjetë romane) është
jeta, sëmundja, dashuria dhe vdekja e një vajze
të re. Pra asgjë e jashtëzakonshme, veç befasia e
këndshme fshihet tek fuqia epike e përshkrimit,
tek shkathtësia e ruajtjes së linjës dhe gdhendjes
së personazheve, në fund të fundit tek shpirtëzimi në tekst letrar i një periudhe shumë të zymtë
të jetës së njeriut shqiptar. Pa dashur të ritregoj
të përmbledhur subjektin e librit më duhet të theksoj se brenda tij kapërthehet e gjithë shoqëria
shqiptare, krejt struktura e saj duke nisur nga
grimcëzat e pluhurit që mbartin akoma shkëndijime të platinta shpirtërore të viktimave e
deri në majë, atje ku projektohet thertorja, duke
kaluar rreth pas rrethi, nga errësira në terr e nga
terri në ferr. Ky palet shumë i gjerë i së errtës,
për kontrast e për luksin e vërtetë të lexuesit është dhënë me mjaft dritë, me shumë lirizëm çka e
bën leximin e librit një kënaqësi estetike. Duke u
marrë seriozisht me fatin e personazheve të saj,
Flutura Açka hedh dritë deri në imtësitë më të
thella, duke operuar me monologjet e tyre, me
dilemat dhe mikrodramat, me pasionet dhe dashuritë, me psikozën, veset, energjitë, talentet, revoltat dhe nënshtrimet duke mos neglizhuar asnjë aspekt të personalitetit të tyre. Kjo përmasë i
jep librit karakterin epik, i jep tekstit letrar frymëmarrjen e një epoke. Pothuajse si një personazh
i saj, Piktori, Flutura Açka iu bën një kalkulim
gati kromatografik ngjyrave me të cilat e përshkruan botën, si për t’ju afruar më shumë kapacitetit viziv të lexuesit, gjë që dëshmon për aftësi
«Humori i zi, sarkastik, i përdorur me fshehtësi, si një armë pa leje, është e vetmja valvulë nga ku mund të çlirohet pak
revolta e personazheve. Një aftësi tjetër e shkrimtares është dhënia me saktësi e përshkallëzimit të dhunës psikologjike
mbi njeriun deri në rrëshqitjen e pamëshirshme në greminën e luftës së klasave, aty ku edhe mëshira, si kategoria
më e ulët në marrëdhëniet njerëzore, është e papranueshme»
mbrëmje me xhaketën e tij të vjetër, së cilës i
shton çdo ditë nga një arnë të re, me ngjyrë krejt
tjetër, të arnuar me penj të bardhë kur arni është
i zi. Revolta e tij mund të jetë e padukshme për
ata që e kanë klasifikuar tashmë si të çmendur,
por në çmendurinë e tij ka një finesë të rrallë, ai
ua bën me dije njerëzve që varfëria e tyre është
alarmuese, është klithëse, duket sikur xhaketa e
tij i pyet bashkëvuajtësit, bashkëshetitësit : Hej,
ku je ? Hapi sytë ! A nuk e shikon që në trupin
tonë të leckosur shtohet çdo ditë nga një arnë ?
« Sikur një qind veta ta kuptojnë fjalëkryqin e
xhaketës së tij ai është i lumtur, sikur dhjetë veta
ta kuptojnë ai është përsëri i lumtur, edhe sikur
një njeri i vetëm ta kuptojë, ai është ende i lumtur. …Unë protestoj !... Ai nuk ka zë për mitingje, nuk ka moshë për thirrje e protesta me
zë. …Ai proteston për të tjerët».Në pamje të parë
të gjymtuar e të penguar, personazhet e romanit,
gjuhësore shumë të forta. Një aftësi tjetër e shkrimtares është dhënia me saktësi e përshkallëzimit të dhunës psikologjike mbi njeriun deri në
rrëshqitjen e pamëshirshme në greminën e luftës
së klasave, aty ku edhe mëshira, si kategoria më
e ulët në marrëdhëniet njerëzore, është e papranueshme. Humori i zi, sarkastik, i përdorur me
fshehtësi, si një armë pa leje, është e vetmja valvulë nga ku mund të çlirohet pak revolta e personazheve. « Ata të shtetit, e dinin me hollësi
edhe sa lugë e pirunë kishin njerëzit nëpër shtepi, ndoshta e dinë edhe sa orgazma kanë gratë
tona, motër-shprehet një personazh duke vazhduar se shteti ka marrë masa që numri orgazmave
të ulet, me qëllim që e njerëzit t’u kthehen parimeve të larta ». Po kaq domethënëse e sarkastike është edhe revolta e një personazhi tjetër,
revoltë ndër më të rrallat. Ai del mbrëmjeve në
shetitoren e qytetit, aty ku kapardisen në « orarin
e ajrimit » xhelatë e viktima, aty ku të përmbysurit duhet t’i mbajnë sytë ulur, ndërsa fitimtarët
ballin lart, aty pra personazhi ynë del çdo
zbulojnë hap pas hapi një botë shpirtërore e intelektuale shumë të pasur, refleksionet e tyre mbi
jetën, vdekjen, kozmosin, lirinë, anarkinë,
dhunën, dashurinë, skllavërinë i ofrojnë lexuesit
një pasuri të jashtëzakonshme emocionesh e
idesh, krejtësisht të huaja për një botë të ndërtuar si çmendinë, botë me emra rrugësh si « Rruga
e Sikleteve », me ndërtesa si Dega e Brendëshme,
Hetuesia, Spitali Psikiatrik, Burgu, Reparti Ushtarak, Sigurimi, Prokuroria, Hetuesia, Varreza.
Në botën e personazheve si Ira Gjormi, Artur
Robja apo Klara Daiu ka një përmasë gati kozmogonike të bukurisë së brendshme, të hapësirës
së lirisë e cila vjen në kontrast të plotë me primitivizmin e qytetërimit në të cilin jetojnë, jo thjesht
si sistem shoqëror, se sa si belbëzim moral, si
mastopati civike e një kaste shtetërore. Flutura
Açka me romanin e saj ka sjellë edhe një përmasë e ndjeshmëri deri më tani të paplotë në letrat
shqipe. Ajo, përmes personazheve të saj sjell
përimtësime psikologjike shumë subtile, të para
nga këndi femëror ato janë njëherësh, sa të guximshme, po aq edhe me fuqi çliruese. Të befta
e të thella ato përshkrime e tërheqin lexuesin
drejt një magme të brendshme, me fuqi
shpjeguese për atë akullimë fundmore që ia zë
frymën qytetit, së jashtmi. Refuzoj ta shtoj këtë
shoqëri !-thotë Artur Robja duke aluduar për
fëmijë, familje e riprodhim njerëzor. Ky është
vendimi i tij e ne s’na mbetet veçse të jemi apo
të mos jemi të një mendjeje me të. Kështu edhe
Flutura Açka ka refuzuar në mënyrë estetike,
duke marrë mundimin ta paraqesë përmes romanit të saj, një epokë të tërë. Jemi apo s’jemi
të një mendje me të kjo është tjetër punë. Për
mua romani është shkruar me klas, me kompetencë, një roman i rëndësishëm i letërsisë bashkëkohore, roman që duhet lexuar me çdo kusht.
Miqve të mi ua kam rekomanduar me shumë
entuziazëm, duke mundur brenda vetes, xhelozinë e natyrshme të shkrimtarit, për shkrimtaren.
Refleksione rreth librit “Shfryn nëpër erë” të Bardhyl Agasit
Nga VLADIMIR MUÇA
L
ibri “Shfryn nëpër erë” i poetit të njohur
Bardhyl Agasi është një përmbledhje e
kompozuar aq bukur në të partiturat e tij
komplekse. Ky produkt poetik gëlon nga një
mori të vërtetash jetësore, një mori subjektesh
e tabllosh të Durrësit të dashur si: “Në lokalin
6 këndësh”, “Antikiteti “, “Përse ia prishën”,
“Ullinjtë në Çamëri”, “Jasharët”, “Ku jeni o
miq”, “I mungojnë njëri tjetrit”, ku poeti shpesh
pyet veten: “Pse miqësia jonë “humbi”? A nuk
i duhen të dy krahët një trupi”?
Në faqet e librit gëlojnë portrete, kritika, katarsis të këtij tranzicioni të sëmurë që po kalojmë,
gëlojnë peisazhe të natyrës sonë të bukur, variacione të një dashurie gjithëpërfshirëse. Duke
rrëmuar nëpër ullitë e këtyre vargjeve rrëmojmë
vrulltazi me rrenat e motivëve risinore të personalitetit poetik të Bardhyl Agasit. Duke marrë
shkak dhe nga spuntoja e metaforës prezantuese
në ballinën e librit “Shryn nëpër erë” në konceptin piktural, libri të paraqitet si diçka në prizmin
e një moderniteti futurologjik. Por në esencë ai
është krejt ndryshe nga një vision i tillë. Natyrisht që terminologjia “moderne” është disi kriter
që e bën të kohës një autor. Por tek Bardhyli ai
shprehet e interpretohet disi ndryshe, duke e veshur me më shumë natyralitet. Kjo risi autorit i
buron nga eleganca dhe thjeshtësia e të shkruarit
poetikë nëpërmjet kolazheve.
Nëse kqyrim me kujdes nën kaleidoskopin
filozofik, libri “Shfyn nëpër erë”, përbëhet nga
“unë” të përcaktuara shumë mirë, nga ku gjejmë të portretizuar njeriun universal të pakush-
Paradokset e kohës
“Në çdo kredo autori kërkon të endet e të frymojë mbi kohën, duke u bërë salvigjent
ndjenjësor i bashkëkohasve, që vuajnë posi ai. Në këtë këndvështrim, lidhja e poetit,
e lëndës, dhe lexuesit konvergojnë në mënyrë të besueshme, me ngjyresa të
këndshme e cila mer substancën e kujtesës njerëzore si stilim poetik.”
tëzuar nga “uni” tradishent frojdian, i cili nuk
kushtëzohet nga sisteme politike e sociale, në
kërkim të lumturisë, identitetit dhe motivimit
filozofik të kohës që përjeton. Kësisoj, poezitë
vijnë me një stil disi të veçantë, ngarkuar me
valenca edhe publicistike, me detaje të gjetura
jetësore, të shkathëta e ekspresive si shkrepjet
e bliceve rreth një terreni të mirëstudiuar, mbarsur me një stil inteligjent, lakonik, që luan në
paradokset e kohës, me anën e saj komike e
tragjike të bashkëpërzier, ku: “Cdo ditë vijnë
dhe më shkulin një brinjë, nga gardhi që më rrethon kopshtin e zemrës. Dikush më tha se i bëjnë
fyej Dhe u bien melodive nga mëngjesi në
brëmje” Ndryshe nga librat e shumë poetëve
“opozitarë”, tek Bardhyl Agasi, ky ekspozim i
këtij realiteti nuk vjen në mënyrën deliranto –
protestuese, apo nëpërmjet reflektimit mbi
gjërat tashmë të njohura e të jetuara.
Ai vjen i thjeshtë në staturën poetike si një
tipar themelor i tija. Kjo preferencë e bën Bardhylin një kalorës të dhimbjes shoqërore në aktualitetin e brishtë, që e ka ndjekur duke i “munguar
njëri tjetrit” ku në “Eshtrat e mia” si një nga gjetjet
më të bukura të infinitit të jetës, ku bazohet dhe
përcaktueshmëria e formave të ndryshme diale-
ktike të saj, apo poezia “Foleza” një nga lirikat
më të këndshme, mbarsur me sharm, qëllim, ide,
ku gjithçka ndërthuret në një iracionalitet. Poeti
B. Agasi s’të befason me gjetjet, e ngjyrimet
marramendëse e kapriçoze të vargut, por për të
primare është begatia jetësore e lëndës, përjetimi emocional, guximi për të prekur e mjekuar
plagët e shoqërisë, problemet e ngërthyera e të
pazgjidhura të realitetit bashkëkohës.
Arti i të shkruarit poetik ku të spikatin e të
gjejsh në të jetën, dashurinë, thelbin e ralitetit
të jetës ku frymon, alternimin e muzikalitetin e
vargut, kulturën e të shkruarit, është refleksioni
i parë që percepton lexuesi sapo mbaron se lexuari përmbledhjen me poezi “Shfryn nëpër erë”.
Autori brenda fjalëve ai ngulmon të fusë në
një terapi intensive shpirtin e tij, dhe pse jo dhe
të lexuesit nëpërmjet magjisë poetike pa korniza
duke zbuluar të bukurën shpirtërore, esencën
poetike, gjuhën, identitetin, përjetimet, imazhet,
substancën e ndërthurur me figurat letrare ku:
“Nëse të varfër ndihemi sot/ Se na mungon dashuri/, ju ftoj sëbashku të kthejmë një gotë/ me verën
e ndjenjave të mia!” Origjinaliteti i këtyre prurjeve ku shihet përpjekja e autorit si përfaqësues i
dy sistemeve e rrymave estetike i cili ngulmon
në një katarsis estetik duke sjellë risi në të bërit
të letrave. Fakti që libri i fundit i B. Agasit shpalos jetën e të vërtetës personale në integrale poetike, në përfshirjen e jetës njerëzore, duke lëvruar me një akt kushtrimor, flet për një poet të
ndjeshëm, të thjeshtë e plot jetësi.
Poeti shfaqet i personalizuar, me thjeshtësinë e tij si krijues, sa i thjeshtë, po aq edhe njerëzor. Thjeshtësia e stilit në të shkruar ngjizur me
fatin njerëzor e gërshetimi me harmoninë
shpirtërore në kontekstin e perceptimit të lirisë
individuale, me lumin e nocioneve të krijuara,
duke çmuar botën e brendshme të krijuesit, të
formimit kulturor, si edhe bëthamën e poezisë
që ai krijon, përbëjnë unin poetik. Bardhyl Agasi
këtë dialog terapeutik me lexuesin e përjeton si
një lidhje të tija me poezinë dhe jetën, si një
takim të këndshëm mes vehtes dhe lexuesit gjë
e cila është vlera më e lartë për çdo poet, në
estetikë e njohur si vlera inspiratore e së bukurës. Një poezi e tillë çfaqet si ëndërr, si frymë,
si magji shpirtërore, që e shtyn njeriun në rrugnaja të pashkelura. Sigurisht, që një gjë e tillë
arrihet nëpërmjet tensioneve dramatiko-poetike,
apo përplasjeve të fuqishme ideoro-estetike. Me
urtësinë që e karakterizon në jetën ndërshoqërore, autori ka ditur të shmangë me altruizëm,
duke qëndruar në shinat poetike, me një klimë
të gjithëpranueshme të ngjashme me një vetëterapi të poetit dhe lexuesit. Të poetizuarit pa komplekse, pa paragjykime e syze partiake, pa
megalomaninë e të vërtetave jetësore jane sigurisht, joshjet poetike që do e ndjekin lexuesin,
gjatë leximit të këtij libri me një titull kaq
metaforik “Shfryn nëpër erë.”
nacional
CMYK
12/ E Diel,
10 qershor 2012
INFO
PROJEKT - MUZEU I FILMIT
Muzeu i Filmit do të jetë një gershetim mes artit si funksion komunikimi, por dhe ekspozitave, katalogjeve, fletë palosjeve, kritikave profesionale. Do të jetë një auditor arti për
të gjithë. Do të jetë një ndermjetesim komunikimi i një potenciali kulturor të trasheguar në vite. Mesazhet e kultures
që do të perçojë Muzeu i Filmit do te jene atraktive per te
gjithe, dhe jo vetem per profesionistet.
CMYK
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
10 qershor 2012
nacional
IDEJA THEMELORE
Muzeu i Filmit bazohet në arkivat dhe në trashgiminë e pasur të ish Kinostudios "Shqipëria e Re". Sot
Albafilm-i ndodhet në të njejten ndertese historike e dinjitoze të Korpusit Qendror, një akitekture që
është një muze në vete. "Filmi në Vite", "Rrugetim në historine e Artit të Shtate", "Arti dhe Diktatura". Nderthurja në doza shkencore ndërmjet arshives dhe kulturës së kohës!
Muzeu i Filmit, i pari i këtij IIoji në Shqiperi, do të ketë një përmbajtje sa artistike aq edhe shkencore.
Në qender të projektit do të jete krijimi i një Muzeumi-Identitet -Krenari-Dialog Brezash-Teori-Praktike-Zhvillim projektesh kulturore shkencore.
○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○
13/ E Diel,
nacional
DOSSIER
14/ E Diel,
10 qershor 2012
Për herë të parë hapen arkivat e Shkupit. Fakte të panjohura të Komitetit Nacional
Demokrat Shqiptar për çlirimin nga ish-Jugosllavia dhe bashkimin me Shqipërinë (1946)
30 mijë shqiptarë të gashëm,
për kryengritjen antijugosllave
Komiteti NDSH: "Ky kongres që po
mbahet sonte në Shkup, ka një rëndësi
të madhe për organizatën tonë dhe për
shqiptarët në përgjithësi, sepse këtu do
të shtrohen vendime shumë të rëndësishme për çështjen shqiptare, ku më i
rëndësishëm është vendimi për luftën e
pa kompromis për bashkëngjitjen e
Kosovës dhe Maqedonisë
Perëndimore me Shqipërinë.
F
illimi i vitit 1946, do të sjellë një freski
në hapësirën politike të Komitetit Nacio
nal Demokrat Shaqiptar(NDSH). Gjithsesi, meritë për këtë do të kenë anëtarët e organizatës nga Shkupi që i prinin Azem Marana dhe Hasan
Bilalli, por edhe veprimtarët tjerë të organizatës
që vepronin në tërë trevat shqiptare, intelektualë
dhe nacionalistë të njohur shqiptarë si: Gjon
Sereçi, Halim Orana, Kapiden Hysni Rudi, Mehmed Bushi, Hamdi Berisha, Qeram Zllatku,
Mehdi Ndreu, Jonuz Balla, Ajet Gërguri, Sefedin
Shabani, Mulla Haki Taibi e shumë e shumë të
tjerë. Falë punës së palodhshme të këtyre veprimtarëve, K.Q. i NDSH-së arriti t'i ketë pas veti
rreth 30 mijë shqiptarë, të gatshëm për t'u hedhur
në luftë të armatosur për çlirimin e tokave shqiptare
nga pushtuesi jugosllav. Për këtë qëllim, në pranverën e vitit 1946, do të përforcohen lidhjet me
lëvizjen e rezistencës demokratike - Ballin Kombëtar, në Shqipëri dhe me Komitetin e Legalitetit dhe të Ballit Kombëtar në egzil.
Duhet të vëmë në dukje faktin, se i tërë aktiviteti politik e organizativ i KQ të NDSH-së, gjatë
periudhës që e kemi objekt trajtimi, lidhet me
ardhjen e Gjon Sereçit në Shkup (fillimi i prillit
1946), i cili mbajti një takim të rëndësishme me
Azem Maranën dhe Hasan Bilallin. Për ardhjen e
Gjonit në Shkup, Azemi do të njoftohet prej Hamdi Berishës, i cili kohë më parë për shkaqe sigurie,
ishte vendosë në këtë qytet të lashtë shqiptar. Gjatë
bisedës së zhvilluar kanë rënë dakord që: të bëhet
riorganizimi i NDSH-së, respektivisht themelimi i
komiteteve nëpër qytete dhe komiteteve që do të
veprojnë nëpër fshatra; bashkëpunimi i K.Q. të
NDSH-së në Shkup me komitetin e Barit dhe me
Zonën-I në Greqi; bashkëpunimi me forcat nacionaliste në Shqipëri; të vazhdohen kontaktet me konsullatën angleze dhe atë turke në Shkup; kalimin e
Gjon Sereçit në njësitë e armatosura që vepronin
në malet e Kosovës, ku K.Q. i NDSH-së kërkoi që
Gjoni të vendosej në rajonin e Bujanocit "Guri i
zi", që do të konsiderohej si mision i Gjon Sereçit
për t'i penguar forcat drazhiste të mos kalonin nga
Serbia në Kosovë. Për çështje sigurie, në të ardhmen të komunikojnë me pseudonime: Gjon Sereçi
- "Kthetra", Azem Marana - "Kushtrimi", Hasan
Bilalli - "Iliri", ndërsa Sefedin Shabani nga Ferizaji
u zgjodh që në të ardhmen të jetë lidhja e Gjonit
me Azemin i cili do të njihej si "Dula".
Ndër kohë K.Q. i NDSH-së dërgoi Mehmet
Breznicën në Shqipëri dhe Greqi, i cili duhej të
përcillte informacione reciproke, e që kishin të
bënin me punën dhe aktivitetin e mëtejshëm të
K.Q. të NDSH-së.
Mehmet Breznica nga Shqipëria kthehet bashkë me Gani Ndreun (djali i Cen Elezit, që në atë
kohë punonte si përkthyes i misionit anglez të vendosur në Tiranë). Në bisedimet që u zhvilluan mes
anëtarëve të Komitetit Qendror dhe Gani Ndreut,
ky i fundit i njoftoi të pranishmit se krerët nacionalistë shqiptarë në krahinën e Dibrës dhe të
Lumës, pas një takimi që kanë pasur me ndërmjetësimin e anglezëve, kanë vendosur të dalin në
mal. Për krahinën e Dibrës përgjegjës janë Cen
Elezi dhe Ukë Cami, për Kalanë e Dodës Osman
dhe Zenel Lita, kurse për rrafshin e Lumës Muharrem Bajraktari. Këta udhëheqës në mal qëndronin me forcat e tyre të armatosura dhe pas një
ndihme që do të vinte prej anglezëve, do të shpallnin kryengritje të përgjithshme kundër regjimit
totalitar të Enver Hoxhës. Qemal Skënderi kërkoi
që Gani Ndreu të ndërmjetësojë tek anglezët që
ata të dërgojnë një eprorë ushtarak të tyre, i cili do
t'i udhëhiqte forcat e armatosura të NDSH-së që
vepronin në malet e Kosovës. Po në këtë kohë
K.Q. i NDSH-së mbajti takime me Mehmet
Çelësi i deshifrimit të letrave që Gjon Sereçi ia dërgonte Azem Maranës
Bushin, i cili posa ishte kthyer prej Zagrebit. Azem
Marana dhe Hasan Bilalli e informuan Mehmetin
për organizimin që po bëhej kohët e fundit, duke i
dhënë detyrë që ai të ishte më aktiv në Tetovë dhe
Gostivar. Në radhë të parë, prej tij është kërkuar
që të lidhë çetat e armatosura në ato rajone me
komitetin e Tetovës, ta afirmoj organizatën në
opinionin e atjeshëm shqiptar, të bëjnë rifreskim
në Komitetin e Tetovës, i cili kohët e fundit është
pasivizuar; në kuadër të këtij aktiviteti të formojë
komitetet nëpër fshatrat shqiptare dhe çështje tjera
që kishin të bënin me organizimin sa më të mirë të
komitetit në Tetovë.
Duke e pas parasysh se interesimi për organizatën sa vinte e zgjerohej, Azem Marana, Hasan
Bilalli, Qemal Skënderi dhe Mexhit Zyberi kah
mesi i prillit mbajtën një mbledhje konsultative.
Mbledhja u mbajt në lokalin e Mexhitit në të cilën
është vendosë që në të ardhmen lidhjet me Kosovën ti mbajë Hasan Bilalli, Azem Marana për
Tetovë dhe për viset tjera shqiptare në Maqedoni,
Qemal Skënderit si detyrë ju dha që të kontaktoj
vetëm me çetat, me atë që lidhjet tjera që i kishte
deri në atë kohë tua dorëzonte shokëve, ndërsa
Kumanova me rrethinë ju dha Mexhit Zyberit. Ky
vendim si duket është marrë për shkak se në atë
kohë Qemal Skënderi, kryenëvete do të dërgoj disa
njerëz të dyshimtë në Drenicë, me detyrë që të
formojnë komitete nëpër fshatrat e Drenicës. Këtë
informatë në Shkup e solli Gjon Sereçi, i cili
nëpërmjet një korrieri të besueshëm i shkruan një
letër të shifruar Azem Maranës. Në të përveç
tjerash Sereçi shkruante se te ai: "ka ardhur një
doktor i cili bënë organizimin e komiteteve kryenëvete dhe thotë se mban lidhje me Shkupin..."
Njëkohësisht edhe Hamit Emini nëpërmjet një letre
e njoftonte Qemalin se në Drenicë: "qëndron një profesor i cili pohon se mban lidhje me Shkupin." Për
rrjedhojë, pasi u konstatua se Hamit Emini kishte marrë
direktiva nga Qemal Skënderi, në mbledhje u morën
qëndrimet e sipërpërmendura, me atë që AZEM
MARANA nëpërmjet një letre do ta njoftonte Gjon
Sereçin, se Hamiti është i dërguar nga KQ i NDSHsë, dhe se ata duhet të bashkëpunojnë.
Sido që të jetë, në këtë periudhë anëtarët e K.Q.
të NDSH-së do të zhvillojnë aktivitete të njëpasnjëshme. Shpejt atyre do t'u vijë në ndihmë kapiten
Hysni Rudi. Burimet e OZN-ës, bëjnë të ditur se
Hysni Rudi në Shkup, arrin me 30 janar 1946, dhe
se menjëherë me ndërmjetësimin e Hamdi Berishës,
lidhet me Azem Maranën, Gjon Sereçin, Qemal
Skënderin, ndërsa më vonë edhe me Halim Oranën.
Hysni Rudi në Shkup erdhi nga Korça, ku deri
në atë kohë qëndronte si instruktorë i divizionit të
V dhe VI shqiptar. Pas sugjerimit të Gjon Sereçit
dhe të Azem Maranës, në prill të vitit 1946 vendosi ta braktis ushtrinë jugosllave dhe në tërësi do
t'i përkushtohet organizimit sa më të mirë të
NDSH-së. Kontributi i tij do shpaloset veçanërisht në organizimin ushtarak për çka ishte edhe i
specializuar. Hysni Rudi akademinë ushtarake e
kishte kryer me sukses të shkëlqyer në Itali në vitin
1942, duke e fituar gradën toger. Me tu kthyer në
Kosovë, emërohet komandant batalioni i forcave
vullnetare të "Lidhjes II të Prizrenit". Pas mbarimit të Luftës II Botërore, Hysni Rudi u inkuadrua në radhët e Armatës jugosllave, fillimisht në
kazermën ushtarake në Prizren si zëvendëskomandant, ndërsa me urdhër të shtabit operativ për Kosovë, në dhjetor të vitit 1944 komandant i garnizonit në Istok. Në mars të vitit 1945, ftohet në Prishtinë që të formoj artilerinë ushtarake në Kosovë.
Deri në qershor të këtij viti qe komandant i divizionit të artilerisë në Prishtinë dhe Pejë, ndërsa nga
qershori i vitit 1945 angazhohet si instruktor në divizionin e V dhe VI shqiptar, fillimisht në Ohër,
ndërsa më vonë në Korçë. Aftësitë e tij profesionale, energjia dhe, mbi të gjitha vendosmëria, ishin
shkaqet kryesore që K.Q. i NDSH-së ta parashihte
personalitetin e tij si komandant i përgjithshëm i
forcave të armatosura të LPLTSH-së.
Në fund të muajit prill K.Q. i NDSH-së përpiloi një proklamatë, e cila kishte të bënte me propagandimin e organizatës, ushtrisë së saj dhe
qëllimin final të NDSH-së. Teksti i proklamatës
përmbante 9 pika:
1. "K.Q. i NDSH-së ka për qëllim që të luftojë
për vendin tonë që gjendet nën kthetrat
jugosllave.
2. K.Q. i NDSH-së është formuar të mbrojë të
drejtat e popullit shqiptar dhe është formuar
vetëm për shqiptarë.
3. K.Q i NDSH-së do të luftojë kundër
sllavizmit si dhe kundër atyre që nuk janë asgjë tjetër pos të vjetrit, vetëm që tani janë veshur me lëkurë qengji.
4. Çdo shqiptar që gjendet jashtë kufirit duhet
të ketë lidhje me ne. Atëherë, në harmoni me
mundësitë të formojnë qeverinë shqiptare etnike, prandaj për këtë arsye të gjithë duhet të
OZNA: "Tani parulla e tyre është asisoj
se shqiptarë ka më shumë popullatë,
prandaj duhet të kenë rolë udhëheqës,
në Maqedoni ka 400.000 banorë që
duan t'i bashkohen Shqipërisë...!
Aktiviteti politik e organizativ i Komitetit
Qendror të NDSH-së në Shkup
prill-korrik 1946
punojnë me ne.
5. Shqiptarë, ndihmojeni NDSH-në nga se ajo
lufton për të drejtat tuaja. Mos lini asnjë qytet
e as një fshat pa e përfshirë në organizatë.
6. Shqiptarët, Lufta e Tretë Botërore është në
prag të derës prandaj të jemi të gatshëm që
mos të na gjejë të paorganizuar.
7. Shqiptarë, shkatërroni tradhtarët që ua kanë
shitur vendin, i cili tani gjendet në kthetrat e
Jugosllavisë. Luftoni kundër spiunëve që po
luftojnë për interesat e tyre vetjake.
8. Shqiptarë, mos kini frikë si gjatë kohës së
Italisë dhe Gjermanisë, se me ne është i tërë
blloku perëndimor.
9. Shqiptarë, fitorja është e jona prandaj vetëm
vetëm organizoni komitete dhe ndihmoni
vëllezërve tuaj që gjenden në mal.
Rroftë, rroftë Komiteti Nacional Demokrat,
rrofshin ata që po luftojnë në mal, rroftë Shqipëria
etnike, rroftë Blloku perëndimor, poshtë gjakpirësit shqiptarë, që kanë pirë gjakun e bijve më
të mirë të popullit shqiptarë.
Poshtë ata që luftojnë për interesat vetjake!
Poshtë tradhtarët shqiptarë, siç janë Fadil Hoxha,
Mehmet Hoxha dhe Rifat Berisha!
Këtë proklamatë Hysni Rudi ia dorëzoi Gjon
Sereçit, i cili siç u tha më sipër në Shkup erdhi për së
dyti herë në festat e pashkëve. Po këtë proklamatë
Gjoni e dërgoi në Prishtinë, konkretisht pranë komitetit rinor të NDSH-së për Prishtinën, të cilën duhej
ta shumëfishonin dhe ta shpërndanin në popullatë.
Në fillim të muajit maj Azem Marana i bëri një
vizitë pune Kosovës. Ai së pari ndalet në Prishtinë,
ku informohet për aktivitetet e Gjonit në mal, vrasjen
e 6 ushtarëve shqiptarë në Zatriq, si dhe për çështje tjera që kishin të bënin me organizimin e
NDSH-së. Pas kësaj ai udhëtoi për Ferizaj, ku
mbajti takime të ndara me Abdulla Musliun dhe
Sefedin Shabanin - Dula. Gjatë bisedës që kanë
pas Azemi me Sefedinin (i cili ishte kryetar i K.
NDSH-së për Ferizaj), përveç tjerash është vlerësuar puna dhe organizimi i shkëlqyeshëm që po
bëhej në Komitetin NDSH-së të Ferizajit, dhe se
me këtë dinamikë duhet të veprohet edhe në komitetet tjera. Në fund të bisedës, Azemi e angazhoi
Sefedinin që të interesohej për ngjarjet e Zatriçit,
vrasjet e 6 ushtarëve shqiptarë, për këtë të informohet K.Q. i NDSH-së nëpërmjet korrierit Sali Aliu.
Vrasja e 6 luftëtarëve të lirisë ndodhi me 19
mars 1946, në Zatriq, nga ana e brigadës partiza-
15/ E Diel,
10 qershor 2012
DOSSIER
no-çetnike, ku heroikisht ranë dëshmorë: Mustafa ata hoxhallarë do ti fusim ndër sqetull..."
Hasan Bilalli, Qemal Skënderi, H. Mexhit Zyberi.
Duke u bazuar në mbledhjen e 13 majit, të Për çështjen e lokalit përsipër do ta merrte QemaIbishi, Xajë Pataçani, Feriz Gashi, Mal Bashota,
Jahë Kabashi dhe Halil Imeri, ndërsa Feriz Boja dhënat që i paraqiten përfaqësuesit e OZN-së, li, ndërsa thirrjen e delegatëve Azem Marana,
Byroja Politike e K.Q. të PKM-së me 28 maj 1945, Halim Orana dhe Hysni Rudi.
arriti të shpëtojë, falë një bariu i cili e strehon.
Në kohën kur K.Q. i NDSH-së, ishte në vrullin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në rajonet e
Punimet kongresi i filloi me 1 qershor 1946,
e aktiviteteve politike, organizative dhe ushtarake, krizës, në të cilat do të ndërmerren këto masa:
në lagjen Serava me rend dite: a) paraqitja e proOZN-a ndiqte në hap punën e saj. Me kërkesë të a) Përforcimi i çështjes politike në përgjithësi,
gramit të NDSH-së, b) paraqitja e skemës së strukveçanërisht në rajonet e ndryshme.
saj, Byroja Politike e K.Q. të Partise Komuniste te
turës organizative të NDSH-së, c) leximi i tekstit
Maqedonise(PKM) me 13 maj 1946 mbajti b) Përforcimin e udhëheqjes partiake në
të betimit, d) referati mbi gjendjen dhe nevoja e
qarkun e Shtipit, Kërçovës dhe Gostivarit.
mbledhje të zgjeruar ku morën pjesë: anëtarët e
politikës ditore për kontakte të domosdoshme me
Byrosë Politike, sekretarët e komiteteve të rrethit c) Njëlloj të bëhet edhe në udhëheqësit e OZNmisionet ushtarake dhe diplomatët anglo-amerisë në ato vende.
dhe ai vendor i Shkupit, udhëheqësit e OZN-ës
kanë në Shkup dhe gjetiu dhe f) aktiviteti i lirë.
dhe instruktorët e K.Q. të PKM-së. Qëllimi i kësaj d) Në vendet ku më së shumti paraqiten bandat
Pjesëmarrës në Kongres ishin: Halim Oraarmiqësore të merren masat më të rrepta admbledhjeje ishte situata politike në Maqedoni, ku
na, Azem Marana, Hasan Bilalli, Qemal Skënministrative, të krijohen baza ushtarake që do
përfaqësuesit e OZN-ës kanë raportuar për gjendderi, të cilët përfaqësonin Shkupin, Jonuz Balla,
ta mirëmbajnë popullata vendore, krijimi i pol- përfaqësues i Komitetit të Tetovës, Osman Cami,
jen e sigurisë në shtet. Kryeshefi i OZN-ës për rreicisë vullnetare, të ndërtohen istikame në kthethin e Shkupit, Tote, gjatë diskutimit vuri në dukje
përfaqësues i komitetit të Dibrës, Haki Taibi, përsat dhe udhëkryqet dhe vendet më të rrezikse: "Më e komplikuar është pyetja për shqiptarët,
faqësonte komitetin e Gjilanit, Faik Këpuctari si
shme, të shpërndahet armatim tek aktivistët e
janë kryer burgosje të një pjese jatakësh në Kudelegat i komitetit të Prishtinës dhe kapiten Hysfrontit popullor.
manovë. Atje janë lidhë me Shqipërinë e vjetër ni Rudi. Pas himnit të organizatës së NDSH-së,
Sula ka pranuar letër dhe interesohet për armatën dh)Të merren masa për sigurimin e familjeve të
nën drejtimin e Azem Maranës kongresi fillon
dëshmorëve nga bandat balliste dhe bandat
tonë. Kanë bërë përpjekje që nëpërmjet një organipunimet sipas rendit të ditës.
tjera.
zate të paraqiten - duke emëruar një oficer. QënReferatin politik e lexoi Halim Orana në cildrim - të mos shkohet në ushtri, në anën tjetër, pop- e) Të përmirësohet udhëheqja e këshillave popuin veç tjerash thuhej: "Ky kongres që po mbahet
llore, gjyqet dhe prokuroritë publike në ata vende. sonte në Shkup, ka një rëndësi të madhe për orgaullata shqiptare ka besim të plotë ndaj Sulës dhe
Për të gjitha këta punë të shkruhet letër direk- nizatën tonë dhe për shqiptarët në përgjithësi, sepse
disa anëtarëve të Këshillit popullor. Kështu që secili çoban apo fshatarë dinë për lëvizjen e bandave, tive deri tek organizatat partiake të rretheve...!
këtu do të shtrohen vendime shumë të rëndësishme
mirëpo nuk i tregojnë pushtetit. Ndaj frontit
dhe pushtetit qëndrojnë anash...! Tote, në
vazhdim të diskutimit e paraqiti situatën në
Dibër, që sipas tij: "Në Dibër, dalja e Cenë
Elezit në Shqipëri ka jehonë të madhe, kështu
që rrethet reaksionare në gjithë rrethin e Dibrës kanë filluar të lëshojnë lajme se Cen Elezi
ka dalë në mal me direktivën e anglezëve, se
si te djali i tij bashkëpunon me anglezët etj.
Me këtë ata dëshirojnë t'ju japin kurajo elementeve reaksionare, që ta shohin me simpati
dhe shpresë nga dalja e Cenë Elezit ...!
Përfaqësuesi tjetër i OZN-ës, Zllate,
paraqet situatën në Shkup, i cili përveç tjerave u shpreh: "Elementet shqiptare dhe turke
ku te ne i ka në Shkup, paraqet një ndër problemet më të rëndësishme. Edhe te ata po
vërehet ringjallje, dhe ndryshimi i parullës
së tyre që më parë ishte bojkotim i pushtetit, ajo tani është sa më shumë të futen në
organizatat politike, sa më shumë të futën
në aparatin shtetëror. Tani parulla e tyre është
asisoj se "Jemi myslimanë" dhe se shqiptarë
ka më shumë popullatë, prandaj duhet të
kenë rolë udhëheqës, në Maqedoni ka
400.000 banorë që duan t'i bashkohen Shqipërisë, andaj turqit duhet t'ju ndihmojnë
sepse ata nuk kanë kushte si shqiptarët ...!
Është interesant të theksohet diskutimi i një
përfaqësuesi tjetër të OZN-së me nofkën
"Darko", i cili e paraqet situatën në rajonin
Letra e shifruar e Azem Maranës dërguar Gjon Sereçit në të cilën kërkohet
e Kumanovës, ku ndër të tjera theksoi se:
që të bashkëpunojnë me Hamit Eminin i cili mbante nofkën “Doktori”
"Pakica shqiptare te ne paraqet problem. Ne
në të gjitha ata fshatra shqiptare kemi këshilla të pushtetit, këshilla të frontit, kemi gjithashtu Kongresi i II (IV) i KQ të
për çështjen shqiptare, ku më i rëndësishëm është
fakte, asi fakte të shumta që ato këshilla i ven- NDSH-së dhe vendimet i tij
vendimi për luftën e pa kompromis për bashNë kushtet kur pushteti "popullor" maqedonas këngjitjen e Kosovës dhe Maqedonisë Perëndidosin ballistët prej një vendi në vend tjetër. Dhe
të gjithë ato këshilla nuk janë asgjë tjetër vetëm se shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në trojet shqiptare more me Shqipërinë. Organizata jonë do të ketë
këshilla balliste ...!" Kjo mbledhje zgjati dy ditë të Maqedonisë, duke i shtuar masat policore-ushtar- rol më të rëndësishëm nëse shpërthen lufta mes
ku folën Llazar Kolishevski, Kërste Cërvenkovs- ake, administrative dhe partiake, ndaj K.Q. të NDSH- aleancës perëndimore dhe BRSS-së. Aq më tepër
ki dhe shumë të tjerë, në mesin e tyre edhe Qemal së dhe gueriljes shqiptare në përgjithësi. Në një situ- kur dihet se në Kroaci ekziston organizata për
Sejfulla, i cili gjatë diskutimit paraqiti kritika të atë kur shqiptarët në Maqedoni gjendeshin nën trys- pavarësinë e Kroacisë, një gjë e tillë është edhe
ashpra kundër Bashkësisë Fetare Islame, përkatë- ninë e një shtetrrethimi në Shkup, saktësisht më 1 në Serbi e cila lufton për rrëzimin e sistemit dhe
sisht drejtorinë e Vakëfit, ku shprehimisht deklaroi: qershor 1946 mbahet Kongresi II (IV) i NDSH-së. kthimin e sistemit të vjetër. Pasi ne jemi kundër"Vakëfin" e mbajnë shqiptaromëdhenjtë: ndër ta Lajmin për mbajtjen e Kongresit në Shkup e solli shtarë të këtij sistemi, njësoj nuk duam të kthehet
ka njerëz, llo-lloj deputetësh të vjetër nga Kaçan- Halim Orana, i cili pas vizitës që bëri në Bari të as Jugosllavia dhe mbreti, prandaj ne duhet të
iku, të cilët kanë dëshirë të jenë autoritarë ndaj Italisë me 15 maj 1946 arriti në Shkup. Këtu ai tako- punojmë për organizatën që ta bëjmë bashkimin e
myslimanëve të Shkupit ... Te ne pra kemi një grup het me Azem Maranën, Hysni Rudin dhe Qemal shqiptarëve dhe formimin e shtetit demokratik
tjetër, me baza fetare, dhe ai është grupi i Atulla Skënderin. Pasi informohet gjerësisht për aktivite- shqiptar. Në rast se ky bashkim bëhet realitet, nuk
Hoxhës. Ky grup paraqet sektin që e njohin të tin e deriatëhershëm të organizatës, të nesërmit ai duhet ta kthejmë Shqipërinë në shtet monarkik,
gjithë në Shkup. Shef i grupit të tyre është Atulla udhëtoi për në Dibër, gjoja për mjekim në banjën e por edhe udhëheqja e tanishme bolshevike duhet
Hoxha, aga Rizë sekretar politik i Atulla Hoxhës, Banjishtit. Në fakt shkuarja e tij në këtë qytet sh- të largohet ... Ky është Kongresi i parë i lëvizjes
Feta Raufi është këshilltar i tij... Atulla Hoxha thek- qiptar kishte të bëj rreth themelimit të komitetit për çlirim dhe bashkim të Kosovës dhe Maqedoson: "Mua nuk më nevojiten shumë njerëz, më regjional të NDSH-së, për çka që më parë ai e nisë Perëndimore me Shqipërinë, andaj në të ardhmirë të jenë më pak por të jenë të gatshëm të vdesin kishte angazhuar Dr. Qeram Zllatkun, me të cilin men nuk duhet ta quajmë "Lëvizje nacionale
për fenë. Po kështu në Shkup kemi njerëz të mjerë, njihej mirë nga koha e Luftës së Dytë Botërore kur demokratike shqiptare", por vetëm si "Lëvizja për
hoxhallarë të mjerë, tridhjetë deri dyzet vetë, të ai ishte konsull i qeverisë shqiptare në Zagreb, ndër- çlirim dhe bashkim", sepse në instancë të fundit
cilët me të vërtetë janë të ndarë prej Atulla Hox- sa Qerami student i mjekësisë.
kjo lëvizje do të përfshihet në gjithë territorin shhës dhe Zenelit, hoxhallarë të mjerë të cilët jeMe 21 maj, në shtëpinë e Hysni Rudit tako- qiptar ...". Referatit të Halim Oranës , do t'i
tojnë prej 1000 dinarë pagë. Këta hoxhallarë kanë hen: Azem Marana, Qemal Skënderi dhe Hysni kundërvihen Qemal Skënderi dhe Hasan Bilalli,
xhematë, janë tani të hidhëruar me "Vakëfin" pse Rudi. Aty përveç tjerash është vendos që Kongre- të cilët u shprehën se ky kongres nuk ishte i pari
ata të "Vakëfit" marrin rrogë, kurse atyre nuk ju si të mbahet me 1 qershor në Shkup. Kjo datë ish- por i katërti, sepse Kongresi i tretë i NDSH-së
japin. Dhe tani ata kërkojnë ndihmë prej nesh, që te caktuar për shkak se Halim Orana para se të është mbajtur në verën e vitit 1945, në Tanushë,
ta marrin "Vakëfin" në duart e tyre, dhe nëse i nisej për në Dibër ia bënë me dije Rudit se në në të cilin kanë qenë vetë të pranishëm. Kjo vëreshpërblejmë, nëse ju japim një sasi mjete, propo- Shkup do të arrijë një apo dy ditë para 1 qershorit. jtje është pranuar dhe është konstatuar se Konzoj, sa për fillim, të jetë 50.0000 dinarë, atëherë Përgatitjet e Kongresit i bënë AZEM MARANA, gresi i NDSH-së që mbahet në Shkup ishte i katër-
nacional
ti sipas radhës. Kongresit do t'i drejtohet edhe
Azem Marana, i cili pasi i informon për punën
që e kanë kryer anëtarët e Komitetit Qendror deri
në kongres, masës do t'i drejtohet me fjalët:
"Vëllezër të dashur, tek ne ekzistojnë një grupe
që vetveten e quajnë turq, të cilët të përkrahur
nga pushteti, me të madhe po propagandojnë
nëpër vendbanime shqiptare për turqizimin e
tyre. Kjo propagandë më së shumti ndikon në
qytetin e Shkupit, ku fatkeqësisht shumë shqiptarë nuk e ndiejnë veten si shqiptarë. Mundësia e vetme për t'iu kundërvënë kësaj propagande është që të punohet sa më shumë me masën,
duke e bindur atë se civilizimi i një populli varet
se sa ai popull i jep rëndësi arsimit. Prandaj,
duhet të insistojmë që sa më shumë të hapim
shkolla shqipe, ku mësuesit shqiptarë do të udhëzohen që të punojnë me nxënësit e tyre për ngritjen e nivelit kombëtar ...". Kongresit do t'i paraqiten të gjithë pjesëmarrësit, që me diskutimet e
tyre kontribuuan për përfundimin e suksesshëm.
Kongresi II (IV) i NDSH-së miratoi dy dokumente të rëndësishme për organizatën:
"Skema e organizatës" dhe "Programi i
Lëvizjes për lirimin e tokave shqiptare"
Skema e organizatës, parashihte: në çdo vend
(qytet e katund) të formohet "komiteti i vendit për lirimin e tokave shqiptare"; për koordinim pune mes këtyre komiteteve të vendit janë "komitetet eprore"; "komiteti epror"
varet nga "Komiteti Qendror". Të parët janë
në lidhje me komitetet eprores e këta me
komitetet qëndrues: çdo komitet formohet
nga kryetari, sekretari, anëtari i parë, anëtari i dytë dhe përgjegjës të ndryshëm sipas
nevojës; këta i ndajnë detyrat edhe
përgjegjësinë sipas nevojës e zotësisë.
Drejtimin e përgjithshëm e mban kryetari, i
cili administron dhe zbaton urdhrat e komiteteve eprore; sekretari bashkë me dy
anëtarët kanë shërbimin e propagandave të
lajmeve, edhe si detyrë kryesore, ndërlidhjen, ashtu edhe shërbimin ekonomik dhe
politik; shërbimit politik i takon kujdesia e
posaçme. Për këtë çdo komitet formon një
trupë nën emrin "SIP" (sigurimi politik). SIPi ka për detyrë mbledhjen e informatave mbi
personat e ndryshëm dhe heton sigurimin e
mbarëvajtjes së veprimtarisë së komiteteve;
komitetet e vendit veprojnë në marrëveshje
në mes anëtarëve. Komitetet eprore kanë po
këta persona; por nga shkaku se do të kenë
më shumë punë anëtarët do t'i ndajnë detyrat
dhe në rast nevoje të formojnë seksione me
referentë dhe përgjegjës.
Skema e organizatës është përgatitur
prej Hysni Rudit, i cili e lexon para delegatëve dhe si e tillë njerëzit e kanë pranuar.
Dokumenti i dytë është programi i
LPLTSH-së që përbëhej prej pesë pikave:
1. "Liri dhe pavarësi të plotë me të drejtë
vetëqeverimi në bazë të vullnetit të popullit të
shfaqur lirisht.
2. Me trojet shqiptare kuptohen krejt vendet
ku banojnë shqiptarë me 60%, pa dallim se si
quhet krahina e vendi dhe nga është i pushtuar.
3. Lëvizja nuk ka qëndrim armiqësor kundër
asnjë populli fqinj as kundër ndonjë partie politike, vetëm insiston në mënyrë kulturore dhe me
armë do të përpiqet t'ia arrijë idealit shekullor
të kombit shqiptar, që të jetë i lirë dhe vetësundues në shtet të vet me kufijtë etnikë.
4. Pasi të vendosen kufijtë etnikë, pa marrë
parasysh tjera kushte të kufijve siç janë ato:
strategjike, ekonomike, politike etj., në mënyrë
miqësore do të shkëmbehet popullata e pakicave nacionale, duke i tërheqë shqiptarët që do
të mbeten jashtë kufijve në vend të atyre që do
të shpërngulen dhe do të përcillen jashtë.
5. Në kohë paqeje lëvizja nuk do të pushojë,
por do të vazhdojë si shërbim roje i të drejtave
të popullit shqiptar, si të atyre të brendshme,
ashtu edhe të atyre të jashtme, ndërkombëtare
duke u organizuar për regjim me të vërtetë
demokratik dhe për relacione miqësore me
popujt fqinjë ballkanikë.
Nga Kongresi i katërt i Lëvizjes
për lirimin e tokave shqiptare.
Rroftë Shqipëria e vërtetë me kufijtë
e saj etnik! - përfundon programi.
(vijon numrin e ardhshëm)
nacional
1.
Lundron një këngë,
Midis gjirive të qeshjes
Së mermerëve,
Lundron një sirenë,
Midis flegrave të erës,
Që pushon te brinja
E të dielës në meridian,
Te një guackë vështrimi
E hedhur në ajrin me bulëza,
Dita mbushet me mishin
E vet të ngjeshur,
Te një gugatje që vjen,
Nga nyja e qerpikut
të tendosur,
Afshet e pishave krijojnë
Afreske të mëdhenj
përmallimi,
Te supet që kanë humbur velat.
Lundron një gjethe
Me mbishkrimet e vesës,
Në vetullat e nxehura
Nga hingëllima e reve,
lundron një pëshpërimë,
te instikti i gjinkallave,
që kapërcejnë verërat
e këputura në mes,
fërgëllon elika e një minuti,
që kerkon t’i bashkëngjitet
orës së ngecur në fund
të një përqafimi,
shkëndijon çasti që mban,
te gjunjtë e puthitur,
një puhizë që shpërndan
zarfe,
te pauzat e ngjashmërisë
sferike,
ulet sipari
i nje akordi shpendor,
te avllia e përkulur
te cepi i muzgut,
transferohet parabola
e një ylberi,
nga sqepi i mëngjesit,
te sqepi i një nate të dyzuar,
dy duar shtrëngojnë,
deri te klithma e zgjatur,
maturinë e hijes
që i shkëputet trupit,
që del nga përsëritja,
një brryl bëhet semafor
i udhëkryqit të tejmbushur,
me kalimtarë që shkarkojnë
orare,
në çdo pore tingullore.
2.
Lundron vezëllitja e sermës,
që nuhat yjësitë që zhvendosen,
në kufij eteri,
lundron lëçitja e pendës
në pasthirrma konike,
ku ngjeshet ironia e currilës,
që prek kuarcin e thërrmuar
në kyçe,
sinfonia e rrudhave
nuk gjen prehje as te pema,
që shfleton partitura
te gusha e pëllumbave,
alarmi i farëve mpikset,
te tallazi i zemrës,
së bërthamës së krisur.
Lundron një degëz mërmërime,
Te miklimi bulësor i ndjesive
Përpendikulare,
lundron një trajektore,
mbi kulmëza drite te bregorja
e tretur në avuj kripe,
te një tokmak që vjen
nga pulset e kercellit në diell,
ngjishen moshat që kapërcejnë
moshat e tyre,
te një cicërimë që vjen,
16/ E Diel,
POEZI
10 qershor 2012
Rrjedhakohet
Poemë nga Arben Shehu
nga pylli nën brymë,
themelet e sapohapura
shkëmbejnë mozaikët
e stinëve.
3.
Lundron e pakapshmja,
te sitja e zërave në grykat
me grugullima jehonash,
lundron e përpikta,
te gjuha e blegërimave,
që fshihet poshtë barit
të kositur me gojëdhëna,
te një ortografi flokësh
të lëshuara në erëfryrje,
flatrat e shpendëve korrigjojnë
vjeshtën në shtegtim,
te një ujëvarë që rrjedh
nën putrën e një përshtypjeje,
ciceronë stërkalash lodhen,
në ngjyra ylberi të shpalosura.
4.
Ku vajti mesdita,
që ngriti kampingun
te horizonti,
kur i mungonin shirat,
ku vajti mesnata,
që rrëzoi foletë
te përgjumja e krasitur,
me qerpikë të holluar tymi?!
Nje sirenë zjarrfikëseje u shfaq,
Te pragu i mërive që mbajnë
Mbi shpatulla të përkulur
Trare të djegur,
Një polumbar reflektimi
U zhyt në thellësira të errëta,
Për të gjetur mbeturinat
E çasteve të fundosura,
Lundron oxhaku i baladave,
Në lumenj prushi,
Që dalin nga eshtra
e thërrmuar,
lundron një pafajësi,
te refleksi i xhamave që pasqyron
një fëmijë që vrapon
Pas lotit të vet.
Ku vajti ora,
Qe nguli gjilpëra argjendi,
Te pulpa e këmbës
që harroi udhën,
Që e ndjek nga pas,
ku vajti tingulli,
që farkëtoi unazat e arta,
te pëllëmba që prekte
lulen e parë të pranverës?!
5.
Rrjedh rrjedha,
nën rrjedhë,
rrjedh koha,
nën kohë,
te një shpatull e ngulur,
në një horizont të ngarkuar,
zgjohet plugu që hap brazda,
në çdo ardhmëri,
te një frëngji ofshame,
dikush i kendon ninullë
kosës së mprehur në gjoks,
lundrojnë çuçurima
që bëhen molusqe alumini,
te spirancat e ngritura
në stuhi,
lundrojnë obelisqe,
që njohin përmasat,
te datat e gdhendura,
në rrebeshe,
te pikat e djersës,
në qafën e skuqur,
shuajnë etjen rrënjët
e hapësirave,
te levozhgat e ditëve
të nxehta,
ndezin motorët motovedeta
e skicimit shkëmbor.
6.
Rrjedh rrjedha,
nën rrjedhë,
rrjedh fjala,
nën fjalë,
lundrojnë peisazhe
të përthyera,
mbi gërmat e një aksiome
të vjetër,
lundrojnë monologje,
ku situatat zhvendosen
në skena zhive,
vijimi rrjedh,
nën vijim,
veprimi rrjedh,
nën veprim,
te limanet e aromave
të ngujuara,
hedhin litaret piratët
e miklimeve të tretura,
te mokrrat e mëdha
të frushullimave,
bluhen tringëllimat e fushave
me luleshqera.
Dikush ngarkoi çastin
Te fija e barit e mbirë,
nën gurë kështjellash,
dikush mprehu lapsin
e mesditës,
te thoi i zgjatur
i një epigrami.
7.
Rrjedha rrjedh,
nën rrjedhë,
vështrimi rrjedh,
nën vështrim,
te një amplitudë ajri
kullojnë përqëndrimet,
në hinkat e sedrës fërgëllitëse,
te një pëlhure e tendosur
në mollëzat e luleborës,
tërheqin fijet e fatit
shtojzovallet e rrafshnaltave.
Lundrojne apostrofa,
Te vargani i hingëllimave,
poshtë katarakteve shkumues,
lundrojnë ekuacione,
midis dhëmbëve të fildishtë
të mirazheve luhatëse,
vegimi rrjedh,
nën vegim,
koha rrjedh,
nën kohë,
te kembët e ngulitura
të një plake të stërmoçme,
groposen shifra që dalin,
nga rrudhat e syrit,
te shamia e hequr,
nga gushat e njomura,
ndërrojne pelerinat zbaticat
e hënave të plota,
te lartësitë e maleve kryeneçe,
hijet mbajnë në pëllëmbë,
vorbulla me flutura
të argjendta,
te brigjet e zgjeruara
të luginave gjarpëruese,
vreshtat e sythuara
bëhen dekore të muzgjeve,
që lidhin shamitë
e hingëllimave te balli,
te autokombajnat e ekstazave
lulore,
koren oshëtima të bardha
ujore,
te elikat e një paradigme
mjegullore,
ngecin përshkrime
që belbëzojnë ditën,
në pikun e vet.
8.
Lundrojnë pëshpëritje,
iluzione, tendosje,
që mbajnë harpa të akorduara
në thinja,
lundrojne vizione, zhgënjime
cikërrima,
që vajisin akset e sekondave
që kundërshtojnë gjatësinë
e mesnatave të përkulura,
lundrojnë përplasje,
hutime të shkurtra,
që mbledhin metrin
e lajmeve,
te xhepi i mesditës
së lagësht,
lundrojnë luhatje,
gufmime shpërthyese,
që thyejnë te thembra
e verës,
17/ E Diel,
nacional
POEZI
10 qershor 2012
vazot qeramike të përsiatjeve
të trullosura.
Koha rrjedh,
nën kohë,
rrjedha rrjedh,
nën rrjedhë,
zotërim i çastit,
që zotërohet nga çasti,
zotërim i ngulmimit,
që zotërohet nga ngulmimi,
pasionet e ngarkuara,
si dezinjatorë zgjedhin afishimin
e mureve prizmike,
tundime qe mbrehin sokëllima,
te muzgu nën breshër,
maturi qe mbledhin rrudhat,
te syri i agimit në zgjim,
lëçitja e gjethes,
te tjegulla e nxehur,
mbi vetullën e formulave,
kapërcimi i frymës,
te një kordele e zgjidhur,
në fund të një puthje.
9.
Lundrojnë kudhra të thyera,
Pulse të përshpejtuar, rezonanca,
Që afrojnë te skajet
Të panjohurat e tyre,
Lundrojnë orare pa limite,
Që mirëkuptohen
në fillimin e vet,
Lundrojnë apendikse, rrituale,
Që mbajnë nëpër gishta,
Fijet e balonave entuziaste,
Luhatja e minutit të bymyher,
Që ndez fenerët te gojët
Që pohojnë blerimin e tallazitur,
puhiza e ngrohtë,
që zgjedh tastiera,
te krahët e puthitura
në mes të një refreni,
te rrokja e një sythi në erë,
hapen dritare me ylbere
të ndërthurura.
Zotërim i të tashmes,
që zoterohet nga e tashmja,
zotërim i të ardhmes,
që zotërohet nga e ardhmja,
kufij prej eteri,
që njehsohen te eteri,
stërkale e blegërimës,
në kostelacione tërfili.
Lundrojnë opsione,
që vendosin izolatorë,
në shtyllat e ngritura
të vetëdijes,
lundrojnë rrënjë të mpleksura,
kallëpe të hequra,
nga gjurma në dyll,
centrifugë orteqesh,
dallgë që vendosin korniza,
në degë të kthyera
nga vetja.
10.
Lundrojnë alibi të rrjepura,
në çengele vetëtimash,
patkonj që bëjnë tatuazhe,
në shpatullën e borëstuhive,
pikënisje të kalouduara,
në qerpikë mëngjesorë,
shfrime të ballsamosura,
në delta të patinuara.
Lundrojnë asimetri shkëndijash,
në pyllin e djegur nga fërkimi,
kontradikta që hedhin dorashkën,
te gjunjët e përkulur në lutje,
inflacione klorofili,
në parvazin e buzëve
të pjerrësuar nga shfrimi,
ditare të shfletuara,
me gishtërinj shkumëylberesh,
tambure pistilësh,
nën vallen e ashpër
të shpateve prej xeherori,
fishekzjarre që zmadhojnë
bebëzat në çdo qiell të shtatë.
Zotërimi i sigurisë,
Që zotërohet nga siguria,
zotërimi i përpjekjes,
që zotërohet nga perpjekja.
11.
Rrjedha rrjedh,
nën rrjedhë,
vështrimi rrjedh,
nën vështrim.
Dikush zgjodhi limanin
E gëzofit vjeshtor,
dikush mori pikëllimën,
ta mprehë te dhëmbi
i xhamtë i ngricave.
Lundrojnë mornica,
që ndezin fenerët
te shtylla kurrizore e agimit,
lundrojnë fraza,
që mbajnë frerët e shtrënguar,
te gryka e honeve,
lundrojnë imazhe,
që mbajnë nën mëngë,
gravura varaku,
ngastra dheu,
që mbajnë brënda
gëzhoja të shkrehura,
solfezhe të puthitura,
në pejza mishi të skuqura,
kasaforta të groposura,
në labirinthe gipsi.
Zotërimi i vetvetes,
edhe atëhere kur mungon
vetvetja,
zotërimi i rastit,
edhe atëhere kur mungon
rasti.
11.
Koha rrjedh,
nën kohë,
pikimi rrjedh,
nën pikim,
te lisharsi i një akordi,
puthja e agut i ngre
duart përpjetë,
një ngurim e shkrep blicin,
pas supit të një lëndimi
të kristaltë,
një tundim gjethor
hap erashkën te nxehtësia
e një përmallimi,
te shtegu i blertë,
zmadhohet hapi që del,
nga era e trëndafilit,
te kemba e zgjatur
e lejlekut,
nisin iniciale
te fytyra e fëmijëve,
që lozin në oborre,
te fija e perit që një grua
mban nëpër gishta,
matet barku shtatzënë
i dallgës,
që prehet në shkëmb,
qetësia e përkohshme
ngul thumba,
te vjelja e replikave,
në rreshta të zgjatura,
ankorohet vetpërmbajtja,
te limani i dritave,
që njehtësohet me brymën.
Zotërimi i ditëve
që zoterohet nga ditët,
zotërimi i thellësive,
që zotërohet
nga thellësitë.
Dilema e Heraklitit
Nga ADRIATIK DOÇI
L
indur në Mat në vitin 1985. Kam kryer studimet e larta, dega Gjuhë Shqipe-Letër
si. Viti 2006, fitues i çmimi të parë për poezinë më të mirë, dhënë nga revista
“Emathia”. Kam qenë aktiv në revistat dhe gazetat letrare në Shqipëri dhe Kosovë. Qysh nga 2009 e në vazhdim punoj si gazetar në Tiranë. Jam një lexuae i rregullt i
gazetës “Nacional”. Po patët hapsira dhe mundësi për botimin e disa poezive, ju jam
shumë mirënjohës. Punë të mbarë! Në pritje të përgjigjes tuaj.
VEPRA:
• Puthje me ngjyrë ndryshku, poezi (2007).
• Duke pritur lajthitjen, tregime (2009).
Në proces:
• Zbritja e Orfeut, poezi
• Pjesëtim për një, tregime
***
Ajo u hodh në lum
thjeshtë
për t’i ngjarë pak Ofelisë.
dhe ia bëj “po” prore me kokë.
Ajo s’kishte nevojë për fytyrën e saj,
për sytë e dlirë,
për humnerën e zhveshur në prazëm,
për korin e kotësisë
për shikimet e xixëllonjta
për hijen që kishte lënë dikur
nëpër ujë.
Si një skifter i përgjumur,
i cili shtrëngon shkëmbin me kthetra
prej një ëndrre të keqe,
mbahem fort mbas karriges,
ngaqë ndiej orë e çast
përplasjen e dy deshve
ndanë një livadhi me mjegull.
Nga shkërmoqja e rrathëve të brirëve
kundërmon një duhmë e vërtete.
Ajo, pra, u hodh në lum
thjeshtë
për t’i ngjarë pak Ofelisë.
DILEMA E HERAKLITIT
I errëti Heraklit,
teksa kundronte i habitur
shëmbëlltyrën e mjekrës së vet
në lumin paqeplotë,
befas, në fund të rrjedhës
këqyri një monedhë
që mbante fytyrën e tij.
Ndërkaq, Heraklitit
i shkrepi si blic në kokë
një pyetje e kobshme:
“Çfarë mbetet e pandryshueshme
gjatë ndryshimit të përgjithmonshëm?
Medet, paskam zbuluar
një hiç të tmerrshëm,
një vello mashtruese, mendoi
duke psherëtirë.
Ndërsa e gjithë filozofia e tij
po shkërmoqej sakaq
si një gjethe e tharë nën thundrën
barbare të asaj pyetjeje,
gruaja e tij,
ndërsa qëronte disa patate për darkë
i tha si patëkeq: Ajo që mbetet
e pandryshueshme
gjatë ndryshimit,
është vetë ndryshimi, o fyell!
Mandej shtoi: Ti nuk je më ti.
Lumi ecën.
Thonjtë rriten dhe ne i presim prapë.
Dora e plakur shkruan
vargje për harrimin.
Na ishte njëherë.
Sot është një shenjë.
Nesër asgjë. Gri. Përherë gri.
I ULUR NË NJË KTHINË
Salla është mbushur cit me njerëz
të krehur sipas modës së fundit.
Tema e seminarit është
“Prezumimi i pafajësisë”.
Jam ulur në një kthinë
TIRANE 2009
Korbat e mi,
të zbardhur nga leximi i rrathëve,
nuk ulen më në curra.
Në sallë uturin një tallazitje
deri në logori.
Kushedi nga batuta e profesorit.
Në rrathët e brirëve
rron një orë kobzezë.
Jam ulur në një kthinë
dhe ia bëj “po” prore me kokë.
Për një çast mendova sikur isha sallë.
SYRI YT
Mbi shpirtrat e prushtë të ushtarëve,
syri yt mbi tmerrmuret e Trojës,
si të ishte bar gjumi,
mbolli pamëshirshëm një letargji ariu.
Për një dekadë.
Edhe burravt më zemërheshtë,
që nuk u vetëtredhën
në emër të çiltërsisë së dashurisë,
sapo dëgjuan rënkimin tënd,
nga kali i drunjtë,
u ranë flokët.
NJË GRUSHT PLUHUR
Unë nuk jam gjë tjetër veçse një karficë
e ndryshkur për ty.
Ti s’je gjë tjetër veçse një vrimë
më shumë në rripin e pantallonave të mi.
Unë jam një lugë këpucësh.
Rruga drejt teje kalon gjithnjë nga thembra.
Ti nuk përhap më kudo atë turbullimin
e pashpresë.
Unë nuk shoh përtej dukjes tënde.
Shoh vetëm ngrehinën e makinës tonë.
Ti, tymin që dilte nga oxhaku i tradhtisë,
e pandeh për avull të ndjenjave fisnike
dhe pikturon mbi të zemra çdo muzg.
Megjithatë, ne rrekemi ta veshim
me një vel kuptimi këtë konti shkretane
dhe të ngushëllohemi nga mendimi fatal
se që të dy jemi një grusht pluhuri i mjerë.
nacional
PERSONAZH
18/ E Diel,
10 qershor 2012
Për librin monografik “Kronikë e një jete në amshim - Don Shtjefën Kurti”
Nga FRAN GJOKA - LEZHË
N
ë vitin 2003, stu
diuesi i njohur
Vlash Prendi do
t’i hynte një punë studimore sa të rëndësishme
aq edhe të vështirë. Do të
botonte librin monografik
“Kronikë e një jete në
amshim - Don Shtjefën
Kurti”, kushtuar figurës
shumëdimensionale të
priftit martir nga Ferizaj i Kosovës që dha një kontribut të madh për përhapjen e krishtërimit në trojet
shqiptare dhe luftoi me guxim dhe vendosmëri
kundër sistemit komunist në Shqipëri.
Është quajtur edhe heroi pa varr, sepse eshtrat
e tij nuk janë zbuluar ende. Sipas dokumentave
trupi i tij është përdorur si kadevër për mësimet
praktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë
në vitet 1970. Përmes këtij materiali voluminoz,
në dy vëllime autori autori Vlash Prendi paraqet
me dokumente origjinale jetën dhe veprimtarinë
atdhetare dhe kulturore të Don kurtit, në fillim në
Kosovë e më pas në trojet shqiptare.
Është e rëndësishme të theksjomë se Don Shtjefën Kurti, është një nga hartuesit e Promëmarrjes së 5 majit 1930 dërguar Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë për të mbrojtur të
drejtat e shqiptarëve të Kosovës nga genocide i
rëndë serb. Përmes dokumentash, vlerësohet figura e tij si mështar, si atdhetar ,si luftëtar, i paepur
kundër vendosjes së diktaturë komuniste në Shqipëri, si një moderator i aftë për organizimin e
veprimtarive kulturore dhe artistike në shërbim të
komunitetit fetar, si mbrojtës i të drejtave të njeriut,
sidomos të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas ardhjes në Shqipëri emërohet në kishën e
Shënpremtes e mbiquajtur Kisha e Kurbinit. E gjeti kishën e njohur të Shënpremtes të shkatërruar dhe
menjëherë filloi nga puna për ndërtimin e saj. Kishte
dëgjuar për këtë vend të shenjtë ku vite me radhë
kishte qënë Selia Ipeshkvnore e Durrësit dhe me
1632 ishte hapur shkolla e parë shqipe nga Imzot
Mark Skura. Megjithëse këtu ishte në qendrën e
agresionit komunist, sapo filloi punën ngriti një
Si u përdor trupi i Don Shtjefën
Kurtit kadavër për mësimet
praktike në Fakultetin e Mjekësisë
“Është quajtur edhe heroi pa varr, sepse eshtrat e tij nuk janë zbuluar ende. Sipas dokumentave trupi i
tij është përdorur si kadavër për mësimet praktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në vitet 1970.
“Prifti martir nga Ferizaj i Kosovës që dha një kontribut të madh për përhapjen e krishtërimit në trojet
shqiptare dhe luftoi me guxim dhe vendosmëri kundër sistemit komunist në Shqipëri”
komision për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e
një katedraleje me arkitekturë të spikatur fetare. Të
bie në sy se në këtë komision figurojnë emra të
njohur të kulturës shqiptare si Mati Logoreci, Gjon
Çoba, Gaspër Beltoja apo Filip Guraziu, të cilët e
përkrahën për rezerva në punën e tij vetmohuese.
Pas fitores së revolucionit socialist dhe instalimit të
diktaturës komuniste Don Shtjefni e vazhdoi luftën
i vetëm kundër një sistemi të tërë diktatorial.
Kishte kohë që shteti komunist ndërhynte në
punët e kishës. E ndjente furtunën, sepse pushteti
komunist po forcohej përmes dhunës, përmes
grykës së pushkës. Shumë institucione fetare u
mbyllë, mështarë të arrestuar, kasha të djegura.
Këta veprime i dënoi Don Shtjefni, por veç urrejtjes për rendin diktatorial, asgjë tjetër nuk mund
të bënte. Në fillim të marsit 1945, të burgosurit
arrinin në 900 vetë. U dënuan me vdekje Don Ndre
Zadeja dhe Don Lazër Shantoja, dy martirët e parë.
Jemi në tetor të vitit 1946. Dhimbja dhe tmerri kishin pushtuar gjithë botën katolike shqiptare.
Një tërmet i fuqishem bie mbi kishën e Tiranës.
Pasi mbyllet kasha ,arrestohet dhe Don Shtjefni.
Kjo ndodhi me 27 tetor 1946. Tani e kishte kuptuar qëllimin e shtetit totalitar: Të shkatërronte nga
themelet kishën katolike shqiptare dhe të eleminonte pa zhurmë martirët e saj. I mbyllur pas hekurave të ftohta të burgut, nuk mendonte për fatin e
tij, por për fatin e kishës, për fatin e zit ë popullit
të vet. Në prill 1947, dërgohej në Gjykatën usht-
Don Shtjefën Kurti
arake në Tiranë. Me qetësi dëgjon akuzën: “Agjent
i shërbimeve angleze, spiun i Vatikanit dhe
tradhëtar i atdheut. Përgjigja: “Nuk i kam shërbyer askujt vetëm Zotit dhe idealit tim”. U dënua me
vdekje që më vonë iu kthye në burgim të përjetshëm, të cilin e vuajti në burgun famëkeq të Burrelit. Pas 18 vjetësh, në vitin 1963 le qelinë e ftohtë
të burgut për të qënë përkohësisht i lirë. Pak kohë
qëndroi në Tiranë, pastaj u kthye në Gurëz ku
punoi për riparimin e kishës me ndihmën e fshatarëve të kësaj zone.
Me 1967, ku në mbarë vendin shteti diktatorial mbylli kishat dhe xhamitë, Don Shtjefni nuk u
largua nga Gurëzi. Për tre vjet, derisa vjen arrestimi i dytë punon si punëtor në kooperativë, pagëzonte fshehtas fëmijë dhe celebronte kurora martese. Arrestohet përsëri në qershor të vitit 1970
me akuzën “Ka kryer shërbime fetare dhe ka pagëzuar një fëmijë”, nga ana tjetër i ka sjellë një dëm
ekonomik kooperativës në shumën prej 6658
lekë”, vlerë kjo e barabartë me një televizor bardhë
e zi. Dënimi u bë me 30 korrik 1971, dënim në
grup. Don Shtjefni u dënua me vdekje – pushkatim e bashkë me të edhe shokët e tij të idealeve,
bashkëpunëtorët e tij të pafajshëm. Libri i studiuesit Vlash Prendi bëri jehonë në media dhe në
shtyp. Vlerat e tij dokumentare ngacmon kujtesën
e shumë gazetarëve dhe studiuesve,të cilët e vlerësuan mjaft materialin voluminoz të mbledhur dhe
përpunuar me pasion nga ky studiues.
Bajram Curri, atdhetari që luftoi gjithë jetën clirimin dhe bashkimin kombëtar
Nga Prof. Dr.
MARENGLEN VERLI
H
eroi i Popullit, Bajram Curri, me veprim
tarine e gjate prej atdhetari konsekuent, ku
krahas luftes per clirimin e bashkimin kombetar, spikat edhe perpjekja per konsolidimin dhe
demokratizimin e Shqiperise se pavarur. Ka lene
gjurme te thella e te pashlyeshme ne ndergjegjen e
kombit dhe konsiderohet si nje "figure e ndritur" e
historise sone. I lindur ne Krushe te Madhe, rruges
ndermjet Gjakoves dhe Prizrenit i qarkuar nga bajonetat e trupave osmane qe asokohe i percillnin ne
internim familjen. Asokohe, levizja kombetare shqiptare po ngjitej drejt kulmeve te veta dhe Kosova
i ngjante nje vullkani aktiv. Ne zjarrin e luftes popullore antiosmane, Bajram Curri u rrit e u burrerua.
Pushka e tij u zbraz here mbi batalionet e ekspeditave ndeshkimore, te cilat me zjarr e hekur kerkonin nenshtrimin dhe taksa e ushtare per sulltanin,
here mbi elemente vendas qe dilnin kunder rrymes
se pergjithshme te kohes, duke bere kauze te perbashket per pushtuesit. Krisma e saj ishte mjaft
shqetesuese edhe per shtetet shoviniste fqinje dhe
aleatet e tyre te medhenj, qe lakmonin ose benin
pazarlleqe ne kurriz te trojeve shqiptare. Levizja e
pareshtur popullore, deri ne ate shperthim te fuqishem, qe coi ne Shpalljen e Pavaresise me 28
nentor 1912, jane te lidhura me emrin e Bajram
Currit. Ai ishte jo vetem luftetar i shquar, por edhe
nje nder udheheqesit kryesore me te dashur per
popullin e Malesise dhe te Kosoves. Ne 1899 kur
u formua Lidhja Shqiptare e Pejes, vazhduese e
vepres se Lidhjes se Prizrenit, Bajram Curri u be
perkrahesi me besnik i Haxhi Zekes. Mandej,
ndonese i pashkolle, ai do te behej nder perkrahesit
Bajram Curri,
heroi i përjetshëm i Kosovës
"Heroi i Popullit, Bajram Curri, e mbylli jeten e tij ashtu si jetoi, me nder e arme ne
dore, shkrep i pathyeshem e i palatueshem shkruar me 29 mars 1925 ne Shpellen e
Dragobise. Ai mbeti i pavdekshem ne kujtesen e brezave, imazhi i nje figure
legjendare, si rralle bashkekohes i tij, shok e bashkeluftetare ose kundershtare. "
me te forte te arsimit shqip. Ashtu si atdhetare te
tjere te urte, ai kuptoi drejt se lufta per zhvillimin e
arsimit dhe te kultures shqiptare ishte pjese perberese e Levizjes Kombetare, pjese e luftes per ruajtjen e individualitetit kombetar te popullit, kunder
perpjekjeve asimiluese te autoriteteve osmane dhe
qarqeve shoviniste qe qeverisnin monarkite fqinje.
Edhe ne kete fushe, kontributi i Bajram Currit qe
mjaft i rendesishem. Ne vitin 1912, atdhetari i vjeter
u be nder drejtuesit kryesore te kryengritjes se
pergjithshme antiosmane. Kjo kryengritje, me e
madhja, me e organizuara dhe me e pjekura politikisht nder kryengritjet e periudhes se fundit te
Rilindjes, i dha atij mundesine si prijes popullor
nder me karizmatiket, qe te shfaqe me se miri aftesite organizative, ushtarake e politike. Kuvendi i
Junikut dhe betejat nga Qafa e Prushit deri ne clirimin e Shkupit deshmuan vlerat e gjithanshme te
"tribunit te vegjelise". Emri dhe fjala e tij qysh nga
kjo kohe u bene kushtrim per popullin, per cdo veprim ne te mire te lirise, bashkimit kombetar dhe
demokratik. Kjo u vu re serishmi ne situaten e veshtire gjate viteve te Luftes Ballkanike dhe Luftes se
Pare Boterore, kur Bajram Curri u rreshtua perkrah
mbrojtesve me te flakte te pavaresise dhe kundershtareve te papajtueshem te copetimit te trojeve
shqiptare. Ne kete kuader, gjithnje ne krye te forcave
popullore, u perlesh me ushtrite pushtuese serbomalazeze, ne Plave e ne Guci, ne Krasniqe e ne
Gash. Komiteti "Mbrojtja Kombetare e Kosoves"
me pas e pati nder ta zgjidhte ate anetar te vetin dhe
t'i ngarkonte detyren e perfaqesuesit ne Konferencen e Paqes per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare. Veprimtaria e shumanshme atdhetare e Bajram Currit, spikati me force edhe ne jeten politiko-shoqerore shqiptare te viteve 1920-1924. Ai dha nje ndihmese te dores se pare si ne luften per konsolidimin
e shtetit te pavarur shqiptar, ashtu edhe ne konfrontimet qe i hapnin rruge demokratizimit te jetes politike ne Shqiperi. Edhe kesaj radhe u tregua konsekuent, prandaj qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes gjeti tek ai i nje mbeshtetje te fuqishme dhe
prijesin qe i duhej per te shpartalluar cdo pengese
ne rrugen e sigurimit dhe konsolidimit te pavaresise se vendit. E therrisnin te ishte aty ku situata
ishte me kritike, dhe ai me atdhetarizmin dhe aftesite e tij e normalizonte. Goditi e shpartalloi esadistet ne Shqiperine e Mesme ne prag te fillimit te
Luftes se Vlores, mandej pa u clodhur ende, vrapoi
ne Koplik per te sprapsur intervencionin jugosllav.
Nje vit me vone, asgjesoi ne Mirdite komplotin e
agjentures se Pashicit, te kryesuar nga kapedani
separatist i krahines. Me pas, i pakenaqur nga politika e diktatit te qeverise mori pjese ne levizjen e
marsit 1922, kurse ne 24 maj shpertheu ne Krume
kryengritjen e armatosur ne favor te opozites liberale, e cila u kurorezua me fitoren e Qershorit.
"Plaku u maleve" qe pushka e pare dhe e prapme e
Revolucionit. Nuk mori rrugen e mergimit, kur Ahmet Zogu pasi kishte siguruar perkrahje nderkombetare me ndihmen e trupave te huaja, permbysi
qeverine e Fan Nolit. Me arme ne dore iu ngjit perseri bjeshkeve te Krasniqes, kreu aksione ne Gash
e Bytyc, por edhe ne Has udhezoi luftetaret kosovare t'i qendronin dhunes dhe politikes serbe te
spastrimit etnik te Kosoves dhe pergatitej per te rifilluar ne pranveren e vitit 1925 nje kryengritje te re,
qe do t'i sillte vendit nje regjim liberal demokratik,
kurse Kosoves, shpresen per t'u cliruar e bashkuar
me Shqiperine. Figura e Bajram Currit nuk mund te
skicohet pa permendur vecanerisht kete synim final
te tij, realizimi i te cilit do t'i krijonte kombit shqiptar
hapesirat e nevojshme te merituara per zhvillimin
normal e prosperitet. Jeta dhe vepra e shquar dhe
masivisht e vleresuar, padyshim e vendosin Bajram
Currin ne radhen e personaliteteve me te spikatur
shqiptare te historise sone te re.
19/ E Diel,
QYQJA NË MJEKËR
MË NUK KËNDON
ÇAMËRIA
Nga BEHRAM HOTI
MOS ma emëro këtë notë Motër
Qyqja në mjekër më nuk më këndon
Ma jep fyellin e fëmijërisë
Se edhe Unë çava në barkun e Nënës
Një natë të vonë kur mulliri pushoi
Atëbotë mullisi gjumin e përzuri
Që të ma sjellë
APOLOGJINË E SOKRATIT
Dikush sheh ëndërr vetëm turirin
Turirin e vet s‘mund ta shohë ç‘djallë
Unë pashë n‘për tunelin e fytzës ankthit
Natën Terr dilnin mizandria mizakala
Unë anmik i përbetuam Motër o MOTËR
MOS MË PYET PËR EMRA FLAS
EDHE ME GISHTA.
Prevez, 5 gusht 1989
barin e miklon o jetë
do riga shiu
po vijnë
prajshëm po bien
mbi dheun e kuq
në bukë mbi fëtyrën tonë
në pyellin e pishës
rimat janë quar peshë
këngë o jetë
janë rimat e korrikut tonë
janë shirat e gushtit tonë
është kënga e nisur kamot
mbi këta gurgjaku o mbi këtë tokë
e pisha rrënjët në shkëmb kuq i ka
Fushë Filipjadhës,
Margaliç, 2-4 qershor 2011
ËNDRRËN NËN PLIS
PLISIN MBI KOKË
Ëndrrën sonte e vura mbi kokë
Një jetë e bardhë si plisi
Si kroni në Dardaninë e mbarë
Mashtruese Jo helmuese ose Kobër
Mos t‘i tremb fluturat në livadh
Motrës të mos i kërrok te veshi
Në eshta të më këndojë çiftelia
Sonte kam Fjalë Këngë kam Botë
Ëndrrën nën plis Plisin mbi kokë
Kandil dhe Orfe në duar prush
Kobra m‘i kërkon dritat e ballit...
Artë, 5 gusht 1989
DHËMBJA MË THA
UNË JAM ME TY
Kalova Vaun matanë Mullirit
Në PEMËJETË kafshova mollë
Mollën ma dha Moptra ime e Vetme
Dhembja më tha unë jam me ty
Atë ditë eca me sytë e zi
Në Drini lava njërin sy
Në Magreb u zgjova me çifteli
Më vetë Odiseu Ymeri i ri
Syrgjyn e blova Saharen me ty
Dhe me bukë hëngra në Çamëri
Me lotë i lava sytë e zi.
Nikopoli, 6 gusht 1989
NGA MAJA E PLISIT
Drita SHIU Era dhe kulmi i Sh‘pisë
Janë këngët er barkës sime edhe
Lisat e Zabelit t‘Azemit Janë
Metafora që i krasita Unë Vetë
U NGJITA PA SHKALLË LISAVE
Degëve u lartësova Majave
Shtegëtova si guri në madem
Dëgjova lisat si flisnin
Prej dege në degë rrokja degën tjetër
Të lisit pranë e pranë preja të tharën
E kur e ngritja kokën bulëzat e djersës
Në ballë më piknin nga maja e plisit E
Im atë më shikonte nga MAJA E LISIT
NGA MAJA E PLISIT
(Intermexo 1.)
RUAJE SHAMINË MOTËR
Edhe degëve zabelit
Majave të pishave E
UNË PO MBAHEM PËR JELE TË
VRANÇIT TË ZI
MBA SY PREJ ORËS LIGË VALËVE
DETIT SHI
Thikën e kasapit e njoh
E lisin e shtratit unë
Vetë e marrë në Krah
RODOS, gusht 1989
nacional
POEZI
10 qershor 2012
(NË PYELLIN E PISHËS
ZOGU NDËRTOI FOLE)
Behram Hoti
ËNDRRËN MA TREMB
GRUAJA GORGONË
Kush ma solli Gurin e Kurnukut
Shelgjet e Nilit sa më vesojnë
Te këmbët e paskam Delfin e Urtë
PSE MA TREM ËNDRRËN AJO GORGONË
Me tufë gjarpërijshë në kokë
Me jelë të kalit medet më lidh
Gjarprin e Erikthit e ma lëshon
Natën KOBRA të më hukatë në Dhomë
ËNDRRËN MA TREMB GRUA GORGONË
KËNGË E PËRMALLSHME
(DORA E KODRËS SË BLERTË
ANIJET I PËRSHËNDET)
Nuk do të mundem ta nxjerr jashtë
Zjarrin që kam nën lëkurë
E kam ndezur në bjeshkën time
Me zjarr zjarrin ta mund
Kodra ka shtrirë duart gishtat i ngroh
Sa përmallshëm po zhgrehet në këngë
Edhe jujtimet po e rëndojnë në qepalla
Kodrën e shkrumuar e kodrën e bleruar
Shkëndijat e zharrit gacat e prushit
Janë shpërndarë qiellit o qiellit me rreze
Dora e kodrës së blertë anijet i përshëndet
Këngë e përmallshme
Gjiri i Igumenicës, 28 maj 2011
(Malësia e Sulit)
(MBI PULLAZIN TËND)
Mbi pullazin tënd
Shirat bien qetueshëm
Puhi Vesë Bardhë
mbi pullazin tënd
vertëm bën roje një Shpatë
me rreze e flamur në duar
mbi pullazin tënd
dielli kurrë nuk kotet
kokë jona e ngritur lart...
(PISHA RRËNJËT
NË SHKËMB I KA)
Në arat tona
grurë
në Kosovë
freskët ëmbël freskon
në tokë është mbjellë një farë
e shëndoshë si rreze drite
në tokë rritet një bimë trunggjaku trupvertikale
do zëre pushtojnë lartësinë
është mëngjez i amullt
dhe është mëngjez i ri
o në livadhet e shpresës
flutura krahshkruar
roje i bën lules
shkëmbi shpaloi këngën e qëndresës
pisha qeli lulen e parë o sytë
dhe preku krahin e ndrydhur me shikim
kujtoi flamurin e këngës
shpaloi qefinin e vdekjes
u gatit të vdesë vertikale në këtë tokë
e zogu në degët e pishës folenë ndërtoi
Spatari – Lumi Çam
Thymatis (Kalamos), qershor 2011
KUR DHOMA KA DRITË
Një ditë paskam thënë
paskam folur një ditë
sikur të mundja ta lexoja
njeriun paskam thënë
sa lehtë e paskam thënë
sa rëndë është
vërtet sa vështirë
leximi i njeriut
mjegullirë bardhimë
borimë dheaza mjellaza
fundi
Eci nëpër tokë e më rrah
rrëpëtirë shiu shijavinë
puçilla uji thundra kali
gjurmë
jam diku në rrugë ku ecën njeriu
puçillat kanë sy
kanë gojë gjurmët
jetë shijavinë vesë nxehtë
vallë mos janë lotët e njeriut
e dhoma ka dritë
e dhoma ka dritë
UNË AFROHEM
DHE NUK LARGOHEM
Çfarë shoh në breg me lule
gojërrumbullak shoh
gjeth shoh dushk mllaku
rrënjë shohë
tri rrudha mjekëre
sy të thellë shoh
sytë që më lexojnë
unë i shoh e më flasin
po afrohesh thonë
prej bregut me kroje
po vjen kënga blerimi
e lype njeriun Jetë
dhe e gjete në dashuri thonë
nuk e kishe larg po
e lypje kastile thonë
pra afrohem edhe pak
katër hapa rërë ndërmjet
e rëra është nxehtë
e rëra kall gishtërinjtë
Nikopoli, 30 maj 2001
KËMISHËN E KAM
NË TRUP VESHUR
Heshtja nuk më do
e më hesht ajo
nata po terron
unë jam larg detit
mali prapë më thërret
në jetën e vet
mali paska edhe një dheazë
deti paska një mjellazë
ara ime ka vetëm një krua
Unë jam vetëm
duar e këmbë më mbajnë
po më bëhet se po ndodh
e pashpjeguara
po bie nata apo
jetë mali po terron
jo mali nuk ka terr
mali ka shukamë vetmi
nata ka fshehtësi
hajnesha e fjalës
unë këmishën e kam
unë këmishën e kam
në trup veshur
DHOMA MË BËHET SE FLET
Dhoma më bëhet se flet
dhoma ka dritë
Çfarë i duhet llamba
shtratit tim
kur dhoma më flet
kur dhoma ka dritë
e dhoma më flet
O jetë O jetë O jetë
MALIN E KAM LARG
DETIN E KAM AFËR
Malin e kam larg
detin e kam afër
pse nuk më kujtohet
vaji i fëmijërisë
sa dhembje o Jetë
ku më mbetën lojërat
ku më mbeti këmisha
këmisha me 100 arrna
FJALA E MOTRËS
MA TRAZON JERMINË
Ku më mbeti fyelli
kënga lot i nxehtë
kjo fjala e motrës
ma trazon jerminë
e në këmbë jam
mund të ndalem para këtij lisi
ta dëgjoj frymëmarrjen
e gjetheve
KËRKOJA NJË DORË
LISI MA DHA DEGËN
Tashti nuk di pse vetëm këmbët më prijnë
dëshirojnë të dalin prej zallishtes
ndoshta te varret duan të pushojnë
sikur ta dija se mali ka shukamë
brinjazi di t‘i shkoja me këngë
lisi ma dha degën rrugën nuk do ta bërryloja
Prishtinë, korrik 1985
nacional
REPORTAZH
20/ E Diel,
10 qershor 2012
Shënime nga jeta e nxënësve shqiptarë në Plavë
Shkollimi shqip në
komunën e Plavës
Numri i nxënësve në shko-llat fillore me më-sim shqip në komunën e Plavës
është në rënie e dëshmon ky vit shkollor (2010/11): në dy shkollat fillore
9-klasëshe në Plavë e Guci dhe në 3 shkollat e ndara 4-klasëshe (Vuthaj,
Vishnjevë dhe Martinaj) mësimet i ndjekin 254 nxënës (prej tyre 218 në shkollën
e Gucisë të sistemuara në 14 paralele mësimore të ndara, kurse 36 nxënës
në shkollën fillore të Plavës të sistemuara në 2 paralele mësimore)
Shkruan SHABAN HASANGJEKAJ,
Martinaj, Guci
A
rsimi fillor shqip në territorin e komu
nës së tashme të Plavës ka filluar men
jëherë mbas Luftës II Botërore, kur me
iniciativën e entuziastëve të atëhershëm shqiptarë të etur për dritë e dituri në gjuhë amtare,
edhe përkundër rezistencës së fortë nga pushteti i atëhershëm i ngurtë, u hapën paralelet e para
me mësim në gjuhën shqipe.
Kështu, në vitin shkollor 1945/46, në fshatin Vuthaj u hap paralelja e parë me mësim shqip, ku mësuesi i parë ishte Ahmet Rexhepagiqi prej Plave. Një vit shkollor më vonë, hapet
edhe në fshatin Martinaj, ku mësuesi ishte pishtari i parë i arsimit shqip nga ky fshat, Jusuf
Sylë Balidemaj. Ndërkohë, edhe në shkollën
fillore të Gucisë hapën paralelet e para shqip të
klasave të ciklit të lartë, të udhëhequra nga
mësimdhënësi Ragip Abdurrahman Rexhepagiqi nga Plava. Procesi mësimor në shkollat e
hapura shqip në Vuthaj dhe Martinaj është zhvilluar në lokalet e shtëpive private. Madje në
Vuthaj, deri në ndërtimin e godinës shkollore,
mësimi është mbajtur edhe në karakollën e ushtrisë. Në të dy shkollat e porsahapura, mësimi
zhvillohej në dy ndërrime për shkak të numrit
të madh të nxënësve (në Vuthaj mbi 90, në
Martinaj mbi 50), që vijonin mësimin në klasën
e parë (mosha prej 7 - 12 vjeç). Edhe përkundër
kushteve të vështira (pa inventar dhe mjete të
nevojshme për punë), entuziazmi e vullneti e
mundësuan që të punohej pa pushim gjithë ditën
me zell, përkushtim dhe përpikëri. Deri sa në
Vuthaj ca vjet më parë u ndërtua godina e shkollës me vetëkontribut, në Martinaj objekti që
ishte ndërtuar për nevojat e kooperativës bujqësore në kohën e reformës së atëhershme agrare,
u shndërrua në godinë shkollore, ku mësimi
shqip dhe serbo-kroatisht është zhvilluar prej
vitit shkollor 1954/55 e deri më 1997/98, kur
mu në themelin e saj është ngritur shkolla e re,
në të cilën edhe tani mbahet mësimi vetën në
gjuhën shqipe. Edhe në Vuthaj u bë gati objekti
i ri për vitin shkollor 1979/80.
Nëxënsit nga Vishnjeva dhe Hoti, dy fshatrat tjera të komunës së Plavës të banuara me
popullatë shqiptare, ndiqnin mësimin në gjuhën
serbo-kroate në Vojno-Sellë dhe Krushevë deri
që u hap shkolla shqipe. Në Vishnjevë, paralelja e parë me mësim shqip është hapur në vitin
shkollor 1968/69. Mësimi është zhvillua në
lokalin e një shtëpie të këtushme private, ku rreth
një muaj e mbajti mësuesi Mehmet Ramë Balidemaj, deri që u pranua mësuesi i ri i përhershëm, Rexhep Bali Balidemaj, i cili për disa vite
punoi në edukimin dhe arsimimin e vogëlusheve të këtij fshati, si dhe të dy fshatrave fqinje,
Hakaj e Krushevë (lagja Kukaj), që në të rregullisht i vijojnë mësimet.
Ndërkaq, në Hot paralelja e parë në gjuhën
shqipe u hap në vitin shkollor 1970/71. Mësimin
e zhvilloi mësuesja nga Vuthajt Dushe Ramë
Gjonbalaj në një shtëpi private në Hot 3 vite
shkollore. Mandej u kalua në fshatin fqinj Jasenicë, po ashtu në shtëpi private, deri që u ndërtua shkolla e re në Hot (gjysmë vjetori i dytë i
vitit shkollor 1974/75). Mirëpo, për shkak të
shpërnguljeve dhe emigrimit të familjeve nga
ky fshat dhe fshatrat fqinje Zabel dhe Jasenicë,
u pakësuan edhe nxënësit dhe shkolla u mbyll
mbas përfundimit të vitit shkollor 1987/88. Pesë
vjet më vonë, me iniciativën e entuziastëve shqiptarë, kryesisht atyre që kanë jetuar në Hot,
Zabel dhe Jasenicë, e tash banonin e punonin
në Plavë dhe rrethinë, të etur që fëmijët e tyre
të mësojnë në gjuhën amtare si më parë gjatë
18 vjetëve në shkollën e Hotit, Ministria e arsimit dhe shkencës të Malit të Zi dha pëlqimin
në kërkesën e tyre, që pranë shkollës fillore
'Hajro Shahmanoviq' të Plavës të hapet paralelja me mësim në gjuhën shqipe. Në këtë shkollë,
në vitin shkollor 1993/94, fillon mësimi shqip,
i udhëhequr nga arsimtarja e mësimit klasor
Xhufe Hasan Vuçeta, e fshatit Vuthaj. Paralelja
e pandarë me 4 klasat kishte 23 nxënës, 12 prej
tyre në klasën e parë.
Mësimin shqip në klasat e larta të fillores
nxënësit e kanë ndjekur në shkollën fillore të
Gucisë deri në fund të vitit shkollor 1955/56,
kur me vendimin e regjimit të pushtetit të atëhershëm shtetëror, ndërpritet në Guci e Martinaj
(jo në Vuthaj), për t'u rihapur mbas 3 vjetëve (më
1959/60). Gjatë kësaj kohe fëmijët shqiptarë nga
Martinajt u detyrua që prej klasës së parë mësimin ta ndjekin në gjuhën serbo-kroate, kurse
në klasat e larta edhe ata të fshatit Vuthaj. Ndërprerja e mësimit shqip në Guci e Martinaj krijoi
pakënaqësi te prindit, si dhe fëmijët të cilët disa
e ndërprenë mësimin në klasa të larta.
Rihapja e mësimit shqip në klasat e larta në
shkollën e Gucisë karakteri-zohet me ardhjen e
3 mësimdhënësve të diplomuar në Kosovë në
shkollat normale, Ramadan Gjonbalaj, Ramë
Qosaj dhe Hysën Novaj, të cilët me zell dhe
vullnet iu përvishen edukimit dhe arsimimit të
vogëlushëve kureshtarë, të cilët mbas kryerjes
së fillores, të gjithë vazhduan mësimet në gjuhën shqipe në shkollat e mesme në qendrat e
ndryshme në Kosovë.
Deri në fillet e viteve 1980-ta, kur fillon
emigrimi i familjeve shqiptare në botën e jashtme (kryesisht në SHBA, Evropën perëndimore,
nëpër mbarë botën), për shkaqe ekonomike por
edhe politike, numri i nxënësve me mësim shqip në shkollat fillore të Gucisë, e cila në vitin
1962 me vendimin e pushtetit të atëhershëm
merr emrin e revolucionarit gucjan Xhafer Nikçeviqit, të cilin e mban edhe tani, dhe në tri
shkollat katërklasëshe paralele të ndara të saj
në Vuthaj, Vishnjevë e Martinaj, si dhe në shkollën katërklasëshe të Hotit, paralele e ndarë e
shkollës fillore të Plavës, numri i nxënësve për
çdo vit shkollor ka qenë në rritje. Për shembull,
në vitin shkollor 1974/75, në klasat e larta me
mësim shqip në shkollën e Gucisë mësimet i
kanë ndjekur më se 260 nxënës (prej tyre rreth
70 vajza, 17 në klasën e tetë). Në të njëjtin vit
shkollor, në klasat u ulëta të fillorës (Vuthaj,
Vishnjevë, Martinaj, shkolla amë në Guci dhe
në Hot) mësimet i kanë ndjekur rreth 290
nxënës. Prej viteve 1980-ta, numri i nxënësve
në të gjitha shkollat e përmendura prej vitit në
vit është gjithnjë më i vogël. Kjo është një
brengë e madhe, preokupim i të gjitha strukturave të popullatës shqiptare në komunën e
Plavës, që po trajtohet në shumë takime, tubime,
simpoziume, tryeza të rrumbullakëta, ku po
kërkohet zgjedhja pozitive sa më e shpejtë.
Se numri i nxënësve në shko-llat fillore me
më-sim shqip në komu-nën e Plavës është në
rënie e dëshmon ky vit shkollor (2010/11): në
dy shkollat fillore 9-klasëshe në Plavë e Guci
dhe në 3 shkollat e ndara 4-klasëshe (Vuthaj,
Vishnjevë dhe Martinaj) mësimet i ndjekin 254
nxënës (prej tyre 218 në shkollën e Gucisë të
sistemuara në 14 paralele mësimore të ndara,
kurse 36 nxënës në shkollën fillore të Plavës të
sistemuara në 2 paralele mësimore).
Në shkollën fillore të Gucisë, që është bartëse e mësimit shqip në komunën e Plavës, ku
qe 6 vite shkollore po aplikohet reforma e re
shkollore 9-vjeçare, në klasat e ciklit të lartë
(V-IX) mësimin e ndjekin 128 nxënës në 8
paralele mësimore, kurse në ato të ciklit të ultë
(I-IV) - 21 nxënës në 2 paralele të kombinuara
mësimore më nga 2 klasë. Në të gjitha shkollat
fillore 4-klasëshe në fshatra punojnë nga 2
paralele mësimore me nga 2 klasë të kombinuara (Vuthaj 26 nxënës, Vishnjevë 18, Martinaj
25). Në shkollën fillore 'Hajro Shahmanoviqi'
të Plavës mësimet shqip i ndjekin 36 nxënës në
2 paralele të kombinuara me nga 2 klasë.
Së numri i nxënësve po zvogëlohet pa ndërpre e dëshmon regjistrimi i fillestarëve në klasën
e parë, gjithsej 25 (në Plavë 10, Guci 6, Vuthaj
3, Vishnjevë 4, Martinaj 2). Krahasuar me vitin
shkollor 1974/75, numri i nxënësve këtë vit shkollor është 46.18% më i ultë. Në këtë vit shkollor në komunën e Plavës mësimin shqip e
zhvillojnë 10 profesorë, 4 arsimtarë dhe 3
mësimdhënës të pakualifikuar.
Mbas kryerjes së shkollës fillore në Guci,
nxënësit kryesisht i vijojnë mësimet shqip në
shkollën e mesme të përzier 'Beqo Bashiqi' në
Plavë (29 nëxënës në 4 paralele në gjimnaz dhe
2 në drejtime profesionale).
21/ E Diel,
10 qershor 2012
OPINION
nacional
Bekim Fehmiu,
Nga MILE STOJI*
N
ë Beograd, të martën e datës 15 qershor
2010, me të shtëna revolveri, në symbyll
je, u vetëvra aktori Bekim Fehmiu. Ai ishte shtatëdhjetë e katër vjeç, vite të cilat nuk janë
tipike për vetëvrasje. Ishte i pari aktor jugosllav
me reputacion ndërkombëtar. Me bukuri apoloniane dhe i talentuar si Orfeu. Ka regjistruar mbi
pesëdhjetë filma, në të cilët ka luajtur rolet kryesore. Ka aktruar te “Odisea”, bashkë me Irenë
Papas, tek “Dezertori” me John Huston, te Leja
për të vrarë me Ava Gardner dhe Dik Bogart, te
“E dashura ime Libera” me Claudia Cardinale-n,
te Salon Kitty me Helmut Berger… Por gjithsesi,
publiku ynë më së shumti e mban mend në rolin e
Belog Bore në filmin e Aleksander Petroviçit,
“Mbledhësi i puplave”, me atë skenën kur i përgjak duart e veta duke shkatërruar shishet në tryezën
e kafenesë. Bekim Fehmiu ishte aktori i parë kosovar që u shkollua në gjuhën shqipe, nga shkolla
fillore deri në provimin e maturës. Pas gjimnazit
ai u pranua si anëtar i dramës shqipe në Prishtinë,
dhe më pas shkon në Beograd, ku përfundoi edhe
Akademinë e Teatrit. Nëse për aktorin gjuha është instrumenti, Bekimi pak ka luajtur në Harfën e
tij – ka luajtur kryesisht në serbisht, anglisht ose
italisht. Pasardhës i një familjeje të pasur nga Gjakova, Fehmiu lindi në Sarajevë, në Vratnik, ku
babai i tij ishte mësues. Pas kësaj u vendos me
prindërit në Shkodër, dhe pastaj përsëri në Kosovë, në Prizren. Ishte fëmijë tipik i Jugosllavisë, i
rritur në frymën e bashkim-vëllazërimit. Më pas u
martua me aktoren beogradase Branka Petri?, me
të cilën ka dy djem. Megjithatë, aktori kryesor i
dramës asnjëherë deri në fund të jetës nuk ka qenë
i pranuar, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se ishte
shqiptar. Jugosllavia në të cilën jemi rritur ka qenë
gënjeshtër dhe paragënjeshtër në vëllazërim-bashkim, dhe sot njerëzit më tragjikë janë ata njerëz
që këtë gënjeshtër e kanë jetuar si të vërtetë. Gjendja e popullit shqiptar, deri në të ashtuquajturin Plenum i Brijoneve, i vitit 1966, ka qenë e tillë sa
princi i
popullit të
përçmuar
qindra janë zhdukur brenda natës, por që nga koha
kur Titon e zëvendësoi Aleksandar Rankovi?, shqiptarët e Kosovës fituan statusin e “popullsisë”,
por atëherë për ta filloi të flitej zëshëm me
përçmim. Punën që Dobrica Cosi? e filloi me
Rankovi?-in, megjithatë, pas disa dhjetëvjeçarësh
do e vazhdonte me Miloshevi?-in, i cili në fakt u
hoqi atyre të gjitha të drejtat politike duke i quajtur “Šipcima” (shqiptarë, me përçmim).
Golgota shqiptare do të vazhdonte edhe gjatë
viteve ’90, me ndjekjen e mbi një milion shqiptarëve
jashtë vendit, gjë që do të përfundonte me bombardimet e Aleancës Atlantike mbi Serbinë dhe pastaj
me pranimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Por
çdo gjë ka filluar, siç e thamë, shumë më herët.
Atë gënjeshtër Fehmiu e kishte ndier shumë
kohë më parë. “Në shenjë proteste ndaj propagandës antishqiptare dhe të përhapjes së urrejtjes
ndaj popullit shqiptar, babai im, në vitin 1987, e
la demonstratvisht shfaqjen “Madame Collontein”
(Agnette Pleyal), në të cilën luante Leninin dhe
Stalinin, dhe ndahet përfundimisht e publikisht nga
aktiviteti artistik në ish-Jugosllavi”, shkruan i biri
i tij Uliksi, sot aktor në Amerikë, në hyrjen e librit
me kujtime të Bekimit, Blistavo i strašno (E shkëlqyer dhe e tmerrshme), publikuar nga shtëpia
botuese “Samizd” në Beograd, në vitin 2002. Atë
libër tronditës, Bekimi e fillon me vargjet e Carl
Goldonj-it për Dalmacinë: “Në tokë Ilire kam lindur, këtë nuk e mohoj, në dejet e mia qarkullon i
njohuri gjaku im famëlartë, gjaku i heronjve të
shquar, vend i lavdisë së përjetshme, ku fjala e
dhënë është më e rëndësishme se jeta, që shkëlqimin e sojit të vet e dëshiron mbi të gjitha”.
Në atë libër ai flet mbi jetën e vet, janë fjalët e
njeriut të talentuar, mbi thyerjet e tij shpirtërore dhe
mbi odisenë e tij vetjake, nga megaylli beogradas
deri te i dëbuar si shqiptar. Duke kujtuar ngrohtësinë e Sarajevës, Prizrenit dhe Shkodrës, ai kujtohet
edhe për çastet në to, dehjen e kotësisë dhe famën,
jetën e kurorëzuar me dafina, por çdo herë i përbal-
lur me mallkimin e identitetit dhe përkatësisë.
Saga e tij familjare, brohoritjet në arenat e tejmbushura dhe vetëpërndjekjen e tij, solidariteti i
tij me popullin e vet dhe pamundësia për t’i ndihmuar dhe ndalur të keqen dhe vrasjet, e çoi t’i jepte
fund jetës duke qëlluar mbi kokën e vet.
Në lajmin e vdekjes së tij m’u kujtua një rrëfenjë, të cilën kohë më parë ma ka treguar poeti kroat,
Petar Gudelj. Duke shëtitur lartësive te Biokovës,
poeti kishte dëgjuar një herë një këngë të trishtuar
dhe kënduar në gjuhë të pakuptueshme, e cila vinte
nga maja lart. Duke shkuar pas këngës, ai ndeshi
një grup punëtorësh ndërtimi. Ishin shqiptarë që
po ndërtonin një farë shtëpie bjeshkatarësh. “Ishte kohë pasdreke, ata kishin pirë pak verë dhe këndonin”, tregonte Gudelj. “Disa këngë shqiptare,
shumë të bukura dhe të trishtueshme. Unë po mendoja, asgjë s’po kuptoj, por ky bar dhe kjo tokë e
kupton shumë mirë këtë gjuhë”.
Vetëm ai bar i Biukovës e kupton dorën pse
dhe për çfarë e tërhoqi këmbëzën dhe ndërpreu
jetën e aktorit më të madhit shqiptar dhe jugosllav
të shekullit të njëzetë. Pjesëtar i atij populli, ku
fjala e dhënë është më e rëndësishme se jeta.
*Shkrimtar nga Bosnjë-Hercegovina
Një president ndryshe nga herët e tjera...
Nga ENEA CENKO
P
rej disa vitesh sa herë që vjen puna për
zgjedhjen e një presidenti, opinioni përf
shihet në diskutime pa fund. Duke marrë
pjesë në këtë debat mendoj se shqiptaret kanë
nevojë per një president i cili di ta perfaqësojë
vendin denjesisht, aq më teper tani qe jemi afer
zyrtarizimit te marrjes së statusuit të vendit kandidiat në Bashkimin Europian i cili eshte nje
hap shumë i vaçantë per të gjithë shqiptaret.
Une personalisht mendoj se presidenti duhet
të vij nga koalicioni tejet i suksesshem PD-LSI.
Ju ndoshta shtroni pyetjen se pse një president nga kualicioni dhe jo nga opozita?
Mendoj se presidenti duhet te zgjidhet nga
ky kualicion, sepse eshte nje kualicion i shkelqyer
me ne krye Prof. Dr. Sali Berisha. Zoti Berisha
me reformat e kryera beri qe Shqipëria të jetë
anëtare e NATO-s, bëri që shqiptaret të mos udhëtojnë për në perendim me skafet e tmershme te
vdekjes, me gomonet qe u shnderruan në arkivole per qindra shqiptarë që u mbyten në Otranto.
Falë qeverisë Berisha, shqiptaret levizin të
lirë drejt Bashkimit Europian si qytetar të denjë të kontinentit.
Qeveria Berisha beri qe te shtroheshin me mijëra
km rruge të standarteve europiane, duke ndertuar
tunele nga më të medhatë në rajon. U ndertua Rruga e Kombit qe lidh Shqiperine me Kosovën vetëm
në dy orë, ndersa dje u hap edhe tuneli i Krrabës që
lidh Tiranën me Elbasanin dhe ne vazhdim gjithë
juglindjen e vendit dhe trevat shqiptare në Maqedoninë Perendimore, me Tiranën.
Politikat liberale, ekonomike të Berishës
kanë rritur punesimin në vend, shtuar investimet
ndërkomëbtare dhe mbrojtur vendin nga kriza
boterore. Shtete të konsiliduara si Greqia kanë
falimentuar apo tronditur nga themelet, ndersa
Shqipëria falë Dr. Berishës, vazhdon të jetë vendi më rritjen më të lartë ekonomike në Europë.
Programi ambicioz i digitalizimit ka rritur
transparenën dhe produktivitetin e instituconeve publike, përfshirë edhe taksat, tatimet dhe
prokorimet publike. Sot është disafishuar numri i studentëve, ndërsa ka internet në cdo shtepi,
shkollë dhe institucion, etj.
Ndërsa diskutojmë për emrin e ri të kryetarit
të shtetit, mendoj se opozita e ka humbur të
drejtën për të propozuar një kandidaturë, jo pse
dogji tre mundësitë kushtetuese të një emri konsensual, se sa për shkak të politikave bllokuese
dhe bojkotuese që ka ndjekur të paktën 3 vjetet e
fundit. Sidomos për shkak të organizimit të ngjarjeve të 21 janarit të cilat kishin si qellim marrjen e pushtetit me dhunë. Kjo tregon se ata nuk
kanë hequr dorë jo vetëm nga taksat progresive
të tipit marksist, por edhe nga format revolucinare
të ardhjes në fuqi. Mënyra se si punojnë socialistët vetëm për vetën e tyre dhe klanet e tyre, e
ka vënë në diskutim të plotë kredibilitetin e çdo
kandidature që vjen prej kampit të tyre.
Mendoj se opozita po kerkon që të përvetësojë presidentin, sepse synon të kontrollojë të
gjithë sistemin gjyqësor, prokurorinë, shefin e
SHISH-it, dhe shumë funksione të tjera që firmosen nga presidenti i vendit, duke i politizuar
dhe bërë të varura nga selia rozë. Shqiperia ka
nevojë per nje president ndryshe, i përkushtuar
ndaj popullit dhe kombit, që ka Shqipërinë të
paren, ashtu sic punoi edhe kualicioni i suksesshem i drejtuar nga Partia Demokratike.
Kryeministri Berisha, duke qenë një njeri i
hapur, miqësor dhe me shumë vlera, mendoj se
edhe në këtë rast do të bëjë zgjidhjen më të mirë
për të ardhmen e vendit dhe kombit shqiptar.
Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, mendoj se duhet të jemi krenar për të
gjitha arritjet e qeverisë Berisha, qeverisë më
të suksesshme në historinë e shtetit shqiptar.
Prandaj edhe presidenti duhet të vij nga kualicioni PD-LSI në mënyrë që kreu i shtetit të
punojë në dobi të qytetarëve, të Shqiperisë dhe
krejt kombit shqiptar.
nacional
22/ E Diel,
INFO
10 qershor 2012
Shtëpia e
Hivzi Sulejmanit
Monika Stafa
prezanton
librin me
udhëtime
Monika Stafa, folësja e
njohur e 'Top Channel', del
shpesh në ekran para publikut, por kur nuk është
duke prezantuar lajmet e
ditës me çfarë merret?
Monika sapo ka nxjerrë në
treg librin "Gati për rinisje
(Up in the Air)". Është një
libër që ka mbresa nga
udhëtime të saj në Shqipëri dhe Botë. Në librin e
saj mund të zbulojmë
shumë vende të reja, sidomos në Shqipëri: "Rana e
Hedhme është një skaj i
largët, i braktisur dhe
shumë pak i njohur. Ndodhet 15 kilometra larg
Lezhës. E kam vizituar
brenda një dite dhe e kam
xhiruar duke e sjellë në
televizion. Aty rëra është
shumë e imët dhe është
një plazh ndryshe nga të
tjerët." "Brezi i ri nuk e
njeh Shqipërinë, njohin
vetëm qytetet e mëdha",
shton Monika Stafa.
Lufter Xhuveli
promovon
librin "bimët
dhe shqiptarët"
ELBASAN - "Bimët dhe
Shqiptarët" titullohet libri i
promovuar të martën në
Elbasan me autor profesor Lufter Xhuveli, kwshilltar i Kryeministrit dhe
kryetar i Partise Agrare.
Promovimi i librit është
iniciuar nga Lidhja e Shkrimtarëve "Kostandin
Kristoforidhi" me pjesëmarrjen e prefektit të
Qarkut Shefqet Deliallisi,
fermerëve, intelektualëve
si edhe poetëve të qytetit.
"Bimët dhe Shqiptarët" u
cilësua nga të pranishmit
si një libër befasues me
një këndvështrim të ri për
bimët, ku shkenca, studimet, zbulimet, gërshetohen me historinë, arkeologjinë, poezinë, pikturën, topinimet, etimiologjinë, proverbat mitet
dhe legjendat.
do të bëhet rezidencë shkrimtarësh
PRISHTINË - Shtëpia e shkrimtarit të ndjerë Hivzi Sulejmani, të cilën vetë ai me testament ia la në shfrytëzim Komunës së Prishtinës, për ta shfrytëzuar në të mirë të librit, që
nga viti 2009 është bosh. Gjendja e saj nuk
është aspak e mirë. Por Komuna e Prishtinës
ka vendosur që të investojë në këtë shtëpi,
për ta shndërruar atë në rezidencë për shkrimtarët e huaj, që do të mund ta vizitonin
Kosovën, shkruan sot "Koha Ditore". Në
oborrin e saj do të bëhet një amfiteatër që do
të shërbejë për organizimin e orëve letrare.
Ministria e Diasporës i dhuron
libra shqip bibliotekës zvicerane
ZYRIH - Konsulli i Kosovës në Zyrih, dr. Sali Sefa të
enjten pati një angazhim që dallonte nga rutina e punës së
përditshme konsullore. Në vend
të plotësimit të formularëve,
dhënies së pasaportave dhe dokumenteve tjera, ai dhe stafi i
tij po përmbushnin një detyrim
tjetër: dorëzimin e librave në
gjuhën shqipe në një bibliotekë
zvicerane. Bëhet fjalë për realizimin e nismës së ministrit të
Diasporës, Ibrahim Makolli,
për t`i dorëzuar një numër librash bibliotekës Pestalozi në
Hardau të Zyrihut, që drejtohet
nga shqiptarja Suela Jorgaqi.
EURO 2012, tifozja e
shfrenuar e Gjermanisë
Micaela Schaefer, modelja gjermane e cila është e famshme
për veshjet e saj që i lënë shumë pak vend imagjinatës (për
të mos thënë aspak), po ben tifozllek per kombëtaren e saj
me shprese per te fituar kampionatin europian të futbollit
qe filloi me 8 qershor në Poloni dhe Ukrainë. Siç mund të
shihet dhe nga fotot, Schaefer po e mbështet fuqishëm kombëtaren e drejtuar nga Joachim Low.
Shpëtimi i hebrenjve nga
Shqipëria, një libër në serbokroatisht
Dalin për herë të parë partiturat
e muzikës së "Skënderbeut"
TIRANE - Janë gjetur në arkivat ruse, pjesë nga
partiturat e muzikës së filmit të Skënderbeut ku
"preheshin" që prej vitit 1952, kohë në të cilën Çesk
Zadeja shkroi në Moskë. Ka qenë djali i Zadesë, Albani,
ai që prej kohësh përpiqej të gjente e të sillte në atdhe,
një prej punëve më të mira të të atit, punë të cilën ai e
pat bërë shumë i ri. Muzikologu Vaso Tole thotë se,
rëndësia e këtyre partiturave ka të bëjë me trashëgiminë
tonë shpirtërore. "Janë një element me rëndësi për
trashëgiminë tonë shpirtërore. Duhet të theksojmë faktin
se Zadeja përmes kësaj pune që ka bërë, ka krijuar stilin
e muzikës shqiptare, edhe pse ka qenë i ri". Tole vë në
dukje faktin se melodia më e njohur e muzikës së filmit,
i takon një kënge të vjetër të malësisë së Mbishkodrës.
TIRANË - Në kuadër të aktiviteteve lidhur me 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë u promovua në Sarajevë botimi në serbokroatisht
i librit "Shpëtimi në Shqipëri"
të autorit Harver Sarner dhe
dokumentari me të njëjtin titull i autorëve nga Prishtina,
Alush Gashi dhe Dardan Islami. Aktivitetin e hapi Kryetari i Bashkësisë Hebreje i Bosnje dhe Hercegovinës, Jakob Finci, i cili ndër të tjera shprehu
nderimin dhe falenderimin për popullin shqiptar për gjithë
çfarë ka bërë për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri dhe
Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Vdes shkrimtari
amerikan Ray Bradbury
UASHINGTON - Ray Bradbury, një
nga shkrimtarët më të njohur të
fantashkencës, vdiq në moshën 91vjeçare. Bradbury fitoi për herë të
parë famë në arenën ndërkombëtare
në vitin 1950, kur botoi Kronikat
Marsiane, një përmbledhje tregimesh
rreth përpjekjeve njerëzore për të
kolonizuar Marsin. Ky libër u botua
më pas në më shumë se 30 gjuhë.
23/ E Diel,
nacional
INFO
10 qershor 2012
Mbyllet sot
Panairi i Librit
në
Agron Llakaj lë "Klanin" për "Vizion +"
Prishtinë
Moderatori dhe humoristi i njohur Agron Llakaj pritet të
mbyllë këto ditë kontratën me televizionin "Klan" ku prej
thuajse një viti e gjysmë shfaqet në ekran me showquiz-in
"Kush do të bëhet milioner". Ndonëse roli i tij si prezantues
është përqafuar nga të gjithë fansat, Agroni duket se ka vendosur të ndryshojë, ndoshta për të shkuar më pranë zhanrit të
tij, humorit. Ai është në prag të firmosjes së një kontrate me
"Vizion Plus", ndonëse për formatin e ri nuk janë bërë të ditur
ende detaje. Lajmi është konfirmuar nga burime konfidenciale
pranë "Vizion Plus" dhe lëvizja e tij është tashmë e sigurt.
Shpresojmë që ai të rikthehet sërish në rolin e humoristit, e të
na kënaqë me rolet e jashtëzakonshme. Lëvizjet e Agron
Llakajt janë gjithmonë shumë të komentuara në media, ashtu
siç ndodhi edhe në rastin e largimit nga "Top Channel”.
Ekstremistja
franceze Le Pen
padit Madonën
Ledina Çelo lë pas
Madonën në Gjermani
Ledina Çelo, një nga këngëtaret më të dashura shqiptare,
e cila prej vitesh jeton dhe
ushtron profesionin e saj në
Gjermani, ka shënuar atje
sukses me këngën e saj të re.
Kënga "Can you touch me
baby", është klasifikuar në
toplistat gjermane në një
pozicion mjaft të favoreshëm. Web faqja
www. d e u t s c h e - d j playlist.de, nisur nga
dëgjimet dhe votat e publikut e ka renditur Ledinën
të 47-ën ndër 100 këngë që
janë bërë pjese e këtij klasifikimi. Ledina ka lënë pas emra
të mëdhenj të muzikës botërore si Madonna, e cila është
renditur e 50- ta, me këngën "Girl Gone wild". Që në momentin e parë të prezantimit kjo këngë u prit mjaft mirë
dhe siç duket nuk ka qenë vetëm dashamirësia e publikut
shqiptar, që u duk se i kishte munguar këngëtarja shkodrane, e cila duket se nuk e kishte humbur aspak sharmin e
saj edhe pse është bërë nënë, por kënga "Can you touch
me baby" është vërtet një këngë e pëlqyer. Siç ka bërë të
ditur edhe vetë Ledina para pak kohësh në një intervistë të
dhënë gazetës Koha Jonë, ajo shumë shpejt do të jetë në
Tirane, për të vënë në jetë projektet muzikore që ia ka
premtuar më herët publikut të saj të zemrës.
N
ë Prishtinë u hap panairi tradicional i
librit Prishtina 2012. Rreth 80 shtëpi
botuese nga Kosova, Shqipëria dhe
Maqedonia do të mbajnë të hapura për një javë
rreshtë tendat me libra. Kryetari i shoqatës së
botueseve në Kosovë Daut Demaku tha se këtë
vit prezantohen rreth 1600 tituj librash të rinj.
Ndër risitë e panairit, për herë të parë në panairin
e Prishtinës vjen shtëpia botuese Saras nga
Shqipëria."Ftesën për të marrë pjesë e pritëm me
interes sepse si shtëpi e re botuese kemi marë pjesë
vetëm në panairin e librit në Tiranë vitin e shkuar. Jemi një shtëpi botuese e re, jemi pjesë e
kompanisë mediatike Top Media dhe sapo kemi
filluar të botojmë titujt e parë", tha Bajram Peci,
shtëpia botuese "Saras"."Saras" i prezantohet lexuesit kosovar me dy tituj ambicioze: "Publikja
Shqiptare" një përmbledhje me 12 ese kritike
kushtuar cështjes kombëtare, të shkruara nga 12
personalitete të kulturës dhe të mendimit mbarëshqiptar. Si dhe me romanin "Shitësit e Apokalipsit" të autorit Gazmend Krasniqi, ku në një rrefim në të cilin shkrimtari eksperimenton me kohën, takohen hyjnitë e lashtë, shenjtorët dhe personazhe të njohur historike për shqiptarët."Në
vëmendje të shtëpisë botuese "Saras" do të jetë
krijimtaria letrate e krijuesve të rinj shqptarë, emra
të njohur dhe jo të njohur letësisë shqipe vemënde
të vecantë do tu kushtojmë librit histoik në kuadrë
të 100 vjeteorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ne
do të kemi parasysh që të bëjmë një paraqitje sa
më dnjitoze në këtë gamë" shtoi Bajram Peci,
shtëpia botuese "Saras". Panairi Prishtina 2012
do të jetë i hapur deri më 10 qershor.
Ermali bashkëjetesë me
paratë e Françeskës, ja planet
e çiftit të "BB5" pas lojës
Darka 3 mijë euroshe e "Brangelina"
Brad Pitt dhe Angelina Jolie mund t'i lejojnë vetes shumë lukse
duke marrë parasysh se janë dy nga aktorët më të famshëm dhe
që fitojnë më shumë në Hollivud. Një nga këto lukse për të
cilat po flasim është edhe një darkë ku çifti "Brangelina" ftoi
miqtë më të afërt dhe harxhoi rreth 3 mijë euro!!!Aktorët
organizuan darkën në një restorant në Surrey, zonë ku po
jetojnë për momentin. Sipas 'The Sun', yjet e kinemasë porositën verë, shampanjë dhe të gjitha pjatat e menusë vetëm
sa për t'i provuar. Një burim theksoi për tabloidin britanik:
"Punonjësit e restorantit nuk po i besonin syve kur panë duke
hyrë Pitt dhe Jolie. Askush nuk i kishte lajmëruar."
Ermali dhe Françeska, çifti i krijuar brenda
shtëpisë së "Big Brother 5", edhe pse pati
shumë skeptikë për sinqeritetin e lidhjes së tyre,
duket se do të vazhdojnë të jenë bashkë edhe
në realitet. Për inerci ose jo, Ermali, 25-vjeçar
me origjinë nga Memaliaj, dhe Françeska, 18vjeçare nga Vlora, kanë menduar që të nisin
bashkëjetesë në Tiranë, pavarësisht faktit se as
njëri e as tjetri nuk arritën dot të fitonin 100
milionët e lakmuara.
Në vite e vite të tëra karrierë,
Madona njihet për provokimet
e bëra në skenë, videoklipe
apo koncerte të ndryshme
kundër moralistëve, kishës e
politikës. Shënjestra e saj e
fundit ishte Marie Le Pen, kryetarja e ekstremistëve të djathtë francezë të Frontit Kombëtar, forcë politike që në
zgjedhjet e fundit presidenciale
siguroi 18 përqind të votave.
Gjatë koncertit të mbajtur së
fundmi në Tel Aviv mbretëresha e muzikës pop, si pjesë e
koreografisë së saj, ka vënë
në lojë udhëheqës e politikanë
botërorë, që nga presidenti kinez, që shfaqet me yllin komunist në ball e deri tek ekstremistja e djathtë franceze, Marie
Le Pen, së cilës në ball i është
vënë simboli i nazizmit. Le Pen
ka reaguar menjëherë duke u
shprehur se do të kërkojë 1
milion dollarë dëmshpërblim
për gjestin e Madonës.
Aksidentohet
me makinë
Lindsay Lohan
Lindsay Lohan ka pësuar një
aksident automobilistik, teksa
udhëtonte me një Porche
ngjyrë të zezë nëpër rrugët e
Santa Monikës, pranë Los Angeles, SHBA. Aktorja amerikane mjaft e përfolur kohët e
fundit është shtruar në spital,
por fatmirësisht nuk ka probleme serioze për jetën. Paraprakisht Lindsay duket të jetë e
pafajshme, pasi një kamion i
ka prerë rrugën. Lohan është
përpjekur të frenojë, por nuk
ka mundur të shmangë përplasjen. Policia ka deklaruar se
25-vjeçarja nuk kishte konsumuar alkool apo drogëra.
Lohan po shkonte të xhironte
"Liz and Dick", një film mbi
Elizabeth Taylor e Richard Burton. Bashkë me të udhëtonte
dhe asistentja e saj, e cila nuk
ka pësuar asnjë dëmtim.
nacional
CMYK
24/ E Diel,
10 qershor 2012

Documents pareils